Pensionet, Veliaj: Rritje me 2 % dhe ulje e moshёs pёr minatorёt

June 16, 2014 12:42

Pensionet, Veliaj: Rritje me 2 % dhe ulje e moshёs pёr minatorёt

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, dha lajmin e mirё pёr pensionistёt.

Konkretisht, minatorët do dalin në pension në moshën 55-vjeçare ndërsa për muajin korrik do ketë rritje të pensioneve me 2%.

Por, sipas tij, do ketë rritje të moshës për profesionet që konsiderohen më të lehta.

“Pensionet për muajin korrik do rriten me 2%. Javën e kaluar patëm një mbledhje të bordit të ri të sigurimeve shoqërore. E theksoj ky është lajm i mirë kjo pasi rritja ekonomike e vendit nuk ka qenë 2% por një 1,5%. Është lajm i mirë se po i rrisim pensionet më shumë se çka qenë rritja ekonomike e vendit”, vlerёsoi ministri.

Pёr minatorёt kishte njё sihariq.

“Minatorët do dalin në pension 55 vjeç. Jemi siguruar që disa profesione që konsiderohen më të lehta tu rritet mosha e pensionit në 60 vjeç. Këshilli Kombëtar i Punës aprovoi skemën tonë të re për pensionet”, sqaroi Veliaj.

June 16, 2014 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim