Për 3 milionë dollarë, Kanye West mund të këndojë në dasmën tuaj

September 3, 2013 11:26

Për 3 milionë dollarë, Kanye West mund të këndojë në dasmën tuaj

Kanye West është paguar 3 milionë dollarë për të kënduar në një dasmë në Kazakistan. Reperi ishte ftuar nga presidenti Nursultan Nazarbayev, për të interpretuar në dasmën e nipit të tij.

Sipas medieve, Kanye ka marrë çekun prej 3 milionë dollarëve për të kënduar disa nga hitet e tij, duke përfshirë edhe ‘Can’t Tell Me Nothing’. Kjo është pagesa më e madhe që ndonjë artist ka marrë për të interpretuar në ceremoni të tilla private, edhe pse Kanye nuk është i vetmi që e ka bërë këtë, pasi edhe Jennifer Lopez, Madonna e shumë të tjerë kanë kënduar në dasma.

Por përveçse fiton shumë, Kanye edhe shpenzon shifra marramendëse. Mediat thonë se ai ka shpenzuar të paktën 1.5 miionë dollar për sigurinë e gruas së tij, Kim Kardashian, dhe vajzës së tyre, North.

 

 

September 3, 2013 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim