Pensionet vullnetare private, në 2015-ën 6.8 mln euro, më shumë femra në skemë

April 15, 2016 18:08

Pensionet vullnetare private, në 2015-ën 6.8 mln euro, më shumë femra në skemë

Në Shqipëri, tregu i pensioneve private gjatë vitit 2015 llogariti një total asetesh neto prej rreth 928 milionë lekë (rreth 6.8 milionë euro) ose rreth 48% më shumë se në vitin paraardhës. Kjo është një shifër modeste duke qenë se tregu përballet me një sërë vështirësish që kanë të bëjnë edhe me incentivat fiskale apo me taksimin jo të drejtë.

Raporti i fundit i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare bën të ditur se në fund të vitit 2015 numri i anëtarëve u llogarit në 12,559 duke shënuar rritje prej rreth 48% krahasuar me fundin e vitit 2014.

Të dhënat tregojnë se ishin femrat ato që gjatë 2015-ës zinin pjesën më të madhe të këtyre kontribuesve, duke arritur në rreth 78% të totalit. Kështu nga rreth 3,700 anëtare femra që ishin pjesë e skemës së pensioneve vullnetare në vitin 2014, një vit më pas numri i tyre arriti në mbi 6,600.
Numri i meshkujve u rit me ritëm pak më të ulët dhe në fund të vitit 2015 u llogarit një shifër totale prej rreth 5,900 individësh.

Ekspertët e këtij sektori rendisin disa avantazhe që kjo skemë ka kundrejt asaj që zbatohet sot nga shteti ( pay as you go), si : moshë më të hershme për të dalë në pension; përfitime më të larta, duke qenë se skema shtetërore e ka kontributin rreth 30-35% të nivelit të pagave; janë të trashëgueshme; kanë sistem fiskal favorizues, si dhe ofron përfitime me pagesa të menjëhershme.

Aktualisht është duke u rishikuar projekligji për skemat e pensioneve vullnetare me qëllim ritjen e tregut.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se tri shoqëritë që operojnë në këtë treg llogaritën në fund të vitit 2015 një portofol investimesh në rreth 879 milionë lekë, ku rreth 96% e zinin bonot e thesasit dhe obligacionet, pesha e të cilave u rrit lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse. / Monitor

April 15, 2016 18:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*