Nga Arben Duka (1957 – 2021)
Botuar në DITA
Asgjë s’ka ndryshuar,
tek TV-të-o Zot,
çfarë kanë bërë dje,
e bëjnë dhe sot!
Shumicë e programit,
shkon me politikë,
po unë dot s’u them:
“Ah ju rëntë një pikë!”
Gjithkush kush ka qenë,
i parë qeverie,
na është bërë për dreq,
si pjesëtar shtëpie!
Medias sonë sic duket,
mund t’i heqësh brekët,
ndaj ato vrapojnë,
atje ku janë lekët!
Jemi bërë çmendinë,
shumica dhe pikë,
diagnoza fiks:
“Helmim politik!”
Mendo mos e kishim,
Ditën tonë të vjetër,
bo-bo ç’do të hiqnim,
nga ata surretër!
Edhe më i urti,
do soste durimin,
nga një anë Saliun,
nga një anë Edvinin!
E Enjtja-në kokë,
si tokmak na bie,
ndaj unë atë ditë,
e kam ditë zie!
Zi me detyrim,
kjo është një fakt,
se me TëVë-lajmet,
shkëpus çdo kontakt!
Aty veç Saliu,
pëllet dy-tri orë,
na bën me Edvinin,
një krim mjedisor!
S’ka kurrfarë ilaçi,
po s’e gjete vetë,
mos i shih qelbashët,
dhe do flesh i qetë!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016