Për Burrat e Shtetit, Uriahipët dhe ish-komunistët-antikomunistë!

Arben Duka February 18, 2016 11:49

Për Burrat e Shtetit, Uriahipët dhe ish-komunistët-antikomunistë!

Gjersa në të gjallë,
nuk të shau kurrë,
kush të shan tani,
është një palo burrë!

Gjithë shkaravitsit,
për të qenë komodë,
antikomunizmin,
e kthyen në modë!

Tani që po bie,
një tjetër muzikë,
gjithë realistët,
quhen nostalgjikë!

E gjithë historia,
nis që me gjermanët,
kur ne na çliruan,
vetëm partizanët!

Veç ata e shkruan,
atë Epope,
komandanti i tyre,
Enver Hoxha qe!

Në krye të Luftës,
ishte Ai Burrë,
dhe kjo gjë për fat,
nuk ndryshon dot kurrë!

Do ta demaskoja,
këtu intrigantin,
që thotë-lufta vlen,
por pa Komandantin!

Thonë sharlatanët,
në një vakt ezberi:
“Tjetër partizanët,
tjetër gjë Enveri!”

Kujën nuk e ngrenë,
ballisto-zogistët,
se më të helmuar,
janë ish-komunistët!

Sala mund të jetë,
tamam prototipi,
po këtu ka mbirë,
shumë farë Uriahipi!

Uriahipi shkon,
përtej letërsisë,
si kryesimbol,
i krejt ligësisë!

E dimë-Çlirimi,
vendin si e gjeti,
se si mbi gërmadha,
këtu u ngrit shteti!

Shtet me Burra Shteti,
jo si këta lepuj,
njëzet e pesë vjet,
kapërcyen shekuj!

Shtet me Burra Shteti,
që bashkuan malet,
nga feudalizmi,
tek hidrocentralet!

Shtet me Burra Shteti,
jo si karnavalet,
për gjithë popull falas,
shkollat dhe spitalet!

Një shtet për të varfrit,
qe në kohën tonë,
pa drogë e sëmundje,
pa prostitucion!

Nuk them se kish ardhur,
tamam kohë e artë,
po këtu shqiponjat,
fluturonin lartë!

Në atë kohë linda,
dhe u rrita unë,
kur kish për të gjithë,
një shtëpi dhe punë!

S’numërohen veprat,
që u bënë këtu,
që u shkatërruan,
nga falangat blu!

Sot ne po jetojmë,
në një kohë të pistë,
të pistë nga llumi,
anti komunist!

Një kohë e zhgërryer,
keq nga nihilistët,
po llumi i llumit,
janë ish-komunistët!

Janë ish-komunistët,
marksist-leninista,
që thonë për Enverin,
fjalët më të pista!

Unë një komunist,
për fat s’kam qenë kurrë,
por prapë Enver Hoxhën,
e njoh për një Burrë!

Një Burrë të Madh Shteti,
të jem i përpiktë,
se ngriti këtu,
një Shtet të Çeliktë!

Arben Duka February 18, 2016 11:49
Komento

107 Komente

  1. coku February 18, 12:02

    je gjigant. e verteta eshte e thjeshte dhe e hidhur. cberi enveri per 25 vjet dhe c’kane bere keta baballaret e kombit te kohes tone. vec ngaterresa. enveri vertet i shtetezoi pronat por i ruajti dokumentat. po ti kishte ndare enveri perseri pra te ishte ne kohen tone te jeni te sigurt qe do ti kishte ndare shume me mire. do kishte shkuar prona tek i zoti e jo si tani ku eshte ngateruar kaq shume sa duhet 3000 vjet per te kompesuar pronat.

    Reply to this comment
    • tom February 18, 16:03

      Ah ky bejtexhiu,
      Ben,kapter Rahmiu
      Gjithe Kohen e ofshi,
      Me ca vjersha kopshti.
      Anetare I devotshem
      I Nenes Parti,
      Trurin ja kishin hequr,
      Qe ne vogeli.
      E moren te vogel,
      Jenicerin e ngrate,
      E shplan dhe e rruan
      Ne Shkollen e Bashkuar.
      S`ka si te ishte ndryshe
      Edhe vete e di,
      Ku” kullote”I vogel
      mbetesh
      Ushtar I bindur I Nenes Parti.

      Reply to this comment
      • Nadia Asllani February 18, 17:38

        Komuniste Ishte gjysma e botes. Lindja Ishte komuniste dhe Perendimi kapitalizem. Komunistet e thjeshte punonin si gjithe populli per nje cope buke dhe jetonin me keq se populli. Kush i shan sot se ata gjoja kane qene te privilegjuar kjo nuk eshte e vertete. As divane te uleshin nuk kishin, punonin ne frontin me te veshtire. Ne ara, ferma, fabrika, hidrocentrale kudo dhe cfare fituan ne fund asgje. Edhe pronat qe na I sekuestruan qofte ne 1946 qofte ne 1957 kur u krijuan kooperativat nuk na i ktheu njeri me. Te privilegjuar ishin ata Komunistet e bllokut qe sot e quajne Enver Hoxhen diktator se ne te fshatit more vella nuk e dinim se ai Ishte diktator. Ne zbatonim ligjet, nuk vidhnim, nuk shanim regjimin dhe nuk hynim ne burg. Ishim aq te ngarkuar me pune sa nuk na dilte koha te benim politike. Mund ta shani per shume gjera monizmin por per spitalet dhe shkollat nuk ka goje njeri te flasin. Nga nje muaj I mbante shteti te semuret kur u bente rreze per kancerin tek onkologjiku. Po tani a ben dot rreze njeri pa pasur xhepin plot? Tani te thone nuk ka radhe se duan para. Kishte qendra shendetesore ne cdo fshat, per te lindur grate e per tu bere vaksina e gjilpera njerezve. Ne cdo zone kishte spital ku shtroheshin pacientet. Tani esht tmerr, per fshatrat nuk behet fjale fare por edhe neper qytetet disa spitale jane bere si WC. As carcafe, batanije te felliqura dhe ilacet me te blere. Ky eshte sistemi kapitalist qe I merr frymen te varferit dhe mbron te pasurit. Kesaj i ruhej Enver Hoxha kur thoshte qe ne kapitalizem njeriu per njeriun eshte ujk se humbasin ndjenjat e humanizmit. Qe e tepruar lufta e klasave por edhe tani a nuk po bejne lufte klasash qe nje me dy na mbajne ne goje te qenit komunist?

        Reply to this comment
      • helez zeherraj -vuthaj village February 18, 19:24

        Edhe krishti me muhametin te shkonin ne tropoje..nuk do priteshin ne kete menyre.

        Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.

        Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.

        Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .

        Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.

        Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.

        E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.

        Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun

        Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.

        Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.

        Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit

        Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925

        Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.

        Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.

        “Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.

        Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.

        Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje

        Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.

        Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.

        Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.

        Reply to this comment
        • fraza February 18, 22:17

          Nderime per kete pershkrim real te ngjarjeve te paperseriteshme, kur vendi kishte burrë shteti, dhe populli e ndiqte, e inkurajonte dhe e nderonte, duke e perjetesuar ne kenge epike…

          Reply to this comment
      • Aranit Pojani February 18, 19:44

        Na mor Toma i Saliut
        Qe po flet nga vrim e miut
        Kur te pergojosh Ben Duken
        Te lash gojen sic ha buken
        Se jeni ju firifiu
        Ndaj bene pershesh Saliu
        Sot kushdo ish oficer
        Krenohet e ka per nder
        Se i ngriti Shqipes nderin
        Mbrojti trojet jo Enverin

        Reply to this comment
        • tom February 19, 13:33

          E pashe Atdheun lakuriq,
          (vetem pa miq e shoke)
          mundohej te kepuse nje dege dafine
          nga lavdia e shekujve.
          Atdheun e dija te urritur!
          Por sa i vogel qenka!
          As nje dege nuke e kepuste dot.
          E mora per dore
          ta rrit ne zemren time…
          Vellezer-
          Po e kerkuat Atdheun,
          e kam une.
          Ndihmomeni te qesh.
          Ndihmomeni te gezoj.
          Atdheu eshte lakuriq!
          1963
          Krahasoni kete himn te Trifon Xhagjikes,ne 1963 me vargjet e Dukes dhe do ta shihni sa vlere ka ky njeri.

          Reply to this comment