Pensionistët/ Ndryshon procedura, si merret kompensimi i energjisë

June 2, 2018 09:57

Pensionistët/ Ndryshon procedura, si merret kompensimi i energjisë

Çdo pensionist që kërkon të përfitojë kompensimin e energjisë elektrike, nuk ka pse të dorëzojë më certifikatat apo dokumentin që tregon se ka paguar energjinë elektrike. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije procedurën se si merret kompensimi i energjisë prej 648 lekë, por edhe si përfitohet ajo për pensionistët.

Pensionistët e rinj mjafton të bëjnë aplikimi për të marrë kompensimin dhe është ISSH ajo që i lidh 648 lekë, të cilat i merr si pjesë e pensionist. Ndërkohë për pensionistët aktual, nuk ka pse të bëjnë aplikim të ri.

Kompensimi

Kompensimi i energjisë elektrike e përfitojnë: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat.

Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. 3.

Dokumentacioni që kërkohet: Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit.

Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara(nuk duhet). Masa e përfitimit: 648 lekë në muaj.

Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin. Përfituesit e rinj kualifikohen për përfitim vetëm pas deklarimit dhe dorëzimit të dokumenteve të përcaktuara

Kryefamiljarët

Kryefamiljarë që përfitojnë pension invaliditeti dhe pension pleqërie. Lista emërore e pensionistëve kryefamiljarë që përfitojnë pension pleqërie ose pension invaliditeti, që përfitojnë kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për shkak të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 KwH, përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe strukturat rajonale në varësi të tij, bazuar në deklaratën personale të përfituesit.

o.j/dita

June 2, 2018 09:57
Komento

11 Komente

  1. Ka mundesi sqarimi te shkruhet me dy fjale dmth shkurt ? June 2, 11:18

    Shqip shkruhet por nuk kuptohet sepse ster-hoolohet fjala dhe zgjatet shume fjalia duke u bere me i komplikuar “Sqarimi”. Te shkruash me shkurt “sqarimin” ne gjuhen shqipe do te ishte me e lehte per ta kuptuar ate !

    Reply to this comment
    • Vaismar Duka June 3, 06:17

      Kompensim! Hahaha!. A I dini pensionet e qeveritareve ju? Ata nuk kane nevoje jo per kompensim, por as per pension. Por sa per ta ditur, jane kujdesur qe pensionet ti kene shume te mira.

      Saliu do llupise nja 2 milion ne muaj pension, Nard Ndoka nja 1.5 million. Kaci I Zi llupit nja 1.5 milion. Ju lypni kompensimin e energjise. Harram djersa e popullit ketyre horrave.

      Reply to this comment
  2. Shkruani shkurt qarte dhe sakte ! June 2, 12:03

    Si meret kompesimi i Energjise Elektirke per Pensionistet ?:

    Nje-:

    Deklaratë personale,

    Dy:

    -Karte identiteti (Kopje)

    Tre.

    -Kontrata e Energjise Elektrike (Kopje)

    Vendi i dorzimit te ketyre 3 dokumenave :

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore

    Reply to this comment
  3. MH June 2, 12:47

    Po te shkruajne shkurt don te thote se nuk punojne dhe mbesin pa pune.Prandaj shkruajn gjate e gjate per te bindur shefin dhe te ngratet pensioniste qe te turbullohen e te ndjekin zyrat per te vue ne pune zyrtaret.Aty ne zyra mandej flitet shkurt.

    Reply to this comment
  4. kampaçurreta June 2, 13:04

    NE KOHEN E DIKTATURES JANE NDARE PER NJE PAKO KAFE TANI NDAHEN PER ME PAK PASI ME NJE PAKO KAFE BEHESHIN 15 KAFE TANI DUHET NDAHEN PER 10 KAFE. BRAVO DHIMOKRACIA.

    Reply to this comment
  5. Adih June 2, 15:26

    Pensioniste te mjere::: ,Prisni Vettingun ,e peshqeve te medhenj ,ti sekuestrohen ,parate e vjedhura ,vilat ,hotelet ,ti ndahen pensionistave ,qe bejne sikur i paguajne dhe tallen me to. .

    Reply to this comment
  6. betixho June 2, 15:40

    Prap nuk është e qartë.Po pensionistet kryefamiliarë që janë në shtëpi me qira përfitojnë?

    Reply to this comment
    • Shkruani shkurt qarte dhe sakte ! June 2, 16:55

      Po je pensionist nuk ka rendesi a je kryefamiljar apo nuk je ! Ky eshte nje status. Po e ke kapur statusin dmth je pensionist je pensionist dhe te takon “kompensimi” dmth ai 6 mij e ca lekshi ! Por qeveria i komplikon dhe i konfuzion qellimisht njerzit qytetaret e vet ! keta nuk dine te sqarojne !! H ha prandaj edhe ti nuk je i qarte ! te ka ngatruar fjala “kryefamiljar” !!

      Reply to this comment
    • Gjin Marku June 3, 10:08

      Edhe pensionistët kryefamiljarë që banojnë me qera e përfitojnë, por duhet të përmbushin disa kushte, më mirë shko në një zyrë të ndihmës ndaj klientit të OSHEE se të sqarojnë ata.

      Reply to this comment
  7. BK June 2, 17:54

    Budallalleqe. Nje administrate e tmerrshme. Vetem per te zgjidhur pune nuk jane por per te nxjerre pengesa. Emisioni “Fiks Frae” dje duhej te ishte paqsqyruar ne te gjithe shtypin sot, ne lidhje me gruan e gjore qe i kerkonin edhe vertetim nga krimet e renda, nga gjykata e Apelit, etj etj vetem e vetem pre t’i zhbllokuar llogarine. Por jo, shtypi yne merret me Babalen.
    A eshte tjetri pensionist, jepi kompensimin, jo po keshtu apo ushtu.

    Reply to this comment
  8. Gjin Marku June 2, 20:41

    Jo cdo pensionist e përfiton kompensimin. E marrin vetëm ata që janë KRYEFAMILJARË!!! Ata pensionistë që jetojnë së bashku me familjarë të tjerë, si ndozot me fëmijët në moshë pune, nuk e përfitojnë, sepse energjinë në këtë rast e përdorin edhe ata bashkë familjarë që janë në punë apo në moshë pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*