Për 70-vjetorin e formimit të Çetës partizane ”Sali Vranishti”

Nga Arben SALIU August 24, 2013 08:19

Për 70-vjetorin e formimit të Çetës partizane ”Sali Vranishti”

Në zbatim të vendimeve që mori Konferenca e parë e Vendit , mbajtur në Labinot, në mars 1943, për kalimin në kryengritje të përgjithshme të armatosur nëpërmjet shtimit të çetave partizane dhe krijimit të formacioneve më të mëdha luftarake,  me iniciativën e strukturave të luftës në Vranisht të Vlorës dhe me miratim të komitetit qarkor , më 25 gusht 1943 u formua çeta partizane “Sali Murati” (Vranishti). Çeta partizane jo rastësisht u pagëzua me emrin e Sali Muratit.

Ai kishte famën e një  kapedani  të shquar që kishte drejtuar çetën patriotike  të Vranishtit  në aksione të ndryshme për sigurimin e pavarësisë kombëtare; mbrojtjen e saj nga kërcënimet e shovinistëve të Jugut; Luftën e Vlorës; Luftën e Dibrës kundër shovinistëve serbë;  në Revolucionin e Qershorit dhe përballjen në dhjetor 1924 në Shkallën e Tujanit  me forcat revanishte që risollën klikën e Zogut në pushtet.

Ky freskim tradite përbënte një ngjarje të rëndësishme për popullin e Vranishtit, sepse ai duke radhitur bijtë e tij në formacionin e vet luftarak përkrah çetave dhe batalioneve të tjera partizane, shpalosi hapur vullnetin e tij të palëkundur për luftë pa kompromis ndaj okupatorëve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Ditën e formimit, në këtë çetë u rreshtuan 24 partizanë. Në komandë të saj u ngarkuan:

Maman Saliu, komandant

Jonuz Mersini, komisar

Hysen Çino, zv.komandant

Syrjat Xheviti, zv.komisar

Në bazë të urdhërit nga shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, çeta mori drejtimin drejt Gjirokastrës, ku së bashku me çetën partizane të  Bregut dhe batalionin ”Asim Zeneli”, u pagëzua në luftimet që u zhvilluan në qytetin e Libohovës  kundër garnizonit italian dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Gjatë muajit shtator çeta, e shtuar edhe me 16 partizanë  të tjerë, si dhe e mbështetur nga çeta territoriale  e  fshatit, u angazhua për tre javë rresht në luftime të ashpra kundër okupatorëve gjermanë në rajonin e Drashovicës . Krahas luftimeve në kodrën e Pleshtit, përroin e Skalpit, në qafën e Brumullit, në Sherishtë e në majën e Shturos, çeta partizane “Sali Murati” çliroi nga kampi gjerman në fushën e Mavrovës rreth 6000 ushtarakë Italianë.

Pas luftës së Drashovicës, çeta partizane “Sali Murati” u inkuadrua në batalionin “Halim Xhelo” dhe u përballë me forcat e grupuara balliste të përqëndruara në fshatrat Gjorm, Lepenicë e Dukat. Me spastrimin që ju bë kësaj zone nga prania e këtyre bashkëpunëtorëve të hapët të nazistëve, më 15 nëntor 1943, çeta partizane “Sali Murati” u nis në drejtim të Gjirokastrës nga Vranishti, ku u formua Grupi i Parë i Zonës së Parë Operative i përbërë nga batalionet “Halim Xhelo” dhe “Asim Zeneli”.    Qysh natën  e 17 nëntorit u bë e mundur çlirimi i Gjirokastrës nga bandat balliste të Ismail Golemit dhe Idriz Jazos,  që kishin kryer një valë mizorish ndaj popullsië civile të këtij qyteti me bazë të gjerë antifashiste. Si kreu me sukses këtë detyrë të ngarkuar, Grupi i Parë vazhdoi lëvizjen në drejtim të Përmetit, ku partizanët e çetës “Sali Murati”  u dalluan për veprime aktive kundër forcave të kombinuara gjermano – balliste në Këlcyrë e Kiçok.

Me tërheqjen nga zona e Përmetit, batalioni “Halim Xhelo” u kthye në krahinën e Mesaplikut, ku sapo kishte filluar Operacioni armik i Dimrit i dhjetorit 1943. Këtu, si rezultat i kundërsulmeve të vazhdueshme të batalioneve “Ismail Qemali” e “Perlat Rexhepi” dhe tre batalioneve të Brigadës së Parë Sulmuese, forcat gjermane ishin zmbrapsur  në drejtim të Vlorës, kurse forcat balliste u grumbulluan në Gumenicë. Për të goditur këto forca u ngarkua çeta partizane “Sali Murati”. Falë guximit dhe trimërisë së pashoq të Hysen Çinos, i cili në ballë të një skuadre sulmoi nga Maja e Lofatës vendkomanden balliste, ku  ngeli i vrarë  Neki Oshtima,  solli si pasojë që forcat që ai komandonte   të tërhiqeshin në panik dhe pështjellim të plotë në drejtim të dislokimit të forcave gjermane.

Në inagurimin e Brigadës së Pestë Sulmuese, çeta partizane “Sali Murati”,  e rritur në numër edhe me 22 partizanë të rinj, u inkuadrua në radhët e  saj, duke përbërë kompaninë e parë të batalionit të katërt. Si rezultat i ofensivës të trupave naziste në krahinën e Mesaplikut, pa humbur kohë batalionet partizane u nisën në rajonet e caktuara të luftimit. Partizanët e kompanisë së parë nga Majat e Borshe,  gozhduan për orë të tëra mbi përroin e Brashecit në Brataj forca të shumta gjermane, ku ngeli i vrarë komandanti i saj Laze Seferi dhe u plagos partizani Ahmet Xhama.

Gjatë zhvillimit të mëtejshëm të Operacionit të Dimrit, partizanët e kësaj kompanie, në bashkëpunim me forca të tjera të Brigadës së Gjashtë, mbas mëse dhjetë ditë luftimesh, zmbrapsën nga territoret e Vranishtit forca të shumta balliste te komanduara nga Shahin Nuredini, Maliq Koshena dhe Subi Merua.

Edhe më pas, gjatë mësymjes pranverore të Ushtrise Nacionalçlirimtare,  apo në mbrojtje të punimeve të Kongresit të Përmetit,  partizanët e çetës “Sali Murati” kryen një sërë aksionesh të rëndësishme dhe u dalluan për veprime të guximshme, gjatë të cilave ra si trimat korrieri Maliq Ahmeti dhe u plagosën Jonuz Mersini, Hysen Çino, Maman Saliu dhe Mejtim Basho.

Me kalimin e Brigadës së Pestë në Veri të vendit, partizanët vranishtjotë spikatën  për akte  të shumta trimërie dhe vetmohimi, si në Gurin e Prerë të Skraparit; në malësinë e Tiranës; në Macukull të Matit; në Fushë-Alie dhe Korab të Peshkopisë; në rrugën Kukës –Prizeren dhe në Pobreg e Buzëmadh të Kukesit, ku u shquan për guxim, inisiativë, vetveprim dhe fantazi luftarake Nazif Qerimi, Azis Qorraj, Shefqet Lloj, Feim Tahiri, Asim Godo etj, ndërsa me plagë të pashëruara ende në trup, do te binte heriokisht, trimi i trimave, komandanti i batalionit të tretë, kapiten Hysen Çino.

Po ashtu,  edhe kur Brigada e Pestë kapërxeu kufirin shtetëror dhe koleksionoi  beteja të përgjakshme në Kosovë, si në Gjakovë, Junik, Deçan, Prizeren, Mitrovicë  dhe deri në Sanxhak të Serbisë, partizanët e çetës “Sali Murati” spikatën si trima të rrallë e të vendosur, ndërsa Azis Qerimit, Çobo Osmënit, Bilbil Koçiut, Neim Xhevitit, Feti Bajramit e Reshat Hasanajt  falë kontributit të tyre iu besuan detyra komanduese. Në këto troje e gërxhe derdhën gjakun e tyre edhe pesë  luftëtarë të tjerë të  paepur të lirisë, ndërsa Azbi Demua u zhurit  nga flakët e zjarrit të qëllimshëm çetnik,  për të mbetur dëshmor i gjallë i  këtyre betejave lavdiplote.

Shumë përpjekje bënë okupatorët  nazifafashistë dhe veglat e tyre për ta shkëputur popullin e Vranishtit nga rezistenca antifashiste dhe lidhur atë pas qerres së Ballit Kombëtar. Për t’ia arritur këtij qëllimi, ata krahas demagogjisë vunë në veprim edhe terrorin. Por popullin e Vranishtin nuk e kthyen dot nga rruga e lirisë.

Për arritjen e fitores mbi pushtuesit nazifashistë, populli i Vranishtit sakrifikoi jo pak. Ai nuk u tulat kur bij të tij përplasesishin qelive te ftohta, internoheshsin apo dënoheshin me vdekje, ashtu siç diti të përballojë me stoicizëm tre operacione ndëshkimore, ku krahas shtëpive të djegura, u masakruan rrugëve të fshatit apo u pushkatuan në Brataj dhjetra bij e bija nga më të mirët. Në themelet e këtij herozmi masiv qëndron gjaku i 46 dëshmorëve të kësaj epopeje të lavdishme, ndër të cilët partizanët e çetës “Sali Murati” : Heroi i Popullit Hysen Çino si dhe Razip Sherifi, Laze Seferi, Maliq Ahmeti, Syrjat Xheviti, Xhevdet Çino, Nuredin Shkurti, Arshi Majko, Aliko Alikaj dhe Axhem Basho, të cilët u renditën në panteonin e lirisë ashtu si edhe Shaban Seferi, Qamil Asllani, Rystem Sulejmani etj.

Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, bijtë e Vranishtit të radhitur në çetën partizane “Sali Murati” apo në të gjitha formacionet e tjera partizane,  ku ata u inkuadruan, i dhanë dimesion më të madh  lavdisë së fshatit, duke ecur në të njëjtat gjurmë heroizmi që kishin lënë para-ardhësit e tyre.

Këta bijë të denjë të Vranishtit  e zbatuan me nder devizën ”Vdekje Fashizmit- Liri Popullit”. Për këtë fakt të pamohueshëm, ne pasardhësit e tyre do t’u jemi mirënjohës në jetë të jetëve për gjithçka ata bënë dhe dhanë në dobi të lirisë dhe pavarësisë së Atdheut.

Nga Arben SALIU August 24, 2013 08:19
Komento

12 Komente

  1. Veko girokastriti August 24, 11:02

    Gezohem pamase kur lexoj ne shtyp per luften dhe sakrificat e partizaneve tane gjate L.A.N.Cl.Ndjehem krenar qe jam pasardhes i atyre heronjve qe sakrifikuan jeten e tyre te re
    per ta pare Shqiperine “te lire e demokratike”.Megjithese nuk jam nga Zona e luftetareve trima te Laberise,une kam nje admirim te madh per c`kane bere djemte e Kurveleshit e gjithe Laberise qe nuk e kursyen gjakun jo vetem per token e tyre,por vaditen token mbare-
    shqiptare deri ne Sanxhak te Yu. LAVDI PER JETE partizaneve tane,te shkruajme gjithmone per ta dhe mos t`ja leme harreses e denigrimit te luftes se tyre qe bene e bejne dhe sot ,banda fashiste e Salih Berishes.

    Reply to this comment
  2. Koz Dynjaja August 24, 11:08

    – Uroj Pervjetorin e Cetes !
    – Uroj qe nga komandantet ,komisaret dhe grupi i formimit te cetes te mos kete patur te denuar me vone politikisht nga shoket e tyre ,sic dolen me vone poliagjentet.
    – Vecori – Hyrja e forcave partizane ne Kosove nuk eshte mburrje e formacioneve tona. Data 29 Nentor 1944 eshte ripushtimi serb i Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare.
    tung

    Reply to this comment
    • feniks August 24, 12:06

      @Koz Dynjaja!!
      Me siguri,ti,qe VJELL VRER ndaj LUFTES SE LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE, nuk te lidh asgje me kete LUFTE!!!
      Prinderit e tu,duhet te kene qene BASHKEPUNTORE ME PUSHTUESIT,ndaj ti nuk ke se me cfare te krenohesh!!1
      4 Divizionet partizane me urdher te GJENERAL0KOLONEL Enver Hoxhes,e pas Clirimit te Shqiperise i ndoqen NAZISTET deri ne VISHEGRAD!!!
      Lufta e tyre per CLIRIMIN E TROJEVE Shqiptare ne ish Jugosllavi eshte NDER E LAVDI per jete per popullin tone!!!
      Para hurjes se PARTIZANEVE ne trojet shqiptare,per me teper ne Kosove,nuk ishte krijuar asnje formacion me shqiptare,por i kishin shpermdare QELLIMISHT ne perberje te BRIGADAVE MAQEDONASE!!!
      Kjo behej me qellim,qe te mos NJIHEJ E DREJTA E SHQIPTAREVE SI PJESMARRES NE LUFTE,SI FITUES,POR EDHE TE MOS FITONIN TE DREJTEN E VETVENDOSJES!!!
      Me ndihmen e PARTIZANEVE SHQIPTARE DHE PKSH-se,u krijuan menjehere BRIGADAT E PARA PARTIZANE ME PARTIZANE DHE DREJTUES KOSOVARE,aq sa ne diten e CLIRIMIT TE ish Jugosllavise ata numeronin rreth 70 mije PARTIZANE!!!A nuk e quan NDIHME kete ti,o HORR SERB???
      Per CLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NE ish Jugosllavi dhane jeten e tyre 650 BIJ E BIJA HEROIKE TE FORMACIONEVE PARTIZANE duke e kalitur me gjak LUFTEN E PERBASHKET!!!
      Dikur babaim ,i ndjere ,PARTIZAN I BRIGADES 22 SULMUESE ,qe luftoi mbi 12 muaj per CLIRIMINE TROJEVE SHQIPTARE,tregonte se
      – ARMIQTE ME TE RREZIKSHEM ATEHERE ISHIN CETNIKET( koleget e ballisteve tane),qe bashkepunonin me gjermanet!!!
      SHPIFJET E ARMIQVE TE SHQIPERISE SE PARTIZANET SHQIPTARE TE ENVER HOXHES LUFTUAN NE KOSOVE PER INTERESAT jugosllave,nuk kane asnje fakt e baze,vec URREJTJES ANTI SHQIPTARE!!!
      – E kishte te drejte ENVER HOXHA,qe KELYSHET E FASHIOS i dergji BURGJEVE DHE U DHA PLIMBIN BALLIT!!
      Edhe sot,pas 23 vjet KAPITALIZEM,keta HORRA kane ngelur po aq ANTI SHQIPTARE si atehere!!!
      MALLKUAR QOFSHI!!!
      HALLALL PLUMBI I ENVERIT!!!

      Reply to this comment
      • Koz Dynjaja August 24, 22:18

        E lexova me vonese ! per dijeni rrjedh nga nje familje antifashiste qe me 7 Prill 1939. kam hero popullit ne mbiemer tim. por vetem antifashiste dhe aspak familje komuniste. aspak familje balliste , tani e kupton dallimin.? Nuk me tregove se si perfunduan pjesetaret e cetes pas lufte? Mburru sa te duash por Enver Hoxha ka vrare e burgosur komuniste me shume se cdo antikomunist , per kete motiv meriton edhe monument!!!!!????? tung feniks qe del nga hiri yt…..

        Reply to this comment
  3. AP August 24, 13:57

    Respekt dhe admirimin me te thelle per trimat e Vranishtit! Te gjithe luftetaret e cetes”Sali Vranishti” jane heronj por,heronj mbi heronjte eshte populli i thjeshte fukara-prapavija e sigurt, e pamposhtur e asaj Lufte te Lavdishme.
    Une nuk jam nga Vranishti,jam nga nje fshat tjeter qe i dha Luftes, si Vranishti,shume gjak e sakrifica,prandaje vranishqote une i quaj-vellezerit e mij te Luftes!
    Lavdi heronjve!Poshte tradhetaret!

    Reply to this comment
  4. Telo. August 24, 17:22

    Arben te pershendes miku im per shkrimin e bere ne ngjarje dhe fakte reale.Lum ata qe i kujtojne martiret e lufte Nacional – Clirimtare.Mjere dhe turpe per ata qe i harrojne.Erdhen kohe te tjera miku im, tentojne te baltosin luften gjigande te bere nga eterit tane por nuk do te mundin se ai breze ka lene pasardhes te denje qe do ti respektoj per sakrificen e bere gjate luftes se eger kunder fashizmit Italian dhe nazizmit gjerman.Lavdi luftetareve te Cetes “Sali Vranishti” Gezuar festen e 7O vjetorit te Cetes.

    Reply to this comment
  5. Arben August 29, 17:21

    Pak rreshta per Kozin. Une trajtoj ne shkrim rrugen luftarake te nje formacioni partizan dhe nuk merrem aspak me regjimin komunist. Meqenese ti Kozi ke merak fatin e komandes te kesaj cete pas lufte, po ta shuaj kureshtjen: komandanti dhe komisari kane qene kolonele ne strukturat e Sigurise Kombetare, te shkolluar ne Moske, burra te nderuar gjithe jeten e tyre. Kurse zv/ komandanti dhe zv/ komisari jane Deshmore te Atdheut. Njekohesisht zv/ komandanti i cetes dhe me pas komandant batalioni ne Brigaden e Peste, Hysen Cino, mban titullin “Hero i Popullit”. Besoj z. Kozi se nuk ke dyshime per keto qe konfirmova. Ne vitet e demokracise, ne perballjet politike ka dhe do kete vazhdimisht rrotacion midis fitimtareve dhe humbesve, kurse sa u perket partizaneve, ata jane fitimtare te perjetshem, se groposen mortajen me te zeze qe kish pare njerzimi, prandaj s’ka bir nene dhe zog kurve qe t’ju heq atyre kuroren e lavdise nga koka. tung

    Reply to this comment
  6. Bedri September 2, 20:41

    Ne shqiperi ka patur luft partizane ka patur vetem civile luft per pushtet, terrorist komuniste vetem grabiten vrane dogjen shtepit kundershtarve. Ngriten kampe internim burgje ne shume rrethe te shqiperis perfundimisht rrethuan me tel me xhemba te gjith burgun e madh te quajtur shqiperi

    Reply to this comment
  7. arben September 3, 14:56

    Z.Bedri. Si mund te kete lufte civile kur vendi eshte i okupuar nga pushtues te huaj?!!

    Reply to this comment
  8. Arben October 9, 16:12

    edhe nje pyetje per Kozin: Ne prononcimin tend me siper, thua midis te tjerave se ne familjen qe i perket ke edhe nje Hero te Popullit. Kush eshte konkretisht ky, se me mbiemrin Dynjaja nuk figuron asnje Hero i Popullit?!!!!!

    Reply to this comment
  9. Dori April 15, 20:22

    Bravo Beni, te lumte dora. Te pershendes e te perqafoj fort. Dori (nipi Feimit). 🙂

    P.s. Pse nuk e shkruan dhe ne wikipedia sq. nqs do te ndihmoj un ta postosh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

SONDAZH

NËSE NË TIRANË KANDIDATI PS + RILINDJE, ERION VELIAJ DO TË KISHTE PËRBALLË SI KANDIDAT TË PD, LULZIM BASHËN, PËR KË DO TË VOTONIT:

Shiko rezultatin