Për herë të parë Bujanoci ka një shqiptar shef policie

January 5, 2016 15:14

Për herë të parë Bujanoci ka një shqiptar shef policie

Bujanoci në Luginën e Preshevës do të ketë për herë të parë një shqiptar komandant të stacionit policor.

Në krye të këtij stacioni është emëruar Ekrem Krasniqi, i cili punon prej vitit 2002 në këtë institucion.

Ndërsa komandant i ri i stacionit të policisë në Preshevë, është emëruar Goran Saviç.

Ekrem Krasniqi e kishte filluar karrierën në policinë multietnike në Bujanoc, ndërsa së fundit ishte shef i policisë së trafikut në këtë qytet. /Dita/

January 5, 2016 15:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*