Për kalbësirat e sistemit të drejtësisë!

July 16, 2018 20:44

Për kalbësirat e sistemit të drejtësisë!

 

(Shkruar dhe botuar në vitin 2012, ditën e dhënies së vendimit të gjyqit për vrasjet shtetërore të 21 Janarit.)

 

Sot në Shqipëri,

është i marrë vërtet,

kush kërkon nga krimbat,

pak integritet!.

 

Njëlloj virgjërinë,

si t’i kërkosh vromës,

se mori të krisur,

që nga Gjyq’ i Tomës!.

 

Që nga Gjyq’ i Tomës,

në Kolegj Zgjedhor,

kur ia dha Lulashit,

mandatin në dorë!.

 

Kur Ndreca me Sashën,

vendin keq e zhyen,

dhe ne me gjithë lecka,

zagarët s’i shqyem!.

 

Kur provën e parë,

kaloi poshtërsia,

ashtu do të nxihej,

çdo ditë drejtësia!.

 

Ne e toleruam,

pa shkak atë krim,

ndaj dhe sot ky Hoxha,

na doli kaq trim!.

 

Ai kundër Ligjit,

doli fare hapur,

se Sali hulera,

në çark e ka kapur!.

 

Sala s’i thotë kujt,

bëj kështu-o zgjyrë,

po fryma e tij,

qelbet në çdo zyrë!

 

Mbase s’e njeh fare,

as Hoxhën-as Tomën,

po me frymë të tij,

u ka zënë firomën!.

 

Sala porosi,

nuk jep për legenin,

se ka infektuar,

që të gjithë sistemin!.

 

Për ata qyqarë,

nuk mjafton mëshira,

se gjithnjë vendosin,

siç do shkretëtira!.

 

Qyqarët e shkretë,

veç lexojnë vendimin,

se Sala që vret,

jep edhe dënimin!.

 

E drejta është vrarë,

s’ka marrë një të krisur,

ndaj i gjithë sistemi,

krejt duhet përmbysur!.

 

Të ngrihet e gjitha,

mbi themel të ri,

dhe monstrat të shkruhen,

në librin e zi!.

 

Ngushtë më zure-Thano,

po ti nuk e dije,

kur për një surrat,

më thoshje:”Pështyje!.”

 

Të kam thënë-o bir,

dhe presje s’i heq,

për pështymën time,

mua më vjen keq!.

 

Të kam thënë-o Thano,

që të kam s’i lis,

tek ata- pështyma,

do më bëhet pis!.

 

Atyre u duket,

çdo gjë karamele,

por do vijë një ditë,

do bëhen fërtele!

 

Arben Duka

July 16, 2018 20:44
Komento

4 Komente

  1. N.VJOSA July 16, 22:08

    Madheshtor, si gjithnje o Gjigant!…
    Keto strofat e fundit jane Klase i Larte!…
    Por shume e bukur ishte edhe Satira e djeshme per Monen!
    F a n t a s t i k e…!
    Po te ish gjalle Im At dhe tja lexoja vjershat e tua,
    do te thoshe ashtu, sic e kish zakon ai, puro labce:
    – I thuaj atij Arben Dukes, te lumte Koqja,
    i ke degjeneruar fare keta kundershtaret e tu politike!…
    Peno Top,
    MIKU IM I SHTRENJTE…!

    Reply to this comment
    • Sallakja March 22, 08:28

      …. madheshtor……Gjigant…
      Bylmez. Mos i lesho llafet kuturu.
      Mer e lexo qe te maresh vesh se kush Jane madheshtor e gjigant

      Reply to this comment
  2. tomsojeri July 17, 00:29

    E cte them o madheshtor qe di te prekesh aq mirr plag qe dhembin !Jan rjeshta e fjal hymni, per kte far te keqe, pjell e perbindeshit, per te gerryer Shqiperin ne themele !
    Te lumt ajo pen, ngushellim shqiptaresh qe vuajn akoma nga helm i tyre …….

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 July 18, 10:01

    o dukë
    duke qënë se e ke bo çel e mbyll këtë punën e komenteve!?
    po të shkruaj për vargjet e djeshme!!
    ““Kur një popull frikohet nga qeveria e tij-atëherë aty ka tirani”. Kur qeveria i frikohet popullit të vet-atëherë aty ka liri!”
    si e shkruan dhe vetë kur një popull ka frikë nga qeveria=tirani,por mos harro se një POET që shkruan nga mëngjezi deri në mëngjezin tjetër për QEVERINË!!
    vetëm poet nuk është!!
    është një bythëlëpirës!!
    ose një ismail kadare,për ta bërë më të kapshëm mendimin!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*