Për hakun e 10-vjeçarit, 6 nga fisi i tij qëlluan nga 1 plumb mbi hasmin

June 24, 2014 08:35

Për hakun e 10-vjeçarit, 6 nga fisi i tij qëlluan nga 1 plumb mbi hasmin

Gjashtë anëtarë të fisit Cenga (njerëzit e 10-vjeçarit që u përdhunua dhe u vra para 7 vitesh në Peshkopi) dyshohen të gjithë si autorët e vrasjes së vëllait të autorit të asaj masakre dhe janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Sajmir Ziza, u qëllua me 6 plumba mbrëmjen e së premtes në Tiranë,në rrugën “5 Maji” në Tiranë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin Ushtarak. Pardje policia pat ndaluar vetëm Fredi Cengën, djalin e xhaxhait të 10-vjeçarit Bekim Cenga, kurse dje, pas dëshmisë së tij, u arrit të dokumentohej e gjithë ngjarja. Në vrasjen e Zizës, para pak ditësh, dyshohet se ka marrë pjesë babai i vogëlushit të ndjerë, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e tij. Nëse akuzat qëndrojnë atëherë rezulton se të gjashtë qëlluan nga një herë secili, pasi Sajmir Ziza u vra me 6 plumba. Në kërkim janë shpallur, babai i 10-vjeçarit, Ylli Cenga dhe të tjerët me të njëjtin mbiemër Kudreti, 43 vjeç, Shabani, 45 vjeç, Suri, 35 vjeç, Muhameti, 36 vjeç dhe Eltoni, 36 vjeç, të gjithë banues në Dibër.  Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim për arsyeje gjakmarrje”. Trupi pajetë i 10-vjeçarit Besim Cenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë. Shpëtim Ziza, autori i krimit tronditës, e ka goditur të voglin duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Trupi i fëmijës është gjetur i mbytur me lidhëset e këpucës. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi.

 

 

 

June 24, 2014 08:35
Komento

6 Komente

  1. berati June 24, 20:24

    shume mire donin gjakmarje …..dhe keta te gjashte tani me burgim te perjetshem !!!Dhe pa gjyq fare !! Nuk i justifikon asnje lloj kanuni !! ,,,Ai qe vrau 10 vjecarin po e ben denimin ….dhe keta vran nje njeri ..e vran me paramendim …e vran per gjakmarje ….mos te dalin me nga burgu .N q s duhet te vendosim shtet …nuk ka tjeter rruge .

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi June 24, 20:38

    Sot, Dita e 24-tërt e vitit të 24-tërt e shtetit kanunor e fisnor shqiptar!?

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi June 24, 20:43

    VR !!! Sot, Dita e 24-tërt e vitit të 24-tërt e shtetit kanunor e fisnor shqiptar!?

    Reply to this comment
  4. P.A.B June 24, 21:07

    There but for the grace of God, go I *
    _____________________________

    Me duket se cilesimi si gjakmarrje, eshte i tepert.

    Kemi nje hakmarrje te nje babai te deshperuar qe i eshte thyer jeta ne mes. Akush nuk do donte ta vinte veten ne pozicionin e tij. Te humbesh nje femije 10 vjecar ne cdo rrethane eshte tragjike; te te vritet ne ate forme barbare eshte “zot me ruaj mendte e kokes” S’justifikohet ky gjest, por personalisht [ligji ka punet e veta] Babain e femijes se gjykoj dot. Djali nuk i kthehet…jeta per te, e ne cdo rrethane do jete vuajtje pa fund.

    Ne SHBA nje instruktor artesh marciale humbi femijen ne kete forme; Policia e arrestoi vrasesin/ manjakun seksual. Gjate transportit dhe ne mes te policve babai del dhe e vret me revolver. Nje nga agjentet policore – sot prokuror ne shba- e pyet- Pse/Pse/Pse/ Pse e vrave?, dhe thote: “Mu pergjigj, ti do kishe bere te njejten gje!”

    Sigurisht vrasje me paramendim e organizuar dhe ne grup/ a si individ, konsiderohet me e rende; por “nje rrethane e tille lehtesuese” eshte e mbarsur me simpati-dhe-humanizem; kur prinder krejtesisht paqesore dhe zbatues te rregullt te ligjit, “rreshkasin” ne ekstreme te tilla. Ne SHBA, personi u denua me 5 vjet probation [me kusht] pasi pranoi vrasje te shkalles se II-te, ligji anglosakson ka disa cilesime te vrasjes qe ne i kemi [murder/ manslaughter etc] pak me ndryshe.

    Pak simpati per familjen e femijes se vrare, nuk do shkonte dem.

    ===

    * Sikur zoti te mos me kish mbrojtur kjo mund te me ndodhte dhe mua.

    Ka nje fatalizm dhe mirekuptim ne kete shprehje idiomatike, vet-egjygjesine zakonisht nuk e duam [sidomos kur del ne forme skuadre ekzekutuese me 6 persona- nese eshte keshtu] por ama, jane ca rrethana te vecanta kur vdekja makabre e nje femije… e con prinderin ne vende qe kurre s’do e kishte menduar. Tani ka ngelur te dorezohen ne Polici dhe te perballen me Ligjin.

    Reply to this comment
  5. beni June 25, 00:20

    Po eshte e vertet keshtu.Te me ndjeni po eshte idiotsia me e madhe qe kam degjuar nanjeher.Kjo eshte budalleku me i madhe qe kam degjuar nanjeher.Ishalla seshte e vertet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*