“Për hir të jetës”, mjeku Tritan Kalo: Ju duam, por duajeni edhe ju veten. Izolohuni!

March 21, 2020 09:14

“Për hir të jetës”, mjeku Tritan Kalo: Ju duam, por duajeni edhe ju veten. Izolohuni!

Një apel në emër të jetës, që dhe ne ta çmojmë dhe ta mbrojmë. Ky është mesazhi i fortë që jep mjeku i njohur Tritan Kalo.

Përmes një mesazhi, Kalo i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të izolohen dhe të respektojnë masat e vendosura, për të luftuar kështu COVID-19.

MESAZHI I KALOS
VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombësit e mi, vetëm atë të parën….JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, POR duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together we will win that war!!!

March 21, 2020 09:14
Komento

1 Koment

  1. Fatmir KOÇI March 21, 16:50

    Faleminderit doktor për këshillat Tuaja. Të vetmen ndihmë që kërkoni Ju, nga ne për tu vetë izoluar si dhe këshillat e tjera do ti përmbushim një më një në emër të jetës tonë,të familjes e më gjërë të të gjithë shoqërisë. Kjo që na kërkohet ne nuk është asgjë përpara sakrificave Tuaja, në këtë beteje për jetë a vdekje me një armik të padukshëm tinzar e shumë të rezikshëm. Ju jemi mirnjohës për përkushtimin, kontributin Tuaj e të gjithë stafit mjek, infermjer, laborantë, të gjithë stafit mbështetës që posakrifikoni duke vënë në rrezik edhe jetët Tuaja, në emër të humanizmit e jetës të çdo qytetari. Respekte e mirnjohje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim