Për mësuese Kristinën

March 7, 2018 10:43

Për mësuese Kristinën

 

Bedri Islami

Në të vërtetë kam dashur të shkruaj që herët për mësuesen time të klasës së IV, Kristina Deda. Jo vetëm në çdo fillim marsi kam menduar për të; kujtimi i saj më ka ardhur shpesh në mendje dhe ende e kam në sy pamjen e saj: e gjatë, me shëndet të pakët, sy dashamirës, zërin e qetë, të ngadaltë dhe të shtruar, dorën që na përkëdhelte flokët e ndjej herë pas here; e kam pranë vetes shikimin e saj ledhatues, dhe, na dukej e çuditshme se ky do të ishte viti i fundit i saj si mësuese, pasi do të dilte në pension. Aso kohe mësueset dilnin rreth moshës 50 vjeçare në pensionin e tyre, meqenëse puna që bënin cilësohej e lodhshme dhe kërkonte respekt të veçantë.

Nuk e mbaj mend asnjëherë me rroba ngjyrëndezur; ishin gjithnjë në të errët, por edhe ashtu dukej si Zonjë e madhe, dhe në të vërtetë ishte njëra ndër zonjat e shquara të qytetit tonë.

Përse i jam kthyer herë pas here portretit dhe figurës së saj?

Do e them më poshtë.

Si të gjithë, edhe unë, kam pasur dhjetëra e ndoshta më shumë se dhjetëra mësues. Disa prej tyre më kanë mbetur në mendje. Emine Çaushi, Urti Osmani, Skënder Vila, Tomorr Dani, Jorgji Kone, Shuaip Troshani, Hasan Lekaj, Fadil Kraja, Itale Koka, Xhema Tirana, Manol Tesallari, Osman Haxhia, Kadrie Kopliku, Skënder Agaj, Njazi Vadahi, e shumë e shumë të tjerë që ishin edhe staturat më të dashura të arsimit në Shkodër. Njerëz me autoritet, të përkushtuar, dinjitozë, që nuk e njihnin fjalën kompromis dhe as që mund të mendohej se për një notë mund të merrnin shpërblim.

Por këto kanë qenë mësues të gjimnazit të njohur të Shkodrës, që në kohën time kishte emrin “29 Nëntori” dhe që tani ka përsëri një emër të bukur, “28 Nëntori”, por ne, brezi ynë, ende e kemi në mendje me emrin e vjetër.

Përse mësuese Kristina ka pasur gjithnjë një vend të veçantë tek unë?

Në verën e vitit 1961, pas ngjarjes tragjike me babain tonë u kthyem në Shkodër, tek Shtëpia e dajallarëve. Sapo kisha mbaruar klasën e tretë dhe do të vazhdoja të katërtën. Motra ime Zana do të fillonte klasën e parë. Ishim larguar nëpër natë nga Elbasani, një natë e mbushur me ankth, trishtim e dhimbje, por kjo nuk ka pasur të bëjë me qytetin. Aty kisha pasur një mësuese të mrekullueshme, quhej Shegush Trungu, në shkollën “Sul Misiri”, dhe si ndodh përherë, duke qenë i mësuar me të, kisha edhe pengun e humbjes së shokëve, të klasës sime të vjetër.

U regjistrova në shkollën “Vojo Kushi” në Shkodër. Nuk është më kjo shkollë. Ka qenë aty ku ndodhet sot Turizmi “Rozafa”, në qendër të qytetit.

Nuk ishte një shkollë e zakonshme. Ishte shkollë ushtrimore, ku mësuesit ishin më të zgjedhurit dhe në të cilën nxënësit e shkollës pedagogjike “Shejnaze Juka”, bënin praktikën e tyre.

Ishte në shkollat më të njohura të qytetit. Katër klasë, pasi ishte vetëm fillore. Drejtoreshë ishte Neta Ashta. Tepër dinjitoze. E gjatë, shumë e hijshme, me ecjen e rëndë, fisnike, e drejtpërdrejtë dhe njëkohësisht buzagaz. Injac Nënshati ishte mësues aty, Angjelin Kumria me të cilin më vonë do të ishim kolegë zyre, Zenepe Shpuza-Gjylbegaj, që do të ishte një vit më vonë nusja e mrekullueshme e dajës tonë, Xhavit Gjylbegaj.

Isha i ndrojtur, i trembur, i hutuar, gjithë ankth. Në shtëpi flitej për babain tonë, dëgjoja fjalë të rastësishme, sepse kur hynin në dhomën e ndenjes ne fëmijët bisedat ndërpriteshin. Kishte fjalë se, nëse nëna jonë nuk e mohonte babain tonë deri në fillimin e shtatorit, ndërkohë ishte gusht, do të çonin tek vendlindja e tij, në fshatin ku kishte lindur ai, ose edhe më keq, në një vend të humbur. Lëvizje në shtëpi, ec e jake, burra të rëndësishëm të fisit që vinin pasditeve e deri në mbrëmje vonë; njerëz që vinin nga Tirana dhe se çka flisnin me nënën time deri vonë dhe kur dilnin iknin të zemëruar.

Një natë kishte ardhur një mik i familjes, më shumë djalë i shtëpisë, Fahri Kraja, punonjës i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe i kishte thënë nënës se “Zeneli është i pastër si një pikë loti” dhe kjo kishte rritur ndjeshmërinë ndaj ngjarjeve. Një burrë i shkurtër, zemërak, dashamirës dhe trim, Hamza beg Bushati, nipi i Gjylbegajve, gjyshi i ministrit të sotëm të jashtëm, Ditmirit, vinte çdo natë dhe i thoshte nënës sonë se “mos moho asgjë, ne të rrimë pranë”, të tjerët, burra hijerëndë që nuk i shkonte në mendje mohimi i një njeriu që e kishin bërë pjesë.

Në këtë rrëmujë, ku gjysma fjalët nuk e dinim nëse do të bëheshin të vërteta, shkova në klasën e IV të kësaj shkolle. Kam qenë i lëvizshëm, lexoja shumë, si të gjithë luaja futboll, mendoja se mund të bëhesha futbollist dhe pak vite luajta më pas me ekipet zinxhir të Vllaznisë, kur befas, si nga një hon i vetvetes, doli letërsia dhe rrëmbeu gjithçka.

Më dukej se askush tjetër si mësuese Kristina nuk e dinte hallin tim, ndrojtjen, ankthin e pritjes së një të panjohure, trazimin që pavetëdijshëm e merrnim në shtëpi, heshtjen që rrethonte mbrëmjen. Sa herë që ajo kalonte pranë bankës sime, klasa kishte tri rreshta me banka dhe unë isha në bankën e dytë në mes, ajo më shkonte dorën e saj mbi flokët e pabindur dhe më dukej sikur gjithçka ishte qetësuar.

Më fliste ngadalë, sikur të mos donte të zgjonte asnjë trishtim tek unë, kishte gjithnjë gati një fjalë të mirë të thënë në kohën e duhur; prej fjalëve të saj shpërndahej gjithçka e terrtë që mund të merrja me vete.

Kam qenë nxënës i mirë. Të gjithë në atë shkollë ishin nxënës të mirë. Mund të them se nga ato klasa, kur vinte koha e maturës, mbi 90 për qind shkonin në universitete të ndryshme. Pra, ishte shkollë themeltare.

Por nuk ishte vetëm kjo. Ishte shumë më tepër. Unë e ndjeja tek fjala e mësueses Kristinë, tek lëvizja e saj nëpër klasë, ndalesa e saj për pak sekonda tek unë, si të më thoshte se nuk isha vetëm, se pas shpatullave të mia qëndronte edhe ajo, ashtu e dobët, e hajthshme, e qetë, por këmbëngulëse në jetën e saj, e cila kishte qenë gjithnjë e qelibartë.

Gjithë jetën i kam qenë mirënjohës asaj për ato ditë kur ankthi ishin në zemrën e një djali 10 vjeçar e ku nuk dihej nëse do të kishte edhe më tej këtë ndjenjë të përzishme.

Nuk është më. Zoti e ka thirrur pranë vetes. Ajo, jam i bindur ka vendin e saj në parajsën që formësoi me gjithçka të mirë që kishte.

Shumë vite më vonë, duke lexuar romanin “Çitadela”, më mbeti në mendje personazhi kryesor, Kristina. Gruaja që nuk mund të përsëritet më. Mbaj mend se atëherë i pata thënë vetes se “të gjitha Kristinat qenkan kështu, mrekullibërëse”. Ia thashë asaj të librit, duke u nisur nga Kristina, mësuesja ime, zemër plot.

I përulem kujtimit të saj deri në frymën e fundit!

March 7, 2018 10:43
Komento

8 Komente

  1. # March 7, 17:16

    Emrin e drejtorit te gjimnazit 29 nendori nuk ia dike edhe pse e ke shenu germe per germe.
    Te gjithe e njihnin. Skender Villa.Vetem zotrrote e njihke Skender Vila.
    Karateristike e Drejtorit Villa.Ishte se kishte te njetin tiber diksion origjinal me zerin e Diktatorit Enver hoxha.Thue se i ka pjelle e njejta Nene.

    Reply to this comment
    • Big Malcia March 8, 01:06

      Jo vetem shenjen “#” te vesh ne pseudonim por cdo lloj shenje apo germe dukesh qe je monster….or mark UK…….Nuk ka artikull te Bedriut qe nuk nxjerr helmin markujku
      .
      Te pakten kur behet fjale per festa kombetare si 7 Marsi apo njerez fisnike qe nuk jetojne me si e nderuara Kristine heshtja do ishte detyrim per ju…
      ,
      Qe shani Enverin ju Mark UK-at jam dakort …ci duhej atij me i zgjidh nga zinxhiri keto tribale ku me i spikaturi eshte Salibisha qe tha pa pike turpi qe do vrisja Ramen..por me turp ishte per dipllomatin amerikan qe qenka bere si Pule..

      Shut up MARKANIBALI I MM

      Reply to this comment
  2. Iluministi March 7, 18:38

    Ju pergezoj z. Islami! Ju respektoj per penen dhe produktet tuaja me vlere. Por me shkrirmin e sotem, ma dyfishuat respektin dhe vleresimin tim. Jeni nga te paktet persona qe kujtoni me mall dhe venerim mesuesit tuaj, ata qe juve sot gjetet diten t’i lartoni me shkrimin tuaj! Edhe nje here faleminderit per kete shkrim interesant dhe informues.

    Reply to this comment
  3. Guri Naimit D(Dh Xhoga) March 8, 07:28

    Mirenjohiet ju shoqerofshin z.Islami.
    Me iluministin pershendetes jam, per konsidreratat shkrimit tuaj z,Islami.qe na nderoni gjithe armaten… ,Realizuar ate detyre atdhetare.
    Pershendetie gjithe Dashamiresve.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K March 9, 19:13

    Bedri Islamabat:Se ke shkruar per mesuese Kristinen ke bere mire.Po nese ajo jeton,nuk ta din per nderse u bere spiun i deges se mbrendshme qe kur ishte gazetar te jeta e re ne Shkoder e pastaj shkove te zeri i popullit per merita si fuks e jo si gazetar .Ju big malcia pse nuk vene emrin se per mbiemer nuk ka rendesi.Nuk besoj se ju kan lene pa emer kur ju dorzuan ne shtepin e fmise.Per mbiemer nuk ashte faji jue se jam i sigurt qe nuk e dini.

    Reply to this comment
  5. Dhimiter M.Xhoga (Guri Naimit D) March 13, 22:44

    VETERANET dhe VETERANWT
    na paraprijne me Shembullin e tyre:.
    Si mesuesia Kristina, ne shkrikmkin Tuaj,
    Mua;Apostol Kotani-VETERAN i penes dhe historise..
    drejt te 82 viteve krijues.

    I nderuari Bedri Islami, separi;faleminderit per Penen tuaj atdhetare,qe na sillni ate figure MESUESE, ne virgjilie te “7Marsit dites se MESUESIT dhe shkolles Shqipe” , flisni per mesueses Tuaj, Kristine;(ZEMER PLOTE si e cilesoni ju), perkujtoni Ju,kete figure,qe cdo nxenes e ruan,mesuesin e pare,si EMBLEME ne jete
    . Me lejo ne kete koment pos ketij vleresimi, tiu sjell lexuesve,nje shkrim per te palodhurit Veteran sa kuader nje jete,me kulturen paresore(dy djem mjeshter te muzikes), tashme drejt te 88 viteve jete,.penen se leshon nga dora.
    Fjalen e kam per Z.Apostol Kotani,kete bir te Zones se Shqerise e pikerisht atje ne Peshtan, lindur me 2 Qershor 1927 ne Fashatin Melan te rrethit Permetit.nje jete nga partizan kuader drejtues ne rreth sa mbaruar Universitetin e Tiranes me 1968 ne degen Histori,deri titulluar Doktori i shkencave Historike ,ky veteran i Luftes N.Clirimtare,qe do jete dhe bashkeautor i vellimit te IVter te Historise se Shqiperise..Pos te tjerave nje nga themeluesit e Kryesise se shoqerise se Miqesise Shqiperi Izrael ne vite .Ai ka qene petagog i jashtem i Fakultetit te Shkencave te Natyres,sa fakultetit te Inxhinerise mekanike-elektrike dhe shkencave te natyres.Si nje veprimtar shkencor, ka mbajtur ligjerata ne Aktivitete te rendesishme Deri jashte vendit,kksi:Ne Konferencen e Pare Nderkombetare per Paqen ne Jeruzalem ‘janar 1992.Ne Dubrovnik me 1996, ne 15 vjetorin e Liges Qytetare Shqiptare te Amerikes Maj 2005, sa kumtesat mbi shpetimin e Hebrejve dhe 25 mije Italianeve pas kapitullimit te ushtrise fashiste. Deri ne Sarajeve ne tetor 2006 mbajtur kumtesen me rastin e dhenies fund, te genocidit nazist,organizuar nga Istituti Gette,teme te cilen e ka mbajtur dhe ne Univeristetin e Barit me janar 2003,i cili eshte nderuar direkt nga Kryetari i ketij qytetit te Italise.sa ne aktivitete brenda vendit,sidomos me veteranet e Luftes N.Cl.
    Apostoli,pos detyrave te perditeshme Shteterore,ka botuar mbi 16 vpera me tematike historiko-shoqerore per ngjarie dhe figura te shquare si:
    1-Levizia N.Cl.ne rrethin e Permetit-botuar 1969
    2-Disa ceshtie te politikrs Agrare te Shqiperise 1941-48 3-Permbledhie poezish “C’pate bilbil qe pushove”te Ate Mihal Dhosit,botuar me 1967
    4-Rreth Politikes se PPSH per Likujdimin e kulakeve si klase.1973
    5-Metodike ne ndihme te hartimit te Historikut te Fashatrave dhe ndermarive apo istitucioneve te rrethit…
    6-Hebrejte ne Shqiperi gjate shekujve.(Ne Anglisht e shqip 1995 shqip e 1996 Shqip-Anglisht).
    7-Kapedan At Stath Melanime shoke1997-shqip-Anglisht.
    8 -Leskoviku Djep i Patriotizmit dhe kutures (2001)
    9-Baba Faja Martaneshi-Herro i Popullit.(2001)
    10-Qendresa Popullore ndaj agresoreve Greke (1912-16) botim 2003
    11-Figura te shquara te fshatit Delvine te Permetit(2003)
    12-Shqiptaret dhe Hebrejte botim i trete Shqip-Anglisht.
    13- Te verteta ta dhimbeshme, kushtuar ngjarieve te viteve 1991-97-te (Botim 2008)
    14-Zemra e madhe e Shqiptareve ndaj ushtrise Italiane pas kapitullimit(1941-1946)botim Italisht -shqip.
    15-Atdhetarizmi ne krijimtarine e At Mihal Dhosit.(2007)
    16-Masakrat e pushtuesve dhe bashkepuntoreve te tyre .botim (2013)
    17-Autori ka mbi 11 vepra te pa botuara, per mungese financimi me me kryesoren “Shqiptaret dhe Hebrejte gjate Shekujve”vAriant i plotesuar edhe me Shqiptaret jashte Atdheut.Botim; Shqip e Anglisht.Te pa haruara per mua mbeten shkrimet shkruar ai,sa Deklarata si veteran per gjyshin tim rene me 19!3te ne mbrojtie te PV sapo Shpallur. Kapedanit Jano Petro Xhoga(tim Gjyshi) QArku Gjirokaster dhene Titull “MIRENJOHIE”
    ne “100 vjetorin” e renies tij dorzuar ne 25 maj 2013 ne “Diten e Naimit”ne Frasherin Naimjan.
    Udha e jetes tij krijuase nga 1938 -e ne vazhdim(2018)
    Peng i ka mbetur Apostolit,pa botuar veprat e tij: :
    -Udha e jates sime.. ,
    -Kolonja dhe Leskoviku ne vite 1945 1960.
    -Germenji dhe Germenjliinjte gjate shekujve (qe me 2008 perfunduar.
    -Muhamet Gjollesha-Nje Hero i Popullit(i pa shpallur) .qe me 1982 pergatitur.
    -Te verteta Dokumentarete Mbreterimit te Ahmet Zogut..(pergatit qe me 2007) .
    -Sulejman Nikollari-Senicani, nje figure e shquar e kombit.
    -MATI ne Luften N.Cl/ (pergatit qe me 1980)
    -Martaneshi ne Luften N.CL.(pergatit 1981)
    -Ngjariet tragjike dhe konliktet te viteve 1939-2014 me tekst dhe me pamje fotografike me vlera njohese historike dhe per organet e drejtesise.
    Eshte pikerisht kjo prodhimtari e vyer e ketij njeriu te perkushtuar, qe s’ka organ te shypit te perditshem e periodik, qe ai nuk shkruan dhe me kete moshe,qe kete 5 Qershor 2018, do i festojme pervjetorin e lindies, Ai stabilizuar ne Tirane ne vite.Keq na vjen,organet kopetente,nuk e kane vleresusr si duhet,kete kuader te perkushtuar nje jete me atdhetarizem maksimal.(Noshta e lexon kete shkrim nonje “kopetent”)te koregjoje lapsuset e te shkuares …
    Pleqeri te mbare i nderuar Dr,Apostol Kotani,me takim te shpejte,me djale e Vajze me niper e mbesa,si te gjitheve, emigracioni pas -90tes- marre.
    Shendet me bashkeshorten,VETERANE e pa ndare me ty, ne rruget e jetes,(me BURRELIN ne vitet e qarkullimit.)
    Me konsiderate si kolege bashke, ne vitet1980-91 ne shtepine Mesuesi Tirane,.paresor Juve ne detyrat e kohes..sidomos me krijimin e MUZEUMEVE …

    Tirane 13 Mars 2018 Pasuesi Veteran-81 vjecari
    Dhimiter M. Xhoga.

    Reply to this comment
  6. Dhimiter M Xhoga (Guri Naimit D) March 16, 11:03

    Me thuaj me cilin Ri te ju them se cili JE

    NE rrugen ALI DEMI me Mjeshterin Nebi MATIA,
    qe ben DRURIN te FLASE

    Kete pranvere ardhur ne Tirane nga tej oqeani, ku shkoj e mar ,*trinitrina*, tek nipi e mbesa,qe me bejne te jem krenar me arritiet e tyre;(Nipi tashme po behet Pianist me *DOKORARUREÈ,ne Montreal,pas Univerisitetit ne Toronto e dy vjet specializimin ne Otava,mbesa ne mbarim per DIETOLLOGE,)…
    ,Keto –*trinitrina*- i kam *gjetur* ne rrugen *Ali Demi* ne shkollen me te njejtin emer,njohur nje nxenese 10 vjecare,talent i ralle me penen e saj krijuese.nxensie 10 vjecare Sidora Huda,(une quajtur -*Silule -Alidemse* ,qw me cuditi,me arritiet e saj,tre romane boruar,qe njeheresh duhet falenderuar mesuesen e saj pasionante,qe i rri prane, e nenes Eglantina,sa Pr.Murat Gecaj,sjelle mua deri ne Toronto, me nje botim te posacem te -Fjala e lire- qe botohet ne Londer .Me erdhi keq shkuar ne sholle e pa takuar ate e,mw iku merzitia, sa mbrita te miku im,mjeshtri punimit artistik me dru, Nebi Matia,ani se,ne ate *kalibe*studio,por verteton ate thenien:*mos shiko gunen po punen*.Me befason me ato mori vepra arti te gdhendura dore e tij,nga Lulet tek Portretet apo Bazoreliefet e shkrelqyera.Punimet e tij artistike ku nuk i kemi hasur, deri jashte shtetit nga Italia, ne Kosove e deri Stanboll.Nuk kishte vend ku te rije,vec tek dera, ne ate trotuarin e ngushte.( rrugen,harruar Bashkia ta beje si duhet,te pakten me trotuare normale,pa folur per ate gangrenen *shtepi barake drase para ish Uzines, ku banon nje familie me dy femije engjej,njeri mbi tjetrin. .para saj,nje lavazh makinash,para ish *Uzines Gjeollogjike*,si ciban..)Falminderit qe Dora artiste e Nebiut,mbushur ate *KIOSKE*me prodhime artistike te sheklqyera, te gjitha te gdhendura ne dru,dhene ngjyra origjinale.
    Me kanaq kalimi ne kete rruge teksa hedh syte tej e te ngroh shpirtin,Mali i Dajtit.(une ruajtur sa kujtime femijnise kur ndertohej Hidrocentrali Selites me tunelin mes tij 1200 m.te gjateme herronjte e kohes si Sali vata me shoke.nje jete mesues ne zoant pas Tij Shegjergj -Zall-Dajt.sa puna e mire bere ne ish Fushen*Ali Demi*,Kreybashkiaku Ervin Veliaj ,me mbjellien e atyre pemeve dekorative,sa stolla me tavolina ..e lokalet njeri pas tjetrin,me krye tyre ate te pasoinatit per pune,Ilirit(ish oficerit,sa tej tij, ish drejtor Ndermorie Adem Kulmaku me te shoqen,ne nje mini lokal model,*ADLI*,si per te eleminuar ate katraure, para ish Uzines Gjeollogjike,sot fabrike kepucesh..Para tij nderuar ai pallat shume kate,qe te kenaq, mjedisi i krijuar para…Krah tij Skraparlliu.. me ate lokal, me shume veror,ku detyrohen klientet, te degjojne dhe shurmat e nje lavazhi makinash, sa ujin qe shpesh, kalon mbi catine-tarace…(keto ti shohin autoritetet… .
    Tere kete mjedis e oret e shkolles e gjallerojne femijet ne ate oborin e tyre,me lojrave me dore,sa shkolla *ALI DEMI.Me vulen per mua 82 vjecarin perionst e ve Artisti DALTES dhe PENELIT 69 vjecari Nebi Matia qe me duket si nje 29 vjecar ne kulmin e tij.te talentit qe mban nje familie te terre,duke punuar ani si ne rini.Teksa bisedoj me te me kujton rrugen e tij te jetes:
    Punen e kam paur pasion qe ne femijni.pata fatin e mire nisa ate ne Nd.Asristike *Migjeni*Mare ai njohurite e para ne Liceun Artistik *Jordan Misia*, sa persosur njohurite e tij ne Istitutin e Shurdh-memeceve, ku jepte mesim.Aty ka marre konsiderata nga Ministria e seksioni kultures rrethit Tirane,deri hapur ekspozita te vecanta.
    Si person i jam mirenjohes,njohur nje jete si mesues une,deri shpene nxenseit e vizituar keta mjeshter duar arte,si Nebi Matia qe nuk e harron mjeshtrin prane tij, te ndierin permetar Sotir Proko,(Ky ne shkollen e mesme *Sami Frasheri*.ne vite 70-85, do ishte me i kerkuari nga analloget e tij ne rrethe) lene mua nje kujtim te paharruar; punuar me mjeshteri nje Portret te gjyshit tim Jano P Xhoga Zavalani,kapedan i viteve te Rilindies sone kombetare, rene si bien trimat krye cetes qe komandonte ne mbrojtie te Pavaresise sa shpallur kercenuar nga fqinjet grabitqare plot 105 vjet me pare,(nendor 1913) Qarku Gjirokastres nderuar ate me titullin *MIRENJOHIE* portretin e te cilit e gdhendi ne DRU mjeshterisht i talenduari Nebi matia-Faleminderit dhe suksese ne jeten e tij.Ia plotesofshin deshiren;pushetaret akrtuale me nje STUDIO te vertete ketij MJESHTERI,fatkeqesisht;pa vleresuar si duhet..
    Felemindri e MBRODHESITE ju shoqerofshin ; Mjeshteri MADH duararte NEBI MATIA.

    Tirane 16-03-2018 Pasuesi Veteran-mesuesi 82vjecar
    Dhimiter M.Xhoga.

    Reply to this comment
  7. Dhimiter M Xhoga (Guri Naimit D) March 16, 11:08

    Me thuaj me cilin Ri te ju them se cili JE

    NE rrugen ALI DEMI me Mjeshterin Nebi MATIA,
    qe ben DRURIN te FLASE

    Kete pranvere ardhur ne Tirane nga tej oqeani, ku shkoj e mar ,*trinitrina*, tek nipi e mbesa,qe me bejne te jem krenar me arritiet e tyre;(Nipi tashme po behet Pianist me *DOKORARUREÈ,ne Montreal,pas Univerisitetit ne Toronto e dy vjet specializimin ne Otava,mbesa ne mbarim per DIETOLLOGE,)…
    ,Keto –*trinitrina*- i kam *gjetur* ne rrugen *Ali Demi* ne shkollen me te njejtin emer,njohur nje nxenese 10 vjecare,talent i ralle me penen e saj krijuese.nxensie 10 vjecare Sidora Huda,(une quajtur -*Silule -Alidemse* ,qw me cuditi,me arritiet e saj,tre romane boruar,qe njeheresh duhet falenderuar mesuesen e saj pasionante,qe i rri prane, e nenes Eglantina,sa Pr.Murat Gecaj,sjelle mua deri ne Toronto, me nje botim te posacem te -Fjala e lire- qe botohet ne Londer .Me erdhi keq shkuar ne sholle e pa takuar ate e,mw iku merzitia, sa mbrita te miku im,mjeshtri punimit artistik me dru, Nebi Matia,ani se,ne ate *kalibe*studio,por verteton ate thenien:*mos shiko gunen po punen*.Me befason me ato mori vepra arti te gdhendura dore e tij,nga Lulet tek Portretet apo Bazoreliefet e shkrelqyera.Punimet e tij artistike ku nuk i kemi hasur, deri jashte shtetit nga Italia, ne Kosove e deri Stanboll.Nuk kishte vend ku te rije,vec tek dera, ne ate trotuarin e ngushte.( rrugen,harruar Bashkia ta beje si duhet,te pakten me trotuare normale,pa folur per ate gangrenen *shtepi barake drase para ish Uzines, ku banon nje familie me dy femije engjej,njeri mbi tjetrin. .para saj,nje lavazh makinash,para ish *Uzines Gjeollogjike*,si ciban..)Falminderit qe Dora artiste e Nebiut,mbushur ate *KIOSKE*me prodhime artistike te sheklqyera, te gjitha te gdhendura ne dru,dhene ngjyra origjinale.
    Me kanaq kalimi ne kete rruge teksa hedh syte tej e te ngroh shpirtin,Mali i Dajtit.(une ruajtur sa kujtime femijnise kur ndertohej Hidrocentrali Selites me tunelin mes tij 1200 m.te gjateme herronjte e kohes si Sali vata me shoke.nje jete mesues ne zoant pas Tij Shegjergj -Zall-Dajt.sa puna e mire bere ne ish Fushen*Ali Demi*,Kreybashkiaku Ervin Veliaj ,me mbjellien e atyre pemeve dekorative,sa stolla me tavolina ..e lokalet njeri pas tjetrin,me krye tyre ate te pasoinatit per pune,IliriZaimi,(ish oficerit,sa tej tij, ish drejtor Ndermorie Adem Kulmaku me te shoqen,ne nje mini lokal model,*ADLI*,si per te eleminuar ate katraure, para ish Uzines Gjeollogjike,sot fabrike kepucesh..Para tij nderuar ai pallat shume kate,qe te kenaq, mjedisi i krijuar para…Krah tij Skraparlliu.. me ate lokal, me shume veror,ku detyrohen klientet, te degjojne dhe shurmat e nje lavazhi makinash, sa ujin qe shpesh, kalon mbi catine-tarace.deri hyrien ne rrugen *ALI DEMI*qe duhet te vendose BUSTI keti HEROI…(keto ti shohin autoritetet… .
    Tere kete mjedis e oret e shkolles e gjallerojne femijet ne ate oborin e tyre,me lojrave me dore,sa shkolla *ALI DEMI.Me vulen per mua 82 vjecarin perionst e ve Artisti DALTES dhe PENELIT 69 vjecari Nebi Matia qe me duket si nje 29 vjecar ne kulmin e tij.te talentit qe mban nje familie te terre,duke punuar ani si ne rini.Teksa bisedoj me te me kujton rrugen e tij te jetes:
    Punen e kam paur pasion qe ne femijni.pata fatin e mire nisa ate ne Nd.Asristike *Migjeni*Mare ai njohurite e para ne Liceun Artistik *Jordan Misia*, sa persosur njohurite e tij ne Istitutin e Shurdh-memeceve, ku jepte mesim.Aty ka marre konsiderata nga Ministria e seksioni kultures rrethit Tirane,deri hapur ekspozita te vecanta.
    Si person i jam mirenjohes,njohur nje jete si mesues une,deri shpene nxenseit e vizituar keta mjeshter duar arte,si Nebi Matia qe nuk e harron mjeshtrin prane tij, te ndierin permetar Sotir Proko,(Ky ne shkollen e mesme *Sami Frasheri*.ne vite 70-85, do ishte me i kerkuari nga analloget e tij ne rrethe) lene mua nje kujtim te paharruar; punuar me mjeshteri nje Portret te gjyshit tim Jano P Xhoga Zavalani,kapedan i viteve te Rilindies sone kombetare, rene si bien trimat krye cetes qe komandonte ne mbrojtie te Pavaresise sa shpallur kercenuar nga fqinjet grabitqare plot 105 vjet me pare,(nendor 1913) Qarku Gjirokastres nderuar ate me titullin *MIRENJOHIE* portretin e te cilit e gdhendi ne DRU mjeshterisht i talenduari Nebi matia-Faleminderit dhe suksese ne jeten e tij.Ia plotesofshin deshiren;pushetaret akrtuale me nje STUDIO te vertete ketij MJESHTERI,fatkeqesisht;pa vleresuar si duhet..
    Felemindri e MBRODHESITE ju shoqerofshin ; Mjeshteri MADH duararte NEBI MATIA.

    Tirane 16-03-2018 Pasuesi Veteran-mesuesi 82vjecar
    Dhimiter M.Xhoga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*