Për Bankersin, 2.5 miliardë dollarë naftë shqiptare dhe Qeveritë

LETËR KRYEREDAKTORIT September 1, 2016 19:01

Për Bankersin, 2.5 miliardë dollarë naftë shqiptare dhe Qeveritë

I nderuar Z.Thano

Duke ju falenderuar për botimin e artikullit tim “Koncesionet dhe shoqëria civile” dt. 10.5.20016, po ju dërgoj disa të dhëna mbi marrëveshjet hidrokarbure, që mori spunto nga anoncimi i Bankers më 29 gusht se raporti auditues i palës së tretë për detyrimet e vitit 2011, penalizoi qeverine tonë.

Eshtë një problem që ka 10 vite që kompanitë që morën statusin e kompanisë së naftës vetem se u licensuan tek ne (ndryshe nuk do ti kish njohur askush), po e bluajne shtetin tone ne cdo aspekt.

E njoh shumë mirë problemin dhe keto jane shqetesime te të gjithë kolegëve të mi, që krijuan këtë pasuri duke mos marrë shpërblimin e merituar.

Me respekt të veçantë, Vlash Laçka*

 

******

Përse devijojnë marrëveshjet tona hidrokarbure prej thelbit të tyre

Deri tani nga nëntoka e vendit tonë janë nxjerrë në total rreth 60 milion ton naftë, por gjatë 10 viteve të fundit, vetëm nga kompanitë që janë të licensuara (për 25 + 5 vjet) për të zhvilluar dhe prodhuar këto rezerva nga vendurimet ekzistuese, janë nxjerrë dhe tregtuar rreth 7.5 milion tonë naftë bruto, që kanë gjeneruar mbi 2.5 miliardë USD të ardhura. Por shteti ynë sa ka  gjeneruar prej tyre të ardhura të mjaftueshme që të kompensojnë vendin për vlerën e pasurisë së shteruar?!

 

Më datën 29 gusht, nga Calgary e Kanadasë, Bankers Petroleum anonçoi se raporti auditues i palës së tretë për detyrimet e vitit 2011, ka vendosur në favor të Bankers dhe tatimet duhet të kthejnë shumën prej 37 milionë USD që shteti ka marrë deri tani. Në raste të tilla (që me siguri do të përflitet edhe në këtë rast) ca që hiqen si të mençur do të thonë frazën: “E kemi thënë që kot hahemi me të huajt, sa për të paguar edhe paratë e gjyqit”.

Për ta kuptuar se pse po dështojmë, është mirë t’i referohemi Prof. Thomas W. Wälde (në vitin 1990 – Këshilltar ndër-rajonal për Legjislacionin e Zhvillimeve minerare, burimet natyrore dhe Energjinë në OKB) – i ardhur nëpërmjet Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë – i cili bëri përzgjedhjen dhe formulimin e marrëveshjeve hidrokarbure (MH) e të legjislacionit përkatës për vendin tonë. (Kam patur rastin ta njoh dhe të jem pjesë e procesit në atë kohë).

Ishte personaliteti më autoritar në botë në këtë fushë. Insistimi i tij i përsëritur vazhdimisht ishte krijimi i njësisë së varur drejpërdrejt nga ministri, shumë e kualifikuar për të mbuluar aspektet teknike (me specialistë të mirëfilltë gjeologë e sizmikë nafte dhe teknologë të zhvillimit të vendburimeve, ku ai vlerësonte aftësinë profesionale të specialistëve tanë) dhe ato financiare e juridike të specializuar për MH-të, që mungonin tek ne. Ndërsa ajo që të binte në sy ishte porosia që, jo vetëm të tërhiqeshin kompani nafte të mirëfillta me background në këtë fushë, por të ngulitej në kokat tona se nuk ka kompani “të ndershme”. Madje solli edhe shembuj nga vetja për auditimin që kish bërë në Argjentinë në atë kohë.

Shqetësimi për problemin në fjalë zë fill qysh në vitin 2006 me miratimin e Planit të Zhvillimit (PoD) të vb. të naftës Patos-Marinëz, mbi bazën e të cilit u licensua Bankers për zhvillimin dhe prodhimin e naftës për një periudhë 25+ 5 vjeçare dhe ku fillojnë problemet e efektivitetit dhe monitorimit të kësaj Marrëveshjeje, por edhe të marrëveshjeve të tjera që pasuan ato.

Deri tani nga nëntoka e vendit tonë janë nxjerrë në total rreth 60 milion ton naftë, por gjatë 10 viteve të fundit, vetëm nga kompanitë që janë të licensuara (për 25 + 5 vjet) për të zhvilluar dhe prodhuar këto rezerva nga vendurimet ekzistuese, janë nxjerrë dhe tregtuar rreth 7.5 milion tonë naftë bruto, që kanë gjeneruar mbi 2.5 miliardë USD të ardhura. Por shteti ynë sa ka  gjeneruar prej tyre të ardhura të mjaftueshme që të kompensojnë vendin për vlerën e pasurisë së shteruar?!

Po rendis ato aspekte thelbësore ku kompanitë e licensuara në PSA-të (ose PSC–të) për zhvillimin e vendburimeve tona ekzistuese kanë penalizuar shtetin tonë.

Së pari, asnjëherë tek ne njësia që menaxhon marrëveshjet hidrokarbure nuk arriti të kompletohet me ekspertizën e duhur, sidomos për aspektet fiskale e juridike specifikisht për MH-të, as pati ndonjë fuqizim (as edhe me specialistë të fushave teknike) këto 10 vitet e fundit për marrëveshjet e lidhura për ri-zhvillimin e vendburimeve ekzistuese. Për më tepër që edhe Komitetin Këshillimor që shqyrton e miraton Programet dhe Buxhetet vjetore sipas Planit të Zhvillimit (PoD) e kryeson kompania. Në PSA-të në botë, qeveria kontrollon aktivitetet e kompanisë, vendimmarrjet e saj dhe shtetet e tjerë kanë Komitet të Menaxhimit të tyre që kryesohet nga përfaqësuesi i qeverisë. Prandaj mënyra se si janë licensuar kompanitë në këto MH dhe si janë monitoruar ato, është në fakt një dështim i paralajmëruar. Pandaj ndodhi edhe kjo përmbysje e ankesës së qeverisë.

Efektiviteti i një PSA-je varet se sa qeveria i njeh kostot e kompanisë për nxjerrjen e naftës, pasi mekanizmi i mbulimit të kostos rrit stimulin e firmës për të mbiçmuar kostot e saj. Nga kjo gjë në praktikën e PSA-ve (që përbëjnë gjysmën e marrëveshjeve të naftës në botë) është vërtetuar se për një çmim dhe efektivitet të caktuar, në qoftë se qeveria nuk i di kostot e operacioneve hidrokarbure të firmës, ajo mund të kapë vetëm një të katërtën e naftës fitim që i takon. Kjo ndodh për shkak të asimetrisë së informacionit. Madje rekomandohet që, kur informacioni asimetrik është i lartë, qeveria duhet të përjashtojë firmat joefikase. Dhe kjo thuhet për vendet që kanë struktura miratimi, vlerësimi dhe monitorimi tepër të specializuara dhe me kompetencën e duhur të vendimmarrjes për marrëveshjet hidrokarbure, të tipit me ndarje prodhimi (PSA). Po tek ne që nuk i afrohemi nivelit të tyre, çfarë ndodh?! Për ne bëhet fjalë për qindra milion USD.

Një element i dyshimtë është fakti që ndryshe nga tipi i marrëveshjes PSA të miratuar, Bankers dhe kompanitë e tjera deklarojnë se kanë marrëveshje të tipit të konçesionit (“Bankers Petroleum renegotiated and signed a concession agreement” -Corporate Presentation April 2016). Thelbi i Marrëveshjes me Ndarje Prodhimi (PSA), është se pronësia dhe kontrolli i burimeve kombëtare janë të drejta të shtetit, në dallim thelbësor nga Konçesioni që i jep kompanisë të drejtën e pronësisë mbi burimet (rezervat). Prandaj rezervat e naftës si pronë e shtetit shqiptar nuk mund të kuotohen në Bursë nga kompanitë me marrëveshje të tipit PSA.

Mundet të ketë ndikuar edhe kjo që, këto kompani me bilanc asnjëherë pozitiv dalin me vlerë aksionesh të dyfishuar (sikurse i shiti Bankers tek kompania kineze apo edhe shitjet e kompanive të tjera). Si një subjekt për qëllime të veçanta, kompania e “Projektit” nuk ka asete të tjera përveç “Projektit” (d.m.th. Planit të Zhvillimit). Të lejosh kontraktorin të manipulojë me ABC-në e tipeve të marrëveshjeve hidrokarbure, të cilët diferencohen si sisteme fiskale më vete, është e palejueshme. Nga kjo del se qeveritë tona i kanë lënë kompanive hapësirë për t’iu shmangur regjimit fiskal që dallon PSA- nga Koncesioni.

Në një farë mase, me mungesën e monitorimit të specializuar për auditimin e kompanive dhe me favorizimin e tyre nga Dekreti i Presidentit Nr.782, datë 22.2.1994 (dhe i ndryshuar), për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kontraktuesi dhe nënkontraktuesit e tyre përjashtohen nga detyrimet doganore për pajisjet, makineritë, materialet etj, përfshirë dhe karburantet), këto kompani kanë patur rrugën e hapur të lundrojnë në fitimet e tyre. Realisht  shteti thuajse nuk ka fituar gjë nga “vlera” e tregut e rezervave të naftës e gazit, që kanë shfrytëzuar e shitur kompanitë, përveç disa taksave të cunguara, sikurse nga kompanitë që prodhojnë me lëndën e parë të  tyre.

Problemi thelbësor në PSA-të janë rezervat që i jep kontraktorit (kompanisë) të përdorë (kompania ligjërisht vepron vetëm si kontraktor).

Tek ne ka një mish-mash në referimin e vlerave dhe sistemeve të klasifikimit të rezervave të naftës e gazit, ndërsa për resurset (rezervat perspektive) as që bëhet fjalë.

Përveç se vendi ka nevojë për një pamje të vërtetë të rezervave, edhe investitorët dhe bankierët globalë kërkojnë të përdorin të dhënat më të mira për të krahasuar mundësitë e investimeve dhe projekteve të financimit. Kjo kërkesë është themelore për një vend prodhues të naftës.

Nuk gjen një bilanc të saktë as edhe në Raportimet zyrtare të Extractive Industries Transparency Initiative in Albania (Iniciativa e Transparencës së Industrive Nxjerrëse në Shqipëri, Raporti 2013 dhe 2014 -December 2015”, etj.), pasi bilanci i dhënë aty është i deformuar në sensin e zvogëlimit të vlerave reale, sheh raportime krejt të ndryshme prej strukturave shtetërore e publike (përfshirë INSTAT) krahasuar me ato të kompanive (më saktë nga Bankers, se të tjerat nuk raportojnë!!!).

Çfarë kuptimi ka sanksionimi me ligj, përfshi dhe Ligjin Themelor, se rezervat e naftës dhe gazit janë pasuri kombëtare, ndërsa nga ana tjetër asnjë qeveri nuk ka marrë mundimin të saktësojë vlerën e vërtetë të këtyre rezervave të certifikuara nga ekspertë të kualifikuar sipas standarteve të mirëpranuara në botë? Për 10-11 vite qeveritë kanë bërë sehir për dinamikën e bilancit të rezervave të naftës e gazit. Kjo nuk është serioze për një shtet që ka afro 100 vjet që ka zbuluar dhe zhvillon industrinë e naftës dhe gazit

Rezerva nafte që mund të nxirren nga nëntoka e vendburimeve ekzistuese me teknologjinë e sotme dhe brenda leverdisë ekonomike, janë jo më shumë se dyfishi i sasisë së nxjerrë këto 10 vitet e fundit. Nuk dihet se kur do t’u vijë radha atyre burimeve që mbeten në nëntokë të fjetura, pasi duhet të zbulohet e zhvillohet një teknologji më e avancuar që mund t’i nxjerrë ato  ekonomikisht me leverdi, të cilën sot nuk e dimë.

 

******

*Kontribuues 42 vjet me studime në sektor, k/gjeolog në Dr. Përgj.N. Patos, në Komitetin e Shkencës dhe Teknologjisë, drejtues i sek. politikave të zhvillimit të hidrokarbureve në Ministrinë Energjetikës & Industrisë, etj. Sot në pension.

 

LETËR KRYEREDAKTORIT September 1, 2016 19:01
Komento

13 Komente

  1. bex September 1, 19:23

    Respekte Vlashi

    Reply to this comment
  2. Arben September 1, 20:40

    BESUA E MORI ARMON ME BEKIMIN E RAMES.

    CUDITERISHT, NE TE NJEJTEN KOHE EDHE BANKERS VENDOS SE 60% TE NAFTES BRUTO DO TJA SHESE ARMOS.

    (PER INFORMACION TE INJORANTEVE QE NUK E DINE, BANKERS I KA SHITUR EDHE ME PARE ARMOS NAFTE, POR MARREDHENIA U PRISH SEPSE ARMO NUK PAGUANTE PARATE, E SI MUND TE PAGUASH DETYRIMET KUR KE NJE TABORRE KRIMINELASH ME PUSHTET POLITIK QE TE MJELIN SI LOPE RRACE).

    PERFUNDIMISHT

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    EDHE BAR DO TE HAJE, POR AMA PRAPE PARTINE DO TE VOTOJE.

    HAHAHHAHAHAHHAHAHHAHAHA

    Reply to this comment
  3. zani September 1, 20:43

    sikur vetem taksat te ishin vjele korrekt nga 2.5 miliard dollare fitime qe kane bere keto kompani ne 10 vjet, jeta e shume shqiptareve do ishte ndryshe

    Reply to this comment
  4. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... September 1, 22:37

    O Vlash ti ke shume te drejte vjedhja e pasurise se nentokes Shqiptare eshte haptazi jane te paskrupullt e te pakontrolluar nga shteti “idiot” qe i lejon dhe nuk i dihet deri ku do te shkoje kjo vjedhje e kthyer ne grabitje.
    – Vlash bej kujdes se mos te heqin qafe si Vlashi ne filmin “Pylli i Lirise”, nga bejleret e sotem qe quhen KAPITALISTE.

    Reply to this comment
    • Arben September 2, 14:51

      NUK KA SHTET “IDIOT”

      KA SHTETARE KRIMINELA DHE

      POPULL SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

      EDHE BAR HA DHE NUK E TRADHETON PARTINE.

      Reply to this comment
  5. mjerimi yne September 1, 23:16

    Kur do te vije ajo dite qe ky popull do ta mesoi se ne krye te partive politike ka dhe voton armiqte e tij? Kur ta kuptoje, do te jete vone, pasi ketu do kene mbetur vetem pleqte 0 vjec e lart.

    Reply to this comment
  6. KOMBI September 2, 01:20

    • Mendoj se gabimi ka filluar me mentalitetin naiv per marredhenjet me kompanive te huaja qe trokiten ne Shqiperi.

    Per fat te keq, megjithse permenden shume institucione e kombinacione burokratike, pala shqiptare p.sh. nuk ka ditur se Vendburimet (fusha vajgurore Patos-Marinez eshte fusha me e madhe ne Toke (onshore) ne Kontinentin Evropjan.

    Kejo eshte bere e njohur ne media vetem vitin e kaluar., kurse ata qe kane ardhur e kane ditur me kohe kete(shume e sigurt kjo).

    • Kur kompanite e huaja si p.sh. Bankers (qe pa dyshim vijne per te fituar dhe shfrytezuar sa te mundin injorancen/pa diturine e vendeve qe u hapen si Shqiperia, ju interesonte qe shumica e ketij territori qe moren ta konsideronin shkemb shterp.

    • Shteti shqiptar nuk ka patur raporte gjeologjike te sakta me sasine e Rezervave Origjinale (Te Zbuluara dhe Pa Zbuluara) ne pajtueshmeri me percaktimet e Shoqates se Inxhinjereve te Naftes (SPE), Kongresin Botror te Naftes (WPC) dhe Shoqates Amerikane te Gjeologeve te Naftes (AAPG) te cilat jane ne nje Libri Dore qe gjendet kudo.

    • Ato nuk kane pasur iden me te vogel te Politikes Shoqeruese te Instrumentit 51-101 Kanadez, qe ben keto klasifikime te vendburimeve te naftes dhe qe i kalsifikon keto rezerva/resurse.

    Nuk ka patur te qarte se definicionet qe perdoren jane ne kontekstin e nje marreveshje, apo shkurt, kush fiton e kush humbet.

    Keshtu sot ne Shqiperi perdoret:
    a) Kontrata e Ndarjes se Prodhimit te Bllokut (Production Sharing Contract (“PSC”) for Block

    b) Koncesion qe permendet ne kete shkrim.

    Ne fjalor te specilaizuar fjala Koncesion do te thote dicka e lejuar apo e dhene per te perfunduar nje mosmarrveshje , apo akti i dhenjes se dickaje, apo nje anomali, devijim , rast i vacant, pa rregullsi.

    Pra, ne reastin e koncesinit jane bere parregullsi, devijime, leshime te ndergjegjshme nga pala shqiptare, per te cilat jane te gjithe te njohur dhe kane dijeni Nuk ka sekret.. Ti dalin per zot.

    Bota nuk eshte e qarramaneve dhe frikacakeve por, e trimave dhe njerzve te zgjuar qe punojne dhe jane ne korent te zhvillimeve te perditshme shkecore e teknologjike dhe duan Atdheun e tyre me mendje dhe me zemer..

    E vetmja zgjidhje:

    Llogartija e plote rezervave dhe resurseve ku Bankers ka shfrytezuar dhe zhvilluar dhe zbritja e atyre rezervave te pervetsuara/grabitura padrejtesisht e kthimi I ketyre/rezervave te shteti shqiptar.

    Ka dhe shume problem te tjera….

    Reply to this comment
  7. Guri September 2, 02:50

    Bankers për Patos-Marinzën ka pasur, deri në prill 2016, Marrëveshje me Ndarje Prodhimi (PSA). Sipas këtij tipi të marrëveshjes bota ka:
    1- Nafta e prodhuar 2- Pjesa e naftës, që mbulon koston 3- Nafta e prodhuar minus Nafta e kostos= Nafta e fituar. 4- Nafta e fituar ndahet ndërmjet shtetit dhe kompanisë. 5- Pjesa e fituar nga shteti varet nga bisedimet (negociatat para nënshkrimit të marrëveshjes). Ja sa % të naftës së fituar marrin disa shtete: Tailanda – 67%, Nigeria -84%, Malajzia -89,4%, Indonezia – 89,8% etj.(Literatura: The ABCs of Petroleum Contracts, Production-sharing Agreements).
    Në vitin 2014 Bankers prodhoi 1 milion e 200 mije tone. Shqiperia duhet te merrte afersisht mbi 700 mije tone. Ne vitin 2015 Bankers prodhoi 1 milion e 400 mije tone. Shqiperia duhet te merrte afersisht mbi 800 mije tonë (89% të naftes se fituar!!!). Qeveri është kjo e jona, që lejon grabitje kaq të madhe? Turp i botës!! Shkencëtarët e naftës shqiptare merren me prralla ne facebook, kurse populli fle!

    Reply to this comment
  8. Futja kot September 2, 11:23

    Prandaj ai shteti qe kishim dhe nuk e permend njeri, edhe pse kishte British Petroleum te themeluar qe ne 1909, firmosi me AGIP (Azienda Generale Italiana Petroli) per Patoz – Marinzen, dhe jo me te tjere.

    Reply to this comment
  9. katarakti September 2, 14:30

    Shqiperia dhimokratike eshte katandisur me keq se Afrika. Deri para 40 vjetesh i shfrytezonim vete te gjitha resurset tona.Por doli nje i çmendur nga Viçidoli dhe e quajti gabimin me te llahtarshem qe ka pare bota, mbeshtetjen ne forcat e veta! Prandaj tani ia kemi falur te gjitha “investitoreve”, (lexo peshkaqeneve) te huaj. Edhe rruget sot i ndertojme me te huaj se nuk dime t’i bejme vete! Edhe per kontrollin ne dogana marrim shoqeri te huaja, Siç ishte ajo Crown Agent, qe mbushi xhepat dhe iku. Kemi rene ne fund te pusit, por mund te mburremi dhe te jemi krenare se jemi nje vend demokratik!

    Reply to this comment
  10. Piro MITRUSHI September 2, 19:08

    Urime dhe pershendetje Z.Vashi Lacka !
    Sqarimet e tua jane me vlere, dhe ti e di se koleget e tu gjithashtu dine, kush me shume e kush me pak. Problemi qendron te ndergjegjia qytetare dhe ajo profesionale e tyre. Nepunesit jane te shitur dhe duhet te thone per cdo gje “no objection”. Ky eshte kapitalizmi demokratik i 25 viteve te fundit.
    Te uroj shendet dhe kurajo !
    Miqesisht Piro Mitrushi.

    Reply to this comment
  11. Lani September 4, 08:36

    Problemi qe ngre me te drejten e argumentit z.Lacka eshte sa i drejte aq edhe akut per nje shoqeri qe tashme terhiqet zvarre nga telenoelat Turke e ndonje thenie prej budallai te ndonje administratori diplomat “mik” qe prioriteti i tij eshte ekuilibrimi i forcave qe drejtojne politiken per gllaberimet e radhes!Fatkeqesisht per Ne e fatmiresisht per ata qe e xhveshen ne lakuriqesi kete vend e perdhunuan e tash e kane nxjerre ne semaforet e botes si vend te virgjer ,mekatari me i madh i ketij kombi hesht se keshtu e kane urdheruar e bashke me te heshte edhe populli tashme i kthyer ne analfabetizem me diploma univrsiteti false nga Kulet e Qilet qe sot jane nen partneritet te heshtur me qeverine Edviniane si shtylla qe ndikojne ne ekulibrimet e shoqerise Shqipetare!Te me thote kush se kush i perfolur deri me sot si hajdut i dokomentuar,si shites i trojeve Shqipetare,si pervehtesues i pronave apo si vrastar i ketij populli eshte denuar apo çuar perpara dyerve te gjykatave si minimum i rrugetimit te drejtesise!Me thoni kush nga pusht-tetaret e sotem e ka ndermare kete hap ne dikasteret qe drejtojne e qe kane ne vartesi!liket perseri kane drejtimin e fitimin ekonomik !Te gjithe jeten ekonomike fitimprurese e ka perseri “blloku i Likes” qe merr guximin e deklaron ne 2016 se “S’KANE LINDUR AKOMA ATA BURRA QE TE ME FRIKESOJNE MUA”,deklarate kjo e viteve 75 nga kapot e mafjes Siçiliane e qe per fatkeqesi nje popull i tere hesht nen hijet e çadrave qe mbulojne tashme shezllonet e padrinove te plazhit qe marrin perqindjet per teritoret e dhena me qira!Ndjehem i perdhunuar nga argumentimi i vjedhjes e i rrembimit te pasurise qe i behet trupit te tokes Ame qe sot i ka mbetur vetem emri Shqiperi nen kthetrat e gjeneraleve qe vijne per lojra fati e germojne token shqipetare per “arin e zi”!

    Reply to this comment
  12. shabani September 8, 13:15

    Po vjedhje e pasurise kombetare me bekimin e qeverive shqiptare normalisht populli I zonave naftembajtese duhet te ishte aksioner dhe me mbas gjithe pjesa tjeter e shqiptareve ashtu si eshte ne SHBA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*