Për Moikomin

September 8, 2019 16:42

Për Moikomin

E hapa librin dixhital të numrave të telefonit të miqve dhe me emrin e tij dolën disa. Por si e kam zakon krahas emrit shkruaj dhe “i fundit”. E gjeta dhe i rashë…

Tingulli u dëgjua… disa zile, disi më shumë se zakonisht. Kjo lloj pritje të shqetëson. Mendova se në vend të tij dikush tjetër do përgjigjej.

Imagjinoja që personi ka marë telefonin dhe po del jashtë dhomës ku prej disa kohësh njeriu i dashur i tij qendronte i shtruar në spital.

Ishte vetëm një çast. Nga ana tjetër dëgjova zërin e tij. Nga kumbues qe shndërruar si një jehonë nga fund shpella, vinte si zëri i një bubullime të mbytur. Ose si të ishte nën ujë…

Kur ishte i ri ai zhytej dhe ka qenë nga pionerët e parë të kërkimeve nënujore.

– Si je Moikom – fola unë i pari dhe e kuptova që si në një antientropi shpirtërore lëshova një zë të vuajtur.

– Mirë, – u gjegj ai.

Ishte një “mirë” mes dy botëve, e zgjatur, e lodhur dhe e trishtë.

– Shkova dhe u ktheva. Një ringjallje…!

Ndjeva se diçka m’u këput brenda meje!

– Jo, i thashë, me një kurajo që e ndjeja si të pafuqishme, është herët, kemi ende punë. Të do dija, kultura, poezia, mendimi. Je fari ynë…

Pas fjalëve të mia “faleminderi” i tij u copëtua, ashtu si ikin rruazat kur humbin prej filli, fa le mi nd er it…

Moikom Zeqo lëngon në spital. Kujdesi nuk mungon. Por dhimbja për mikun, ah dhimbja… Prej tij kam mësuar shumë.

Në fillim vitet 90-të ai lexoi një shkrim timin për filmin e debatuar “Vrasës të lindur”. Unë e kisha shkrujatur me dorë, ende nuk kishim kompjuter. Ai po e lexonte te dhoma ku punonte. Dera ishte pakez e hapur…

E mbaroi, lëshoi tymin e cigares dhe u ngrit me vrull doli nga zyra dhe pyeti kush e ka sjellë këtë shkrim. – Unë, u gjegja. Ti je Përparim Kabo? – Po, i thashë. – Ti duhet të shkruash, ke mendim dhe stilistikë, jam habitur me shkrimin tuaj, do e botojmë.

Miqesia jonë u shtua.

Moikom, kozmogonitë e humbura në eklips i duam vetëm në letërsi. Mos u nxito. Të pres të pimë kafen e rradhës dhe të flasim shtruar për poezitë e tua, për pikturën, për teatrin dhe filozofinë.

Drita jote e lodhur duhet ende mes nesh. Të përqafoj dhe lutem për ty.

Miku yt, ai që të tha “Ti je Goethe ynë”, Përparim Kabo

September 8, 2019 16:42
Komento

5 Komente

  1. USA September 8, 17:28

    Moikom eruditi o paro mbete k kanari o mesus fshati tani u kujtove per moikomin.

    Reply to this comment
  2. Albani September 9, 02:09

    Seloja tregon:
    “…..Se nga vajta njehere, mbase bera dhe gabim, por i dhashe te lexonte Belulit nje novele nga ato qe kisha shkruar une. Beluli e lexoi me vemendje dhe sa mbaroi se lexuari novelen, u ngrit nga shtrati dhe mori nga raftet nje tufe te madhe me novela qe kishte shkruar vete Beluli dhe i hodhi ne zjarr.
    – Po c’ben more keshtu? i thashe.
    – Gjepura, gjepura!- tha Beluli- Tani qe lexova dhe degjova novelen tende, me vjen turp. Ti Selfo-tha je gjeni. Nuk e mer me mend sa njeri i madh do te behesh ne te ardhmen. Per shume kohe,bashkekohesit e tu nuk do ta kuptojne dot se kane mes tyre nje gjeni…..E kishte fjalen per mua…….Dhe Beluli kishte nje cilesi qe nuk genjente kurre>
    Doni per Belulin??????

    Reply to this comment
  3. Albani September 9, 02:09

    Seloja tregon:
    “…..Se nga vajta njehere, mbase bera dhe gabim, por i dhashe te lexonte Belulit nje novele nga ato qe kisha shkruar une. Beluli e lexoi me vemendje dhe sa mbaroi se lexuari novelen, u ngrit nga shtrati dhe mori nga raftet nje tufe te madhe me novela qe kishte shkruar vete Beluli dhe i hodhi ne zjarr.
    – Po c’ben more keshtu? i thashe.
    – Gjepura, gjepura!- tha Beluli- Tani qe lexova dhe degjova novelen tende, me vjen turp. Ti Selfo-tha je gjeni. Nuk e mer me mend sa njeri i madh do te behesh ne te ardhmen. Per shume kohe,bashkekohesit e tu nuk do ta kuptojne dot se kane mes tyre nje gjeni…..E kishte fjalen per mua…….Dhe Beluli kishte nje cilesi qe nuk genjente kurre>
    Doni me per Belulin??????

    Reply to this comment
  4. Vasili September 9, 15:08

    Vecanerisht ketu ne Arnautistan,eshte e pavdekeshme dhe universale thenia e Pellumb Kulles:
    DONI ME PER BELULIN(kumbaron,islamin dhe keshtu pa fund,te VECKLIT e medhenj))

    Reply to this comment
  5. Bureto September 9, 15:40

    Ashtu siç me të drejtë komentojnë disa më sipër, Kabo në vend që të shkruante për Zeqon që lëngon, ka folur për vete. Ose siç thuhet për këto raste, në vend që të vinte vetulla nxorri sytë. Dobët, shkruar nga një person që nuk mund të konsiderohet i paditur. Tek ne, por dhe kudo në botë, ka njerëz të mëdhenj në fusha të ndryshme të dijes apo krijimtarisë, por që për fat të keq të tyren shpesh shfaqen të vegjël si njerëz. “Modestia e zbukuron njeriun”. Kështu e ka thënë ai anonimi i mençur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*