Për lirinë e shtypit? Shqipëria duhej të listohej numri NJË

May 4, 2019 14:20

Për lirinë e shtypit? Shqipëria duhej të listohej numri NJË

Flas i sigurt se për shtypin,
këtu ka liri ekstreme,
aq sa më i shumti ka,
veç shpifje dhe thashetheme!

Nuk e di ç ‘kritere ka,
që vendet klasifikon,
po këtu absolutisht,
censura nuk ekziston!

Mos shkojmë pas berihajit,
mos ja fusim kot së koti,
se këtu janë gazetarët,
më të paprekshëm se Zoti!

Në gazeta dhe ekrane,
kaptohet çdo lloj lirie,
ministrat dhe Edi Rama,
shahen me libër shtëpie!

U skandalizova një natë,
kur Ylli Rakipin pashë,
që i tha Kryeministrit:
“Mua zërin mos ma trash!…”

Janë ca kokëmëdhenj,
që s’mungojnë asnjëherë,
që me fjalorin e rrugës,
shpalosen si ordinerë!

Duke sharë dhe mallkuar,
çdo përqasje komuniste,
në gazeta dhe ekrane,
vlon propaganda fashiste!

Duke rrafshuar me rrënjë,
çdo fjalë nga të Enverit,
botohet dhe ribotohet,
“Lufta ime” e Hitlerit!

Për këtë në Perëndim,
kanë bërë goxha burgim,
po propaganda fashiste,
lejohet në vendin tim!

Për dhunë verbale ndaj shtypit,
Rama dot nuk akuzohet,
me lirinë që s’njeh limite,
këtu pafund abuzohet!

Shpifjet s’janë fare problem,
as trillimet për inate,
me shantazh e me presion,
disa kanë ngritur pallate!

Ne e dimë që gazetarët,
marrin një rogë të mjerë,
si munde-që disa syresh,
janë bërëmilionerë!

Asnjë gazetar këtu,
nga mungesë e lirisë s’vuan,
se mund të thonëçdo gjë,
dhe të shkruajnëçfarë të duan!

Ka që duan shumë Saliun,
duke tallur të vërtetën,
Saliun që veç për fjalën,
ka dashur të më marrë jetën!

Tani as qimja e flokut,
askujt nuk i është cenuar,
e në kohën e Qoftëlargut,
shumë nga ne janë sakatuar!

Ne shikojmë vetëm para,
s’kemi mbetur në udhëkryq,
por unë dhe gazeta “Dita”,
jemi paditur në gjyq!

Jemi paditur në gjyq,
nga kreu i puthadorëve,
vetëm përse mbrojmë luftën,
edhe gjakun e dëshmorëve!

Po t’i heqim vendit luftën,
dhe Heronjtë e Lirisë,
pa më thoni ju-o njerëz,
çfarë i mbetet Shqipërisë?!

A.DUKA

May 4, 2019 14:20
Komento

12 Komente

  1. dori May 4, 14:30

    Ku je Arben Duka,
    pse fshihesh nen pirgje,
    po pres te te shkruaj,
    ca fjale si pergjigje.

    Mbi pirgjet e krimit,
    qe nga themelimi,
    i partise tende
    zene nga fillimi.

    Filluat ne male
    dhe ne konferenca,
    vrate bije nenash,
    gjithe inteligjenca.

    I vrate dhe i prete,
    se donin lirine,
    juve per pushtetin,
    shitet Shqiptarine.

    Dhe sot pa pushim,
    mbroni vecse krimet,
    te keqen po shkulim,
    si nga faqja qimet.

    Do ti themi hapur,
    gjithe mizorite,
    qe nga 41 – njeshi,
    ne te tonat dite.

    Bij te erresires,
    thika prapa shpines,
    me se shumti jeni
    ustallare te vrimes.

    Kete zeje Ju,
    keni ideal,
    e keni filluar ,
    heret qe ne mal.

    Per juve Atdheu,
    ishte nje ciflik,
    qe e donit vetem
    pa shok e pa mik.

    Per trojet e gjera,
    gjer ne Ambraki,
    flijuat nje popull,
    nxoret tym te zi.

    Une te mbys me fakte,
    llogjik,domosdo,
    vargjet me meditje,
    cdo dite ti dergo…

    I kerkon Xhevdeti,
    Xheto kercikuqi,
    gazetar mes baltes
    noton si palluqi.

    Behu me kerkues,
    lej me mua filmat,
    heres tjeter dua,
    te larmishme rimat.

    Qe te konkurosh,
    me mua poetin,
    shkruaj sa te duash,
    nuk ma nxjerr lezetin.

    Sepse ti e di,
    shkruan per Gabimin,
    qe gjithe bota heret,
    ja ka vene drynin.

    Se per komunizmin,
    petet jane djege,
    por hallin e ke,
    nxirr dhe ti ca leke.

    Ndoshta ti i do,
    fjalet me acik,
    mbase heren tjeter,
    ndroj theksin ritmik

    Une te shkruaj prape
    dhe pse kam plote pune,
    pritme vec ca caste
    te te them me shume.

    Reply to this comment
    • Tartufi May 4, 17:26

      Shkruaj o Dori
      bjeri ketij mizerjes
      qe na derdellit
      me luften e Veres

      Verua eshte pederi ne shkurtim te emrirt te tij Enver Vere

      Reply to this comment
  2. Jaho May 4, 19:09

    Mire ja bete ketih enveristit se I duket vetja si poet I madh.

    Reply to this comment
    • shqipe-pelivani May 4, 20:59

      Ti ,qe pas kepuce ngjite,
      Ti që sje veçse nje turtull
      S’mund te hahesh me nje shqipe
      o dorushi, sa nje brumbull

      Vertet te eshte mbushur koka
      që dhe ti di te shkruash?!
      Aq sa Benit i di rrota…
      di dhe ti,a m’a rruash…

      Beni, vlere Shqiprie
      Ty te mburr veçse ky bufi
      Nje poet flliqësie
      Nje “Poet”,mender tartuf!…

      Ikni,bajga,nga syt këmbet
      me gjithe vjershat shgaravine
      Majat… nga kini thembrat…
      Se na ndyte poezine!

      Reply to this comment
  3. katarakti May 4, 19:31

    Koha deshmoi se sistemi i kaluar paska qene me i miri dhe me i duhuri per shqiptaret. Krahasojini me keto 30 vjet shkerdhatokraci. Une e di se disa sot jane shume te lumtur me kete rrumpalle dhe baterdi. Jane bere super te pasur, me emer dhe katandi. Pa u djersitur fare. Madje disa nuk kane punuar asnje dite dhe jetojne ne vila!

    Reply to this comment
    • Merre me long... May 4, 20:00

      Se DIKTATURA e monizmit mund te kete qene dicka me e mire se DEMOKRATURA e pluralizmit, kjo nuk do te thote se bota e civilizuar nuk aplikon nje tjeter sistem, te sprovuar dhe shume here me efikas se dy te parat. Fjala eshte per foshnjen DEMOKRACI, e cila ne fillimvitet ’90-te ne ShqUperine nano-saliniste lindi e vdekur.

      Reply to this comment
  4. T. Topi May 4, 21:01

    Liria e rrëmbyer

    Heronjtë e Lirisë,
    S’i hiqen historisë,
    Por lufta për çlirim,
    Ç’i solli Shqipërisë ?

    Ç’i solli Shqipërisë,
    Çlirimi nga djallëzia,
    Kur fill pas kësaj lufte
    Rinisi robëria ?

    Ç’i solli Shqipërisë,
    Pushteti i Tarasit,
    Kur populli pas kësaj,
    U mbyll prapa kafazit ?

    Ç’i solli Shqipërisë,
    Pushteti i dhunës,
    Kur populli pas kësaj,
    Iu nënshtrua Dullës ?

    Zagarët ta mësojnë,
    Duan apo s’duan,
    Lirinë na e rrëmbyen,
    Ata që na “ç’liruan” !

    Ata që na ngunjuan,
    Në tokën e bekuar,
    Për dyzetepesë vite,
    Me prangat ne duar !

    Reply to this comment
  5. Po mer po, besa po... May 5, 10:28

    Liri e shtypit? Sa komente keni bllokuar deri tani ke propaganda trushplarese e kryebedelit te partise?

    Reply to this comment
  6. MH May 5, 14:06

    Z.Duka!
    Do te shkepusja strorfen ma te bukur.Nuk mund. Te gjithe konkurronin ma te bukuren se mbante brenda te verteten qe nuk e tunde as topi.
    Pershendetje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim