Për ku është nisur LSI?

Nga Bledar H.Prifti July 5, 2013 10:20

Për ku është nisur LSI?

Rezultati elektoral i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) është surpriza më e madhe e zgjedhjeve të 23 qershorit. Shumë shkrime, brenda dhe jashtë vendit, janë përpjekur ta shpjegojnë rrezultatin surprizë të LSI nga këndvështrime të ndryshme. Unë kam këndvështrimin dhe shpjegimin tim mbi triumfin e LSI: “Idealistë, kurrë mos u merrni me makiavelistët. Ata të tërheqin në nivelin e tyre dhe të mundin më eksperiencë.”

Kur një idealist kërkon të bëhet makiavelist, është njëlloj sikur të thuash se “kur të martohet fukarai do të çahet daullja.”Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste(PS) e kuptuan këtë gjë pas 23 qershorit kur të dyja ishin ulur në nivelin makiavelist të LSI dhe të dyja u mundën në mënyra të ndryshme nga arma e preferuar e LSI—makiavelizmi. (PD humbi si fuqi absolute ashtu edhe fuqi relative në krahasim me LSI. PS, pavarësisht se fitoi betejën politike me PD, humbi betejën me LSI në planin e fuqisë relative, dhe kjo fuqi relative ka për të diktuar zhvillimet e mëvonshme si brenda koalicionit ashtu edhe jashtë tij.)

Duke qënë përballë tre ofertave makiaveliste/pragmatiste, elektorati pragmatist zgjodhi mesin e artë të pragmatizmit, atë më realist dhe bindës. Votuesit pragmatistënuk janë budallenj; ata e kuptojnë probabilitetin për tu shpërblyer.Për shembull, probabiliteti për të zënë një vend pune duke përkrahur LSI është i lartë pasi LSI ka pak anëtarë dhe shumë pushtet egzekutiv. Nga ana tjetër, probabiliteti për të zënë një vend pune duke përkrahur PD apo PS ishte i ulët pasi elektorati i këtyre partive është shumë i madh në krahasim me pushtetin egzekutiv që ato do të merrnin në rast fitoreje.

Gjithashtu, probabiliteti që LSI do të fitonte ishte më i lartë. Nëse probabiliteti për një fitore të PS apo PD mund të varionte nga 40 deri në 60%, për LSI-në, ky probabilitet ishte diku afër 90 dhe 100% pasi si PD ashtu edhe PS e konsideronin LSI si aleate potenciale për një koalicion paszgjedhor. Dhe ajo që çimentonte mbështetjen e elektoratit pragmatist për LSI ishte faktori eksperiencë/provë: LSI ka dëshmuar bindshëm që ajo i shërblen mbështetësit e saj ndërsa PD dhe PS kanë dëshmuar se ato madje mund të sakrifikojnë edhe mbështetësit e tyre për të kënaqur LSI.

Por përtej pyetjes se përse triumfoi LSI në 23 qershor, analistët mund të ngrejnë pyetjen tjetër edhe më interesante apo intriguese: Për ku është drejtuar LSI?Unë besoj se synimi kryesor i LSI është qëtëdali forca e parëpolitike në vend. Për të bërë të mundur këtë gjë, LSI do të duhet të akumulojëpushtet në kurriz të forcave të tjera politike, përfshirë këtu edhe PS. Ndërsa shumkujt kjo mund t’i duket normale për tu menduar por absurde për tu realizuar, unë mendoj se LSI i ka të gjitha shanset për tu bërë partia më e madhe politike.

Dhe për të mbështetur këtë argument, besoj se pikë së pari më duhet të parashtrojë premisat mbi të cilat duhet të bazoj argumentin e mësipërm. Unë parashtroj tre premisa kryesore: (1) LSI është një forcë politike racionale, (2) Qëllimi kryesor i LSI është të rrisë pushtetin dhe të dominojëarenën politike shqiptare, dhe (3) ky pushtetdo të rritet në kurriz të PS, PD, dhe partive të tjera.

Unë besoj se këto tre premisa janë lehtësisht të verifikueshme nga deklarimet dhe veprimet e vazhdueshme të LSI në këto vitet e fundit.Ishte racionaliteti ai që e bëri LSI të bashkpunojë në qeverisje me PD dhe po ashtu ishte racionaliteti ai që diktoi koalicionin parazgjedhor me PS. Gjithashtu, bazuar në deklarimet e fundit të Ilir Metës, qëllimi i LSI në zgjedhjet e 23 qershorit ishte që LSI të dilte forca e parë politike dhe të kishte të drejtën për të propozuar kryeministrin. A nuk ishte ky arsyetimi mbi të cilin u bazua dhe deklarata e Nasip Naços për Ilir Metën kryeministër? Të gjithë analistët, majtas dhe djathtas, e pranuan se është e drejtë legjitime e LSI të synojë tëdali forca më e madhe politike në vend. Për më shumë, egziston edhe një konsensus tashmë midis opinionbërësve se LSI rriti influencën e saj politike në kurriz të humbjes të PD. Unë do të shtoja se kjo influencë u rri edhe në kurriz të PS dhe partive te tjera opozitare pasi një pjesë e votave “antiberishë” te destinuara për këto partiu larguan në drejtim të LSI.

Duke pranuar tre premisat e mësipërme, mund të jemi në gjendje të themi se çfarë pritet nga LSI në vitet në vazhdim, ose më mirë, se cfarë lëvizje politike do të ishin racionale dhe do të rrisnin influencën politike të LSI nëbeteja e ardhshme elektorale. Kjo influencë duhet të analizohet duke marrë parasysh faktin se LSI është forcë kyçe e koalicionit qeverisës pa të cilën qeverisja është thuajse e pamundur. Duke kombinuar influencën që LSI ka brenda koalicion qeverisës me nevojën jetike që ka LSI për të mbajtur lartë probabilitetin për të shpërblyer mbështetësit e saj (+100 mijë në 23 qershor), do të ishte shumë racionale që LSI të kërkonte një zgjerim të konsiderueshëm të pushtetit të saj nëvazhdim deri nëzgjedhjet lokale të vitit 2015.

Më kuptoni, për LSI ky zgjerim nuk është thjesht dëshirëpor edhe nevojë. Dhe ky zgjerimdo të ndodhë në kurriz të PS, PD dhe partive te tjera. Me pakë fjalë, në shkëmbim të mbështetjes në qeverinë qëndrore, përveç ministrive në egzekutiv, LSI do t’i marri në tavolinëPS si shpërblim qindra komuna dhe bashki anembanë vendit. Disa nga këto bashki dhe komuna do t’i merren PS dhe shumë të tjera do t’i merren PD (por që mund të ishin lehtësisht të PS) nëse kjo e fundit do të vazhdojë të jetë në gjëndjen e tanishme.

Për këtë arsye, zgjedhjet lokale 2015 janë të rëndësishme për progresin politik të LSI dhe një test i fuqishëm për koalicionin qeverisës. Gjasat duken të pakta për PS-në të frenojë ambiciet politike të LSI pasi rreziku për prishjen e koalicionit qeverisës do të ishte edhe më i madh. Çdo rezistencë ndaj kërkesave të LSI mund të rezultojë fatale për koalicionin qeverisës.Koalicioni i 1 prillit tashmë e ka kthyer kohën e PS nëntë vjetë mbrapa, në vitin 2004. Madje edhe zhvillimet (pozitive/negative) brenda PS do të kondicionohen nga mardhëniet e saj me LSI.

Nga ana tjetër, drejtuesit e LSI e kuptojnë fare mirë se akomodimi i interesave tëvotuesve të 23 qershorit (afro 200 mijë) është domosdoshmëri për të mbajtur gjallë rritjen progresive tëmbështetjes politike për LSI, mbështetje e cila varet ngahera nga probabiliteti që kjo parti do të ketë për të shpërblyer mbështetësit e saj. Dhe nëse LSI do të jetë në gjendje të ruaj të njëjtën probabilitet edhe pas zgjedhjeve lokale 2015, atherë pa frikë mund të themi se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, LSI mund t’i shumfishojë votat e saj dhe të bëhet forca e parë politike në vend.

Nëse dikush dëshiron të më kundërshtojë në këtë pikë, së pari, dikushi duhet të provojë se Ilir Meta dhe LSI nuk e kanë këtë qëllim dhe nuk kanëmundësitë për të arritur qëllimin. Nëse dikush do të fokusohet thjesht tek “mundësia”, duke pranuar qëllimin, atherë këtu mund të diskutohet. Por gjithsesi, 23 qershori ka për të treguar se të fitosh është e rëndësishme, POR të fitosh më shumë se të tjerët është e domosdoshme.

 

 

Nga Bledar H.Prifti July 5, 2013 10:20
Komento

17 Komente

  1. valona July 5, 11:15

    Sipas “prognozes” suaJ LSI do jete force e pare ne 2017 per shkak te pragmatizmit??
    Po shifra keni per kete? kjo eshte nje analize sikur te te kete paguar LSi ja sepse siç e ke thene vete, idealisti po u terhoq nga makiavelisti mundet kollaj…

    Ku do ti gjej vendet e punes LSi ja qe te punesoje 1000 000 njerez, qe ata pastaj ti japin voten?. Ndersa ka njerez te tjere qe mendojne dhe besojne se Ilir Meta dero ne 2017 mun te shkaterrohet totalisht si njeri pa le me si politikan. Kjo eshte nje analize e percipte.

    Ne fakt meriton nje analize SWOT dhe prape aje mbetet teorikisht sepse nuk mund te parashikosht psh, luftra balkanike, apo katastrova natyrore, apo burgosje te ILirit, etj etj.

    Ne kete moment lypsen analiza ekonomike cfare i pret shqiptaret ne vjeshte??? si do dilet nga kriza ku na futi LSi me PD?? si do veprohet me institucionet e pavarura sa politikan do burgosen…

    Reply to this comment
    • Titi July 6, 08:45

      Analiza ime eshte !! N q s Rama nuk do te kishte bere aleance me Ilirin ky I fundit nuk do te kishte marre as 2 deputet. Populli ka qene i indinjuar ne te njejten mase si me PD-ne ashtu dhe me LSI- ne. Tani ska ku te shkoje Rama, duhet ta mbaje si m.tin mbas kepuces Ilirin

      Reply to this comment
  2. feniks July 5, 11:19

    Ja se si u “rrit” LSI-a ne Lushnje:
    1 -Ne fshatin Bedat,i dalluar per varferi te tejskajshme,perfaqesues te LSI-se shkuan ne te gjithe dyqanet ushqimore,moren listar e personave,qe kishin marre ushqime PA LEKE dhe u thane shitesve:
    BORXHET E KETYRELISTAVE I KENI TE PAGUARA NGA LSI!!!
    Thirrni keta persona ne mes te fshatit.qe t’i takojme!!!
    U MBLODH FSHATI ME KUC E ME MAC DHE TERE GEZIM NGA CUDIA,QE DEGJUAN PER LARJEN E BORXHEVE TE MEDHA TE PA PAGUARA,U ZOTUAN,QE TE VOTOJNE TOTALISHT PER LSI-ne!!!
    Ju premtua,se ne se sasia e votave per LSI-ne nga ky fsahat do te ishte i barabarte ose mme shume se lista e personave,qe iu shlyen borxhet,ne zgjedhjet e tjera LOKALE,prap do t’ua shlyejme borxhet ne te LSI-se!!!
    2-Varianti i dyte,por qe u zbatua ne qytetin e Lushnjes:
    -Kush eshte i papune,vetem duke votuar per LSI-ne e ka te garantuar PUNESIMIN,sepse ,KUSHDO,QE TE FITOJE ZGJEDHJET,SI PS APO PD,NE DO JEMI ME FITUESIN,PRA DO TE PUNESOHENI 100%!!!
    -A KA PRECEDENT TE TILLE NE BOTE SOT SI KJO E LSI-se,qe shume BANDITE,QE DUAN TE ULIN ROLIN LIDER TE PS-se NE FITOREN PLEBISHITARE TE 23 QERSHORIT,DERDELLISIN SE ROLIN KRYESOR NE HUMBJEN E BERISHES E LUAJTI LSI-a???

    Reply to this comment
    • nerro24 July 5, 12:52

      or mik, shkrimi po ta thote qarte e paster. LSI-ja esht parti Makiaveliste, pra ku sundon ideja qe qellimi justifikon mjetet. Ca pret ti tu thoshte LSI-ja atyre ne fshat me borxhe shum vjecare, tu fliste per heqjen e vizave dhe 10.000 km rruge. Tju fliste per mrekullite e ekonomise ne shqiperi apo vizionarin Berisha. LSI-ja donte voten e tyre, ata donin tju hiqte borxhet, mbaroi. te gjith te kenaqur…. mos bejme hipokritin, secili shef interesin. Idelaismi nuk e ka shpine te fukarai, me barkun bosh nuk mendon dot. Tung vllai

      Reply to this comment
      • feniks July 5, 14:58

        Ke te drejte ti “nerro24”,se kete PARIM zbatojne te gjithe SUNDIMTARET DHE PUSHTUESIT:
        -NJE POPULL TE MJERE,PA BUKE E PA SHKOLLE E SUNDON LEHTE!!!
        Ne se LSI-a nuk pretendon te na integroje ne Europe,kaq vlen sa thua ti!!!
        Edhe HITLERI KESHTU U PREMTOI GJERMANEVE:
        JEMI RRACA ME E PASTER NE BOTE DHE E MERITOJME TE SUNDOJME BOTEN!!!
        Na del,qe SOCIALIZMI PASKA QENE SISTEM ME NJEREZOR SE KAPITALIZMI DEMOKRATIK!!!
        Talluni me popullin sa t’i vije ne maje te hundes e te RREMBEJE…..DAJAKUN!!!

        Reply to this comment
  3. Musa July 5, 11:36

    Mendoi se LSI nuk mund te fitonte numerin e votave qe fitoi me 23 qershor, nese nuk do te ishte ne koalicion me PS-ne. Hyrja ne koalicion them se ndikoi dukshem qe LSI te rritej… Ka edhe faktore te tjere qe ndikuan ne kete drejtim, por mendoi se kryesori ishte fakti qe LSI hyri ne koalicion me PS-ne, ndaj dhe mori ate numer votash qe askush nuk e priste.

    Reply to this comment
  4. skelari migrues July 5, 12:21

    Bledi, kam bindjen se le shume te panjohura te pa perfshira ne analize. Ambicja e Metes eshte e pa diskutueshme, por po neglizhohet shume nuhatja e tij.
    Se pari, kur permend prishjen e aleances, e trajton si nje humbje vec te PS, nderkohe qe ky eshte nje gabim jo i vogel. Konsidero nje situate ku rihyet ne zgjedhje, ne nje moment ku populli e ka te qarte rrezikun Berisha, e ka te qarte se cfare problemesh ka dhe si e kerkon zgjidhjen, dhe e ka te qarte se sa dyshim ka mbi LSI per aftesine e saj per produkt kombetar, pa na leshuar ne kurriz zagaret e saj, qe do krijonin po ate perbuzje prej popullit, ndaj kjo kthehet ne rrudhjke elektorati… Do thuash, po kjo ka nje elektorat te sigurt! Jo, nuk e ka te sigurt, dhe jam i bindur qe kjo do vertetohet. Mendoj qe nuk e ka te sigurt pasi mbeshtetja vetem tek nevoja e punesimit ne administrate, duke mos u perqendruar dot te zgjidhjet e nevojave per nje mase me te madhe te shoqerise, do e detyronte qe te jepte nje produkt te keq ne popull, pa pyetur tashme per paragjykimin qe egziston.
    LSI eshte ne nje rreth vicioz. Edhe nje pjese e konsiderueshme e elektoratit te saj, mendon nje shtet te suksesshme prej Rames, dhe nje mundesi punesimi ne kete shtet, prej Metes. Ne analizen e mesiperme shprehesh sikur mundesi shantazhi ka vetem LSI, dhe ajo qe humbet eshte PS. JO, i nderuar, edhe LSI eshte ne situate kritike, pavaresisht ketij rezultati. Ajo eshte e detyruar te ndjeke Ramen ne qeverisje, dhe te shpresoje per pastrim (Meta dmth). Asnje nuk dyshon tek vullneti dhe talenti i Rames per shtet per shqiptaret. Te gjithe dyshojne tek kapaciteti dhe zgjedhja qe do beje Meta, per ne, dhe per veten… nje votim tjeter ku nuk do ishte kjo aleance, nuk do ishte i tille…Punesimi ne administrate nuk te ben dot parti te madhe (sidomos kur del ne votim kunder partise me te madhe), nese nuk e shtrin te miren tej rroges se administrates…
    Alternativa tjeter, ku behet nje qeveri tjeter, pa PS, eshte aq femijnore sa nuk ja vlen te permendet. imagjinoni qe te mblidhet gjithe politika, kunder Rames… qesharake dhe joproduktive; jo per gje, po sot qe flasim, do ja shtonin inatin popullit e do shkonte 80 deputete PS me ndonje aleat.
    Se fundmi, pak me teper konsiderate per intuiten, dhe deshiren e mire te Metes. Ne fund te fundit edhe ai synon nje produkt te mire, dhe kushedi, nuk mendon ta ndertoje karrieren mbi nje parti-tumor, qe duke synuar te rritet, shkaterron habitatin.

    Reply to this comment
    • skelari migrues July 5, 12:38

      Dhe dicka, shtese-
      Per ke nuk beson tek levizjet e panatyrshme te elektoratit (rritje dhe ulje), ne partite e vogla (ose te mesme, nese u pelqen) do i sugjeroja qe te shohin trajektoren sipas sondazheve te elektoratit te AK. Kjo parti pati mbeshtetje te konsiderueshme (deri edhe 15 %) qe ju largua sapo u pa se ku te shpinte…ndaj dyshoj fort per nje vote kaq masive te LSI kunder PS.
      Rast tjeter interesant ishte ne Itali; Partia e Grillos, mori nje numer impresionues votash, qe “u kthjelluan” vec nje vit me vone, kur votuesit u ndergjegjesuan per produktin qe dha vota.

      Reply to this comment
      • Toni July 5, 13:18

        Skelar Bledari ka thene ca te verteta. Meta e ka futur ne kurth Ramen pasi ka shume mundesi qe Rama te deshtoje ne qeverisje sepse Berisha e shkaterroi financen shqiptare. Ne krye te dy viteve duke iu afruar zgjedhjeve lokale Meta 100% do i kerkoj Rames qindra bashki e komuna. Pamundesia e Rames per te kaluar krizen e trasheguar nga Berisha dhe mosplotsimi i kerkesave te Metes per ne 2015 do te bejne qe Meta te kerkoj te vihet kryeminister me ps ose me pd e lulzim bashez shokut te Metes. Une them se kjo do i conte shume socialiste tek lsi dhe Rama do te shihej si humbes.

        Reply to this comment
        • skelari migrues July 5, 14:11

          Per mendimin tim, gabimi qe behet ne kete parashikim, eshte percaktimi qe Rama ka si zgjidhje vetem ti pergjigjet shantazhit te LSI, duke i plotesuar cdo kerkese. Askush nuk analizon nje ballafaqim, PS me LSI, apo faktin qe LSI korr sukses vetem kur ka aleance me fituesin. Gabim tjeter eshte perfytyrimi i Metes si e keqja absolute ne kete vend, e qe populli i jep qorrazi votat, pavaresisht shpreses per zgjidhje, qe ofron. Dicka per pershtypjen qe kam per dinamikat elektorale, i kam shprehur me siper.
          Per krizen ekonomike, jam i bindur qe eshte nje fenomen qe nuk do ta rrezoje besueshmerine e Rames per keto dy vjet. Per me teper qe para per rroga e pensione, gjenden… Mos e nenvleftesoni fantazine dhe vullnetin e Rames. Eshte i vetmi politikan qe merrte me shume vota te drejteperdrejta se sa partia qe e mbeshteste…
          Une si natyre nuk jam pesimist, per me teper qe po ta shikosh me kujdes, alternativat elektorale qe kane zgjedhur ne mase shqiptaret, qe prej 1994, nuk jane dhe aq per tu share. Ka ndodhur qe vullneti eshte deformuar, por kjo situate ka qene shume e tensionuar, dhe jeteshkurter…per me teper qe do kete lene edhe mesime.
          Miq te nderuar, perpara kemi me shume te mira, se sa te keqia…think positive!

          Reply to this comment
  5. uragani July 5, 13:18

    I BEJ NJE PYETJE ATIJ ZOTERIS QE FOLI ME LARTE PER LSI, QE PASKA PAGUAR LEKET E QYTETAREVE QE KISHIN MARRE ME LISTE NE LUSHNJE , KU I GJETI LSI KETO LEKE ?, UNE THEM SE KETO LEKE AI I KA MARRE NGA KORRUPSIONI QE KA BERE NE QEVERI ME BERISHEN , ATO 700 MIJE EUROT QE NXORRI DRITANI DHE SHUME TE TJERA SI KETO , FLORIRIN E VENDIT TONE QE VODHI KUR KA QENE KRYEMINISTER , DHE ME KETO LEKE AI U PASURUA PER VETE DHE BLEU DHE VOTAT E ZGJEDHJEVE TE FUNDIT , KU I KEMI PARE NGA MEDJA VIZIVE QE LSI KA SHPERNDARE ZARFE ME LEKE PER VOTUESIT , SI RASTI I KORCES , AI I SHKODRES , KU NJE ZONJE THA MI DHA NJE DJALE DHE ME THA VOTO PER LSI. PRA VOTAT E LSI JANE VOTA TE BLERA DHE JO FIKTIVE .PO TE DILTE LSI I VETEM NE ZGJEDHJE AI NUK DO TE KISHTE ME SHUME SE 5 DEPUTET , PER MOS TE THENE ME PAK SEPSE VAJTJA E SAJ NE KUALICION ME BERISHEN JA ULU REPUTACIONIN ASAJ SI PARTI . VEC KETYRE QE THASHE NJE FAKTOR I RENDESISHEM PER KETE REZULTAT TE LSI ESHTE KUALICIONI QE BERI AI ME PS, JO SE U VLERESUA SI PARTI , POR TA JAPIM VOTEN PER TE HEQUR NGA SKENA POLITIKE ANTISHQIPTARIN SALI BERISHA .ILIR META E PA QE DO TE FITONTE PS DHE PER TE QENE PRAP NE PUSHTET DHE PER TE RUAJTUR DHE KOKEN E TIJ NGA ZULLUMET QE KA BERE , KALOJ NE KUALICION PARAZGJEDHOR ME PS. POPULLI NUK I HARON FJALET E TIJ QE AI THA PER KOKPALARET E 21 JANARIT DHE SHUME TE TJERA .PO MOS TE BENTE KUALICION PARAZGJEDHOR DO TE SHIKONTE SE SA DO TI VLENTE LEKURA . KY REZULTAT I SHKAKTUAR NGA ZEMERIMI MBAR POPULLOR KUNDER PUSHTETIT TE BERISHES ISHTE DHE NDAJ METES SI ALEAT ME PD. PER SA I PERKET ZGJEDHJEVE TE ARDHESHME LSI DO TE KETE PE POSHTE SE 10 DEPUTET .

    Reply to this comment
    • agron October 2, 11:11

      ke te zoti uragan nje pyetje ku u gjeten ato lek mos lsi ose me sakt ilir meta si doli i pa fajshem nga qe vodhi shum ,tung

      Reply to this comment
  6. enea July 5, 14:12

    Po te ndiqnim kete llogjike atehere PD dhe PS mqs kane me shume mjete ne dispozicion atehere do fillojne te sigurojne vende pune per simpatizantet e tyre, madje edhe te LSI, dhe kjo do conte ne nje anullim te kesaj force.

    E ke marre parasysh faktin qe PD dhe PS mund te bashkepunojne ne nje te ardhme per eleminimin e LSI????

    Reply to this comment
    • fakt July 5, 14:39

      Kjo ishte! LSI nuk ka te ardhme, sepse nuk ka treg. Nuk ka te ardhme se ai Iliri me eshte bere si i ndjeri Azem Hajdari…

      Reply to this comment
      • Valona July 5, 15:50

        Eshte fakt, se Ilir Meta eshte nje incident ne politiken shqiptare. Nuk e duam, nuk e durojme dot faktin qe tallet me njerezit si te ishin miza, ai nuk ka as vizion as dashuri per askend. Eshte nje rinoceron qe ha nje gjingj ne vakt. As e mendoj dot te rritet ajo parti banditesh e horrash. Kur te mos kete shqipatri ne kete vend do mbreteroje ai KOKLOPE bashke me ate GABIMIN e NATYRES qe as vet nuk e di pse rron. Bledar te lutem mos shkruaj me te tilla gjepura se keto vlejne sa per te rritur humorin e Monikes. Mos na e lodhni jeten me keta plencderra

        Reply to this comment
  7. dymi July 5, 20:19

    Bledari thote se:”Nëse dikush dëshiron të më kundërshtojë në këtë pikë, së pari, dikushi duhet të provojë se Ilir Meta dhe LSI nuk e kanë këtë qëllim dhe nuk kanë mundësitë për të arritur qëllimin.” dhe me kete nenkupton se teoria e tij per LSI force e pare eshte e sigurte. Pyetja ime: po PS dfhe PD nuk i kane qellimin dhe mundesite per te mbetur force e pare?

    Reply to this comment
  8. refugjati October 2, 13:10

    Po qe se edi garanton qe te mos tjetersohen votat,vete Iliri do jete ai qe do i lepihet atij per pushtet,dhe qe Edit i intereson,per te pasur grantin kushtetues.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin