Për spanjollët, Berisha është ende kryetar i PD

March 13, 2015 15:50

Për spanjollët, Berisha është ende kryetar i PD

Edhe për mediat ndërkombëtare është e vështirë që të dallojnë se cili është Kryetari i PD-së.

Një agjenci lajmesh spanjolle, e cila merret edhe me lajmet ndërkombëtare, e ka cilësuar Sali Berishës si liderin e Partisë Demokratike, duke anashkaluar Bashën.

Duke postuar një foto të Bashës dhe të Berishës të realizuar nga fotoreporteri Armando Babani, agjencia spanjolle ka anashkaluar tërësisht Bashën, ndonëse ishte ky i fundit që foli në protestë.

“Lideri i Partisë Demokratike të opozitës (PD), Sali Berisha merr pjesë në një protestë kundër qeverisë në Tiranë, Shqipëri, 12 mars, 2015. Mijëra njerëz morën pjesë në një protestë në të cilën ata kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pasi dy deputetë e denoncuan atë për gjoja komplot në vrasjen e tyre”, thuhet në shkrimin e agjencisë spanjolle të lajmeve.

111

 

 

March 13, 2015 15:50
Komento

1 Koment

  1. Mark uk March 13, 20:24

    Nuk ka asgja per tu habitur.Vendet Arabe ala mendojn se Tito asht gjalle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*