Për fshatin e djegur dhe k..rvat e krehura

Nga Adrian Thano January 17, 2014 23:36

Për fshatin e djegur dhe k..rvat e krehura

“Fshati është djegur dhe kurvat janë krehur…” – shkruante dje një lexues i Dita online, si reagim poshtë një shkrimi  për vjedhje fondesh publike në ish-ministritë e Berishës. Një metaforë e goditur për të shprehur mosbesimin dhe ndjesinë e fatalitetit që e keqja tashmë është bërë dhe nuk mund të zhbëhet; madje shkon më tej se bërje-zhbërja, është një përshtatje e gjetur për ta përcjellë online atë rënkim të humbjes së shpresës për drejtësi që është përhapur tashmë në masë.

“Tepër vonë, – duket sikur thotë lexuesi i pezmatuar; pra nuk ka më asnjë pritshmëri se gjërat do rregullohen, që zjarrvënësit do ndëshkohen; fshati është shkrumbuar i gjithi dhe jo vetëm kaq: mes gërmadhave shkëlqejnë prapë kurvat që janë gati për t’ju rikthyer zanatit me një krehje të re mbi leshin e vjetër.

A është për t’u vënë faj atyre që kanë këtë ndjesi? Para se të përgjigjem, ju ftoj në një reflektim mbi atë cfarë ishte 23 qershori. Ky shkrim nuk është për ata që mendojnë (ose shtiren sikur mendojnë) se 23 qershori ishte një ditë e zakonshme elektorale, një ditë votimi si shumë të tjera , ku një parti, ia la vendin një partie tjeter, ku një qeveri  u zëvendësua me një tjetër, ku fshati pra votoi qetësisht dhe vërdallë nuk kishte asnjë kurvë. Jo. 23 qershori, nuk ishte një ditë e tillë.

Kanë ndodhur gjëra të rënda para 23 qershorit; krime të egra, padrejtësi të pashembullta. Asnjë shoqëri serioze nuk mund të shkelë mbi to dhe të ikë tutje; asnjë klasë politike me një minimum dinjiteti nuk mund të vazhdojë pas 23 qershorit sikur asgjë të mos ketë ndodhur; asnjë burrë me sadopak burrëri në mendje e zemër nuk mund të mos ndalet pak dhe të shohë çfarë ka rrotull tij. Them “burrëri” jo për të hapur ndonjë debat mbi traditën dhe modernen, por për ta vizatuar sa më të qartë identikitin e burrit apo gruas që ka dy fije mend në kokë për të kuptuar përgjegjësitë dhe bashkëpërgjegjësitë  për të sotmen dhe për të ardhmen e një shoqërie si jona; them burrëri sa për ta përshkruar shkurt atë moment të jetës së një njeriu apo shoqërie kur duhet të ndalesh pak dhe të pyesësh veten: cfarë po ndodh. Them burrëri sepse problemi më i madh i këtij vendi është ky kurvlliku i burrave që ka qelbur dynjanë; veçan kurvlliku i burrave me pushtet dhe para; që në fakt (edhe prej pushtetit e parasë) do duhej të ishin një shembull lirie dhe personaliteti për të tjerët, por që në fakt janë vetëm një model dështimi; që kanë paralizuar dhe çuar në mjerim moral një shoqëri të tërë me impotencën e tyre për t’i ofruar vetes dhe të tjerëve diçka më tepër se versioni më i derrtë i hedonizmit si model jetese.

Kanë ndodhur pra, vepra të patolerueshme para 23 qershorit. Ndaj 23 qershori ishte një ditë e vecantë, jo një ditë e zakonshme. Ka një “proces” që nis pas një dite të tillë të madhe një proces që nuk mund të ndalet sepse ndryshe e gjen rrugën e shpërthimit tjetërkund. Cfarë procesi?

Është e vërtetë që Shqipëria e pas 23 qershorit ka halle shumë, është e vërtetë që njerëzit duan punë dhe ushqim, por ka dicka tjetër për të cilën kanë po kaq nevojë: Shqiptarët e bënë të ndodhi 23 qershorin, por po digjen të ndjejnë atë që ndodhi. Duan të ndjejnë që e mira fitoi mbi të keqen, që dita fitoi mbi natën, që shpresa fitoi mbi shkretimin moral.  Ata e bënë të tyren dhe duan të ndihen fitimtarë. Ata kanë të drejtë të ndihen fitimtarë. Sepse ata fituan. Kur flasim për fitimtarë dhe humbës, në 23 qershor flasim për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuarën, flasim për shpresën dhe pesimizmin, flasim për gëzimin dhe trishtimin, flasim për kreativitetin dhe shterpësinë, flasim për qytetarin dhe horrin, për të aftin dhe militantin…Kujt i duken brockulla këto ndjesi, në fakt është vetë një brockull e madhe mbi dy këmbë që nuk ka kuptuar akoma asgjë nga natyra njerëzore, që nuk ka kuptuar akoma asgjë cfarë ka vërtet rëndësi dhe peshë në jetën e njerëzve. Dhe në këtë kategori janë me siguri ata që u habitën me rezultatin e 23 qershorit. Të përpiqen të kuptojnë që të mos habiten për herë të dytë pas pak kohësh.

23 qershori është një energji të cilën nuk mund ta stopojnë të mundurit që duan të sillen si fitues, nuk mund ta stopojnë ata që ulërasin kur duhet të heshtin; nuk mund ta stopojnë ata që duhet të ishin në qeli, jo ekraneve; thënë shkurt, berishët nuk mund të jenë më në vendim-marrje, apologjetët e regjimit nuk mund të përfaqësojnë më median dhe shoqërinë civile.  Që t’i kthehem postimit të lexuesit që citova në krye, shqiptarët votuan që fshati të rindërtohet, por edhe që kurvat të mos vazhdojnë të krihen. E ndërsa e para do kohën e vet, e dyta mund të nisë dhe duhet të kishte nisur. Përçmim për kurvërimin e këtyre – kjo është këshilla që do t’i jepja kryeministrit, jo si gazetar, por si një prej 1 milionëve. Të tjerat vijnë më pas. Shqipëria ka votuar për një mazhorancë politike krejtësisht të mjaftueshme për të bërë ndryshime radikale; ajo e ka dëshirën, pritet forca dhe vendosmëria për t’u shkuar gjërave deri në fund.

 

Nga Adrian Thano January 17, 2014 23:36
Komento

57 Komente

  1. . January 17, 10:14

    kurverimi ka nisur qe ne 1912. dhe do vazhdoje derisa shqiptaret te ndihen shqiptare. Po edhe “burra” ne ate kuptim te burrerise qe ju zoti Thano e keni permbledhur fort bukur

    Reply to this comment
    • . January 18, 22:55

      Adrian, keta i ka zene te gjithe dalldia e rendjes pas pasurimit vetjak dhe kujtojne se do ngrene ndonje ishull paprekshmerie ne mes te mutit.
      Driteshkurter.

      Reply to this comment
  2. . January 17, 10:15

    E degjuat Arjan Canin mbreme? 🙂 Do ti kerkoja falje nga ekrani, piktorit qe s’e kam besuar – tha 🙂 hahahahaaa 🙂
    Pas Henri Qilit dhe Fevzos s Klanit, ja dhe ky po ndrron semafor… hahahaaaa ca veni eshte ajo Shqypnia, mor me kenaq o me kenaq 🙂 Kurverim dhe karagjozllek i nivelit me te larte 🙂

    Reply to this comment
    • Horri Bulevardit January 18, 10:21

      Kurverine ose burrat kurva, Saliu se kishte shume zorr ti gjente, ata i pati kolege ne ish sigurimin e shteti, ne i shifnim keta, por nuk i njihnim me emra, as pseudonimet si dinim, por i quanim sipas zones ku jetonim, sipas dialektit, spiun, hafije, fuks, 80 leksh e tjera.
      Natyrisht sot ne i njohim burat kurva, me emer e mbiemer, me fytyre dhe cfare meikapi perdorin, se i kemi cdo dite neper tv, si politikane, opinionista, por edhe neper inagurimet e Saliut, vetem se ne sot i kemi vene dhe emra te tjere, duke ja shtuar menune e emrave, si bythlepires, berishian shpellar e tjera.
      Pame se si Naim Cili, nderroi semafor, nga ai blu, po mundohet te kaloje tek semafori roze, po shohim dite mbas dite burat kurva qe po na surprizojne me nderimin e semagoreve, pa palajmerim dhe mbas Naim Cilit, nuk vonoi dhe pashe qe edhe Karjan Cani, po ben hapin e madh, po studion semaforin mavi, si mund ta prese, dje deklaroi qe do te jem shume i gezuar, neqoftese se piktori, realizon qeverisjen qe mendon dhe une do te isha i gezuar te gaboja dhe do ti kerkoja falje nga ekrani, piktorit qe se kam besuar.
      Ne qofte se e keni vene re Saliun, eshte shume nervoz dhe ai eshte nervoz, se po e perjeton nderrimin e semaforeve te burave kurva, shume keq, te gjithe po mundohen ta lejne kryeburin kurve, ne vetmine e vet.

      Reply to this comment
      • . January 18, 10:23

        “Ne qofte se e keni vene re Saliun, eshte shume nervoz dhe ai eshte nervoz, se po e perjeton nderrimin e semaforeve te burave kurva, shume keq, te gjithe po mundohen ta lejne kryeburin kurve, ne vetmine e vet…”
        Sakte Horri, kjo eshte e gjitha qe po ndodh

        Reply to this comment
  3. diana January 17, 22:18

    Sali e co jo vetem u krehen me krehen floriri por i kane nxjerre llapen 1milion shqiptareve e I bien prapanices e ulerijne neper ekrane, media, ambasada, tv, rruge: Hej lol edi ec e nai ha….

    Reply to this comment
    • . January 18, 01:40

      do kurveroje edhe pak, do tallet edhe pak me ne sic eshte tallur gjithe jeten, por eshte e sigurte qe kjo monster qe e rikthen Shqiperine ne 1990-n sa here le pushtetin, nuk e ka te gjate

      Reply to this comment
      • Vlora 97 January 18, 01:44

        kurvat jane Henri Cilrat dhe Fevzirat me shoke qe u pasuruan nga Saliu me universitete dhe toka ne bregdet, nderkohe qe ne pronaret e ligjshem bredhim me letrat ne duar qe duhet ti “rinovojme” cdo vit.
        Kurverimi i burrave, e ke gjet fiks o zoti Adrian, shpresoj qe te pakten dikush tu tregoje vendin ketyre sahanlepiresve qe u japin edhe femijeve tane shembullin qe begatia ne jete vjen duke u lepire. Ptu, race e neveritshme

        Reply to this comment
        • CAM FIERI January 18, 01:54

          Kurvllikun po e shterojn edhe Shpetim Idrizrat dhe gjithe ata qe duan te jene edhe ne pushtet dhe opozite.
          Jane dhe Blushrat qe po pergatisnin plane me Olldashet e ndjere.
          Jane dhe lloj lloj “deputetesh te popullit” qe e kane mendjen per te futur shkopinj ne rrota vetem per interesat e tyre te vogla private
          Rames i duhet force e madhe dhe shume kurajo qe te mbrohet nga gjithe kurvat qe ka rrotull

          Reply to this comment
          • zhaku January 18, 02:03

            amin!

  4. Kalibri January 17, 22:19

    Thano RESPEKTE! Me pelqeu. Eshte e folur as me zemer e as me mendje, por eshte Dinjiteti qe artikulon.

    Adrian, ke nje shqise te gjashte nje veti shtese, natyrore me siguri, per te thene arbitrarisht te verteten qe ndjejme dhe qe perjetojme te gjithe cdo dite.

    Kam vetem nje mendim ndryshe me perceptimin e momentit te references qe ne shenimin tend eshte 23 Qershori. Mendoj se nuk eshte aty pika qe ben diferencen, por eshte 1 Prilli momenti vendimtar.

    Reply to this comment
  5. zeni January 17, 22:47

    “Shqipëria ka votuar për një mazhorancë politike krejtësisht të mjaftueshme për të bërë ndryshime radikale; ajo e ka dëshirën, pritet forca dhe vendosmëria për t’u shkuar gjërave deri në fund.”

    Nuk dua te jem cinik Z.Thano por per kete punen e pritjes ne Shqiptaret kemi nje shprehje tjeter si kjo shpreja e kurves qe krihet. ” Prit gomar te mbije bar. Bari mbiu e gomari s’arriu.”

    Reply to this comment
    • . January 18, 01:38

      Duro o Zeni, cdo gje ne kohen e duhur. Vullneti politik nuk mungon dhe eshte deshmuar tashme.
      Respekte z.Thano, shkrim i shkelqyer

      Reply to this comment
    • andi January 18, 21:22

      zeni! Durusi fitusi; Thote Populli, megjithate sa me shpejt e me mire, por Sali Krimineli ka ndej 8 vjet ne drejtimin e Shtetit, pervecse ka vjedh pothuaj te gjithe Shqiperine, Ka lene arken bosh, borxhe marramendse, po ka organizu edhe institucionet e Shtetit ne ate menyre qe te jete i Forte shume gjate. Presidenti e Presidenca jane nje grumbull mbrojtesish te blindum te Sali Kriminelit. Jane njerezit qe dashte e pa dashte jane ngjy ne krimet e Sales, Krye Prokurori nje njeri i pa afte e i kompromentum me sa duket deri tani, po gjykatat te perlyme koke e kembe e te korruptume deri ne fyt me keq se policet cuba te rrugores. Po mos harrojme se lobi Serb ne Shqiperi eshte shume i forte, kriminelet jane te gjithe nen hyqmin e kapos Sali. Ministrija e drejtesis duhej drejtu nga Spartak Ngjela e jo nga LSI qe une druaj se nuk don me vepru kunder Sales per shume aresye(qofsha une i gabum )po gje konkrete ne horizont nuk po shifet pervec fjale aty ketu nga LSI ja. Ama Sali Krimineli sado te vonoje do gjendet mbas Hekurave e do japi hesap per te gjitha, sepse shumica e popullit ate deshiron, e gjithmone servilat e kriminelat nuk munde ti jene Budigarde, se vjen loja e mbyll vedin e servilat nderrojn drejtim. Ardion te falnderojme per te gjitha qe ben per Shqiperin e Popullin, suksese e kjosh jete gjate.

      Reply to this comment
  6. Dardhari January 17, 23:07

    Kjo qeveri qe e votuan nje Milion shqiptare ka mundesine dhe fuqine qe I dha populli qe te crenjose ate mentalitet qe kishte renjosur ajo bande hajdutesh eshte koha te tregoje qe I meriton votat duhet RILINDJE qe ne renje dhe renjet jane Drejtesija ajo duhet te kaloje ne shoshe te imet te tjerat vijne vete mbas kesaj. Une nuk e kuptoj se cfare ndodh ne vendin tim hajdutet bejne muuu, eshte fare e thjeshte sate ardhura ke dhe cfare pasurije ke . Bejeni si e beri Qemal ataturku konfiskim I pergjithshem per te gjithe ata qe nuk justifikojne ato qe kane po kjo do bythe dhe ne qofte se Rama nuk e ben do mbetet thjesht nje pasardhes I asaj lukunije qe iku ose njesoj si ata.

    Reply to this comment
    • perparim January 18, 01:57

      une kam besim te plote te Rama
      i bashkohem keshilles se Adrianit, qe Rama te mbaje afer ata qe kane deshmuar guxim dhe personalitet perballe te liges qe u instalua per pak ne Shqiperi.
      Dhe tu rrije larg e te percmoje ata qe ia plasen zemren popullit dhe e vrane ate jo vetem me plumba ne 21 janar por edhe me fjale te renda plumb nga ekranet e Klaneve te tyre te peshtirosura

      Reply to this comment
  7. MARKO January 17, 23:37

    Berisha nje baxhelle e keqe politike.

    Reply to this comment
    • . January 18, 01:58

      tutori i gjithe kurvave eshte Saliu. Rrase brenda tutorin o Edi, dhe leri te shkojne te gjithe te gropa e Hajdin Sejdise keta qe i kane ndenjur pas

      Reply to this comment
  8. Agroni January 18, 00:13

    Edhe kete rradhe populli u mashtrua ne menyre spektakulare nga politikanet tane hajdute qe me zgjuarsi i shpetuan zemerimit te popullit qe per 23 vjet eshte tradhetuar e prosvalur ne emer te demokracise.Urime zoti Thano per guximin qytetae qe tregoni pasi shume njeres te ndershen po shikojne se Rilindja doli nje rilindje per kriminelet dhe hajdutet qe edhe kesaj rradhe i shpetuan ligjit.Eshte e kote te shpresosh per dicka qe mund te ndreqet pasi me ministrae e Ilir Metes dhe drejtoret e gjyqtaret e Saliut Rilindja e Rames po kalon ne rivarosje e demokracise shume te deshiruar te keti populli te gjunjezuar.Nuk e kuptoj se perse duhet kaq demagogji kur Saliu duhej te arrestohej ne menyre urgjente lejohet te flase ne parlament sa here te doje e si ti doje qefi dhe kjo deshire e k/parlamentarit ILIR META.Eshte ne nderin e z.Rama qe ose te kape demin prej brriresh ose te kerkoje ndihmen e 1.000.000.votuesve per zgjedhje te parakoheshme per te shporur kolonen e peste ne mazhorance qe pengon ecjen perpara ie proceseve demokratike ne vendin tone si dhe zbatimin e ligjit ndaj shkaktareve ndaj kesaj tragjedie 23 vjecare.

    Reply to this comment
    • Marin January 18, 01:41

      Eshte e domosdoshme qe Ilir Meta te vihet perpara proves: ose te pranoje korigjimet e deformimeve qe Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelt e hajdutet e cetes se tij (perfshi edhe Ilir Meten) bene ne Kushtetuten e RSH per t’u mbrojtur nga ndeshkimi i 1 milion votave, ose te zhvillohen zgjedhje te parakohshme per te ndertuar nje koalicion te ri qeverises..

      Neqoftese nuk hidhet poshte kupola me e larte e shtetit, e ngritur nga Sali Ram Berisha askush te mos mendoje per reforma. Ne nje kohe kur Edi Rama ka ne dore vetem pushtetin ekzekutiv, Ilir Mata ka ne dore dy pushtete: Legjislativin dhe Drejtesine. Hajde fol me te po deshe!

      Reply to this comment
  9. Tartufi January 18, 00:14

    I dashuri gazetar me duket se 250 000 shqiptare kane votuar per kurverine shqiptare.
    o me mire per nje parti putane,sa me shume te flitet per votimet e 23 Qershorit me kete
    kualicion te peshtire,aq me teper do te behen qesharak ata qe nuk e pranojne
    kurverine.

    Reply to this comment
  10. Kely J. Andress January 18, 01:22

    Ne lidhje me kurverine e burrave do te citoja nja dy vargje.

    Qysh në moshë të rinisë,
    e mbaj mend një fjal’ te urtë.
    “Që per hatrin e fëmisë,
    nënë e shkretë “del” ne rrugë”.

    Sot proverbi ka ndryshuar,
    seç e ka një bisht nga mbrapa.
    Nën pretekstin e fëmijës,
    “del” në rrugë edhe baba.

    Reply to this comment
  11. timi January 18, 02:56

    Nuk na e ka fajin askush sepse ne si popull gjithmonene kemi qene e keqja e vetvetes sepse ne jemi ata qe e sollem ne pushtet sali flliqesiren dhe ai na e shperbleu duke na rrjepur . vjedhur dhe vrare dhe ne prape e mbajtem duke ja dhene voten per nje qese miell e nje pako makarona pra ne vet e shitem te ardhmen tone .,.. dhe jemi ne kete gjendje .. qeveria e re e ka vullnetin per ta ber shqiperin por pa ndihmen tone si popull kuurre ska per tja arritur qellimit .. ne duhet te dalim ne protesta masive dhe paqesore ku te kerkojme drejtesi dhe futjen ne burg te gjidh atyre qe vodhen dhe vrane popullin deri atehere kure presidenti dhe kryeprekurori te bejne drejtesi protestat nuk duhet te pushojne..,

    Reply to this comment
  12. Horri i Bulevardit January 18, 06:29

    Kurverine nuk jua solla une ate gjeta ketu midis jush, do te thoshte Sali Berisha, ne qofte se ai e quan megjithmend vehten, Skenderbeu i Dyte.
    Kurverine ose burrat kurva, Saliu se kishte shume zorr ti gjente, ata i pati kolege ne ish sigurimin e shteti, ne i shifnim keta, por nuk i njihnim me emra, as pseudonimet si dinim, por i quanim sipas zones ku jetonim, sipas dialektit, spiun, hafije, fuks, 80 leksh e tjera.
    Natyrisht sot ne i njohim burat kurva, me emer e mbiemer, me fytyre dhe cfare meikapi perdorin, se i kemi cdo dite neper tv, si politikane, opinionista, por edhe neper inagurimet e Saliut, vetem se ne sot i kemi vene dhe emra te tjere, duke ja shtuar menune e emrave, si bythlepires, berishian shpellar e tjera.
    Pame se si Naim Cili, nderroi semafor, nga ai blu, po mundohet te kaloje tek semafori roze, po shohim dite mbas dite burat kurva qe po na surprizojne me nderimin e semagoreve, pa palajmerim dhe mbas Naim Cilit, nuk vonoi dhe pashe qe edhe Karjan Cani, po ben hapin e madh, po studion semaforin mavi, si mund ta prese, dje deklaroi qe do te jem shume i gezuar, neqoftese se piktori, realizon qeverisjen qe mendon dhe une do te isha i gezuar te gaboja dhe do ti kerkoja falje nga ekrani, piktorit qe se kam besuar.
    Ne qofte se e keni vene re Saliun, eshte shume nervoz dhe ai eshte nervoz, se po e perjeton nderrimin e semaforeve te burave kurva, shume keq, te gjithe po mundohen ta lejne kryeburin kurve, ne vetmine e vet.
    Kete tragjedi as Enveri se perjetoi, se ai vdiq, kur akoma populli shqiptar ishte “mik” me udheheqesin.
    Por maloket paskan tjeter fat, ata jetojne pjesen me te keqe te jetes ne vetmi, keshtu e pesoi burgajetsi Zogolli, qe deri sa vdiq, perjetoi vetmine, keshtu po i ndodh edhe malokut vucidolas Berisha, qe ne te gjalle, po fillon te shikoje, se pleqeria e tij, sdo te jete ndryshe, nga ai i Zogollit.
    Nje bure kurve, kur eshte ne vetmi, cfare mendon valle?

    Reply to this comment
    • mirela tr January 18, 10:25

      Nje bure kurve, kur eshte ne vetmi, cfare mendon valle? 🙂 🙂 🙂
      Jam edhe une kurioze per kete pyetje 🙂 🙂

      Reply to this comment
  13. Pedro January 18, 08:20

    Duhej arrestuar brenda tremujorit te pare Saliu me disa isha.Pse shperdorohet koha.eshte e vertete se gjithshka e d on kohen e vet por durimi humbet dhe behet perdite e me veshtire.Andej fillohet.Pastaj reforma ne Drejtesi dhe Lufte te hapur Korupsionit Galapant.

    Reply to this comment
  14. TROJA January 18, 08:35

    I nderuar Adrian,nuk jeni vetem Ju,jane jo nje milion ,por me shume,qe duan qe kurvat mos krihen,edhe mbas djegjes se fshatit,qytetit e Shqiperise,kete po e kerkojme,per kete eshte pak edhe do protestojme kunder kesaj apatie qe ka perfshire qeverine,nuk kemi ruge tjeter,dhe te paret qe duhet te bertasin jeni ju gazetaret qe doni nje shqiperi tjeter.
    Por perpara kesaj duhet te kethehemi atij realiteti qe po shohim;
    1.Partise socialiste i mbeti ne dore nje milionshi,ajo nuk priste nje revolucion te tille pa tym e flake per te mare pushtetin,ajo ishte e frikesuar,ishte si te thuash e tredhur nga ulurimat e Saliut,gjate fushates,ajo priste nje fitore me pak diference,por jo nje triumf te tille.Kjo beri qe,gjate tre muajve ne letargji,ajo nuk u organizua qe te planifikonte reforma me fakte per poshtersite e qeverise fashiste te Saliut,ne tre muajt,ajo vetem planifikonte ku do emeronte njerin e ku tjetrin,ke vend pune do zinte x dhe ke y.Por diten shkojne dhe populli qe po priste te regullohej fshati i djegur dhe izolimi i kurvave te ketij fshati, po sheh se kurvat po hedhin kolonje me te shtenjte ne floket e tyre,po nxjerin paturpesisht edhe shalet perjashta duke u zgerdhire me fitimtaret.
    2.Populli po sheh,se ata tre muaj qe PS,bente plane per emerime ne vende pune,po çfaqen sot,duke çuditur ata qe votuan,sepse,po ndodh fenomeni qe po emerohen ne pune ata njerez qe ishin ne vende pune deri ne 2005,te koruptuar,te degraduar dhe kjo fuqi nje milionshe atehere i zboi,dhe sot Edi Rama i ringjalli? Ne fshatin tone ku banoj,njerezit po habiten si ka mundesi qe ata kuadro te koruptuar qe i larguam ne 2005,po na i vendosin sot,perseri ne ato vende pune????
    3.Po te jap vetem nje thashethem qe po qarkullon sot ne qarkun e Lezhes;Thuhet se te marten ka konkurs,per drejtorite arsimore te te tre rretheve,por thuhet se per te tre rrethet jane caktuar drejtoret,dhe me e çuditeshmja se ne nje rreth,ata qe jane vendosur nuk plotesojne asnje kriter te ministrise se arsimit.Dhe populli thote;Me e mire ka qene ajo qe kishte PD,e vendosi pa konkurs,se e dinte se nuk fitonte,e megjithate ajo eshte ne nivel me te larte se kjo e PS.(ajo e PD ishte nej injorante dhe nuk kishte haber nga arsimi,e shkateroi,por prap ishte me mire se kjo qe ka vendosur PS)
    Shembu te tille ka kudo dhe i nderuar kryeredaktor,mos shkruani vetem nje artikull te tille por flisni,shkruani dhe per zhgenjimin qe po krijohet nga injorantet e rinj te PS qe duan vende pune,pa merite,qe duan te drejtojne nje popull me nje kulture shume me te larte se keta qe emeron EDI RAMA,per keta qe duan te regullojne fshatin e djegur,por kane nje inteligjence shume me te ulet se fshataret,dhe rezultati;fshati mbetet pa u regualluar,per keta qe ne vend qe te izolojne kurvat qe krihen ne fshat,i gjejne motele te bukura ku shkojne vete.
    Zhgenjimi sa po vjen po krijon ate ndjesine qe ne rastin me te pare ky lloj drejtimi me njerez te ringjallur per korupsionin e kaluar,te beje ate qe beri 23 Qershori,ose edhe bojkutimin e pergjithshem te votimeve.MERENI NE DORE KETE SITUATE JU GAZETARET E RINJ,QE MENDONI PER NJE SHQIPERI TE RE,THERISNI NJEREZIT E NDERSHEM TE KETIJ KOMBI,BASHKONI FORCAT ME RININE,STUDENTET,SHOQERINE CIVILE(jo me ata te helmeve te Asadit) dhe dilni zot perparimit dhe itegrimit,ose mos shkruani me.

    Reply to this comment
  15. Agjenti turistik January 18, 09:25

    Në rini, kur shikonim filmat italianë me mafie, mbaj mend njërin syresh ku kryemafiozi nxiti vetë gjykimin e tij dhe doli… i pafajshëm, duke ezauruar kështu një hetim e gjykim tjetër, pra duke i vënë një kapak “ligjor” krimeve të tij. Mendoj se gjykimi që paramendon autori dhe komentuesit duhet përgatitur mirë dhe të bëhet me një gjykatë të pavarur nga vetë krimineli. Dhe mendoj se qeveria (Rama) po punon për këtë. Rrofshim e përjetofshim këtë sfidë madhore.

    Reply to this comment
  16. Pjetri January 18, 10:44

    Qe te ndalosh prostitucionin politik ne kete vend e te ndertosh fshtin e djegur, duhet se pari qe te shkeputesh nga Kuplaraja nga ku keto prostituta u liçensuan ,ushtruan e vazhdojne te shpresojne se nje dite do te rrifillojne perseri prostituiin .Sepse sado qe te perpiqesh e te jeshe i perkushtuar te mos i hysh kesj rruge, ata te perdhunojne,te liçensojne e te nxjerrin me pas ne trotur, per te te vezhguar me kamera per te provuar se si ke prostituuar!Qe te behet ky fshat i djegur nuk duhet vetem te disifektohet por te shembet e te rribehet nga e para,si e vetmja shprese per nje jete te re.Shqiperia eshte bere si gropa e Hajdinit qe kushdo mund te protituoje,shuroje e dhese ne mes te kesaj grope e kushdo qe kalon per here te pare prane ose do te bjere viktime e ketij prostituimi,ose do te asfiksohet nga era e urines,ose do te rreshqas nga topat e te dhjerave te Sali Berisheve qe per 23 vjet kane arritur te formojne me te dhjerrat e tyre nje fjale “demokraci”!

    Reply to this comment
  17. dajti January 18, 10:51

    Te lumte Adrian! Ke bere nje shkrim te shkelqyer me zemer dhe mendje bashke.
    Nuk kam tjeter te shtoj per keta ndryresira si fevzo, arjan cani, cili katundari, artan hoxha, frok cupi, bode, bumci, topalli, jane, si thuhet me lart kurvat, e sali shpellarit.
    Te imagjinojme per nje çast mbas 10 ose me shume vjetesh do ti pyesin niperit ose mbesat: “çfare pune ke bere ti gjyshi?”. Çfare kane bere keto plehera ne jete? Sa kane kontribuar per vendin e tyre? NJE ZERO ME XHUFKE thoshte shvejku me duket. Ata mund te krehonen se kane pasuri materiale por edhe derri ha gjithe diten dhe eshte i kenaqur. Ata jane bosh nga brenda, jane hajdute me te rrezikshem se ato te bankave.

    Reply to this comment
  18. beso January 18, 11:02

    Kur diskutohet per kurvat qe krihen, imazhi I pare qe me shfaqet eshte Shpetim Idrizi me tanga ne nje kopertine te Dites. Nxirreni dhe nje here qe ti kujtohen kryeministrit bemat e tij qe I shumezoi me zero

    Reply to this comment
  19. sheme shapka 2 January 18, 11:18

    Ketyre eshte nder tu thuash k.rva,ata jane prostituta….

    Reply to this comment
  20. Fran Bjeshka January 18, 11:20

    Edhe Like Meta eshte nje nga keto kryekurva qe e nderroi krahun 1 muaj para se te beheshin zgjedhjet e 23 qershorit dhe me kujtohet nje deklarate e tij drejtuar ministrave dhe drejtoreve te LSI kur iken nga pushteti i Saliut dhe kur ca krimba i largoi saliu nga zyrat. Kryekurva Like iu drejtua atyre me kete tekst kurverie: Mos u shqetesoni, te rrezojme Berishen, te vazhdojme alenacen me PS dhe ne qershor, ju do jeni perseri ne vendet e punes ku keni qene. Kete e beri realitet. kryekurva Like u be kryekruve parlamenti, kurvat e tjera te tij bnordellos LSi u bene po ato ministra e drejtora. Socilsitet e ndershem qe u dogjen dhe u vrane 8 vjet ne opozite po han m….in e kurvave te LSi e te PD qe krihen perseri ne krye te zyrave. Dhe ne 2009, pasi fityoi votat e te majtes kryekurva Like dhe bordelloja e tij LSI, tradhetoi ato vota dhe u bashkua me kryekurven Sali dhe me bordellon PD.

    Reply to this comment
  21. psy January 18, 11:21

    Dua te te besoj Ardian,kam nevoje te te besoj…..por jam i/e lodhur duke besuar e besuar,pritur e pritur.

    Reply to this comment
  22. xhemi January 18, 14:03

    Populli si i dha voten Rames,tani duhet te kerkoj edhe realizimin e premtimeve.Koha po afrohet
    per protesta te pergjithshme me kerkese burgosjen e Saliut me familjen dhe banden e tij te mefiozeve.Ne kete menyre do te i ndihmojme qveris per realizimin e premtimeve.Shembull konkret ishte protesta e armeve kimike te Siris.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit January 18, 14:31

      Shume e drejte, por shembulli me pikant, per te ndihmuar jo thjesht qeverine, por per te ndihmuar vehten, jane protesta madheshtore te perditshme ne Palermo, ne vitet 80-ta, mbas vrasjes se prokurorit.
      Keto protesta antimafia, i dhene qeverise edhe mesazhin se, mjaft me pritje, por njekohesisht i dhane besimin qeverise, se shteti duhet te mos kete frike nga krimi dhe kriminelet dhe ezultati ishte qe krimi u zbyth bashke me kriminelet.

      Reply to this comment
      • lili January 18, 15:40

        Kemi nevoje per nje proteste te tille ku gjithe njerezet e ndershem te dallin bashke e te shohin se nuk Jane vete po Jane shumice, po kemi nevoje per nje manifeste fisnikerie

        Reply to this comment
  23. Ali ASLLANI.. January 18, 16:42

    edhe cfar pastaj o Adrian me keto qe thua !kurvave aq u ben ,dhe te thon mbani nderin ju mbani burrnin,ose me sakt hajeni nderin dhe burrnin sps kto kurvat kan ne pronsi te tyre puse nafte ,miniera kromi ,bregdetin ,tendera rrugesh,tregetin me mallra te skadur,pale ne gjithe administraten i ke ne te gjitha rangjet,KY lloj Kurvlliku eshte kthyer ne virtyt per nji pjes te mir te shoqerise tone.prandaj dilema eshte per pjesen e shendoshe te shoqerise qe te mbaj nderin e burrnin e te ngordhin per nji kothere buk?????apo me barkun plot, packa se neser do i thon kurva dhe ketyre…

    Reply to this comment
  24. fidaho January 18, 18:37

    Z.Thano ! Vertet prisni nga kryeministri i radhes te realizoje drejtesi,dinjitet,ekonomi dhe rilindje !!! Jo z. Thano nuk mund te realizoi dot i nderuari Kryeminister asnje enderr dhe shprese te shqiptareve, pasi vete ai eshte nje prej atyreve qe kur fshati digjet K…. krihet. Nje vend, i nderuar z. Thano, qe te realizohet do Burrra dhe jo kameleone. Eshte fakt se USA ka nje kushtetute, te ciles i jane kryer rreth 36 amendime per nje periudhe rreth 226 vjecare. Ajo kushtetute eshte bibla e USA.
    Ne shqiperi, i nderuari Kryeminister qe kemi, per nje muaj ndryshoi 35% te Kushtetutes.

    Burrat e shtetit quhen bura shteti pikerisht sepse i sherbejne shtetit dhe qellimin me te larte ne ndergjegjen e tyre kane pikerisht realizimin dinjitoz te shtetasve te tyre.
    Burrat e shtetit zbatojne rregullat e lojes dhe nuk fshihen prapa gishtit sikur, i nderuari kryeminister i tanishem
    Burrat e shtetit e vene veten ne sherbim te shtetit dhe jo shtetin ne sherbim te interesave te tyre meskine.
    Burrat e shtetit nuk pretendojne “tapine” mbi partine dhe pushtetin por e vene partine dhe pushtetin ne sherbim te interesave te shtetasve te tyre.
    Burrat e shtetit jane burra shteti pikerisht se kerkojne dinjitetin e shtetit te cilin perfaqesojne dhe nuk u tregojne “kartolinat e kortezise” qytetareve te tyre.
    Burre shteti nuk te ben “kartolina”e Obames,por puna dhe perkushtimi ndaj kombit.
    Burre shteti nuk behesh vetem sepse vete dhe drekon ne Prizren,
    Burre shteti behesh kur bashke me homologun Kosovar, urdheron qarkullimin e lire dhe unik te ekonomise se perbashket.
    Burre shteti, Patriot dhe kombedashes jane vetem ata qe unifikojne ekonomine e dy shteteve shqiptare,dhe jo ata qe u vene barriera doganore e ligjore,ekonomive te tyre.

    Burre shteti behesh kur zbaton statutin e partise dhe jo kur e le partine pa kryetar,per ta patur ate post si kamzhik mbi ata te cilet kane sakrifikuar per ate parti.

    Ehhh sa ka qe smund ti shpreh dot z.Thano.

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit January 18, 20:20

      Ti i shprehe te gjitha, ske pse ankohesh, se smund te thuash te gjitha, ti vetem te verteten tende nuk na the, qe je nje bythlepires berishian, qe mundohesh si nje kameleon, te vesh barazine, njesoj si ustai yt, qe kerkonte te fuste ne mendesine e shqiptareve, se te gjithe jemi njelloj, hajdute e vrases, prandaj mos u mendoni shume per zhgjedhje se ai eshte si une.
      Po kete tha edhe ne fillim vitet 90, qe jemi te gjithe bashkefajtore, kerkonte te me fuste edhe mua e shumicen e shqiptareve ne te njejtin llum spiunesh dhe vrasesish.
      Ti more kukull e Saliut, duhez ta dish, Edi Rama nuk fshihet mbas gishtit, Edi Rama u ben balle vete, jo vetem Saliut por dhe bythlepiresit e tij.
      Prandaj ndac irritohu ndac hudhu perpjete, sje gje tjeter vetem nje bythlepires, qe si koleget e tu, po shef se ne cilen sume, duhet te lepish, per te rehabilituar te shkuaren.
      Pirdhu.

      Reply to this comment
      • fidaho January 19, 13:59

        Replike B.H
        Te kesh mendimin dhe opinionin tend per nje ceshtje te caktuar eshte nje e drejte njerezore,shoqerore,kulturore.
        -Nese do te kishim te njejtin mendim si une dhe ju, atehere dhe une do te isha “Horri Bolevardit”,por ja qe nuk jemi jelloj,jemi te ndryshem,shume te ndryshem.
        Ndryshimi qendron :
        a) se ju e shihni fenomenin qe ngrihet ne shkrimin e Z.Thano me syte e mendjen tuaj, une sipas kendveshtrimit tim.
        b) ju me akuzoni se ve shenjen e barazise midis Berishes e Rames, e verteta eshte se une se permend fare Berishen.
        c) ju me akuzoni per kameleon, por une smund te jem i tille,per faktin e thjesht se nuk jam pjese e asnje strukture politike,jam nje qytetar i cili per 23-vjet rresht kam ushtruar veprimtari private profesionale.
        d)ju me akuzoni si kukull e Berishes, kurse une ju them se gaboni, Edi Rama eshte kukulla dhe marjoneta e Berishes, dhe koha do e vertetoje kete fakt.
        Ju si kukull e Rames keni detyrimin ti kerkoni kryministrit E.Rama qe te dorezoje dosjen e krimeve qe ka kryer Sali Berisha ndaj kombit shqiptar.Mjaftojne vetem 4 akuza:
        1-deklarimi i berishes ne tv. se ka lejuar thyerjen e embargos ne 92
        2-deklarimi i berishes ne tv.se eshte ai qe ndaloi arrestimin e krereve te gardes kerkuar nga prokuroria, dhe akuzimin e tij si urdherues i vrasjeve te 21-Janarit
        3-shitja e sip.detare Greqise do te ishte e mjaftueshme per ta damkosur si figuren me te urryer dhe te njejte me ate te E.Toptanit.
        4-vrasja e 26-personave ne Gerdec nga ushtret e djalit te tij.

        Pra qe te nderpritet fenomeni i ngritur ne shkrimin e te nderuarit Thano,duhen burra shteti te cilet te kryejne nje reforme radikale ne te gjitha qelizat malinje te ketij shteti te sfilitur nga rrjepja 23-vjecare.
        E ka staturen E.Rama per te qene nje burre shteti ! Une nuk e besoj
        .
        Vo. Sa i perket faktit te b…..lepirjes, nuk e njoh si zanat, por e kuptoj se ju qenkeni ekspert,ndoshta dhe per faktin se jeni H.Bolevardit dhe aty i keni lideret,afer,fare afer. Une jetoj ne province,teper larg
        Tiranes.

        Reply to this comment
  25. jimi January 18, 20:25

    Duket qe per realizimin e programit te vete kjo qeverri has ne nje mori pengesash ligjore dhe kushtetuese,por une mendoj qe askush nuk e pengon kete qeverri qe per probleme madhore
    te perdore mekanizma po kaq ligjore sic eshte referendumi.

    Reply to this comment
  26. enri January 18, 21:15

    po keni haruar grate si sonila meco psh. m.gj.ate kisha nje sugjerim per zotin adrian.ju jeni gazetar shume i mire por kryesorja shume guximtar.pse nuk i del realitetit balle per balle.nxirini me emra te pakten me mizerjet.n.q.se do teren dil njehere nga tegu dhe pyet per vilat qe jane bere si dikur blloku kush i ka.do i gjesh shume shpejt llumin e llumit.pastaj diten tjeter dil nga gjiri i lalezit etj etj. keshtu ndodh ne gjithe boten.me duket se eshte bere rutine kjo menyre te shkruari shume bukur po si hartim.pse duhet te publikoni vetem emrat qe denoncon min.e brendeshme?mendoj se do te ishte shume me e bukur gazeta,1milion qe votuan per ndryshimin te gjithe do e lexonin.njerezit duan te pervecmen se e pergjitheshmja ju ka ardhur ne maje te hundes.respekte.

    Reply to this comment
  27. . January 18, 21:55

    I nderuar Adrian,
    desheroj me shpirt te jesh mire, me sa me shume energji per te vazhduar me thellesisht misionin historik, riperteritjen shpirterore te shqiptareve te Shqiperise.
    Lexova sot tek DITA artikullin tend “”per kurvat e krehura qe dogjen fshatin”. Nuk kam fjale per te thene per emocionet qe me zgjove. Edhe une jam tashme me mendimin qe Ju shprehni ne kete artikull se “kurvlliku i burrave ka qelbur dynjane”. Por, me tej Ju thoni se “shqiptaret votuan qe fshati te rindertohet, por edhe kurvat te mos vazhdojne te krihen”. Kam mendimin se kurvat mbeten kurva, ato gjithmone do te krihen dhe do te parfumosen, perderisa do te kene “kliente” qe i preferojne. Kete po sheh sot populli shqiptar dhe po lemeriset. Kjo dukuri e re pas shtatorit 2013 eshte ajo qe po u zbeh shqiptareve ne shpirt gjithnje e me shume shpresa per fitoren e te mires. Maxhoranca me “apatine” e saj dhe vorbullen “teorike” te demokracise, po “gerryen” vetvehten, duke i lene kohen e duhur “kurvave” te fshatit te bejne banje, te parfumosen perseri dhe te “kurverojne” me klientet e rinj qe po u afrohen gjithnje e me shume. “Kurvat” dine te “joshin”, te ndershmet nuk mund ta bejne kete “zanat”.
    Z. Adrian,
    artikulli yt eshte nje pamflet historik per te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve. Ky artikull eshte ne nivelin e artikullit Tuaj te meparshem (perpara disa muajsh), ate te “Shkelzenerise…”. Por, cdo shqiptar qe jeton sot ne Shqiperi, te mos harroje se “Kurvat” e fshatit jane sot “grami” qe ka mbire dhe lulezon ne token pjellore te Shqiperise. “Grami” po nuk u shkul dhe po nuk u dogj, perseri do te mbije dhe do ta beje token (Shqiperine) jopjellore.
    Me respekt, Dr. Ing. Mehdi Shehu

    Reply to this comment
  28. . January 18, 23:00

    Po sjell një shembull: në një qytet të vogël, nga ato më të shpëlarët që has në Shqipëri, ku prej vitesh ishte shuar pothuaj krejtësisht ndjesia se aty ka shtet, ca policë rrugorë kanë nisur të vënë rregull, jo për parkime, por duke kontrolluar për patenta, pasi gjysma e drejtuesve në atë qytet, kryesisht adoleshentë e të rinj, të cilët gjuajnë seks me fishkëllima gomash e buçima kasetofonash, qarkullonin pa patenta. Një ditë prej ditësh, ndaluan dhe një djalë, i cili i murëtyer nga bllokimi i automjetit e plot nervozitet shau policët e po ashtu Rilindjen që kishte votuar. Dhe ky është një shembull mjaft kuptimplotë se një pjesë e mirë e atij 1-milionëshi të 23 qershorit, mund ta kenë dhënë votën më shumë për “rilindjen” e ndonjë vendi pune, ose për tifozllëk të verbër politik, sesa për Rilindjen në kokën e Ramës. Dhe vërtet, deri më tani, Rilindja është parcelizuar si frymë tek ata që duan një vend pune, më tepër se tek ata që duan të punojnë, tek ata që ankohen për mungesë shteti, më tepër sesa nga ata që kontribuojnë për shtetin; tek ata që më tepër duan të përfitojnë sesa nga ata që duan të investojnë me detyrimin e tyre si qytetarë e kështu me rradhë. E ngado ta vërtitësh, do mbërrish tek ekonomia.

    Reply to this comment
  29. . January 18, 23:00

    Renditemi tek ata popuj që kushtëzohen në sjelljen e tyre tej çdo norme, varësisht nga ajo që kanë në xhep. Nuk ka vend për qasje me natyre idealesh, aq më tepër që e gjithë bota po vuan një krizë idealesh e zhytur në një konsumizëm marramendës.

    Reply to this comment
  30. Bocari January 19, 00:05

    Zoti Adrian, nuk e kuptoj krahasimin qe behet me kurven. Ckeni me keto gra te ndershme qe ne fund te fundit trupin e tyre shesin dhe jo popullin dhe atdheun. Keto kurva punojne me trupin e tyre dhe sigurojne buken e gojes, bile kur jane te licensuara paguajne edhe taksat.
    Nuk e kuptoj, ku qendron ngjashmeria e politikaneve dhe figurave te tjera qe krahasohen me kurvat? Kush e shiti nga keta nje pjese te trupit te tyre ? Askush. Ata na shiten ne, shiten atdheun, vodhen dhe shkaterruan gjithshka, prandaj kane vetem nje emer, njerez pa moral, pa dinjitet, hajduta dhe kriminela. Shyqyr gjuha shqipe eshte e pasur dhe ka per cdo sjellje nje epitet. Ti quash keta kurva mendoj qe eshte nje nder shume i madh qe u behet. .

    Reply to this comment
    • . January 19, 01:58

      Hahahahhaaa :), sh dakord me Bocarin. Kurvat jane shume me te ndershme se Cilja, Karjani, Fevzot e politikes dhe medias, sepse ato te pakten e pranojne boterisht qe jane kurva. Kurse keta, kane nje sinonim per fjalen Kurve: e quajne veten Vipa 🙂

      Reply to this comment
  31. Bocari January 19, 00:29

    vazhdim
    pra, meqenese inteligjenca emocionale e shqiptarit le shume per te desheruar, dhe te rrembyer nga ky krahasim shume provokues dalin nga tema ose nuk kane guxim te flasim per temen. Me sa kuptova une ti nuk e kishe fjalen tek ato fenomene te sterkomentuara qe tashme dihen nga te gjithe por ti thua “….. po digjen të ndjejnë atë që ndodhi. Duan të ndjejnë që e mira fitoi mbi të keqen, që dita fitoi mbi natën, që shpresa fitoi mbi shkretimin moral”. Pra pyetja jote eshte si te bejme qeverine te levize, te mbaje fjalen e dhene dhe premtimet parazgjedhore, sepse ne si popull e beme tonen, ne e dhuruam voten dhe besimin tonen qeverise. Dikush thote me te drejte, demostrata paqesore. Ne jemi te pa organizuar. A duhet te organizohemi? Si? Emri Parti na ka ardhur ne maje te hundes. Si mund ta harrijme ne masen e popullit te fjetur? Injorant quhet njeriu qe me ndergjegje mbyll syte para fenomeneve qe nuk i pelqejne me mendimin cme duhet mua. Te tille ka shume. Si do tu hapim syte atyre? Cdo njeri eshte nje vote, dhe ka shume vlere. Puna me duket gjigande. Referendum? Mund te jete kjo nje zgjidhje? Sikur te firmosim 10.000 vete apo nuk e di sa duhen dhe ti paraqesim qeverise mendimin tone, qe ajo nuk do ta lexoje ne faqet e gazetave? Nuk e di Adrian, gjendja eshte e rende, por shpresa vdes e fundit. Te falenderoj per gjithshka qe ben. Te mbash zjarrin ndezur ne kohen e acarit kerkon shume energji. Qellimi i madh qe i ke vene vehtes te ndihmofte.

    Reply to this comment
    • . January 19, 13:57

      Bocari keni shume te drejte. Lidhur me ate qe thoni per “nje njeri-nje vote” Majkell Mur ka nje reportazh fantastik mbi 1 perqindshin e kamur qe sundon 99 perqindshin tjeter ne SHBA! E vetmja frike e tyre ishte: vetedijesimi i te varferve per fuqine qe kishin te BASHKUAR

      Reply to this comment
  32. . January 19, 12:54

    nje perle e eseistikes, thano

    Reply to this comment
  33. Bocari January 19, 13:23

    @ kryeredaktorit

    zoteri, cna shohin syte kete te djele ne zuzuland? Mendoja se Muci e merrte rrogen nga profesioni i gazetarit, por me artikullin qe ka shkruar sot, po dyshoj nese punedhenesi i tij eshte Rama ose Saliu, pra ose zedhenes i maskuar i Rames ose i avokat i maskuar i Sales.

    Reply to this comment
    • . January 19, 13:58

      MBASE TE DYJA NJEHERESH O BOCAR 🙂

      Reply to this comment
      • m.n. January 19, 13:59

        ose zedhenes i maskuar i Rames ose i avokat i maskuar i Sales… Po pse o Bocari nuk mund te jete i lire Mustafai te ndihet sic ia thote koka e tij te ndihet?

        Reply to this comment
  34. Bocari January 19, 16:07

    @m.n.
    njeriu i lire nuk e dredh sa nga njera ane ne tjetren, vetem kur ska peshe dhe e merr era. Te pretendosh se Saliut sot i kane rene dhembet dhe per ato qe ka ngrene deri me sot mos e ngacmojme, se zemerojme qorrat qe e duan akoma apo se vine gjullurdira apo ku di une brockulla te tilla, me fal por, o e ka cu trurim me leje ose i ka var vezet ne telin e rrobave.

    Reply to this comment
  35. vlad December 5, 08:33

    kurvat dhe kurvarte per me keqe kuvelleku i burrave dhe grave me pushtet ase ne te kaluaren dhe ase sot ata nuk largohen me vullnet te tyre por si thoni ju z.ARDI I rikthehen shkelqimit mbi germadha .Ato i ndalon vetm ligji kur ka prokuror dhe gjyqtar atdhetar,me keto kurvare qe kemi sot ne drejtesi ,veshtir se rindertohet fshati ,?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*