Pentagoni shpenzon mbi 70 milionë euro për ilaçe kundër impotencës

February 18, 2015 18:50

Pentagoni shpenzon mbi 70 milionë euro për ilaçe kundër impotencës

Medikamenti më i kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes amerikane gjatë vitit 2014 ishte viagra dhe më shumë se gjysma e rasteve të diagnostikuara vijnë nga probleme psikologjike 

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara pagoi vitin e shkuar më shumë se 70 milionë euro në trajtime kundër disfunksionit erektil (impotencës). Në medikamentin “viagra”, është investuar praktikisht gjysma e parave (më shumë se 30 milionë euro). Ky informacion i bazuar në të dhënat e agjencisë shëndetësore të Departamentit të Mbrojtjes dhe i publikuar nga portali “Military Times”, nxjerr në pah numrin e madh të rasteve të impotencës seksuale mes ushtarakëve amerikanë.

Medikamentet e blera nga Pentagoni janë viagra, cialis, levitra dhe nxitës të tjerë, që përdoren në trajtimin e impotencës tek meshkujt. Më i  kërkuari është viagra që kryeson klasifikimin me një total prej 905.083 përshkrimesh. Një sërë shkaqesh ndikojnë në diskfunsionin seksual të ushtarakëve, më të zakonshmet janë problemet e  shëndetit mendor, si stresi post-traumatik, i zakonshëm tek luftëtarët që kthehen nga një konflikt i armatosur, depresioni apo ankthi.

Departamenti i mbrojtjes amerikane ka lançuar disa iniciativa së fundmi me qëllim të reduktojë koston e këtyre trajtimeve.

February 18, 2015 18:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*