Kryekrimineli që drejton Kartelin ulëret përditë: Kapni kriminelin!

October 13, 2018 14:25

Kryekrimineli që drejton Kartelin ulëret përditë: Kapni kriminelin!

Fjalori i Bashës,

s’ka një fjalë të mirë,

përdor kundër Ramës,

gjuhën më të ndyrë!

 

Si Kapua i krimit,

Rama përgojohet,

po kjo gjuhë shpellarësh,

s’mund të tolerohet!.

 

Rama ndonjë krim,

s’ka bërë ndonjëherë,

ndaj llafet e Lulit,

janë shashka në erë!

 

Po Basha përditë,

i shton epitetet,

shpif e shpif e shpif,

se diçka do mbetet!.

 

Portretin e Ramës,

Basha e ka nxirë,

saqë ne si popull,

nuk ndjehemi mirë!

 

S’mund të ndihet mirë,

asnjë lloj shqiptari,

kur e udhëheq,

një tip Eskobari!

 

Unë që sot po shkruaj,

s’jam aspak i ndrojtur,

sepse e vërteta,

pa frikë  duhet mbrojtur!

 

Edhe e vërteta,

mos i biem anës,

s’është në anë të Lulit,

po në anë të Ramës!

 

Dhe nuk është vetëm,

në vëmendjen time,

se Luli-jo Rama,

ka bërë disa krime!

 

Me miliarda lekë,

ka vjedhur ky gore,

dhe ka marrë-pa turp,

dhe jetë njerëzore!

 

Dhe kryekusari,

që sot drejton SHQUPIN,

ulëret çdo ditë:

“Kapeni hajdutin!”

 

Krye-krimineli,

që drejton Kartelin,

ulëret përditë:

“Kapni kriminelin!”

 

Me Kapon e krimit,

haj-mor Luli-haj,

pse bëre Marrëveshje,

më  Tetëmbëdhjetë Maj?!

 

Mendoje-si mjeshtër,

po e bëje lojën,

ndaj kur mbylle çadrën,

mbylle edhe gojën!

 

Po kur kundër teje,

punoi rrotë e fatit,

me urgjencë të madhe,

ju ktheve zanatit!

 

Rama keq ta kalli,

përsëri-o mik,

po ti s’i tërhiqje,

ministrat teknikë!

 

Gjysmë qeverinë,

gjer në fund e mbajte,

kur keq u fundose,

nga fiqiri shkajte!

 

Kur për ty nuk pati,

një fillim të ri,

Rama-kriminel,

u bë përsëri!

 

Që nga ajo ditë,

mbete i sëmurë,

gojën si çorape,

nuk e mbylle kurrë!

 

Shpife dhe po shpif,

gënjeshtra me bisht,

porse Rama kurrë,

s’të merr seriozisht!

 

S’të merr seriozisht,

të trajton si qyq,

me gjithë këto shpifje,

nuk të çon në gjyq!

 

Dihet-që ti gjyqit,

i qëndron si burrë,

merr raport doktori,

se je i sëmurë!

 

A.DUKA

October 13, 2018 14:25
Komento

3 Komente

  1. servet October 14, 09:17

    T duhesh denuar per shpifje sipas ligjit Rama ose duhet ti vertetosh ato qe shkruan . Ah harrova;ligji eshte vetem per armiqte e partise.

    Reply to this comment
  2. Greket!! 50% Gay dhe 50 % Gra ...burra nuk ka October 14, 09:41

    Servet….ato qe shkruan Arben Duka jane me se te dukshme ..por ti qenke qorrrrr

    Reply to this comment
  3. alphade October 14, 16:48

    Per kujtese, zotit A. Duka !
    Leberit,me te cilet kam henger e kam pire per disa vjet,
    gju me gju me ta, kane nje fjale te urte qe une duke qene
    nga nje rreth tjeter e kam ngulitur mire ne tru,megjithese
    kane kaluar 57 vjet qe kam ikur nga Vlora ime e dashur.
    Leberit kane nje shprehje te bukur por paksa banale nga
    fundi: ” T’a kesh mik te prish pune dhe t’a keshe armik te
    te ha M…..ne ……” ,!!! Me kete nuk dua ne asnje menyre
    te ofendoj kerkend,aq me pak K/ministrin tone te nderuar,
    por ja qe kjo shprehje i pershtatet atyre njerezve qe duan
    te bejne dicka por bytha s’ja mba ! Hidhen nga nje dege
    ne tjeteen. Na kujtojne kohen e Enverit dhe na thone se
    “Nuk jemi ne kohen e Enverit” Eh,ku ta gjejme ate kohe,
    ku edhe gjarperinjt ishin strukur ne folete e tyre,balliste,
    zogiste,komuniste-antikomuniste te eger si puna Saliut
    me bandat e tij mafioze qe jane perhapur si metastaze
    kudo por sidomos ne zonen perqark Tiranes per t’i patur
    te gatshem per ” Revolucionin Demokratik” dy nocione te
    papajtueshme por qe Saliu per interesat e veta dhe te
    familjes se tij i ben te pajtueshme ” Revolucionin me
    Demokracine” .
    Ne kete koment dua t’ju pershendes me gjithe zemer juve
    si ” Kombinat i Madh” i Satires shqiptare. Te lumte ajo
    pene,te lumte ajo dore. Pena- top. Kur Saliu te urren aq shume,dije mire,se i ka dhembur shume satira jote kaf-
    shuese dhe helmuse per te gjithe tradhetaret e kombit
    shqiptar,……!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*