INTERVISTA / Për haxh, në Mekë me 400 shqiptarë

Entela Resuli September 25, 2015 12:30

INTERVISTA / Për haxh, në Mekë me 400 shqiptarë

Ditën e djeshme ishte festa e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë në botë. 400 shqiptarë kishin zgjedhur Mekën për të kaluar këtë ditë të rëndësishme për besimin e tyre. Haxhilerët shqiptarë ndodhen në Arafat, nga ku kanë ndjekur edhe hutben e kësaj dite të madhe të mbajtur nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi.

Për besimtarët myslimanë vizita në Mekë është një prej 5 kolonave të fesë islame e detyrueshme të kryhet njëherë në jetë për ata që kanë mundësi financiare dhe fizike. Në terminologjinë e fesë islame kjo njihet me termin Haxh.

Sikurse edhe vitet e shkuara, për pelegrinazh në Mekë këtë vit kanë shkuar një grup besimtarësh myslimanë të udhëhequr nga kreu i komunitetit mysliman Skënder Brucaj. Mes tyre ndodhet edhe ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli i cili nga Meka, gjatë një bashkëbisedimi me DITA jep detajet se si është duke shkuar pelegrinazhi i këtij grupi shqiptarësh.

Hoxholli jep një pasqyrë të asaj ç’ka po ndodh në vendin e shenjtë, dhe tregon arsyet pse çdo mysliman duhet të shkojë të paktën një herë në Mekë.

Ilir, ju gjendeni momentalisht në Mekë, cila është ndjesia që përjeton një mysliman kur ndodhet aty?

Ç’të të them, një mrekulli, historia e njerëzimit, histori bamirësie dhe shembuj sakrificash të pakrahasueshme me askënd, motivim për të qenë më i dashur me njerëzit në nevojë. Të qëndrosh në Arafat ku fillon njerëzimi, ku ritakohet Ademi dhe Havaja, ku bëhesh njësh me kohën, ku nuk ka dallim as mbreti, as kryeministri, as i varfri, as i pasuri, të gjithë me të bardha, të përulur para Zotit, i cili në këto momente është pranë njerëzve dhe fal dhe pranon lutjet e tyre. Sot kam një premtim ndaj të gjithë miqve, lutje për këdo drejtuar Zotit, sepse dëshira për të parë miqtë mirë është fillimi për të përhapur energji pozitive. Të gjithë i dua shumë dhe lus Zotin t’i shikoj vetëm mirë.

Sa shqiptarë gjenden aty momentalisht?

Janë rreth 400 haxhilerë shqiptarë nga të cilët rreth 320 nga Shqipëria dhe 80 shqiptarë nga Mali i Zi dhe Bosnja. Gjendja e tyre është relativisht e mirë, kuptohet këto nuk mund të quhen pushime, ka rite që kërkojnë dhe lodhje fizike, por deri tani të gjithë ndjehen mirë dhe entuziastë për të vazhduar deri në fund. Habitesh se dëshira me e madhe është te mosha më e vjetër për të kryer çdo gjë me përpikmëri edhe në disa rite ku mund të ketë tolerime.

Sa e rëndësishme është shkuarja në Mekë për një mysliman?

Shkuarja në Mekë është një nga 5 shtyllat e Islamit, por kjo shtyllë ndryshe nga të tjerat është në varësi të mundësisë, fizike dhe financiare. Pra, pelegrinazhi ose haxhi, është një prej shtyllave të fesë islame, që konsiston në vizitën e shoqëruar me praktikën adhurimore përkatëse, në Qabe në Mekë dhe Medine. Kryerja e tij është detyrë obligative për çdo besimtar, burrë apo grua qoftë, nëse ia lejon gjendja ekonomike dhe shëndetësore. Pelegrinazhi ose haxhi është një udhëtim fizik e shpirtëror, gjatë të cilit besimtarët përjetojnë ngjarjet më të mëdha historike të njerëzimit, të ndodhura në kohën e babait të të gjithë profetëve, Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të. Gjithashtu vizita e vendeve të shenjta lë gjurmë të pashlyera në zemrën e çdo besimtari, saqë ëndrra e secilit që i viziton ato vende të shenjta, është që kjo vizitë të përsëritet edhe disa herë të tjera, sepse besimtari a besimtarja shikon me sytë e tij, prek me duart e tij dhe shkel me këmbët e tij ato vende nëpër të cilat kanë ecur njerëzit më të mirë të njerëzimit.

Një mysliman që shkon aty, cili është riti që ndjek, çfarë duhet të vizitojë patjetër, cila është gjëja më e bukur që ka ai vend?

Po normalisht që është Qabja si vend adhurimi, më pas janë Safa dhe Merwa, si rite të Nënës së Ismailit (vrapimi mes dy kodrave) për të kërkuar ujë për të birin, është Arafati vendi i takimit i Ademit dhe Havasë, vendi i faljeve dhe Mëshirës, është Muzdelifeja ku haxhilerët kalojnë një natë në qiell të hapur e më pas kthimi në hotel.

***

Aksidenti, asnjë shqiptar i dëmtuar

Gjatë bisedës me z.Hoxholli e pyetëm edhe për situatën dhe gjendjen shëndetësore të shqiptarëve që ndodhen në Mekë, pas raportimeve për shumë jetë të humbura. “Në bazë të informacioneve që mblodha menjëherë pas lajmit, rruga e cila kishin shqiptarët nga Minaja deri tek Xhemeratet është krejt e ndryshme nga vendi i aksidentit, kjo për faktin se haxhilerët shqiptar respektojnë rrugën dhe orarin e caktuar nga organizatorët. Ky është vit i veçantë pasi prej shumë vitesh patëm harruar të dëgjonim për aksidente të tilla. Shprehim keqardhjen për jetët e humbura dhe njëkohësisht falënderojmë mediat për interesimin ndaj nesh. Shpresojmë që mos kemi asnjë lajm të keq për shqiptarët”, shprehet Hoxholli.

Entela Resuli September 25, 2015 12:30
Komento

7 Komente

  1. Sadiu September 25, 13:10

    Ky Hoxholli duhet te marre me vete ne Meke kusheriren e tij deputete. Hoxhollo futja nje dopio uiski sa te mberrish ne aeroport se te bo mire.

    Reply to this comment
  2. Drita September 25, 14:26

    E pse cuditesh ti me entuziasmin e moshave te vjetra me be Haxhe?!Normal rrobi kur eshte paravdekjes behet besimtar i devotshem. Pas ka bere 1001 te keqija, do me u duk bukur para Zotit.

    Reply to this comment
  3. nje shqiptar ne Itali September 25, 14:40

    Nuk paska asnje pellazg turk te vrare apo te plagosur . Po mire , more Hoxholli , si nuk ju vjen zor e turp , qe i bashkoheni tere fundrinave te njerezimit , e shkoni ne mez te shkretetirave arabe , si rober te nje besimi te shemtuar e kriminal , te nje feje monstruoze qe nuk ron dot pa vrasje , pa prerje kokash e gjak ? Me vjen keq se jini edhe te rinj ne moshe . Turp ! Turp !

    Reply to this comment
  4. beni September 25, 15:42

    Vendi me diktatorial ne bote,vendi ku fshihen 1000 te kqija vendi i mashtrusve me te medhenj ku ne at vend ku hedhin gure mender jan varosur vetem gomere e gamile dhe vendi ku kusherinjte martohen me kusherirat vetem per para,vendi ku rjedh terrorizmi me i madh ne bote,vendi ku halet jan kthyer ne njerez te devocem te njerezimit ku mashtrohen qysh ne veze nga kta kodoshe qe nuk lajn bythen e vet e jo te mesojn te tjeret e boten e civilizuar me mashtruse se cdo mysliman duhet ta vizitoj njehere kete hale te mashtrimit qe tu mbyshin bythen arabve me para e kapital!

    Reply to this comment
  5. wb September 25, 17:52

    Paskan gjete parajsen. I bejne mire vetes dhe kombit ne qofte se rrine atje.

    Reply to this comment
  6. Arben September 25, 20:48

    HAXH TE MBARE TE GJITHE MUSLIMANEVE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*