Rama: Për 6 muaj do të legalizohen 25 mijë ndërtesa

October 2, 2014 21:32

Rama: Për 6 muaj do të legalizohen 25 mijë ndërtesa

Procesi i legalizimeve vazhdon te mbetet prioriteti madhor i qeverisë. Këtë e ka pohuar vetë kryeministri Rama, gjatë një takimi në orët e pasdites me punonjës të Aluizni-t dhe qytetarë.

Rama siguroi edhe njëherë se legalizimet do të jenë falas. Pavarësisht se çfarë thonë cinikët që analizojnë do të jetë falas legalizimi.

Sot jo vetëm legalizimi është falas por është një proces që e bën shteti. Qytetari rri në shtëpi ALUIZNI shkon tek dera e tij. Pagesa është për parcelën e tokës, pagesa për te mbyllur konfliktin potencial të shtëpisë së legalizuar dhe trashëgimtarët e pronës. Do legalizojmë shtëpitë, ngrehinat e sakrificës dhe mundit të familjeve që kanë lëvizur në drejtim të qyteteve të mëdha. Nuk ka proces legalizimi për ata që kanë zënë trotuaret, zaptuesit për qëllime përfitimi, nuk mund të bëhen pronarë të buzës së liqenit, rërës, detit, zonave arkeologjike”.

Kreu i qeverise tha me tej se me këtë proces do ti jepet fund kalvarit te gjatë te pritjeve për legalizimet por di ti jepet fund edhe epokës se ndërtimeve pa leje.

Faktikisht, është e habitshme si në 8 vitet e shkuara u legalizuan në tërësi vetëm 21 mijë e 700 objekte, kjo një fatkeqësi kombëtare që pjesa dërrmuese e tyre nuk ishin shtëpitë e njerëzve në hall e nevojë në të drejtë për ta marrë dokumentin, por ishin ndërtimet më problematike më dëmtuese dhe të legalizuara për qëllime fitimi, lokale, motele, hotele mu në buzë të detit, liqenit, mu në mes të lagjeve, që s’kanë asgjë të përbashkët me arsyet pse politika ndërmerr një nismë. Fatura financiare e këtyre legalizimeve po paguhet nga ne. Duhet t’i shpronësojmë si të ishin shtëpi e prona të lëna dem baba dem jo si frutë i korrupsionit”, tha kreu i qeverisë.

Rama premtoi më tej se deri në prill të vitit tjetër do të legalizohen 25 mijë ndërtesa, por sipas tij asnjë ngrehine korrupsioni nuk do te jete pjese e këtij procesi. Paralelisht me legalizimet po behet edhe shpronësimi i pronareve.

October 2, 2014 21:32
Komento

3 Komente

  1. Open your mind October 2, 21:41

    Po pse u dashka te legalizohet e paligjshmja? Ai qe ka ndertuar ne kundershtim me ligjin ta pyeste bythen mire,e jo me ti legalizohet,sepse keshtu i bie qe te dekurajohen te gjithe ata shqiptare te ndershem qe i jane bindur ligjit, dhe nuk kane ndertuar sipas qejfit duke e bere Shqiperine “Europiane” te duket si Kandahari.Me duket se po beheni dhe ju si Sali psikopati,qe per efekte elektorale bente gjithcka mundte.Mesa duket tani qe po afrojne zgjedhjet lokale,me kete gur,ju mund te vrisni ca “zogj” qorra.Shpresoja qe me ardhjen e kesaj qeverie,do te vendosej sadopak shteti i se drejtes,por mesa shoh qenkam gabuar.Nje surrat keni te gjithe.Saliu e shkaterroi dhe perdhunoi Shqiperine,kurse ju i keni vene kemben ne fyt dhe nuk e lini te ngrihet.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi October 2, 21:50

    Po hë ore jepini sepse kemi aplikuar për një shtesë pallati që në vitin 2006 dhe akoma presim e presim? Tung!

    Reply to this comment
  3. info analitike October 3, 06:42

    Te na rroje partia me ne krye shokun Rama qe i beri njerezit me prone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*