Pensioni i pjesshëm, kush dhe si e fiton

Pranvera Kola December 27, 2012 10:42

Pensioni i pjesshëm, kush dhe si e fiton

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat që për arsye e motive të ndryshme nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, që aktualisht janë 35 vite pune si për burrat dhe për gratë, është parashikuar që këta persona të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Çka do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Pensionin e pjesshëm të pleqërisë nuk e përfitojnë dot personat që kanë punuar në punë të kategorisë së parë apo të dytë, mbasi për këta persona ligji ka përcaktime të tjera sa i takon kritereve të moshës së daljes në pension.

“Personi i siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi, ka të drejtë të përfitojë pension të pjesshëm, kur të arrije burri moshën 65 vjeç dhe gruaja moshën 60 vjeç. Pensioni i pjesshëm caktohet si pjesë e pensionit të plotë. Për të përfituar pension të pjesshëm të pleqërisë, përfituesi ose i autorizuari me prokurë, paraqitet në agjencinë rajonale të sigurimeve shoqërore të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë. Përfituesi për pension të pjesshëm të pleqërisë ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet e kërkuara të cilat më pas kalojnë në sitën e verifikimit nga inspektorët e sigurimeve shoqërore..

Si llogaritet

Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë caktohet si pjesë e pensionit të plotë të pleqërisë dhe llogaritet duke shumëzuar shumën e pensionit të plotë të pleqërisë, të llogaritur me kohën e periudhës së sigurimit, duke e vënë në raport me periudhën e sigurimit për 35 vjet.

Shembull: Në qoftë se përfituesi ka një periudhë sigurimi prej 18 vjetësh dhe masa e pensionit të plotë të pleqërisë është caktuar 12 000 lekë, masa e pensionit të përfituar do të jetë 12 000 shumëzim 18 vite, të cilat pjesëtohen me 35. Përfundimi jep masën e pensionit të pjesshëm që përfiton aplikuesi që përmbush kriteret.

Pranvera Kola December 27, 2012 10:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim