Për Kushtetutën nuk mund të ketë shkelje të lehtë, apo shkelje të rëndë

December 25, 2019 13:12

Për Kushtetutën nuk mund të ketë shkelje të lehtë, apo shkelje të rëndë

Ja futi Venecia,
Kot për Zotin Metë
Kur shkroi-Kushtetutën
E ka shkelur lehtë!

Po për Kushtetutën
Ç’është e vërteta
S’ka shkelje të rënda,
S’ka shkelje të lehta!

Me rrumbullakosje
Gjithmonë jemi velur,
Ose e ke shkelur,
Ose se ke shkelur!

Nenet janë njëlloj
Siç janë shkruar brenda,
S’ka shkelje të lehta
S’ka shkelje të rënda!

Kur vret një njeri,
Mund të dali pak gjak,
Por nuk thua dot
se e kam vrarë pak!

Dhe për Kushtetutën,
Një lloj është vlera,
Nëse shkel një nen,
Apo pesë të tjera!

Ndaj dhe komisioni,
Mund të operonte,
Këndin e shikimit,
S’kish pse e zgjeronte!

Dhe për nenin tjetër,
Për këtë zgjerim,
Përsëri Venecia,
Do të jap mendim!

Edhe një idiot,
Tash mund ta kuptojë,
Se Venecia flet,
Me arra në gojë!

Boll o zoti Manja,
Me të përkëdhelur,
Meta Kushtetutën,
Tri herë e ka shkelur!

Se përveç këtyre,
E treqind të ketë,
Ju s’do ta shkarkoni,
Kurrë zotin Metë!

Arben Duka

December 25, 2019 13:12
Komento

10 Komente

  1. ...e te tjera, e te tjera... December 25, 14:08

    Sot si per Krishtlindje Duka yne poet,
    dhe per Kushtetuten po na del ekspert,
    mire thote Ben Duka me plot solemnitet,
    shkelje te Kushtetutes jo nuk mund te ket,
    dhe nje shembull shkelja o Duke qe ta kesh,
    te asaj Kushtetutes dhe mbaje vath ne vesh,
    sipas Kushtetutes qe ti Duke sot po mbron,
    duhen 140 deputete ne ket Shqiperine ton,
    shko or Duke atje ne Parlament dhe shiko,
    ata deputetet e atjeshem mire na i numero,
    jane 140 sa thote Kushtetuta valle ne salle?
    a eshte a jo shkelje Kushtetute kjo or Palle?
    parlamenti s’ka deputete aq sa Kushtetuta thot,
    C’shkelje me te rende po kerkon ore Duka idiot?

    Reply to this comment
  2. Lexusi December 25, 15:07

    Idjot je ti qe komenton sikur ta ka fain ARBEN DUKA , thjesht Zoti Duka perciell nje mesazh permes poezis o fshatar , mos sqaro duken si esht problemi , meso diçka per poezin mos rri kot. RRESPEKTE ARBEN DUKA pena top per interesin komtar .

    Reply to this comment
    • Lexuesi December 25, 17:06

      Se pari shkruhet Lexuesi jo Lexusi.
      Idjot je ti qe merr ne mbrojtje Duken sikur ta dhjeu njeri. Ai komenti me siper qarte po thote nje shkelje kushtetute me te rende se ato qe llackavit Duka. Ty s’ka pse te djeg bytha.

      Reply to this comment
      • katarakti December 25, 17:39

        Edhe ti nuk je me pak idiot. Kushtetuta sanksionon se duhen 140 deputete ne Kuvend. Por ne rast se nje parti per interesat e saj (duke enderruar se do beje gjëmën!) lë bosh vendet ne Paralament, atehere u permbys bota?! Kuvendi, mor i trashe, mund te funksionoje edhe me 71 deputete. Te mjaftueshem per te aprovuar ligjet. Dhe Kushtetuta percakton se Parlamenti ka tagren per te hartuar dhe aprovuar ligjet. Prandaj nuk ka asnje problem se skota juaj eshte larguar. Na kane rene veshet dhe syte rehat nga shpellaret dhe çeçenet qe ulurinin. Prapa Diellit vafshi!

        Reply to this comment
        • Lexuesi December 25, 18:30

          katarakti, qenke me idiot se Lexusi ne mos qofsh ai vete. Lexoje or idiot lexoje Kushtetuten. Parlamenti nen 140 eshte ne shkelje kushtetute, Pike! Ato zevendesimet me lista deputetesh duhet patjeter te bejne numrin 140 deputete ndryshe parlamenti eshte ne shkelje kushtetuese. Shko lexo Kushtetuten, aty sanksionohet qarte numri i deputeteve qe parlamenti duhet te kete, 140. Lexoni Kushtetuten tru derra!

          Reply to this comment
  3. MH December 26, 01:11

    Je i pa parashikushem i madhi Arben Duka.Je gjeni ne arsyetim,logjike.

    Kur vret një njeri,
    Mund të dali pak gjak,
    Por nuk thua dot
    se e kam vrarë pak!

    Keto jane 4 vargjet nga ma te mrekullushme ne gjithe krijimtarine tende.Nga ky moment futen ne histori dhe mileti do i perdorin per te skjaruar apo ndare,cdo problem e ngatrrese,shapin nga sheqeri,Krundet nga mielli !

    Pershendetje me gjithe shpirte e Zemer te madhe.

    Reply to this comment
  4. Z/K December 26, 02:11

    Nese ne parlament nuk plotesohet numri 140 veta .Por ne parlament per te miratuar ligjet mjaftojne 70 + 1 apo dhe 80 vota.Nuk ka rendesi aspak nese pjesa tjeter qe mungon edhe te ishte e zeme se voton kundra ose ambstenon.Mjafton qe votimi miratohet me voten e mbi 70 – 80 votues.Cfare shkelje ekziston ketu.
    80 votojne 60 kundra.Keto 60 kundra jane vetperjashtuar nga kuvendi.
    Keshtuqe,ti,lexuesi banu ma i lxeushem ndaj vetvetes.

    Reply to this comment
    • Lexuesi December 26, 10:01

      Or Zef Kallami Z/K, banu ti me i lexueshem ndaj Kushtetutes. Kushtetuta nuk thote sa votojne Pro, sa Kunder or taj. Kushtetuta thote qarte e sakte se parlamenti duhet detyrimisht te kete 140 deputete ndryshe eshte ne shkelje kushtetute. Te jete si thoni zotrote pse zevendesohet qofte nje deputet i vetem kur le mandatin a kur vdes.
      Sot ky parlamenti ka 122 deptete, pra -18 nga numri qe percakton Kushtetuta. Kaq kupto or Zef se eshte ne shkelje kushtetute (po arrite ta kuptosh)

      Reply to this comment
  5. Z/K December 26, 14:34

    Si forme dhe praktike ashtu sic thue Ti duhet te qendroj.Jam dakort.Por parlamenti nuk po shuhet punet shkojne “bukur mire”.Bota me kesperience parlamentare nuk na ban vrejtje.Pra ky ngerq nuk ka zgjidhje tjeter vec keshtu sic po vashdon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*