Për gjyshet…

March 20, 2018 18:36

Për gjyshet…

 Përpara një jave vendosa të fle nga gjyshja, një akt shumë kurajoz ky nga ana ime. E them këtë sepse nuk besoj se ka gjyshe me të gërhiturën më gërvishtëse se kjo e imja. Imagjinoni të jeni duke u zhytur dalëngadalë nëpër ujrat e gjumit, dhe tarraaaaa….një plakë e moshuar në të tetëdhjetat të dëgjohet teksa përjeton transformimin e saj fizik në një natë me hënë të plotë.

Përveç kësaj më duhet ta them me zë shumë të ulët, që nëna ime nuk është ekzaktësisht ajo që përmbush standartet e të qenurit nëna ideale e përrallës. Me pak fjalë, është një gjyshe moderne që nuk ka ditur kurrë t’i lexojë nipërve dhe mbesave tregime me të varfër e të pasur; princesha e princër. E më ndodh që kur gjendem në tavolinë midis miqsh,të cilët më ndajnë kujtime të këtij lloji me gjyshet e tyre, të ndihem xheloze,shumëëëëë xheloze. Dhe kjo fjali vjen nga dikush që nuk ka patur asnjëherë konfrontime personale me këtë fjalë.

Por le ta kalojmë këtë faqe…

Atë ditë nëna ime nuk gatoi kushedi se çfarë, sepse pohojmë që ka marrëdhënie të komplikuara me gatimin. Më gatoi thjesht makarona me gjalp. Besoj se kjo pjatë do jetë shpikur nga njerëzit kur nuk kanë patur çfarë të hanin, dhe me gjërat më minimale sajoheshin kështu për të mposhtur urinë. Kam përshtypjen që dhe buka me valë e trahanaja gjenden kryeneçe në këtë listë, por këto meritojnë një hapësirë më vete, më shumë për faktin e rezistencës së treguar ndaj “pordhës” së karkalecit e peshkut.

A më besoni kur ju them sesa shumë më shijoi?

Në atë moment hoqa dorë instiktivisht nga sulltanetet e servirjes së makaronave me pana,salcë, bizele,ton…Shikoni se, unë njihem për famën e llupëses së pakonkurrueshme, ama ajo pjatë në modestinë e saj më përfshiu të tërën në një histori të dëlirë dashurie. Fakti që nëna ime ishte çuar nga divani i saj i moçëm vetëm për të gatuar diçka që të më shuhej uria, më bëri të ndihesha mbesa më e mirë, më e dashur, më e zgjuar ( e mirë, boll i bëra qejfin vetes me këtë spontanitet natyral).

Teksa po shtrihej errësira në qytet e shtrohej i ftohti me më shumë zemërgjerësi se kurrë, e shijova gjyshen time duke më mbuluar me një jorgan pushtuar nga ngjyra koralore.

Vendosa t’ju servir notat karagjoze të kësaj historie, por dhe të përkushtimit për të thënë se fjalët ndonjëherë janë të tepërta.Çdo njëri prej nesh në fshehtësi kërkon dëshpërimisht komplimente e fjalë që të ledhatojnë muret e shpirtit, por ndodh që jo të gjithë të dinë ta shprehin atë çfarë kanë përbrenda, me fjalë. Ti, atje tutje me ironi në buzë do thuash se ku na qenkërka vështirësia e të bashkuarit qoftë dhe dy fjalë si: ‘Të Dua!’ Ndoshta ty nuk të shfaqet kurrfarë pengese në udhë, ama për të tjerë artikulimi i çdolloj fjale që mund të shprehë ndjenjë, mund të vendoset në grackë nga ndjeshmëria po qoftë edhe nga frika e përballjes me botën kullufitëse që gjendet fill pas pragut.

Në një pafundësi shkrimesh, qofshin ato ndodhi të së përditshmes apo kapsula emocionesh, sot preferova të ndaja me ju shijen në gërma të pjatës së makaronave me gjalp, sepse mundimi i gjyshes sime për të ndërmarrë përsipër vendosjen e përparëses së amvisës për mua, ka hedhur poshtë çdo dëshirë për t’u treguar e mprehtë nën përdorimin e penës (penë i thënçin, se s’po dimë ku t’i zhdukim e groposim tastierat e prishura.)

Ps: Nga një vajzë që nuk para i bën qejfin të tjerëve (kuptohet besoj), por që sot vendosi të përkëdhelë gjyshen e saj, si shenjë falenderimi për të gjithë dashurinë e ofruar në mënyrën më aspak të zakonshme.

Mesa duket, paskërkam qenë keq për një pjatë makarona!

 A-ja me 2S
March 20, 2018 18:36
Komento

23 Komente

  1. Paul Tedeschini March 20, 18:50

    Shkrim kot.

    Reply to this comment
  2. kundrarrymes March 20, 18:58

    Keni filluar botoni edhe hartimet e klases se peste ne gazete. Pse kaq varferi ne mediat shqiptare????????

    Reply to this comment
  3. Kris 1 March 20, 19:20

    Qe ka mbaruar universitetin kjo mbesa eshte e zyrtarizuar por aman te keqen na thoni kur do te rregjistrohet ne fillore

    Reply to this comment
  4. Bukur... March 20, 19:21

    Bravo…
    Me ne fund nji shkrim ndryshe .
    Larg abstraktes se ksaj jete e aq pran jetes tone .

    Eshte nji variacion mjaft i bukur ,ne ate jete
    sot mbush plot shtrese , zhurma te ndryshme ,qe s’te japin asnji kenaqsi pervec merzitjes ,
    e nji arratisje nga ajo monotoni e e jetes qe krijon
    e perditeshmja jone ,
    te besh nji vizite ke gjyshja dhe shijosh
    pjaten e makaronave me gjalpe , (edhe pak djath te bardhe te thermuar lart My Tip ky dikur )
    nga duart e rrudhura por aq te bukura te gjyshes ,
    qe per te gjithe eshte aq e dashur per mbesen e nipin
    aq e embel .- Un e kuptoj Autoren e shkrimin ,
    ne nji far menyre ,sepse jan nji nga ata qe na shijonte gjithmon gatimi gjyshes ,psh byreku .aaah !
    Nji shkrim i kendshem ,qe i jep nji
    ngjyre te munguar me pare ambjentit te ktij Forumi e qe na na ben Nostalgjik por edhe mjaft i kendshem.
    Vizitoni Gjyshet …dhuroni e merrni kenaqsi,per te cilen
    secili e ka aq shume te nevojeshme sot ne kte jete.

    Reply to this comment
    • Ahhahahaahhahahahaha March 20, 19:44

      Ti duhet me kan autorja shkrimit….. kuptohesh nga ndertimi i fjalive

      Reply to this comment
      • pfff...! March 20, 20:03

        Ahahahahahahahahahha ,

        mjerishte nuk jam as Auttorja e shkirmit ,
        per te cilen e falenderoj sinqerishte .

        Por sigurishte as nji ahahaha-ha ,
        dhe gjithe tipat larte ,
        qe jo vetem qe s’arrijn te kuptojn nji shkrim letrar
        por kan injorancen edhe ti bejne vleresime idiote .

        Hajt pra bujrum ,
        shkruni ju pra dicka me bukur ,nqs jeni te zote !
        Nqs nuk dini ,ose s’ju pelqen nji art i tille ,
        heshtni e komentoni atje ku ju pelqen e mund te thoni dicka .
        Ju ka tredhur trut Politika e s’kuptoni rrezikun
        qe vjen nga ajo budallepsje .

        Reply to this comment
  5. Maj March 20, 19:30

    Pse bën pordh karkaleci moj vajzë? Hajde shkrim hajde

    Reply to this comment
  6. alfons March 20, 20:24

    Kush pjerdh me per gjyshe baballare !Ne kapitalizem shqyen njeriu njerine thesh dikur nje diktator shtetformues !Tani vetem prinderit kishin dhe kane detyrime morale ligjore per femijet ndersa femijet nuk kane asnje detyrim ligjor per prindet MARTOHEN DHE PRESIN VDEKJEN E PRINDIT PER TI XHVATUR EDHE QINDARKAT E FUNDIT POR LIGJ VENSIT NUK KUJTOHEN TE BEJNE NJE LIGJ ASHTU SI DETYRON LIGJI QE PRINDI TE PAGUAJE PER FEMIJEN KUR NDAHET OSE KUR I RIT I SHKOLLON DHE SA DALIN NE JETE QOFTE DHE TE SUKSESESHEM SHIKOJNE NUSET DHE FEMIJET E TYRE PER PRINDERIT QE MBASE JETOJNE ME PESION SKANDALOS NUK KANE AS NJE DETYRIM LIGJOR PSENE E DINE ILIRET ME SHOKE SE ATA NUK E NDJEJNE SE KANE SIGURUAR PASURI EDHE PER MACET NDOJ PRINDIT E CFILITUR BUKE E QEP E KAN SHUM FM

    Reply to this comment
  7. demo March 20, 20:25

    femrat shqiptare vazhdojne te jene llastica te padurueshme,Majlinda Bregu,Sonila Meco,Mira Kazani e ca llamarina qe farfuritin ca dite deri sa dalin te tjerat..Gorki tregon tre shkrimteare te deshperuara,te limontuara,qe takonin Cehovin,flisnin si Cehovi,per jeten e trishte,pa perspektive,per ambjentin e pamerituar.injorancen,vulgaritetin.Ndiheshin te pakuptuara ne shoqerine meskine..
    -Ju pelqen marmallata?-pyeste Cehovi.Atehere te degjoje si diskutonin plot gjalleri per marmallaten,tre llaqet e deshperuara.

    Reply to this comment
  8. Gani USA March 20, 22:07

    Shuuuume shkrim i bukur
    Urime autorit

    Reply to this comment
  9. Adih March 21, 01:48

    alfons @……Patjeter duhet te jesh shume i ri ne moshe .E ke gabim ,rrespekti per gjysherit e prinderit kurre nuk venitet ..E para jane brezi me i vuajtur , sidomos prinderit tane , qe kaluan jeten me te gjete te tyre , ne diktature ,dhe na kane rritur me sakrifica te medha .Kurse per gjyshet e gjyshat ,jane njerezit me te dashur ne bote ,per niprit e mbesat e tyre .. Mesoje nga une per gjyshin tim.
    E gjeti viti i mbrapshte 1945 ne moshen 65 vjecare ,ku ne kete kohe ,ishte i ve dhe gruaja e tij ,pra gjyshja ime kishte vdekur . I vetem dhe me femije te pa rregulluar . Por kryesorja ,per te mos humbur kohe ,pushteti i diktatures ,me gjithe se i kishte mare mallin ,tokat ,shtepine ,florinjte ,e nxori ne driten e henes perjashta ,. Me gjithe se vdiq 112 vjec ,pra gati gjysem shekulli ne sistemin komunist ,nuk i dhane as edhe nje lek pension ,deri sa nderroi jete ..Mos e harro kete alfonc ,se une e kujtoj cdo dite . E konkretisht ,Erdhi nje here ne Tirane ,gjyshi tek e bija ,tek nena e ime me bujte nje nate ,isha i vogel ,pa shkuar ne klasen e pare ,beja sikur luaja ,por veshet i kishja tek biseda nenes time me te jatin . Baba i tha nena ime ,me dukesh shume i merzitur ,cfare ke .Ai burre qe mbante kapele republike ,me gjuhe te huaja ,i ngadalte, i ndershem dhe babaxhan ,leshoi dy pika loti dhe ju pergjegj nenes time ,me vjen keq per femijte e tu moj vajze erdha ,pa nje cekullate ne xhep ,dhe femijet kenaqen me keto gjera etj . Nena ime u prek dhe vazhdoi biseden ,ne te gjithe e dime se ty shteti nuk te jep pension ,por kam nje mendim ,cunat e tu ,pamvaresisht qe jane jo mire ekonomikisht hidhi ne gjygj, qe te japin pak para cdo muaj .Pergjegja e gjyshit tim ishte e menjehershme e prere dhe i doli nga thellesia e shpirtit .Jo moj bije ,une hidhem nga 15 katci me koke dhe kete nuk e bej,nuk i hedh une femijte e mij ne gjygj .??Me nje qetesi dhe sinqeritet dhe shume e vendosur ,qe pergjigja e gjyshit tim ,dhe une kurre nuk do e harroj kete skene ,ndonese kane kaluar shume dekata .???.Por nga ana tjeter te jap te drejte alfonc ,kur permend kohen e socme vetem kete gje ,Kur hipi Edi Rama kryeminister ,gjene e pare qe beri ,i shtoi Nexhmije Hoxhes pensionin ,bashke me Vita Kapon .Mire ose keq nuk e diskutoj ,por di qe te them kete ,Nexhmija dhe Vito Kapo ,i mori Gjyshit tim cdo gje dhe e lane me shume se 4 dekata ,pa pension ,gjoja skishte punuar ,as edhe nje dite ne komunizem .Te me falesh alfonc sdua te kritikoj ,por nje gje te kam zili qenke shume i ri ne moshe ,dhe Migjeni i madh ka thene Qeshu rini qeshu se bota eshte e jotja .Pershendetje alfonc .

    Reply to this comment
    • Pirati... March 21, 10:15

      rrespekt Adih,

      nuk eshte aq e thjeshte te qendrosh njeri
      ne ate bote te cmendur e politike egersirash

      gjithcka iken nga njeriu cdo vler transformohet
      mer formen e kohes ,shoqerise qe rrethon ,
      ajo qe ngelet e i nuk perkulet Stuhise maskarades
      se asaj Bote eshte Karakteri Njerezor .
      Vetem ai i reziston cdo furtone te jetes .
      Kush ka lindur me nji te tille s’e humb ate,ma snji rrethan,
      per asnji cmim ,perball asnji marrezie qe te rrethon.

      Reply to this comment
  10. Plaku Xhuxhumaku March 21, 03:03

    Ti A-ja me dy SS nuk e paske jetuar ate kohe kur nje pjate makarona me gjalpe ishte shume me teper se sa karkalecat e sotem pordhace dhe e di pse? Se nje familje kishte te drejte te merrte vetem nje pako gjalpe 100 gramshe per te gjithe javen, keshtuqe zakonisht makaronat beheshin me vaj dhe shijonin pak si mut. Nejse kush pyeste, mbasi kishim ngrene barin per te mos shkelur parimet edhe nje pjate me makarona te zeza (integrale si i thone sot) me vaj dukesh gje e madhe.

    Reply to this comment
    • Rrospi March 21, 15:05

      Nuk ke faj se sot demokracia te dha mundesine qe te nxjerresh gruan e vajzen tek semafori qe ta mbush in portofolin me euro plot.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku March 21, 16:56

        Ti i dike mire keto punet e semaforeve. Une ke semaforet ndaloj kur eshte e kuqe dhe i le noi 5000 leksh motres tate, po ate punen nuk ia boj se eshte e shemtuar qamet.

        Reply to this comment
  11. One 13 March 21, 09:59

    Teksti eshte i ndjere dhe interesant.
    Per gjyshet doja t shtoja se shteti me social per gjyshet eshte Turqia.
    Vec pensioneve qe jane me t lartat ne bote ne raport me kontributet aty prej shkurtit 2017 shteti i paguan rroge cdo gjysheje qe merr persiper te mbaje nipin ose mbesen.

    Reply to this comment
  12. MH March 21, 15:52

    Kujdes nga kontributi qe gazeta Dita ju paraqet shkrimet.E kam fjalen,me keto paraqitje te shkrimeve te keti sojit,gazeta iu injoron nivelin e mendjes ku pa deshiren tuaj qe shpervjeleni se dic po shkruani,tallet me ju.
    Aq ma teper kur ngaterroni qe makaronat me gjalp u kryen nga nana e ngritur nga divani i mocem per te gatuar dicka.Qe e perseritni ne fund,ne mbyllje qe kete gatim e kreu gjyshja me veshjen e perparses se amvises.Hajde e merre vesht se per ku e kishe fjalen.Per gjyshet apo per nanen.
    Ne si lexues mbetemi te pa kjarte se ku deshe te hyje dhe ku deshe te dalesh.Mbasi dhe nuk po dime se kush ti gatoj makaronat e fukarallekut me gjalp.Kur vete ne ishim fukarej dhe makaronat i gatuanim me voj ullinit qe te digjte gryken e fytit nese gjindesh ne ambientin ne kohen e gatimit.Gjalpit nuk ia “dinim” emnin,shijen jo e jo!

    Reply to this comment
  13. tomorraku March 21, 17:37

    Po si s’te vajti mendja moj vajze qe ta merrje gjyshen ne shtepine tende e ti gatuaje nje pjate me makarrona
    me gjalp e ta kenaqie gjyshen qe qenka tere kohen vetem ?
    Gjyshe Bujarja

    Reply to this comment
  14. vasili March 22, 11:29

    Nganjehere gazeta juaj te befason,Forumi arrin te thyeje zhguallin e hekurt,te formatit,te ´´analisteve´´ te saj,qe komentojne ne pafundesi, lehjet e trurit te terbuar te saliut dhe “harron´´ ne menyre kriminale ate,qe te ndjejme nga afer ne detaje,frymemarrjen e shpirtit dhe trupit te njeriut te thjeshte shqiptar:
    Si u eci jeta dhe si po jetojne tani,ato nena dhe femijve te tyre,qe u shndrruan dikur ne skllave te turneve dhe puneve te veshtira ne nje shtepi te ngushte me nje ushqim dhe paisje me se te varfer,te cilat te pamundesonin te shijoje familjen,ne kuptimin e saj.
    Si i shikon zhvillimet,ai intelektual,qe i sherbeu me devoteshmeri profesionit te vet papartishmeri dhe tani frymon ne nje cep te harruar.
    Si eshte trajektorja e zhvillimit te cilesise se arsimit dhe personalitetit te studenteve tane dhe a marrin ato vende sipas meritave.
    Si ka ndryshuar struktura dhe rendimenti i prodhimit dhe mendimit fshatar.Sa ka subvencionuar qeveria ne kete drejtim dhe si ka bashkepunuar dhe ndrushuar mentaliteti ish kooperativist.
    Besoj se nuk e ekzagjeroj,qe zyrat si shteterore dhe private,ne te shumten e heres,jane dy funksionale;per pune dhe bordello,si ralle vend tjeter.
    Ne vendet e tjera u ekspozuan raste te panumerta,te ketilla abuzime ketu,nuk pipetiu asgje.
    Politikanet dhe shtetaret e akuzojne njeri tjetrin per gjithe diapazonin e ndyresive,por asnjehere per kurveri,ndonse kjo ndihet gjithandej dhe ne ajer.
    Dicka e madhe,vazhdon te ndodhe ne kete vend:
    Shqiperia vazhdon te shkerdhehet,ne heshtjen me te pa moraleshme.Ndonse ligjerisht nuk ka bordello,por ka hareme dhe perdhunime gjithandej.
    Per mendimin tim,bordelli do ish nje zgjidhje ,pasi eshte i kontrolluar nga ana shendetsore(ka perhapje te medha te semundejeve veneriane) dhe ne vend te perdhunojne ne menyre ilegale,shkojne dhe shkarkohen atje.
    E falenderoj autoren e ketyre rradheve,qe na percolli ciltersine dhe ngrohtesine,pothuaj fare te harruar.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku March 22, 17:44

      Vasilo, e nxorre kollen ne fund, e kishe pas hallin qe te hapen bordellot, jo se te gjitha gjerat me siper i kishe gabim, po me habite kur ne fund dole atje ku te pakten une nuk e prisja. Po ne fund te fundit mire e ke, tashti ka gjithecka, perse te mos kete edhe bordello?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*