Çfarë kuptuam nga zgjedhjet e Dibrës

DITA – Shënim September 12, 2016 12:00

Çfarë kuptuam nga zgjedhjet e Dibrës

Nëse zgjedhjet e parakohshme lokale kanë një avantazh për vendin ku zhvillohen, ky është publiciteti dhe vëmendja e pazakontë që merr zona. Kështu ndodhi dhe në Dibër: Fushatë, politikanë, deputetë, makina e njerëz të njohur e të panjohur, premtime dhe akuza…

Gati të krijohet përshtypja se këtej e tutje gjithë qeveria do punojë për Dibrën, ashtu si gjithë opozita mezi ç’pret të vijë në pushtet për ta bërë parajsë atë rajon, të cilin… në të vërtetë, natyra e nisi për parajsë.

Gjithçka mbaroi dje. Kur ky numër i DITA-s në dalë në treg, paralelisht do dëgjojmë dhe shifrat e para të numërimit të rreth 34 mijë votave, nga 57 mijë votues gjithsej.

Aty do kuptojmë nëse dibranët janë zemëruar vërtet nga videoja e Shukriut duke e lidhur gjestin e individit me koalicionin që e kandidoi; nëse këtë ngjarje e kanë perceptuar si incident/skandal personal, apo ndoshta edhe grackë të ngritur nga të tjerë; apo do vendosin ta kalojnë votën e tyre drejt opozitës.

Siç lexuesi e ka vënë re, në këto faqe i kemi dhënë hapësirë mesazheve për më shumë vëmendje për Dibrën, jo thjesht për fushatë. Për Dibrën të cilës “Tirana” i merr ujërat, HEC-et, tokat, pasuritë e tjera, por i kthen mbrapsht pakogjë, në mos aspak. Rrugën e Arbrit kanë në gojë të dyja palët politike, por edhe ky projekt i madh sado që nisi nga qeveria aktuale, ka ngecur.

Ky skepticizëm dhe kjo thirrje, në fakt është për çdo zonë për të cilën politika kujtohet veç për zgjedhje. Sidomos kur zgjedhjet janë “teke”, të parakohshme, dhe çuditërisht shikohen si test politik, kjo për të zezën e banorëve.

Sepse ata nuk duan “të testohen” më, të jenë eksperiment, letër lakmusi. Thjesht duan një jetë më të mirë, mundësi për punë e shërbime normale.

Këto mundësi, deri dje ua kanë premtuar Sherefedin Shehu i PD-së dhe Muharem Rama i koalicionit të majta. Shero në fakt, mbathi opingat dhe u ngjit në Dibër duke lënë pas mandatin e humbur të deputetit.

Mjeku Muharem, në fund të fundit do vijojë profesionin edhe nëse humbet këto zgjedhje. Nëse Sheros do t’i mbeten opingat apo Muharemit stetoskopi, do ta mësojmë shumë shpejt.

Por skepticizmi se diçka do ndryshojë për mirë në Dibër apo jo, ka për të mbetur…

DITA – Shënim September 12, 2016 12:00
Komento

8 Komente

  1. Arber Iliri September 12, 13:13

    Bedriu ngren ceshtjen drejt, kjo prove zgjedhjesh tregoi nje perpjekje fashistoide nga ana e PD per ushtrin dhune e shantazhi tek zgjedhesit.Nuk eshte e re nga forcat regresive politike sic eshte kthyer PD prej 96-97.Urgjent mendoj se duhet te merren masa per te vene para ligjit ata qe nuk duan te funksionoje themeli i nje shteti demokratik qe eshte votimi i lire dhe i ndershem.Ne fakt nga mungesa e ketij elementi baze ka ardhur edhe kjo gjendje cope cope e ngrehines shteterore ku Nano-Berisha jane kapot e kesaj gjendje te krijuar.Historia do ti denoje, por duhen denuar me pare keta e larot e tyre per te ecur vendi drejt lirise e demokracise sic i ka hije njevendi europian.

    Reply to this comment
  2. Arben September 12, 14:33

    ASGJE E RE,

    THJESHT MEQE ISHTE NE ZGJEDHJE NJE ZONE E CAKTUAR, DHE JO GJITHE VENDI, LUM SI DIBRANET, U RRIT PAZARI VENDE VENDE VAJTI ME 4 THASE MIELL, E JO ME 1 SI NE ZGJEDHJE TE PERGJITSHME.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  3. Remi September 12, 15:27

    Hemo se na vdiqet me dibren e leshit i shtyte mire nja dy jave tani sajoni ndonje teater tjeter.

    Reply to this comment
  4. Ka cecua bicak September 12, 23:22

    Zgjedhjet treguan qe pd per 25 vjet i vodhi votat me dhune. Shqiptaret vijne nga socializmi dhe jane te majte.
    Shqiptaret e urrejne berishen, meten dhe ramen.

    Reply to this comment
  5. Mark uk September 13, 13:41

    Edhe socialisti ma i thjesht ka kuptuar se fitoren PS e siguroj duke e blere.

    Reply to this comment
  6. Uauuu September 13, 14:38

    Këto zgjedhje vërtetuan një gjë: Nuk mund të bëhen zgjedhjet e 2017-ës me Ramën KM…

    Reply to this comment
  7. Dori September 13, 17:48

    Ti mark uk muti je shum burre i mire. Ti je ndera e kombit. Ti je kokrra e m….tit por ke pard qe nuk mundemii pa ty?

    Reply to this comment
  8. Ismet Balaj September 14, 18:16

    Zgjedhjet vertetuan se dibranwt per tete vjet me PD-ene nuk kane fituar asgje. Tani perseri jane te bindur se PD-eja po perpiqet t`i mashtroje. Ata nuk u genjyen as kesaj radhe. Kane ende besim te kolacioni i sotem qeveritar se dicka pozitive do te kete per Dibren. Pervec arsim-shendetesi e sherbime te tjera, dibranet presin te perfundoje rruga e Arberit. Realizimi i kesaj kerkese, nuk behet me premtime pa kufi kohe sic beri Rama. Dibranet presin… 2017 eshte ne prak te cdo shtepie…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*