Pensionistët në Greqi përleshen me policinë

October 3, 2016 18:20

Pensionistët në Greqi përleshen me policinë

Policia greke përdori gazlotsjellës ndaj 1500 pensionistëve të cilët po protestonin në shenjë kundërshtimi ndaj uljes së pensioneve.

Të moshuarit pasi marshuan në rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës, u nisën drejt zyrës së kryeministrit Aleksis Tsipras dhe u përpoqën të përmbysnin një makinë të policisë, që ishte vendosur për të bllokuar rrugën e tyre.

Forcat e policisë lëshuan gazlotsjellës me qëllim që të shpërndanin protestën.

Qytetarët thanë se Tsipras nuk po i  përmbahet premtimeve për të cilat erdhi në pushtet.

 

October 3, 2016 18:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*