Një urim për ata që detyrohen të thonë gënjeshtra për dashurinë

September 4, 2018 14:15

Një urim për ata që detyrohen të thonë gënjeshtra për dashurinë

Një video e vitit 1965 tregon këngëtarin e njohur Adriano Çelentano asokohe një djalosh i ri, gjatë xhirimeve të filmit “Italianët, këta njerëz të mirë”, të regjisorit De Santis.

Në atë kohë, Adriano, edhe pse e fitoi kinoprovën, nuk interpretoi në film, sepse sapo ishte martuar dhe nuk dëshironte të largohej nga Klaudia Mori.

Në video shfaqet Adriano me një mollë në dorë, që flet pas çdo kafshate: “Skenari më pëlqen, e shoh veten në këtë film, sepse është dramatik dhe në të njëjtën kohë komik”.

Por pasi u njoftua nga regjisori për rolin, Adriano u përgjigj se nuk mund të shkonte në vende me lartësi mbi 800 metër sepse kjo i bënte keq gruas së tij.

“Pse e merrni gjithandej me vete bashkëshorten?”, i thotë De Santis.

“Sepse pa mua ajo ka frikë. Trembet, shikon elefenatë. Ndërsa kur më sheh mua, sheh një përbindësh, por thotë se ka frikë më pak se nga të gjitha kafshët e tjera”, thotë Çelentano, i cili kishte një vit që ishte martuar me Klaudian.

Mesazhi në blog përmbyllet kështu:

“Një urim për të gjithë ata që për dashurinë, shpesh detyrohen të thonë gënjeshtra dhe një urim akoma më të madh për ata që nuk i thonë”.

n.s. / dita

September 4, 2018 14:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*