Pentagoni: Kina po përgatitet për sulme ndaj objektivave amerikane

August 17, 2018 12:10

Pentagoni: Kina po përgatitet për sulme ndaj objektivave amerikane

Raporti i përvitshëm i Pentagonit bën të ditur se ushtria e Kinës me shumë gjasë po stërvitet për sulme kundër shënjestrave amerikane dhe aleate në rajonin e Paqësorit.

“Kina është duke e rritur aftësinë e saj për t’i dërguar edhe më larg avionët e saj bombardues”, theksohet në dokument.

Në raport vendoset theksi në mënyrë të veçantë te rritja e ndjeshme e kapaciteteve ushtarake të vendit, përfshirë këtu shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, të parashikuar në 190 miliardë dollarë.

Pekini nuk ka bërë ende asnjë koment mbi raportin.

Vitet e fundit, Ushtria Çlirimtare e Popullit i ka zgjeruar me një ritëm të shpejtë zonat operative të bombarduesve mbi ujë.

Pentagoni nënvizon se nuk është fare e qartë çfarë po kërkon Kina të demonstrojë përmes fluturimeve të tilla, e kjo u lë shteg hamendësimeve.

Raporti lëshon nga ana tjetër edhe një paralajmërim, që duhet të ngjallë shqetësim në Tajvan.

Sipas tij, Kina mund të jetë duke përgatitur terrenin për bashkimin e saj me ishullin nëpërmjet forcës, e nëse Amerika ndërhyn, ajo do të tentojë të vonojë në mënyrë të efektshme këtë ndërhyrje e të kërkojë fitoren në një luftë të kufizuar e të shkurtër, por me intensitet të lartë.

Ky raport i përvitshëm në Kongres demonstron se tensionet e Amerikës me Kinën nuk kufizohen vetëm tek përballja tregtare.

s.a/dita

August 17, 2018 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*