Rama: Pensionistët, më të pabindurit. U ndalohet total dalja nga shtëpia

March 16, 2020 15:07

Rama: Pensionistët, më të pabindurit. U ndalohet total dalja nga shtëpia

Nisur nga fakti se të moshuarit kanë qenë më të pabindur për të zbatuar vetëkarantinimin, edhe pse janë më të rrezikuarit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se atyre do t’u ndalohet me detyrim dalja jashtë shtëpisë.

Një masë shumë e vështirë, shprehet kryeministri, por e domosdoshme për të parandaluar një bilanc të rënduar.

Të gjitha blerjet jetike do të duhet të bëhen nga fëmijët e tyre, e ndërsa për ata që i kanë jashtë qytetit do të kujdeset Bashkia dhe qeveria.

“Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!

Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!

Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin e sigurimeve shoqërore, shërbimin social shtetëror dhe agjencinë kombëtare të teknologjisë së informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet!

I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim!

O zot çfarë sikleti ta thuash: Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete! Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!

Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera!

Ndjesë 1.000.000 herë kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër!

Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë!”, – njofton Rama

 

l.h/ dita

March 16, 2020 15:07
Komento

18 Komente

  1. Pensionisti March 16, 15:50

    Ju politikanet keni shtepi nga 300-400 metra katrore e keni kollaj.

    Shtepite tona jane si qivure nga 50-60 metra.

    Nuk rrime dot aq kollaj sa ju brenda se duam pak ajër

    Reply to this comment
  2. I biri i njonit March 16, 15:54

    Po Anetës tate ti do tia blesh ushqimet?
    Do dalesh zotrote nga bunkeri Surelit?

    Reply to this comment
  3. Btedi March 16, 15:59

    Italia 600 euro n muaj per ata te pamundurit qe izolimi nga punët i vret njesoj si gripi.
    Juve komandant Mjekra?
    Nuk keni lek ju?
    Si nuk ka lek nje shtet qe nuk ka len cmim uji e dritash e taksa pa rritur?
    Ku i coni?
    Apo ia jepni Zamirve dhe Ulëve?

    Reply to this comment
  4. Merti March 16, 16:02

    Ky eshte shteti qe enderron Edi Rama, nje shtet pa popull, pa institucione, pa media, pa ligje, ku ai qeveris si mbret me akte normative, si t’ia jape truri, duke ushtruar pasionin e tij per t’iu bere njerezve rreshtore.

    Ky natyrisht nuk eshte shtet, eshte shtetrrethim. Nese do te kishte shtet, do te kishim spitale, mjete per kurim, organizm te mire dhe mundesi qe te semuret te gjejne derman si dhe instrumente teknologjike e organizative per te menaxhuar jeten e perditshme (si ne shume vende te tjera). Ne pamundesi per te menaxhuar virusin, kjo qeveri menaxhon popullin, ne menyren me primitive: me gjoba e kercenime. Semundja nuk menaxhohet me shendetesi por me polici. Ky eshte shteti i Edi Rames: Shtet policor.

    Por nuk eshte kaq. Eshte nje deshire perverse e tij te mundoje njerezit, t’iu imponohet, t’iu beje qytetareve zbor, dhe mbi te gjitha, kjo eshte nje menyre per propagande, duke prodhuar panik, nepermjet te cilit ai shfaqet si shpetimtar ne krye te nje sakrifice mbarekombetare. Keshtu me shume sesa per te mbrojtur shendetin e tyre, qytetaret po veteburgosen per te shpetuar qeverine nga pakenaqesite e krijuara.

    Shqiperia eshte tashme vendi me masat me te rrepta ne Europe, pavaresisht se jemi nder vendet ku, te pakten zyrtarisht, virusi eshte perhapur thuajse me pak se kudo. Vendet europiane deklarojne shifra shume me te larta perhapjeje, por askush nuk ka ndaluar qarkullimin e njerezve ne rruge e parqe, e as makinat apo mbylljen e te gjithe aktiviteteve ekonomike jo jetike.

    E megjithate, edhe ndaj ketyre masave, shume me te lehta sesa ne Shqiperi, kudo neper Europe ka debat dhe shume specialiste thone se ato jane te teperta, te paefektshme madje edhe problematike. Ka shume specialiste qe thone se karantina nuk e pengon dot perhapjen e virusit, se ai do beje te veten dhe duke pezulluar qarkullimin vetem sa i zgjasim kohen e perhapjes, gje qe, nga ana tjeter, prodhon krize ekonomike. Ka shume specialiste qe tregojne se ky virus eshte shume me i lehte se te tjere te meparshem, si SARS-i, apo Gripi i derrit dhe se ka nje panik te pajustifikueshem kudo ne bote.

    Por ne Shqiperi nuk behen keto debate. Opinioni publik eshte marre peng nga njerez qe kultivojne shantazhin propagandistik ne emer te mbrojtjes se jetes. Qeverisje nepermjet panikut, eshte nje model i njohur i kontrollit te shoqerise, nga pushtete me mendesi totalitare. Kete po ben tashme edhe Rama, duke shtyre me sa te mundet rikthimin ne nje normalitet ku ai rezulton te jete figura me e padeshiruar ne vend.

    Reply to this comment
    • mirel March 16, 16:38

      Shume i drejte komenti juaj! Ramuti po imponon shtetrrethim te demonstroje forcen dhe te laje duart me mungesen e sherbimit publik neper spitale.
      Popullit mire ti behet.
      E hengri nje grusht nga termeti. 53 humben jeten duke fjetur te qete nga keshillat e Kerministrit qe te ktheheshin ne shtepi pas termetit te 25 Shtatorit.
      Shtoju ketyre mijera qe ngelen rrugeve nga korrupsioni qeveritar qe ka uzurpuar sheshet dhe cdo hapesire publike per oligarkine dhe ka dhene leje ndertimi per gjithe ndertesat qe rane dhe vrane njerez.
      Nje nder ta eshte dhe Ramuti. Si Gjushi dhe si Veliu.
      Shkaterrimi i shtetit vazhdon me te njejtin ritem.
      Njerezit ne vend qe ti kunderviheshin maskarenjve qe i cuan drejt vdekjes, u binden si delet dhe duartrokiten kriminelin qe u shkonte per vizite perdite.
      Ja tani dhe problemi tjeter qe u ngrit.
      Falimentimi i shtetit te mbyllte kufijte me heret, me qellim qe te siguronte fitimin e aksionareve, solli perhapjen e virusit. Fajtore ishin ata qe therrisnin per parandalim. Ata fajtore ishin perhapes te panikut.
      Tani paniku eshte ligji i shtetit pasi virusi ka hyre dhe eshte shtruar kembekryq.
      U duhet njerezve te vdesin ne shtepi pa marre ajer, se ja ka gjetur dhe hilene Ramuti. Viktimat ne vend ti sheroje, i gjobit.
      Dobic Venecie, nuk ke ci thua.
      Ka dhe perkrenaren e Skenderbeut. I takon.
      Ky eshte Skenderbeu, jo ai i verteti.
      Ky ben lufte me pensionistet dhe fukarenjte.
      Ky fut ne burg vajzat qe postojne shqetesim per jeten nese u shperthen depozita e naftes.
      Ky shperndan me dru fshataret e Marinzes qe u helmuan nga gazi i Bankers, dhe ngelen rrugeve te Tiranes sepse nuk ktheheshin dot ne banesat e helmuara.
      Por per Ramutin te mos kete probleme.
      Njerezit le te kthehen ne banesat e helmuara nga puset e naftes, pavaresisht se shqipot nuk marrin asnje cent fitim nga nafta. E merr koncesionari.
      Populli le te kthehet te banesat e shembura, pavaresisht se borxhi arrin 1 miliard euro, dhe populli therret fitore, se populli do e paguaje..
      Ja ka gjetur ilacin budallallekut. Sa me shume ta rrahesh aq me shume shtohet druri.

      Reply to this comment
      • Aliu nga Selenic March 16, 21:42

        Kryeministri ka ber nje mesazhe teper njerzore. Shume prekes dhe shume dinjitoz.
        Edhe ne ket raste vazhdoni te gjeni dhprehje te tilla si Mireli , kjo eshte antinjerzore.!
        Nuk e dije pore sikur te kisha mundesi dhe ta dergoja (Mirelin) ne vende te Rames (zoti mos e befte kete) se cfare do te bente ky qe vetem shane dhe nxjerre helem nga goja.!
        Keto qendrime vetem e rrisin autoritetin e Kryeministrite.

        Reply to this comment
        • Klara Dervishi - Gazetare March 17, 03:49

          Zoti Rama! Prinderit e mi jane bindur e po rrine ne shtepi..A mund te me thoni ju lutem kush do ua bej pazarin atyre?? Dua te iki neser tua le qeset te dera, por mund te me thote njeri pse nuk me lejojne te shkoj ne Lushnje e te vij dhe jo ne mesnate?!

          Reply to this comment
  5. Golja nga Përcëlleshi March 16, 16:07

    NJOFTIM I RI NGA KM

    Pas orës 23.59 bejme kurse per sex online !

    Reply to this comment
  6. 2plus2 March 16, 16:11

    dy prinderit e mi te moshuar nuk kane njeri t’ju bleje ushqimet, ilacet ne farmaci, te paguajne faturat e ujit drites etj, te shohin doktorin e familjes per semundjet e tyre.
    Cfare sugjeron lartmadhnia e tij

    Reply to this comment
  7. Alaska Republike March 16, 16:11

    O Ramë po tregohu i ndershëm mor djalë.
    Thuaje copë po mu mbushën spitalet do vdisni se nuk kam asgjë aty, 400 milion euro PPP kane shku per lesh bubi kanë bërë miliardera nga 4 a 5 veta dhe Olsin tim.

    Aty e ke hallin se te kthehet situata ne bumerang politik, nuk te plas shume se vdesin pensionistet dhe veteranet

    Ti per ta dikur thoshe te varen ne litar.

    Reply to this comment
  8. Ylli March 16, 16:34

    Shënim:
    =========
    Me përjashtim të urdhërave të Ministres së Shëndetësisë, çdo veprimtari tjetër që ka diktuar jetën dhe sjelljen e publikut nuk mbështeten në asnjë ligj të shkruar të shtetit.

    Jo se ndryshon ndonjë gjë nga ky konstatim, por mirë është ta mbajmë mend këtë sjellje ligjërisht të papërgjegjshme të Kryeministrit dhe strukturave që varen nga qeveria.

    Këto të fundit nuk ndjekin dot një llogjikë protokollare sjellje sepse nuk ndjekin rregullin e ligjit, por porositë e Kryeministrit i cili urdhëron nga shtëpia jo nga zyra e shtetit.

    Pa dyshim situata është alarmante dhe në asnjë rast nuk po kumtoj kundërshti ndaj nevojës për masa të jashtëzakonshme.

    Jo! Ato duhen marrë pa asnjë dyshim. Por në shoqërinë me shtet janë rregullat ato që përcaktojnë sjelljen, jo fantazia apo improvizimet e Kryeministrit. Kjo nuk lejohet as në situata të jashtëzakonshme!

    Ligjet e sotme nëse do zbatoheshin përcaktojnë protokolle sjellje shumë të rrepta. Por që këto ligje të zbatohen, fillohet me SHPALLJEN e GJENDJES SË EMERGJENCËS PANDEMIKE.

    Të gjithë udhëheqësit e botës, populistë ose jo,kështu janë paraqitur para popullit të tyre. Pra duke shpallur gjendjen e emergjencës dhe duke prezantuar planin e masave emergjente.

    Asnjëri nuk del nga oborri i shtëpisë private, por nga selia ku kryen detyrën publike. Të gjithë flasin për vendime kolegjiale, të konsultuara e të propozuara nga struktura publike dhe ekspertë.

    Askush nuk lejohet të improvizojë, pavarësisht situatës së jashtëzakonshme.

    Askujt në botë nuk i shkon në mend të urdhërojë PA LIGJ kompanitë celulare të dhunojnë hapësirën private. As të urdhërojnë gjoba e masa administrative që nuk janë askund të shkruara në ligje.

    Në situata të tilla emergjence, kur ligjet nuk mjaftojnë lëshohen akte normative. Por për qeverinë tonë,zyrtarisht e vetmja emergjencë është KÇK. Për pandeminë nuk ka asnjë rrjesht të shkruar askund. Të paktën jo deri tani!!

    Çështja nuk është të çelim debat për debat. Në dukje ky argument është formal dhe, pak kush e ka mendjen tek formalizmat para “kërcënimit nga armiku”.

    Por në fakt është substancial sepse publiku do informacion të besueshëm por edhe garanci, të cilat i jep vetëm vendimmarrja kolegjiale dhe procesi i rregullt ligjor.

    Nuk jep as informacion të besueshëm e aq më pak garanci fantazia e një personi të vetëm. Përkundrazi, po të jetë për dëshirën e Tij,kjo gjendje zgjat edhe 1 vit…

    Kjo është llogjika ligjore e çdo shoqërie me shtet në formën e Republikës Parlamentare.

    Reply to this comment
  9. vlora March 16, 17:37

    LEXOJ KOMENTET E NUK U BESOJ SYVE.KAQ ANORMAL DHE TE PAPERGJEGJSHEM JEMI?

    Reply to this comment
    • ganiu March 16, 20:24

      Kaq imoral jemi sa jo vetëm kemi zgjedhur një psikopat, por e dëgjojmë sikur të thoshte mënçuri.

      Reply to this comment
  10. mali March 16, 17:50

    O trimat e xha jahos!Me ke e keni inatin ?Me virusin qe na rri me thike prapa kurizit gjithe njerezimit ,pa dallim.Nuk po shohim italianet te shajne qeverine e tyre me gjithe ato viktima qe kane,po ashtu kinezet,gjermanet,spanjollet,amerikanet etj….Ndergjegjesohuni te zbatoni urdherat e qeverise,Kjo qe beni ju eshte anarshi ne kohe lufte qe te con ne humbje njerezish.1000x e kam thene dhe 1000x do ta them :Mjaft e lodhet vehten me Kritika sepse ne kete kohe jane pa vlere.Masat drastike te qeverise Rama jane ne perputhje me ato te vendeve te tjera sepse mbron kombin te mos shuhet.Kush te mbetet gjalle ka kohe te plote per kafe e llogje kavaje.

    Reply to this comment
    • Kastriot March 16, 20:35

      Ne qofte se nje Nene apo nje Bab,diku me tutje kerkon nje got me uje,si i behet?!
      z.Kryeminister,masa duhen mar,por duhet te dishe; jo te gjithe ne,jetojme ne kushte ideale…!

      Reply to this comment
  11. info analitike March 16, 18:30

    Dita,. QSUT ka nevoje urgjente per gjak! Ju lutem sensibilizoni opinionin publik qe te dhuroje gjak ne menyre qe te ndihmohen ata persona qe kane nevoje urgjente per gjak sepse rezervat e spitalit jane shume te pakta. Kontaktoni me QSUT per modalitetet dhe vendet ku mund te behet dhurimi ne siguri totale.

    Reply to this comment
  12. YD March 16, 19:59

    “Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur”- thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

    Super mesazh!

    Dëgjoje, kuptoje dhe zbatoje këtë porosi të OBSH-së, o Kryeministër!!!!

    Lëri përrallat me shtetrrethim, se na i ka rrëfyer Kinostudio “Shqipëria e Re” shumë kohë para teje.

    Bli tamponë dhe lejo poliklinikat, mjekët e familjes e klinikat private të bëjnë teste. Shpërndaji ato furgonët “si je”, të bëjnë teste në çdo cep të vendit.

    Bëje se është krejt e mundur. Bli 2 000 000 tamponë! Në Korenë e Jugut shko. Ose ku të duash xhanëm! Po bleji ato të shkreta!

    Testo popullsinë realisht jo si ato të checkup.

    Të gjithë do ta bënin këtë test për të kuptuar ku është. Por edhe shtetitveç mirë i bëhet të ketë rezultate të qarta.

    Vetëm mbi këtë bazë ndërtohen politika të sigurta mbrojtje të popullsisë, për sot e për nesër. Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë diku rreth vjeshtës.

    Reply to this comment
    • ganiu March 16, 20:28

      Më çfarë ti blejë tamponat?
      Me paratë e Londrës në Ishujt Kajman? Apo me “kopjen” e kopjes së përkrenares së Skënderbeut?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim