Për Silvin, prostitutat dhe 50-60 vjeçarët italianë që kanë mbushur Bllokun në Tiranë

Migena Aleksi September 12, 2015 22:55

Për Silvin, prostitutat dhe 50-60 vjeçarët italianë që kanë mbushur Bllokun në Tiranë

Duke lexuar lajmin për një farmaciste që bënte tutoren e prostitutave, dhe një tjetër nga arkiva mbi viktimat e një sherri në një lokal nate tallava ku mes të vrarëve ishte edhe një italian, dua të tërheq vëmendjen mbi një fenomen që si qytetare më shqetëson.

Shoh që rrugët e Tiranës, sidomos Blloku janë mbushur me 50-60 vjeçarë italianë, kryesisht italianë të jugut të Italisë.

Dje mu desh për një problem me telefonin tim celular të qëndroja në radhë relativisht gjatë në një dyqan të operatorit tim celular në zonën e Bllokut.

Një nga këta tipat për të cilët po flas, ishte ulur përballë njërës prej vajzave që shërbenin aty dhe flisnin gjasme për një problem numri.

Them gjasme sepse ndërkohë që ne prisnim radhën, biseda e tyre e mbushur me të qeshura false kalonte nga “bizneset me të cilat merrej” ky italiani, te oraret e gjata të punës së kësaj fyçkës tonë, etj etj.

Shumë pak po flitej për ndonjë problem real me rrjetin celular, megjithëse tema e përballjes klient-vajzë shërbimi teorikisht kjo duhej të ishte. Ishim në një dyqan telefonash celular apo jo?

Subjekt i kësaj letre nuk është pritja jonë e gjatë në radhë e shkaktuar nga flirti mes italianit nja 50-55 vjeç, me vetulla të hequra dhe me xhinse adoleshentësh, dhe vajzës shqiptare që dukej që atje tej, që kishte mend sa një laraskë.

Subjekti është shqetësimi im për rritjen e numrit të këtyre 50-60 vjeçarëve të çuditshëm nga jugu i Italisë që kanë mbushur Tiranën.

Zakonisht kanë një prerje: Të shkurtër, flokëbardhë, xhinse teenager për të sfiduar moshën, këmisha lino të lëshuara mbi pantallona dhe pamje prej qejflinjsh plak që bëjnë rolin e “biznesmenit”.

Shumë italianë vijnë këtu realisht për punë dhe unë nuk i gjykoj ata. Por shumë prej këtyre që po përshkruaj, më duket se nuk vijnë për punë.

Me siguri kanë dëgjuar që këtu nëse nuk flet shqip dhe ke ca para në xhep, të gjithëve u dukesh njeri i rëndësishëm. Përfitojnë nga ky naiviteti ynë përballë të huajve, por edhe nga gjendja social-ekonomike e vajzave shqiptare.

Këtyre vajzave kaq të reja si kjo punonjësja e dyqanit celular që pashë vetë apo dhe të tjera me apo pa punë, është e qartë që nuk u pëlqen për partner një 55-vjeçar që pi Viagra dhe vjen këtu të karikojë femra të reja në moshë, me pretekstin se po bën biznes.

Sigurisht që nuk janë të verbra dhe e shikojnë kë kanë përballë. Por interesi i tyre për këta palaço që tjetër janë e tjetër hiqen, ka të bëjë me paratë. Dhe jo vetëm me këto. Është edhe edukimi dhe konteksti social në Shqipëri që i ndikon ato. Këtu të gjithë duan “të bëjnë ndonjë lek”. Dhe për këtë shpesh tregtojnë trupin dhe dinjitetin para se ta kuptojnë çfarë janë duke bërë. Dikur do ndihen shumë keq por do jetë vonë. Gara për të patur para me çdo kusht, e injektuar nga klasa jonë e ndyrë politike, nuk të çon askund.

Perëndi dhe udhërrëfyes në jetë nuk mund të jetë paraja. Është besimi tek vetja, gjetja e kënaqësisë tek ajo që ke, dashuria për familjen dhe miqtë, vlera sociale që nuk maten me para por me mendjen dhe zemrën e secilit prej nesh.

Ajo që u duhet te rinjve tanë është të kuptojnë çfarë janë dhe çfarë kërkojnë në jetë. Jeta për të gjithë është e vështirë. Nuk di nëse isha e qartë, por di që varfëri ka gjithandej. Edhe në Portugali ka varfëri për shembull. Edhe në vende të tjerë, mos mendoni se të rinjtë notojnë në para. Por ata nuk kurvërojnë, as me trupin, as me shpirtin. Përkundrazi, e sfidojnë jetën dhe fitojnë. Fitore do të thotë të mbetesh vetja, pa shitur personalitetin, pa vënë maska të cilat nuk i heq dot më nga vetja për gjithë jetën.

Ndjej shumë dhembshuri për vajzat shqiptare që mendojnë se mund t’ia dalin në jetë kështu. Ashtu siç ndjej edhe keqardhje që Shqipëria ime të jetë në mendjen e këtyre pensionistëve të neveritshëm të jugut të Italisë siç është Tajlanda, apo republika të tjera të seksit, ku vijnë pallohen në prag të pleqërisë së vonë tipa si ky që përshkrova më sipër.

Është turp për ne.

 

 

Migena Aleksi September 12, 2015 22:55
Komento

29 Komente

  1. gent October 11, 19:19

    Gjithandej njesoj eshte….!!!

    Reply to this comment
  2. leo October 11, 19:19

    Do te doja vetem t’a falenderoje znj Aleksi,per nje teme sociale qe e ka origjinen shume vite me pare. Eshte nje e vertete aq e hidhur po aq diskriminues . Dhe ky fenomen s’e ka origjinen vetem nga kushtet ekonomike, por mbase ka te beje me persona me dinjitet te ulet personal. Per far te keq ky fenomen nuk njeh dhe kufij, si ne Shqiperi ashtu dhe jashte saj. Me vien t’ju kujtoj shume te rinj te cilet kane lidhur kuror martesore me nje diference te madhe moshe me partnerin. Mund te jesh i varfer dhe kjo mbase shpesh nuk vsret gkithmone nga vete personi,por te behesh lolo dhe pa dinjitet kjo varet vetem nga personi. Mos u fshihni pas ” dashurise” per nje grusht parash apo cdo lloj interesi tjeter.

    Reply to this comment
  3. RRESHEN,ALBANIA October 11, 23:09

    KA VEND PER TE TERE… NA MBYTEN RRACAT E HUAJA EDHE NEVE … DO ZOTI E NUK JA U BEN LETRAT SHTETI JONE SE JENA NE PIKT TE HALLIT PER VETE LERE PASTAJ TE SJELLIM RRACAT E BOTES KETU

    Reply to this comment
  4. Camuran Kozarja October 12, 17:30

    Usta me te mire se Serxho Mazreku nuk ka per keto pune ne Shqiperi. Brenda nje viti thuhet se kaloi ne dore me teper se 130 femra ku mbi 30% e tyre ishin ato te BigBrother Albania. Ky sharlatan 57 vjecar edhe pse nuk ka inteligjencen e nje 7 vjecari, me pak para te marra nga trashegimia e halles, nje vile andej nga ish-Blloku jo vetem qe vazhdon te korre suksese me femrat edhe pse eshte me diabet, por shpesh here e shohim emrin e tij ne ndonje gazete shqiptare me ndonje analize qe ia ka shkruar shegerti i radhes! Kjo eshte Shqiperia e 2015 me keq se e 1600 ndaj varri leshte-thote populli kun ne vend te vlerave dalin alabakeria…

    Reply to this comment
  5. Barist ne Vicitol September 13, 03:56

    Shqiperia eshte bere bordello e pa legalizuar, pra pa license, ka shume kohe. Ta shikoje kete pune bojaxhiu Edi, per te rritur te ardhurat ne buxhet, do t’I shumefishohen te ardhurat duke legalizuar bordellot, por mos te harroje e edhe ato te bythes me meshkuj dhe dera per ne Evrope eshte e hapur, firmen e pare per mbare, do t’a japi Hollanda.

    Reply to this comment
  6. demo September 13, 06:31

    O Aldo Cozarja,po une kte Serxhio Mazrekun e kam pare me canten e pronave,pse edhe ky eshte regjistruar Siciljan?

    Reply to this comment
  7. Dardan September 13, 07:23

    “Jeta eshte lufte dhe kur betejat e kesaj lufte fitohen, atehere jeta e meriton te jetohet” Enver Hoxha.
    Ka nje mungese totale te punes per edukimin e njerzve dhe nje lufte totale te klases gjoja politike shqiptare per injektimin e kuptimit te jetes thjesht si “Jeta osht qef” (qenef, tingellon ne kuptimin tim ndaj kesaj parrulle. Ashtu si ajo pula e celulareve veprojne edhe te ashtuquajturit politikane te Shqiperise, me ndryshimin qe keta te fundit e bejne flirtin 100fish,

    Reply to this comment
  8. titi September 13, 07:45

    Po cfare je i shqetesuar ti per italianet se kane mbushur Tiranen,leri gocat fycka qe te bejne ndonje lek dhe te mbushin fycken e tyre.
    prostitutat i ka pagu edhe saliserbi dhe nuk i ka borxh asnje qi ndarke.
    Berlusconi i kerkonte sales vajza te reja,ky nuk i dha dhe italianet u detyruan te vijne ne Tirane.
    Mos u shqetesoni kaq shum biznes eshte,demokracia i ka kto,ja jep atij qe te paguan me shume.
    Si thote skenderbeu i mamurrasve ;the miracle of freedom

    Reply to this comment
  9. as September 13, 08:10

    Po pse beni xhelozin, c’fare meraku kini, e cfare u bene keta italianet atyre femrave qe ju i perflisni, mos u a hengren gje, te vendi ja u lane.
    Po pse mo te uruar beni injorantin, e dini proverbin “dhia q…. dhe cjapit i ha bitha”

    Reply to this comment
  10. mbreti Gent September 13, 09:12

    Përgëzime për shkrimin!Këmbanat bien për ata që kanë vesh.

    Reply to this comment
  11. Usa September 13, 11:20

    Perverse !!! Perfitojn nga gjendja sociale qe kemi

    Reply to this comment
  12. agostin September 13, 12:14

    Nje analize skandaloze dhe raciste! Pasi keto lloje fyçkash gazetare , ne Shqiperi sulmojne veriun me epitete te ndryshme ,tani kane filluar te sulmojne jugun e Italise se kane “pushtuar “Tiranen . Harrone kjo lloje gazetarje se:shqiptaret kane “pushtuar” Italine dhe boten me krime nga me te paparat ,por askushe nuk merret me biografine e njerezve, se me ke grua apo vajze shkon nje 50 vjeòare nga jugu ose veriu i Shqiperise.

    Reply to this comment
    • katarakti September 13, 12:45

      Nuk ka asgje skandaloze dhe raciste. Eshte thjesht nje konstatim. Nje dukuri e perhapur gjate epokes se shkerdhatokracise ne Shqiperi. Autorja po perpiqet t’i bejne te kuptojne keto tyryfyçkat se nderi dhe dinjiteti jane para parase. Nje ide vertet demode per kohen e sotme, por e mbeshtetur ne pervojen e njerezimit. Pa dyshim qe shqiptaret nuk jane me te mire se te tjeret. Por mos ki merak. Se te tjeret na e kane nxjerre bojen mire. Nuk ka film, apo roman qe botohet ne Perendim ku protagoniste te mos jene banditet dhe prostitutat shqiptare. Prandaj edhe ne s”kemi pse kursehemi per t’iu treguar vendin. Se ne shtetet e tyre na e kane vene damken ne balle sapo e marrin vesh se jemi shqiptare. Pergezime autores se shkrimit.

      Reply to this comment
  13. katunari September 13, 13:10

    Bravo Migena! Shume dinjitoze!

    Reply to this comment
  14. titi September 13, 13:30

    kto prostitutat ,a japin kupon tatimor.?

    Reply to this comment
    • Aua ;) September 13, 14:07

      Hahaha …
      Saliu tha qe nuk u ka asnje borxh prostitutave, sepse ai nuk u ka paguar atyre tarifen, pikerisht se nuk kane leshuar kuponin tatimor … hahaha … 😉

      Reply to this comment
  15. I.Troplini September 13, 15:10

    PALLIMI si menyre jetese,

    a nuk eshte kjo, e gjitha cka ka ne vetvete ky fenomen? Apo kemi me te bejme meme shume se kaq? A mos valle, kemi te bejme me shkaterrimin total te qelizes mbajtese te kesaj shoqerise sone, ate te familjes?
    Familja shqiptare, ky “djep i rezistences” kunder cdo kurverije, ka humbur vendin e pasur me pare, si gur themeli i asaj qe pershkruan qenien e shqiptarit, fizionomine dhe formatin e tij. Vlera e kesaj familjeje, iu eshte sakrifikuar (jo gjithkund ne Shqiperi) me vetedije, PARASE.
    Realiteti i qyteteve te medha shqiptare, i ngjan nje bordelloje me permasa gjigande. Askush te mos thote se nuk e dija cfare ndodhte atje?
    Eshte “sistemi i vlerave”, qe ka zgjedhur nje pjese e shoqerise sone, per te mberritur “majat”.
    Nuk jane majat e maleve, ato qe mberrijne keto kukulla pallimi, jane majat e koqeve te fishkura te nje italiani qe i mban ere goja, qe paguan 50 Euro per nje nate.
    Nuk i ndalim dot te pallohen per para. E vetmja gje qe mund tu kthejme mbrapa, eshte ti trajtojme si te tilla. Si PROSTITUTA.
    Kryeministri yne i nderuar, mund tu jape nje kase elektronike me vete. Pas cdo akti pallues, le te paguajne taksat. Te pakten, le te kete nje “efekt pozitiv”, nga qeniet shqipfolese, te “rena ne dashuri” me pensionistet siciliane.
    Shqiperia, per fatin tone te mire, nuk eshte vetem blloku me “punetoret e tij te nates”. Ky vend, nuk ka vdekur akoma. Nuk jane te gjithe njesoj. Pallohen, vetem ata qe jane lindur per tu palluar. “Pune te mbare” kukullat e nates. Mos harroni viagrat, per koqet e fishkura te pensionisteve italiane. U shofte, ai vend ku shkelni ju dhe fara juaj!!!

    Reply to this comment
  16. Kryetari kAmentuesve idjote September 13, 15:12

    jPROSTITUCIONI——-
    -Nuk eshte thjesht nje raport fizik per nevoje ekonomike apo fiziologjike.
    Prostitucioni qe duhet te na shqetesoje eshte ai POLITIKO-,MEDIOATIKO-MORAL.
    Kjo shoqeri po shkon drejt shperberjes se po i zhduken vlerat motrale nga familja tek shoqerija.
    MJAFTON TE SHOHESH SHUMICEN E kAmentuesve qe ‘perfaqesojne’ kete shoqeri,.nivelin medioker nen nivelin e òdo qytetari te Ballkanit pa le Europes qe ne tere fjalorin e tyre egziston e vetemja shkronje e gjuhes shqipe ‘Q’ sepse o nuk dine ta shqipetojne shkronjen ‘ç’,sepse vine nga fise barbare jashte kufijve e aqe me teper ta njohin ‘babain’ e gjuhes shqipe qe fillon me kete shkronje.
    Informacioni pjesa me e prapambetur e shoqerise per tu bere udherrefyese nuk duhet tu jape hapesire injorances e alabakerise ne kete rubrike ku komentohet !
    AUTORJA KERKON TE THOTE SHUME E NE FAKT NUK THOTE ASGJE E MBI TE GJITHA TE NXJERRE SHKAQET E NJE SHOQERIJE QE PO I DEL BISHTI BASHKE ME SHQISAT ME SHTAZARAKE!

    Reply to this comment
  17. ali asllani September 13, 19:57

    Migena te lumt dora moj goc per shkrimin..

    nuk kam cti shtoj as ..as,,,,,bravooooo..dhe suksese ne jet..

    Reply to this comment
  18. kanan tafili September 13, 20:00

    Made in Albania. Seks droge e roken rroll… Jeni Ne rruge te mbare…,

    Reply to this comment
  19. Na bashkoj kenga popullore September 13, 20:00

    Hallall Gzetares per kurajon

    Reply to this comment
  20. mira September 14, 00:01

    Humori i titi shume i goditur dhe aktual. per tatimet sugjeroj te futet tek bisnesi i vogel

    Reply to this comment
  21. Alti September 14, 08:52

    Bravo…hera e pare qe lexoj nje artikull mbi nje problematike qe rralle preket neper gazeta (Duke qene se kane gjera me te renedesishme per te shkruar si psh: Arben Ndoka dhe pafajesia e tij). Ne te vertete kjo eshte kriza me e rendesishme e shoqerise shqiptare nga rrjedhin jo vetem te keqijat e sotme por dhe te dy brezave te ardhshem te shqiperise.

    Reply to this comment
  22. antipatrea September 14, 13:27

    Jam plotesisht dakort me artikullin qe trajton nje argunent kaq delikat,por per te luftiar perhapjen e prostitucionit eshte e rendesidhme nje fushate informazioni .. …une bedoj ne dashurin midis dy persona e edhe me diference moshe….kuptohet qe l’ho esbte eccezione dhe jo rregulla…..jane te pakte stata te huaj qe Jane serioz…..une me tim shoqr kisha diference moshe…e ju garantij qe isha e lumtur…..kemi edhe nje femije…qe tani vete ne universitet……megjithate trafiku i seksit duhet parandaluar…

    Reply to this comment
  23. Sallakja September 14, 20:29

    Migena !
    Nuk duhet te shqetesohesh qe femrat bejne prostituten,
    kane 6 milion vjet qe e bejne.

    Reply to this comment
  24. "BALASHI" September 14, 21:33

    Bravo, shkurt e qatr. Kjo jete e shthurur rezultat i politikaneve tanr rrugac.

    Reply to this comment
  25. elio September 15, 00:41

    Fenomeni eshte I trishtueshem, por eshte fenomen…dhe zonja nuk duhet te beje moralisten dhe edukatoren..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*