Për ndeshjen që vazhdon…

Ardian Vehbiu* October 15, 2014 19:11

Për ndeshjen që vazhdon…

Nuk e pashë lojën (atë gjysmë loje) Serbi-Shqipëri, por ndoqa më pas disa prej videove të shumta që qarkulluan, ku dëshmohej dhuna krejt haptazi, më parë verbale pastaj edhe fizike, e turmës së tifozëve serbë kundër lojtarëve të Shqipërisë dhe ngjyrave të kombëtares shqiptare.

Një dhunë që më kujtoi, edhe pse nuk kisha nevojë, sa i shëmtuar mund të bëhet nacionalizmi i organizuar, kur vihet t’u ofrojë alibi instinkteve shtazarake të njerëzve që jetojnë të kapur peng nga miti, ose më mirë përralla e tyre etnike.

Në këtë prizëm, nuk e kuptoj deklaratën e kreut të FIFA-s, Blatter-it, se “futbolli nuk duhet të përdoret për mesazhe politike”; nuk e kuptoj sepse futbolli është gjithnjë edhe politikë, sa kohë që angazhon turma nën simbole etnike; sepse në ndeshje të tilla si Serbi-Shqipëri futbolli nuk mund të jetë veçse politikë; dhe sepse ai stadium ku u fut të luante kombëtarja e Shqipërisë nuk ishte arenë e një feste sportive në Europë, por një ferr anti-shqiptar i organizuar rrathë-rrathë, me parulla politike fashiste (“vdekje shqiptarëve”) dhe ku tifozeria shqiptare nuk ishte lejuar të futej nga policia – ose nga po ajo polici që dështoi të vinte nën kontroll incidentet që pasuan.

Dhe këtu i vjen radha edhe të ashtuquajturit “flamur”, që për disa shërbeu si shkëndija shpërthyese e fuçisë së barutit.

Të gjithë e pamë në ekran – më shumë se flamur, ishte fjala për një hartë të Shqipërisë Etnike, të pikturuar në pëlhurë; dhe të shoqëruar nga foto të dy figurave kyçe të Pavarësisë së Shqipërisë: Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit; dhe një mbishkrim naiv në anglishte.

I kujt ishte ky flamur, pra?

Shqipëria dhe Kosova kanë flamujt e tyre shtetërorë; ndërsa ai kombëtar i shqiptarëve është kuqezi, me shqipen dykrenare.

Ky që u valëvit mbi stadium nuk ishte aq flamur, sa projeksion i një dëshire foshnjore të nacionalizmit shqiptar; dhe shëmtitë që është në gjendje të prodhojë nacionalizmi folklorik i turmave i pamë mbrëmë, edhe një herë, te serbët – interpretues virtuozë të kësaj histerie kolektive.

“Flamuri” nuk mund të dallohej si i tillë nga tifozët – por vetëm në ekran. Ngaqë kishte të shkruar një fjalë anglishte (“authochthonous”), dukej se i drejtohej publikut ndërkombëtar, televiziv. Harta e Shqipërisë etnike, që ishte vizatuar atje, nuk është simbol kombëtar i shqiptarëve – dhe ata që e quajnë kështu, duan t’ia dorëzojnë ndjenjën kombëtare, ose shqiptarinë, skalioneve kombëtariste ekstreme, të cilat nuk mungojnë mes shqiptarëve, dhe veçanërisht mes tifozerisë.

I parë nga afër, objekti i valëvitur mbi fushë dukej si projekt punë-doreje i ndonjë nxënësi të së mesmes: me hartë dhe foto historike. Ndonjëri mund ta quajë edhe instalacion: le ta shëtisim pra bienaleve, dhe ta heqim nga pjacat dhe picat e nxehta të politikës!

Përndryshe lojtarët tanë në fushë e mbajtën veten mirë dhe treguan profesionalizëm dinjitoz; kushedi me përjashtim të njërit që u sul “të mbronte flamurin”, ose “të mos e lejonte serbin…” etj.; natyrisht, lojtarët serbë kishin të drejtë të hiqnin nga fusha një objekt që po pengonte lojën; por, në atmosferën e rëndë të krijuar në stadium, ku mijëra vetë thërrisnin për vdekje të shqiptarëve dhe ku asnjë flamur yni nuk ish lejuar të valëvitej “në emër të sigurisë”, edhe një gjest në dukje foshnjor, nëmos histerik, e merr racionalitetin që përndryshe do t’i mungonte.

Si edhe herë të tjera, dyshi në sjellje dhe profesionalizëm u shkon mediave në Tiranë – të cilat mbetën në nivelin e “radio tifozeria shqiptare”; celebruan “flamurin” dhe “betejën në fushën e sportit”, përfshi edhe “grushtin e Lorikut”; dhe pastaj gëzuan bashkë me të tjerët, për diçka që nuk kish arsye të gëzohej: “fitoren.”

Nuk di ç’kanë bërë me këtë rast mediat e Beogradit, por e marr me mend.

FIFA dhe UEFA mbajnë përgjegjësi kryesore për çfarë ndodhi; dhe sidomos për çfarë mund të ndodhte. Marrëzia e turmës së tifozëve serbë mund të kish shkaktuar edhe viktima – mes futbollistëve të Shqipërisë. Duke qenë klima në Beograd e mirënjohur anembanë Europës, së bashku edhe me traditën brutale të tifozerisë serbe, kjo ndeshje nuk duhej të lejuar që të luhej në Beograd; dhe as u duheshin bërë lëshime pastaj forcave të rendit atje dhe anti-mikpritjes të vendësve, në emër të sigurisë.

Sa për palën tonë, bën mirë ta harrojë sa më shpejt “flamurin” dhe sentimentalizmin juvenil të “mbrojtjes së flamurit” – pse ajo pëlhurë me harta të ngjyrosura dhe fotografi shkollore, që u shpalos në stadiumin e Beogradit nuk i përfaqëson shqiptarët si komb; por është edhe ajo nën-produkt, nëse mund të shprehem kështu, i klimës nacionaliste toksike, që shoqëron eventet futbollistike.

Ka qarqe të caktuara, në Serbi, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, që do t’i hipin ngjarjes së mbrëmshme si të ishte kalë, për ta kalëruar politikisht. Asgjë e mirë nuk do t’u vijë shqiptarëve nga kjo, sikurse nuk u ka ardhur serbëve vetë, që prej një shekulli. Përkundrazi, kemi shans të tregojmë, edhe një herë, se nuk na mungon as qytetërimi as largpamësia, dhe të përpiqemi ta përdorim, edhe këtë incident, për t’i treguar botës, madje edhe serbëve vetë, se refuzojmë të mbetemi peng i historisë së dhunshme të Ballkanit. Kushedi atëherë edhe Europa do t’i këshillojë fqinjët tanë kaq të prapambetur dhe brutalë, që të kthejnë sytë nga Shqipëria, për të marrë mësime.

*Peizazhe të Fjalës

Ardian Vehbiu* October 15, 2014 19:11
Komento

14 Komente

  1. Pëllumb zaimi October 15, 19:44

    Kur një komb si sërbët nuk dinë të bëjnë një ndeshje futbolli si mund të jenë të aftë të bëjnë politikë dhe diplomaci ? Përse duhet të vejë z. Rama atje,- për politikë apo për diplomaci !? Sërbët nuk dinë t’i bëjnë ato dhe,në këtë kontekst vajtja nuk ka kuptim? Tung!

    Reply to this comment
  2. bbb October 15, 19:49

    Federata serbe duhet te marre nje denim shembullor se paku denim fushe per nja 5-10 vjet per te mos loz asnje ndeshje te ekipeve kombtare ne Serbi. Se dyti, shteti yne duhet te ngrere padi civile ne gjykatat e huaja per dhunimin e lojtarve tane nga stjuardet dhe sigurimsat e stadiumit. Ishte ngjarje qe nuk ka precedent ne bote…Se treti komisari i fushes holandez dhe delegati i UEFAs gjerman jane pergjegjsit kryesore qe nuk arriten te evitojne incidentin pasi ishin ata qe duhet te arrinin te merrnin flamurtin dhe jo lojtaret. Ky ishte casti enigmatik i neshjes sepse edhe nje top i dyte ne fushe kur futet synohet te hiqet e jo me nje flamur qe nuk ish pjese e ndeshjes.
    Nga ana tjeter kam frike se edhe disa lojtare tane do marrin denime te rende sidomos Cana dhe Xhaka pasi kane marre pjese aktive ne zenie. Kjo na demton sepse do i vazhdojme eleminatoret me ekip te pergjygsuar.

    Reply to this comment
  3. Noli October 15, 20:49

    Ne duhet te qendrojme fart perball Europes Kurve

    Reply to this comment
  4. Dardan October 15, 20:51

    Hiqesh i paanshem por shkrimi yt kerkon qe ty te te vleresome per ate qe nuk je. Ceshtja qe shtron ti eshte se droni nuk solli nje flamur etj etj tj. Cudi, ti qe e konsideron vehten si dinosaur kujtese, si e harron qe te shprehesh dhe te besh analiza per fishkellimat dhe parrullat jo fashiste por kanibaleske te grupeve fashiste ne sherbime te shovinisteve dhe qe i ngjajne aq shume gupeve terroriste dhe naziste te Sali Berishes,. vrasesit dhe kasapit te shqiptareve???? Fol ndershmerishte qe te te respektojme, mos e perzje duturine e dobishme tenden me barishtet e helmeta qe mbledh andej ketej!

    Reply to this comment
  5. Lleshi October 15, 20:52

    Adrian o trim ! Me duket se mban edhe syze ! Sic duket ke veshtiresi ne te pare ! Me mendjemadhesine e nje pretendenti per diplomat , por me paaftesine per te pare dhe gjetur dukurite , po kapesh me figurinen 5 cm te Athinase te “gjetur”gjate germimeve dhe jo me vete Athinane si hyjni ! Kur kerkon te shitesh edhe per diplomat , kjo lloj gjuhe e drunjte , me tremb shume , sepse kerkon te perfaqesosh shqiptaret dhe atdheun e tyre Shqiperine , ne kundershtim me vete vullnetin e tyre !
    Pertej sherreve bajate qe ti merr ne diskutim dhe qe jane “maja e ajsbergut” ose “pika e bardhe e qelbit mbi plage ” , qendron vete ajsbergu dhe plaga ! Hiqi syzet dhe ver zemren te shikoje dhe do te shikosh se do te tregohesh me pak harbut !

    Reply to this comment
    • Albinfo October 16, 07:46

      E ngaterron me Adrian Ndrecen or mik, se ai ishte kandidat per ambasador. Po keshtu eshte kur te kaplojne ethet nacionaliste, nuk shikon me se me ke flet, thjesht del dhe flet pacavure si puna e Kreshnik Spahiut qe i pikoi kjo ngjarje nga qielli per te bere prape protagonistin.

      Reply to this comment
  6. Humanity October 15, 21:06

    …mire , dakord e kuptova se u dashka te besojme se Flamuri ish nje provokim, se flamuri nuk perfaqson as shqiperi e as kosove, se ndonje futbollist shqiptar ne menyre naive si ai peshku me karremin eshte hedhur per ta mbrojtur flamurin sibol ne nje terren ku nuk kish asnje simbol shqiptar……..por e gjithe kjo qe lexova mesiper me kujton ate sketch in e famshem ; Ke faj Cane, qe s mban nje qen…….

    Reply to this comment
  7. beni October 16, 07:33

    Nuk e kuptoni se kur ne stadium hyn nje shqiptar me nenshtetesi amerikane dhe montohet nje produkt i amazon per te fluturuar brenda stadiumit, me nje parulle, qe quhet si nacionaliste ekstreme, atehere te semuret u cmendem dhe nuk i ven faj vetvetes por bejne politiken edhe ne futboll, kur kriza ekonomike arin kulmin! Kush ishin autoret e kesaj sajese, vete shqiptaret kosovaret,, serbet, amerikanet, apo europianet? Sajesa te tilla me harta te ekstremizmit, dikush i ka pregatitur! Dije u hodh edhe greqia ne politiken e saj, ku cenohet territori i saj ne harta te tilla! Europa e amerika, rusia duhen te rishikojne edhe njehere harten e gabuar, qe kan dhen kombeve, per ti sjell ballkanit vertet paqen e perhershme, dhe jo riperseritjen e luftes se pare boterore!

    Reply to this comment
  8. pa emer October 16, 09:29

    Shkrimi me duket mjaft i drejte per ate qe ndodhi, dhe nuk duhet te merremi shume me ate qe fluturoje mbi fushen e blerte.Eshte e drejte se ishte nje loder qe terhoqi vemendjen e lojtareve dhe publikut ,por neqoftese serbet e konsideruan flamur te shqiptareve duhet te linin lojtaret shqiptare ta merrnin kete loder per mos ti penguar te vazhdonin lojen ne fushe. .I pakuptimte eshte hedhja ne ajer i lojtarit serb per te kapur lodren ne vend qe po te qe se ishte simbol i shqiptareve ta merrnin ata per ta vendosur jashte fushes lojes dhe keshtu loja do te vazhdonte.

    Reply to this comment
  9. igli October 16, 09:32

    ne futboll i fituar del ai qe ben gol.Por me gjakftohtesin qe treguan lojtaret tan mes gjith asaj turme te terbuar me thirrje per vrasje,ne dolem fitimtar.dhe sa per flamurin nje i tille duhet te dale ne treg qe te kemi mundesine ta kemi ne shtepit tona.dhe sa per iden qe ne vend te flamurit mund te ishte ndonje bombe,ky do te ishte nje veprim vetem i serbeve.
    Sa per pjesen e dyte te lojes une do te doja qe te ishit kthyer ne fushe dhe te kishit bere te pakten nje GOL SPEKTAKOLARqe serbet te ishin cmendur fare.
    JU URUJ TE GJITHEVE.

    Reply to this comment
  10. Ben October 16, 16:07

    Ku ndodhet Pellazgu prej sumastani ? Ai ka qejf ta thote me te zbutur Anustani me A te madhe. Ka ikur ? Ne e dijme su ku ka shku. Lufton me nje shpate te ndryshkur per kalifatin e vellezerve te tij,osmaneve.

    Reply to this comment
  11. behar October 16, 18:33

    “Paanesia nuk eshte gjithenje e pafajshme”
    Edhe shkrimi yt nuk eshte gazetari e ndershme.
    Une nuk i di motivet qe te shtyjne ti qe te vesh ne te njejtin plan sulmuesin me te sulmuarin jane rrjedhim i edukates pseudohumaniste qe more nga studimet ne Itali apo njelloj snobizmi per te “dale mbi palet”, apo parimi i “se mesmes se arte”, per ta pasur mire me te gjithe.
    Ka momente kur morali e kerkon te denohet ai qe meriton te denohet.
    Asnjanes duhet te jete lajmi per ate qe ndodhi por jo opinioni dhe interpretimi i publicistit.

    Reply to this comment
  12. Ibrahim Tolaj October 16, 18:45

    Ajo qe pame ne fushen e lojes ne ndeshjen Serbi-Shqiperi dhe komentet qe behen kane ndryshim.Ajo qe ndodhi verte tne fushe nuk ishte shkaku i vertete,kujtoni para fillimit te ndeshjes kur kendohej :”Himni une Kombettare” Kujtoni nderhyrjet e renda ne fillim te cilat nuk u ndeshkuan nga Atkinson,kujtoni momentin e kornes kur Canaj gati se nuk shenoj.Mjetet e forta dhe bombat tymuese qe u hodhen ,une mendoj se dhe pa ate flamur ndeshja nuk do te kishte perfunduar.Flamuri e pershpejtoj kete ,veprimet per mbrojtjen e flamurit ishin te drejta nga djelmoshat tane .Skenari per futjen e atij flamuri ne fushe dhe ulja tij aq poshte ishte veprim i pastudjuar dhe nuk ka lidhje me futbollin.Ky veprim nuk ka lidhje as me nacionalizem por me teper mendoj se eshte veprim…………….

    Reply to this comment
  13. xhindi October 16, 18:51

    Ti flet me nje lloj percmimi per nacionalizmin shqiptar dhe nga nje pozite e vetezgjedhur e te diturit, e quan ate foshnjarak, por po te mos ishte ky nacionalizem i te pareve tane, po te mos ishin gjaku dhe perpjekjet e tyre gjate dy shekujve te fundit nuk do te kishte Shqiperi.
    Dhe kjo nuk eshte aspak pa rendesi per te gjithe ne shqiptaret. Ne qofte se do te me thoshje se per ty kjo nuk ka rendesi mendohu edhe nje here: ato studime falas ne Itali ti siguroi nje regjim nacionalist (jo per merita te vecanta por si i privilegjuar i tij).
    Bjere more djale ne tabanin kombetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim