Pensionistët e vetëpunësuar nuk do paguajnë më kontribute

December 19, 2015 17:53

Pensionistët e vetëpunësuar nuk do paguajnë më kontribute

Nga 1 janari pensionistët e vetëpunësuar nuk do të paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Ndryshimi u bë pas një amnendamenti të propozuar nga Kryetari i komsionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe që u votua nga shumica parlamentare si pjesë e paketës fiskale 2016.

Amendamenti në projektligjin “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” përcaktonte: “Pensionistët e vetëpunësuar”, të cilët marrin pension dhe që ushtrojnë, të vetëm, veprimtari ekonomike profesionale, përjashtohen nga detyrimi i pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. Deri më tani pavarësisht se pensionistët mund të kishin pëmbushur detyrimet e tyre të viteve të sigurimit në rast se vijonin të kishin një aktivitet si të vetëpunësuar sërish duhej të paguanin sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Ky ndryshim erdhi sëbashku me atë që shton detyrimin e pagesës së kontibuteve sipas pagës maksimale për profesionet e lira që në fakt është kundërshtuar me shkresa dhe protesta nga unionet e profesioneve që preken.

Projektligji mori 83 vota pro dhe 29 kundër.

 

December 19, 2015 17:53
Komento

1 Koment

  1. Arben December 19, 20:16

    HAJDE R……. PARLAMENTAREVE KAUBOJSA QE I RRITEN SIGURIMET.

    POR MERITEN ME TE MADHE E KA POPULLI SHQIPETAR SYTRIM E SYPETRIT, I CILI

    PER DEKORATA NGRIHET NE KEMBE, KUR I GRABISIN PARATE RRI URTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*