Për herë të parë, “hapësira miqësore” për të miturit e arrestuar

September 10, 2018 16:26

Për herë të parë, “hapësira miqësore” për të miturit e arrestuar

Në Shqipëri, pas ndryshimit të Kodit Penal për të mitur, do të ketë për herë të parë hapësira të posaçme për të miturit që shoqërohen në komisariatet e policisë.

Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, numri i të miturve  që janë në kontakt dhe konflikt me ligjin është rritur ndjeshëm në vend, duke u 20-fishuar brenda pak viteve.

Në vitin 2011 janë identifikuar 46 fëmijë, ndërsa në 2017-n numri i tyre ka shkuar në 933.

Hapësirat e posaçme quhen ndryshe “hapësira miqësore”.

Ata janë ngritur fillimisht në Komisariatin Nr.5 në Kamëz, ku janë identifikuar viktima të dhunës në familje, të larguar nga banesa për shkak të vështirësive ekonomike, apo të mitur të përfshirë në vjedhje me dhunë.

Nga të dhënat e komisariatit rezulton se, shumica e fëmijëve janë në situatë rruge, por nuk mungojnë edhe rastet e viktimave të ngacmimit seksual nga më të rritur dhe dhunës familjare.

70% e të miturve pohojnë se kanë përjetuar dhunë dhe 80% e prindërve pranojnë se kanë përdorur dhunë ndaj fëmijëve të tyre, sipas një raporti mbi situatën e mirëqenies së fëmijëve në Shqipëri.

s.a/dita

 

September 10, 2018 16:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*