Për fermerët, 300 milionë euro. Rama: Kreditim me Fondin e Garancisë Kombëtare

October 5, 2016 14:45

Për fermerët, 300 milionë euro. Rama: Kreditim me Fondin e Garancisë Kombëtare

Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e ndërtimit të rrugës Qafë Plloçë-Qukës,  projekti i së cilës u rishikua pas zbulimit të problemeve serioze në fazën e zbatimit.

“Rrugët e Saliut, projektet të gjitha për t’u riparë nga e para, me hata të mëdha topografike, inxhinierike… U humb kohë, por ishte e domosdoshme. Ky ndryshim projekti ka qenë i domosdoshëm sepse po ta kishim vazhduar me projektin që trashëguam, do ishim në një situatë edhe më katastrofike se ajo me rrugën Tiranë-Elbasan, që pati gjithë atë rrëshqitje dramatike dhe faktikisht nuk do e kishin përfunduar tamam, do kishin ngecur në greminë”, tha Rama.

Në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit 8, pas riprojektimit, u shtua një tunel i dytë dhe dy ura.

Kryeministri ndaloi më pas në qytetin e Korçës ku pa nga afër punimet për ngritjen e qendrës multifunksionale “qyteti i fëmijëve”, e cila do të jetë një hapësirë për  aktivitete të ndryshme sportive, argëtuese dhe edukuese, sipas grupmoshave.

Më tej, kryeministri Edi Rama u zhvendos në Dvoran të Korçës dhe në Stropckë të Pogradecit, ku bisedoi me fermerët për projektet dhe mundësitë që jep Fondi i Garancisë Kombëtare deri në 300 milionë euro në tre vjet, për të përfituar mbështetje financiare nga bankat me garanci shtetërore.

“Me Fondin e Garancisë Kombëtare bëhet e mundur që kreditimi të hapet dhe për fshatin, madje në një masë të gjerë, sigurisht duke qenë ne të përgatitur për të pasur projektet e duhura, për të bërë aplikimet e duhura. Kur them ne, nuk kam parasysh shtetin, por kam parasysh edhe qeverinë edhe ju”, shtoi Rama.

Një ndër projektet ku e ka vënë theksin Edi Rama ishte ai për ujitjen e kullimit që do të bëjë zëvendësimin e sistemit të vjetër me një sistem bashkëkohor hidraulik.

October 5, 2016 14:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*