Pensionistët, si merren dy kompensimet prej 884 lekë

July 8, 2018 10:08

Pensionistët, si merren dy kompensimet prej 884 lekë

Çdo person ku plotëson moshën, bashkë me pensionin merr edhe kompensimet. Janë disa kompensime që marrin pensionistët, por më i rëndësishmi është kompensimi për energjinë elektrike.

Kompensimin prej 200 lekë e përfitojnë: Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet.

Përfitojnë deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës.

648 lekë bëhet fjalë për kompensimin e shtuar në vitin 2015. Pasi qeveria rriti çmimin e energjisë, u vendos që pensionistët do të kompensoheshin. Këtë kompensim e përfitojnë: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat. Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Dokumentacioni që kërkohet: a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit; d) Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; Masa e përfitimit: a) 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.

o.j/dita

July 8, 2018 10:08
Komento

4 Komente

  1. fshatari pafshat July 8, 15:07

    “… shperblimi 648 leke terhiqet ne posten paguese bashke me pensionin” perfundoni ju. OK. Po ku duhet qe te dorezohen keto a,b,c,d dokumenta, perpara se te meret shperblimi? Tek cili institucion? Dhe, a’perfitohen te papaguarat nga viti 2015 – deri me sot?
    Populli pret sqarime, lemoshe.

    Reply to this comment
    • Mërgimtari July 9, 08:02

      Dorëzohen në zyrën apo agjencinë e Sigurimeve Shoqërore ku i përket, njëra syresh është në rrugën Myslym Shyri. Mund t’i kërkosh edhe në Google.

      Reply to this comment
  2. alfons July 9, 04:47

    Po !Jam qytetar pesionist banoj i vetmuar femijet jane neper bote por figurojne mbi mua dua te bej ndarje por gjendja civile me thote duhet deshira e femijve ndonse ata me kan braktisur ka vite dhe po behen pleq per vete prokurat kostojne ata vete nuk vijne shtrohet pytjapse deshira e femijve dhe jo e drejta ime jetoj pa femije por nuk i ndan gjendja civile korce!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*