Për ata që mallkuan dhe heroizuan Agim Hushin

August 6, 2017 13:43

Për ata që mallkuan dhe heroizuan Agim Hushin

 

Nga Astrit Patozi

Agim Hushin e njoh që kur isha fëmijë, ndaj nuk dua të flas për të, se do të më konsiderohej konflikt interesi. Por më ka bërë përshtypje histeria kundër tij, pas lamtumirës së tenorit të shquar, i cili shpalli publikisht zhgënjimin total nga njerëzit që na qeverisin.

Natyrisht, në reagimin e Agim Hushit ka doza të forta patetizmi, por ai, në fund të fundit, është i sinqertë.

Ndaj e kam të vështirë për ta pranuar këtë agresivitet të pazakontë, me të cilin u përcoll largimi i tij nga Shqipëria. E cila me shumë gjasa, nuk ka për të qenë përfundimtare, pasi zakonisht njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.

Por me aq sa kuptoj, si ata qe derdhën atë duf urrejtjeje, edhe të tjerët që gati na e paraqitën si martir të vuajtjeve të kombit, janë më të ekzagjeruar se postimi i çiltër i Agim Hushit.

Të parët, janë ata që e shohin atdheun me ngjyra të forta dhe të ndezura, ata që nuk pranojnë t’ua shash, cilado qoftë arsyeja. Edhe Agimi, në fakt nuk e shau, por ata e kanë të lidhur edhe flamurin, edhe himnin, edhe historinë, edhe Rilindjen (atë të Naim Frashërit, jo këtë shakanë e Edi Ramës), madje edhe kombëtaren e futbollit me emrin e njeriut që na udhëheq. I cili sipas tyre, nuk mund te mos na bëjë krenarë dhe nuk mund të drejtojë një atdhe të keq. Dhe për pasojë nuk të falin kurrë po i dole kundër adhurimit të tyre.

Të dytët e shohin, Shqipërinë vetëm bardhë e zi, dhe nëse dikush thotë se është velur apo neveritur nga atdheu, do të thotë se automatikisht shkaktar është vetëm kryeministri. Duke harruar, që përpara se të merrte vendimin e vet historik, Agim Hushi kishte dalë nga “çadra e lirisë”, të cilën edhe vetë projektuesit e saj nuk e përmendin më si një epope të lavdishme. Për të mos thënë pastaj, se çfarë i kanë parë sytë Agimit më 22 korrik, edhe nëse nuk ka qenë fare në Shqipëri, se fama e farsës së Lulzim Bashës i kapërceu disa fish kufinjtë e atdheut.

Në fakt, gjesti dëshpërues i Agimit, sipas meje, i përfshin të dyja, ndaj edhe përfundimi ka qenë ekstrem. Ikje masive ka vetëm atëherë kur mungon shpresa dhe atë nuk e ka vetëm në dorë vetëm pushteti, por po aq edhe opozita. Ndaj askush nuk duhet të çuditet e aq më pak të hidhet përpjetë, pavarësisht se mënyra e interpretimit të artistit ha shumë debat. Është e njëjta lodhje që ka kapluar qindra e mijëra shqiptarë, të cilët njësoj si sirianët, po dynden në sportelet e azilkërkimit në Europë. Të cilët njësoj si Agimi, nuk kanë asgjë me atdheun e tyre, por që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin me ata që na qeverisin.

Ndaj lëreni në hallin e vet Agimin t’i përjetojë i qetë emocionet e tij, qofshin këto edhe të papërmbajtura. Tek e fundit, edhe po ta teprojë pak dhimbja e artistit nuk i sjell ndonjë dëm atdheut. Kurse këta që kanë mërzitur Agimin po i bëjnë gjëmën çdo ditë e më shumë Shqipërisë, duke e bërë të krahasueshme me Sirinë, edhe pse këtu nuk ka pasur luftë civile.

August 6, 2017 13:43
Komento

19 Komente

  1. ??? August 6, 14:05

    Patozi akoma me idiot se ky Hushi qe i vjen turp qe eshte Shqiptar. Po si o njeri reagimi i Hushit qenka edhe patetik edhe i sinqerte? Gjynah ku ka perfunduar Shqiperia me keta provincial qe mendojne katunarizimi eshte zhvillim demokratik.

    Reply to this comment
  2. Besniku August 6, 14:50

    Populli I dha votbesim te plote ,asaj qe ti, shterp idesh, e quan “shaka e Edi Rames”.
    Sado te mundoheni, ju do mbeteni lakej, se nuk keni forcen, pale kulturen ,per te udhehequr nj vend.
    Ju deri tani si sherbetor I denje, keni mbeshtetur fuqimisht dhe keni fituar nga mashtrimet, korrupsioni dhe krimet e partise suaj. Dhe ke goje e filozon, si gjeli maje plehut.

    Reply to this comment
    • ELIOT August 8, 21:17

      or BESNIK NA I MBUSHE MENDJEN … SA NAIVE JE MORE BESNIK OSE JE BUDALLAH ….. AGIMI KA TE DREJTE .NUK JETOJ EN SHQIPERI VIJE PER PUSHIME SHYQUR ZOTIT .. POR KUR SHIKOJ RAMEN BERISHEN BASHEN METEN NANON SI JANE BERE …. ME VJEN KEQ PER SHQIPTARET JANE KORRUPSIONI DHE E BENE VENDIN NDERTIME PALLATE DHE ASNJE SE MERR PERGJEGJESINE …POR POPULLI JETON ME PLUHURA DHE RROGAT JANE ME TE ULETA NE EUROPE … ..MZIU DHE GJIKA NE EUROPE ME KOHE DO TE ISHIN NE BURG ..POR NE SHQIPERI RAMA BEN SI NAIVE .. BERISHA NA E BERi VENDIN ME KEQ SE MONGOLIA … DHE BASHA AS JA VLEN TE FLASESH … DHE JU BENI MIRE TE MBANI ANEN E POPULLIT DHE JO TE KORRUPSIONIT … SE NE SHQIPERI KA VENDE PER QE POPULLI TE JETOJNE ME MIRE .. SHUME ME MIRE POR QEVERIA SBEN GJE SE E KANE MENDJE PER VETEN E VET … DHE PER ARTIN PER KULTUREN SBEJNE GJE ..KUR I SHEH SPORTISTET SI JETOJNE ??????? E KUPTON GJITHSHKA …. KAM CHANC SE PO TE ISHA NE SHQIPERI DO TE VRISJA VETEN ME 4 TE KORRUPTUARIT … HA HA HA POPULLI I DHA VOTEN KUJT .. I BLEU DHE SE BASHA ESHTE NJE COPE IDIOTI …PRANDAJ MJAFT ME PERRALLA …..

      Reply to this comment
  3. Ce guevara August 6, 14:58

    Ik o pleher e shekullit.o i kalbur.ben moral ti i paditur.po ne 97 cfare ishte lufte me serbin italianet gjermanet apo civile njeri me tjetrin.o te vdekshin femijet dhe fara jote prej ijnoranti.po kush e coji deri ne lufte civile kete popull bageti.ju te partis se babit sali o ju ….ropt.o fare e qelbur.ti je koke e kembe i kriminalisuar dhe na shkruan peralla.nuk ja vlen te meresh me njerez si ti po sedra nuk me le pa te kthyer pergjigje o majmun.me fal se ofendova dhe majmunin.po ke te drejt te flasesh se si eshte populli ashtu i don edhe politikanet.tani me gjithe respektin qe kam per ty,te uroj te vesh ne p….te motres bashke me ca te mban pragu i shpise.

    Reply to this comment
  4. doni August 6, 14:59

    O Gimo, paske hallin e Lulit ti??
    O AGIM TE KAM DHJ..E STE
    KUPTOVA ASNJEHERE!

    Reply to this comment
  5. Ce guevara August 6, 15:00

    Ik o pleher e shekullit.o i kalbur.ben moral ti i paditur.po ne 97 cfare ishte lufte me serbin italianet gjermanet apo civile njeri me tjetrin.o te vdekshin femijet dhe fara jote prej ijnoranti.po kush e coji deri ne lufte civile kete popull bageti.ju te partis se babit sali o ju ….ropt.o fare e qelbur.ti je koke e kembe i kriminalisuar dhe na shkruan peralla.nuk ja vlen te meresh me njerez si ti po sedra nuk me le pa te kthyer pergjigje o majmun.me fal se ofendova dhe majmunin.po ke te drejt te flasesh se si eshte populli ashtu i don edhe politikanet.tani me gjithe respektin qe kam per ty,te uroj te vesh ne p….te motres bashke me ca te mban pragu i shpise.

    Reply to this comment
  6. Boston August 6, 15:16

    Si gjithmone Patozi i pavertete ne artikujt e tij, do te beje politike bile dhe ne kuriz te Atdheut.
    Po ore dallkauk Atdheun kure nuk duhet mohuar dhe populli shqiptar kurre nuk duhet perbuzur. Njrezit e vegjel ne shpirt veprojne si HUSHI me kompani.
    Jam I sigurte qe mallkimi I Atdheut do ndjeke kudo kete artist te pavlere.

    Reply to this comment
  7. Tz August 6, 16:52

    ky duhet me perpara te rregulloje nockat te beje pak plastik se me te shemtuar se ky ne politik nuk ka dhe kampjon eshte pd
    .o shqiptaret e shkrete ne doren e kujt jane!!!!

    Reply to this comment
  8. andromeda August 6, 18:31

    Ju kavajsit qenkeni njëlloj tuafë, injorantë, sumëdredhës,…

    Reply to this comment
  9. DIBRANI August 6, 18:35

    …… , prandaj lereni te peshtyje e perbaltij atdheun e tij te mohuar Agim (kau)shin ! Ai , nuk eshte vetem . Ka edhe shoket e tij te feminise , qe pershtypjet e asaj moshe , i vene mbi atdheun e interesat mbare kombetare , si ky ufua i koheve te fundit A.Patozi) , i ardhur kushdi nga c`planet !
    Me shkrimet e z.Patozi njerezit ketu zbaviten , si me nje klloun cirku !

    Reply to this comment
  10. Marrezite shqiptare August 6, 18:59

    Zoteri, te lumte per kete shkrim se besoj i ka sjelle trute ne vend shqiptareve te helmatisur keq nga politika. Cdo shqiptar qeve do shqiperine nuk do ta duronte sevsibeshte masakruar vendi i tij! Lamtumira e Agim Hushit eshte nje ftese publike thirramendjeje per te gjithe shqiptaret e cmendur, qe vetem se sheshin Skenderbej e ka bere e majta, ate shesh makaber, thoshin qe eshte i bukur se duket naten bukur, se behen komcerte, se po te hipesh ne maje je qytetar i barabarte, etj etj dokrra si keto. Ne jemi katabdisur keq e mos me keq me kete mendesi. Nuk ka perendi qe na rregullon se trute nuk ti rregullon perendia por shkolla, kultura, jo fshatunaria nga Librazhdi qe eshte ne krye te Tiranes, tani i jane versulur si hiena nje njeriu qe e nderon bota, pse? Sepse tha te verteten!

    Reply to this comment
  11. Shoku August 6, 19:00

    Agim Hushi, mos e kthe koken mbrapa! Me gomere te tille nuk do te behet ndonjehere Shqiperia.

    Reply to this comment
  12. vera e nxehte August 6, 20:35

    Po pse , o astriti me pika te zeza , une ja shkaktoj dhimbjen atdheut apo ti? More, po s’u bete nje here te vetme njerez, ç’jane keto fjale e shprehje qe thua? U plasi ca shqiptareve se iku nga syte kembet Agim Hushi, po ne dreq te veje, ai pse e publikoi? Prandaj degjoni dhe zerin e atyre qe nuk u behet vone per Agimin apo per ty, por jo per vendin se ate e kemi bashke sido qe eshte apo si e ke bere ti Astri me Saliun.Kujt i ka ngele aq merak Agimi, le ti shkoje prapa. Na kane dale dordolecat sot e na perrallisin.

    Reply to this comment
  13. Jimi August 6, 20:49

    Tapoz! qoftelargu yte kishte qejf dhe e permendete shpesh here: Kur flet sovrani gjithe te tjeret duhet te heshtin!
    Po ju c’mut doni qe po na cani trapin Rama, Rama, Rama nuk e mori pushtetin me grusht shteti sic deshi ta merrte qoftelargu yte ne 98-en. Ate e “detyruan” 1 milion vota qe ta rimerrte ate, madje pa ju qelbesirat qe per kaqe vite vrate e prete, vodhet sa deshet dhe nuk ju ka hyre gjemb ne kemb. Tani ju me ke e kjeni me Ramen qe e “detyruan ” ta qeverise kete vend, apo e keni me sovranin qe ju shporri nga pushteti me saze?
    Ju jeni kaqe te pafytyre sa as skuqeni e as zverdheni per gjithe keto gjema qe i keni “dhuruar” ketij populli! Fare e keqe

    Reply to this comment
  14. Kodi i heshtjes... August 6, 21:15

    U tha qe s’ka patur lufte civile ne Shqiperi, apo me bene veshet…?

    Po ’97-ta c’ishte? Mos ishte gje aheng ne gerneta salisjane qe “gabimisht” na ngjasonin si kalashnikove, apo mos ishte lufte kundershtaresh politike, te cilet godisnin njeri-tjetrin me topa lecke?

    Lufta Civile s’behet medoemos me ushtare te armatosur si ne Siri. Ka vertet luftera civile si ajo qe po ndodh atje, por ka dhe luftëra te tjera, qe ne fakt s’para bien dhe aq shume ne sy, por qe per nga numri i madh i viktimave, paniku, traumat dhe pasojat qe shkaktojne tek qytetaret mund te konsiderohen gjithashtu pak a shume te tilla.

    Arben Duka para sy ditesh e pati qendisur nje poezi apostafat per gjithe ata mijera qytetare shqiptare qe jane ndare e po vazhdojne te ndahen nga jeta, thjesht per hasmerira, aksidente drogmenesh, vrasje banale te llojit “pse me pe shtremeber”, etj.

    Per cfare flasin statistikat? Ku jane studimet e eksperteve dhe analizat permbledhese shumevjecare te kriminalistikes? Pse vazhdon te luhet kodi i heshtjes? Kush i frigohet se vertetes?

    Ne vende si Siria, para luftes civile qytetaret e Alepos nuk e vrisnin njeri-tjetrin si zogj pule thjesht per nje cope gardh, apo rrjedhe uji…

    Lexoni pak dhe deklaraten e fundit te Luçiano Boçit, ku bente te ditur se Elbasani po qelbet nga era e një kufome të dekompozuar…

    Hapni syte o elitare “demokrate”, dhe mos beni sikur jeni engjej te paditur.

    Reply to this comment
  15. Arber Iliri August 6, 21:34

    O Patozi po edhe ti ke emocione shume apo si, se as e din fare s’e c’do te thote SIri.Shko shikoje nje here Sirine pastaj krahasoje me Shqiperuine.Edhe ti je pjese e atyre qe e bene aAgimin te jete kaq i deshperuar, dakort, mos u hiq si shenjt.

    Reply to this comment
  16. toni August 6, 22:43

    Kjo foto flet sa per 100 artikuj ne gazete,ka dashur te thote se nese fitonte republika e Bashes nuk do ikja nga Shqiperia.

    Reply to this comment
  17. Anarko-Sindikalisti August 7, 08:52

    Po kujt i plasi per Agimin, derisa atij s’i plas per Shqiperine. Iku per te bere ca leke me shume nga kinezet e japonezet qe kane pushtuar Australine, por gjithsesi marrin vesh me pak nga muzika klasike, jo vetem nga europianet por dhe vete shqiptaret. T’i kthehet ne bumerang perçmimi, pikerisht ne vendin nga ka dale ky lloj instrumenti. Per Patozin …? kot qe merreni!

    Reply to this comment
  18. Arber August 7, 09:40

    Shume shqiptare jetojne ne USA, vend i cili u duk sikur theu ligjet e fizikes kur dergoi per here te pare njeriun ne Hene, jetojne edhe ne vende te tjera te begata, sigurisht jetojne edhe ne australi por jane jashtezakonisht te rralla rastet kur nje njeri shprehet deri publikisht ne te tilla forma kunder vendit te tij, ok lamtumire, por nje lamtumire e tille plot jarge ketij majmuni (qenka majmun qe ne paraqitje..), verteton qarte edhe nje here se cfare demesh i ka sjelle sistemi i kaluar Shqiperise

    E pamundur qe nën diktature te mos krijoheshin edhe monstra te tilla, sepse te rritur ne kushte fare modeste ekonomike dhe shpirterore te asaj kohe, sidomos kur kane qene njerez fare pa taban dhe dinjitet si rasti konkret, te rritur dhe te formuar ne babezi te plote, patjeter qe ndeshen keto fenomene..

    Prandaj mos e gjykoni kaq rende, mundohuni ta kuptoni edhe kete lloj kategorie, qe te shtyre edhe nga folklorizmi politik as qe jane ne gjendje te perceptojne se cfare banaliteti jane, dicka mjaft e gezueshme qe ikje te tilla vetem e pastrojne Shqiperine

    A nuk eshte rasti ne fjale nje arsye me shume per te urryer diktaturen????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*