Për një Akademi Shkencash siç duhet të jetë!

August 29, 2017 09:46

Për një Akademi Shkencash siç duhet të jetë!

 

Nga Xhevdet Shehu

Letra që Akademiku Artan Fuga i drejton Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Prof. Muzafer Korkutit, (të cilën po e botojmë bashkangjitur) na rikthen tek një problem thelbësor të (mos)funksionimit të asaj akademie, për të cilin u debatua për rreth dy javë në ‘DITA’. Historiani i njohur Prof. Pëllumb Xhufi e ngriti këtë problem gjatë një interviste në gazetën tonë, gjë që shkaktoi një reagim nervoz të Akademikut Fuga që iu kundërvu Prof. Xhufit.

Në intervistën e datës 10 maj 2016 prof. Pëllumb Xhufi kishte në fokus Akademinë e Shkencave dhe katandisjen e saj aktuale, si pasojë e një “reforme” të vitit 2007 që nxori në rrugë shumë specialistë e shkencëtarë të instituteve të ndryshme që vareshin nga Akademia. Është një gjendje që vazhdon edhe sot dhe duket se nuk e shqetëson shumë qeverinë aktuale. Një nga autorët zbatues të asaj reforme ishte Artan Fuga. Sipas Fugës, akademia para 2007-s ishte “veçse një karakatinë, me të gjitha institutet e saj në gjendje të vajtuar, një ngrehinë sovjetike, e plakur, e ngurtësuar ideologjikisht, jashtë kohës, e drejtuar nga persona që abuzonin me pozitën e tyre në kryesinë e saj” etj. Gjithsesi, Fuga sqaron se nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e reformës së 2007-s, por në procesin e mëpasshëm.

Në atë debat u përfshiva krejt pa dashje edhe unë si gazetar, pasi isha unë që e kisha intervistuar historianin. Madje, çuditërisht të dy këto personalitete m’u drejtuan me letra të hapura për të sqaruar pozicionet e tyre. Në të vërtetë, unë isha më shumë në anën e historianit dhe këtë ia thashë publikisht Prof. Fugës.

Sidoqoftë, fakti që u hap një debati i tillë ishte gjendja e vazhdueshme e mjerueshme e Akademisë sonë të Shkencave për vite e vite me radhë. Vitin e kaluar, Prof. Fuga mbronte me zjarr reformimin që ishte bërë në Akademi në vitin 2007 e më pas (si një shkëputje nga trashëgimia sovjetike etj., kur në të vërtetë degradimi i Akademisë kishte filluar vite më përpara) dhe këtu debati mori përmasa të tjera duke përfshirë edhe studiues të tjerë.

Një vit më parë Prof. Fuga mbronte ndryshimet dhe progresin që ishte bërë me reformimin e Akademisë ku ai kishte qenë pjesë. Mirëpo, ja erdhën zgjedhjet e reja të Akademisë (të cilat u bëkan javën e parë të shtatorit, pra pas ndonjë jave) dhe problemet dolën në sipërfaqe. Është vetë Fuga që i konstaton dhe i rreshton më së miri ato. E ç’mund t’i shtosh këtij pohimi që bën ai në përmbyllje të letrës së tij: “Ka vend të merren masa urgjente që Akademia e Shkencave ta mbajë lart traditën e saj, të shikojë përpara në kushtet e reja, sepse gjykoj se ajo është vjetëruar dhe asfiksuar pikërisht nga praktika konservatore dhe aspak dinamike.”

Po a nuk e tha këtë një vit më parë Prof. Xhufi dhe për të cilën Fuga u nevrikos?

Sidoqoftë, unë sot dua ta përshëndes Akademikun Fuga për letrën e sapobotuar, në të cilën ai ngre thuajse të njëjtat probleme dhe shqetësime për të cilat u debatua një vit më parë. Ai tashmë e pranon gjendjen apatike në Akademi dhe ngre me forcë zërin e tij kundër kësaj statusquo-je.  Por, a janë rrugëzgjidhje ato që parashtron Fuga në letrën e tij? Kjo është çështja. A janë rotacionet në kryesinë e Akademisë, mënyrat e zgjedhjeve pa alternativa dhe punësimet pa limite në administratën e Akademisë të vetmet probleme të saj? Nuk besoj. Letra e Fugës mbart një sërë nëntekstesh dhe ajo duhet t’i vërë seriozisht në mendime akademikët tanë. Sepse, ka një perceptim të gjithëmbarshëm për mosfunksionimin e Akademisë, mirëpo, kur një fakt i tillë pohohet nga një njeri brenda saj, që e di shumë mirë se ku i pikon çatia atij institucioni, ndryshon puna. Problemet në atë Akademi duket se janë ku e ku më të thella dhe të shumanshme, të mbartura prej vitesh dhe politikash të mbrapshta që janë zbatuar për ta mbytur, për ta shuar deri në mosekzistencë këtë institucion prestigjioz shtetëror dhe shkencor. Reagimi i Prof. Shaskajt, ish-rektor i Universitetit të Vlorës e thotë hapur këtë. Atëherë le ta shikojmë pa droje realitetin në sy për hir të një interesi madhor të përgjithshëm. Është ky një problem madhor që ka të bëjë me dinjitetin e shtetit dhe ne nuk mund ta anashkalojmë si një problem rutinor nga mosdija.

Prof. Fuga thotë me të drejtë se “Akademia e Shkencave në vend të reformimit të saj rrezikon të kthehet në vend të ndejtur ku prej vitesh ka vetëm rrotacione, dhe ku kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar.” Më qartë e më troç nuk ka si thuhet.

Pikërisht kjo edhe kërkohet aktualisht: një reformim rrënjësor i institucionit më të lartë shkencor që quhet Akademia e Shkencave, e cila mbahet dhe funksionon me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sepse askush nuk mund ta pranojë përgjumjes dhe sidomos asfiksimin e saj!

August 29, 2017 09:46
Komento

27 Komente

  1. Arberia August 29, 10:43

    Sa per sqarim: ajo qe gazetari i mirenjohur Xh. Shehu thote ne fund te shkrimit te tij interesant, se
    “Pikërisht kjo edhe kërkohet aktualisht: një reformim rrënjësor i institucionit më të lartë shkencor që quhet Akademia e Shkencave, e cila mbahet dhe funksionon me paratë e taksapaguesve shqiptarë.” Cfare reformimi kerkohet nga nje ekip prej 30 burokratesh, qe e kalone diten duke pire kafe perballe kalase se vjeter te Tiranes dhe merren me llogje Kavaje? Dikur ka qene nje organizem i ngjashem: “Lidhjen e Shkrimtareve” qe u shkri ne kohen e duhur. Kjo kohe ka ardhur edhe per te ashtuquajturin “Akad. Shk.”, por qe eshte vetem koka e atrofizuar e nje organizmi te vdekur. Cfare zbulimesh ka bere koka e madhe e ish-shtangistit Gudar Beqiraj, qe sali Berisha e beri Kryetar te Kryesise se ish-akademise se Shkencave dhe tani kerkon perseri te hypi ne veturen e Kryetarit? Lojna groteske ne kurriz te nje populli te vuajtur ne shekuj!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 August 29, 12:11

    “Për një Akademi Shkencash siç duhet të jetë!”
    thotë xhota!
    pasi na kënqi dhe na lumturoi me shkrimin jahshtëzakonisht njohës për abas aliun!të aitj martiri që kishte bërë aq shumë për islamin,por se çfar kishte bërë askush nuk e dinte bile dhe se ku ishte vrarë!
    tashti po thotë dhe si duhet të jetë akademia e shkencave!!
    xhote më lart se ty është vetëm idajet beqiri!!
    ai na mungon prej disa muajsh,por nëntor dhejtori,po afrohet dhe ai do të na vijë me ndonjë idiotësi të re!!pas gjumit letargjik që bën çdo vit!!
    shkoni mor zhgaravitës se ju doli boja!!
    shkruani vetëm për të zhgaravitur diçka,se përndryshe asgjë nuk thoni!për të mos thënë, thoni .arllëqe!

    Reply to this comment
  3. Petro August 29, 13:18

    Akademia e Shkencave thjesht nuk duhet te ekzistoje me, e ka kryer me kohe e me vaft funksionin e saj.
    Tani eshte koha te forcohet kerkimi shkencor neper universitete ne baze projektesh, kjo eshte koha e sotme.
    Akademia mund te kthehet ne nje fond shteteror qe te administroje ne menyre rigoroze aplikimet per projekte te ndryshme shkencore.
    Nuk mund te reformohet nje mamuth i cili thjesht nuk e ka me kohen per te jetuar.
    Dhe bashke me Akademine duhet te rikonceptohen edhe institutet e saj, qe jane kthyer ne keneta.

    Reply to this comment
    • Arber August 29, 20:04

      Menaxhimi i kerkimit shkencor duhet te behet nga nje drejtori ne Ministrine e Arsimit, e cila te ndjeke dhe evidentoje veprat me te mira shkencore dhe te jape cmime inkurajuese ne leke. sa do te shpenzoje qeveria per shperblimin e veprave dhe zbulimin shkrncor? Jo me shume se gjysmen e buxhetit qe harxhon sot per te majmur koken e ish-shtangistit “akademik” Gudar Beqiraj me htithelopat e tjera qe vegjetojne ne Kryesine e ish-Akademise se Shkencave te sistemit totalitar enverist.

      Reply to this comment
  4. Flutura August 29, 13:21

    Po cfare akademiku eshte ky Fuga, kur gjerat i kupton pas nje viti. Me mire shko e behu polic se ata i kapin gjerat me vonese, po jo kaq sa ky se as ne polici nuk te pranojne kaq te vonuar. Ky nuk duhet t’i afrohet gardhit te Akademise e jo te jete pjese e saj.

    Reply to this comment
  5. demo August 29, 13:44

    Aaa hajduter!Pse e keni zhdukur shkrimin e prof Fuges?Le te gjykoje vete lexuesi.

    Reply to this comment
  6. Plaku Xhuxhumaku August 29, 13:50

    Ketu duhet te kuptohet nje gje:

    Akademia jone e shkencave eshte si puna e kufomes se Leninit, e shumta qe mund te behet eshte te mirembahet qe te mos qelbet, Sa per ta ngjallur, as Xhufi, as Fuga e aq me pak Xhevdeti mund te bejne ndonje gje.

    Reply to this comment
    • Harroni inkuzicionin! August 30, 08:52

      O demo
      Ke të drejtë!
      Ky vazhdon me metodat që ka mësuar në shkollat e Enver Hoxhës e nuk kupton që ka dhe shqiptar të mençur, qe nuk duan t’ia dinë për inkuizicionin qe mundohet t’i bëjë ky dikujt që nuk i përkon…
      Turp për këta gazetarë!

      Reply to this comment
  7. Fuga Artan August 29, 16:28

    I dashur Xhevdet Shehu Xhoda i dashur, je anash pllake, po fare anash, nuk paske kuptuar asgjë or mik, fatkeqësisht asgjë, as nga qendrimet e mia, as nuk ndjek si gazetar se qendrimet e mia kritike janë shumë para sesa të zbardhte dita, as debatin tim me të anësuarin tënd që nuk kishte pikë lidhjeje me këto probleme, as nuk kupton që të thuash se para 2007 një agjenci ishte karakatinë nuk do të thotë të mbrosh këtë të sotmen, me një fjalë fatkeqësisht je krejt out në gjithçka në këtë çështje. Aq më shumë kur paske kuptuar në distancë se qenkam nevrikosur. Mos më bëj të buzëqesh or mik! Po ti vazhdoje pistën tënde sepse mirëkuptohesh shumë mirë nga unë, justifikohesh tërësisht, si tani, si më parë, si edhe shumë më parë, ashtu edhe më pas dhe shumë më pas. Kështu ndodh kur mediat nuk kanë gazetarë të specializuar në fushat përkatëse dhe për rrjedhojë gazetari bën gazetarinë e sipërfaqshme të berihajt, partizance. Ti je i pafajshëm sepse ta ndjekësh një çështje me themel duhen muaj e muaj kurse ti ke vetëm disa minuta e shumta disa orë. Pastaj nisim e bëjmë gazetari me: Ky ja futi këtij, ai u nevrikos me atë, etj. Paske gjetur më në fund verifikimin e drejtësisë tënde të kulluar! Flitet për tema, ti flet për veten tënde, si ke pasur të drejtë. Urime! Gjërat dhe dosjet duhen ndjekur që të kuptohen miku im. Përndryshe as një intervistë nuk merr dot, jo më shkrim. Pavarësisht anësive të tua që i deklaron pa ndrojtje dhe që janë jo aq për t’u krenuar të thuhen nga një gazetar i vjetër si ti sepse shkel kodin më elementar të etikës, paanësinë. Por, kjo nuk më shqetëson e nuk më mërzit me ty. Je i mirëkuptuar edhe për këtë. Të paska ngelur gozhdë qendrimi im që edhe pas ca vitesh nuk të ka dalë. Mos u bëj arbitër se nuk është roli i gazetarit ky! Nejse. Më vjen mirë që je mirë me shëndet. Kjo nuk m’i ul asnjë grrimë dashamirësinë dhe ndjenjat e larta të miqësisë për ty, dhe të jap fjalën nëse pranon se do të ftoj të ulemi ne ndonjë ditë për kafe, po gjete kohë dhe do të tregojmë plot histori për të qeshur dhe plot gjëra të këndshme si njëherë e një kohë kur pinim kafe aty te bashkimet profesionale. Me mall, af

    Reply to this comment
    • ATEISTI August 29, 18:59

      Replika e Artan Fugës , sepse më ngjason shumë me ato të Fatos Tarifës, aq sa duken dati si të bera nga e njëjta dorë e mendje . Pra , unë do i fusja në të njëjtin thes , për ti magazinuar diku , që ti kemi ne inventar !

      Reply to this comment
    • Xhevdet Shehu August 29, 21:20

      I dashur Akademik Tan Fuga,
      Për herë të parë në jetën time profesioniste si gazetar po bëj një përjashtim duke iu përgjigjur një komentuesi në shkrimet online që boton gazeta. Duke ditur se këta komentues në mbi 99 për qind të rasteve janë anonimë, nuk më zgjojnë kurrfarë interesi, pasi më ngjajnë si ato hafijet që sulmojnë duke u fshehur pas gardhit, ndërsa unë dal me emrin tim thuajse përditë në gazetë botërisht. Pse e bëra këtë përjashtim që t’i përgjigjem një komentuesi? Për faktin e thjeshtë se ishe ti, Tani. Më thanë dje kolegët e online-it se ka reaguar kundër shkrimit tënd një komentues me emrin Fuga Artan. E lexova dhe u thashë kolegëve: Po more, është ai dora vetë Artan Fuga, Profesori dhe Akademiku. E, prandaj e bëra këtë përjashtim: për të respektuar ty, po të përgjigjem në të njëjtën dritare.
      Le të hyjmë në temën përkatëse, atë të Akademisë, të cilën ti e ke shumë për zemër. Unë bëra një shkrim dje në gazetë si gazetar për një Akademi Shkencash si duhet të jetë. E bëra këtë pasi lexova letrën që i drejtoje kryeakademikut Korkuti në prag të zgjedhjeve që ju do të mbani pas ca ditësh. Thashë me vete: Tanit i paskan ardhur mendtë më në fund e paska kuptuar se Akademia jonë paska vdekur e duhet shkrirë dhe, o të bëhet për së mbari, o të shkrihet fare! Mirëpo reagimi yt te komentet më zhgënjeu tërësisht. Tani nuk paska ndryshuar, e ka me Korkutin jo me Akademinë! Mbase i ka hipur dëshirë të bëhet vetë kryeakademik apo zëvendës. Tjetër punë, kjo. T’u realizoftë dëshira! Unë ato që kisha për Akademinë i kam thënë edhe vitin e kaluar, edhe dje në shkrimin tim. Meqë erdhi rasti po të them se interesi për atë institucionin tuaj më ka humbur prej më shumë se 20 vjetësh. (Më vjen keq të ta them, por edhe për ty, vjet kur u hap ajo polemika e nëmur, e mora vesh se je Akademik. Përndryshe do të isha ndër të parët që do të kisha uruar). Por po ta them troç: nëse mua më konsideron out kësaj teme, ti duhet ta pranosh se je krejtësisht jashtë orbite. I ke të kota mëtimet e tjera. Të vërtetat janë të prekshme. Pëllumb Xhufi, për të cilin ti thua se i mbaj anën, ta dha përgjigjen vitin e kaluar dhe unë nuk kam droje të them se jam në anën e tij për këtë çështje. Kurse për atë punën e këshillave që më jep se si ta bëj punën e gazetarit, mos u lodh më, ta kam dhënë përgjigjen publikisht vitin e kaluar. Kafen e pimë kur të dojë qejfi. Edhe të debatojmë, por muhabetet e kafes janë ndryshe nga ato të gazetës.
      Me respekt, Xhevdet Shehu

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 30, 11:03

        o xhotë debili
        ” ndërsa unë dal me emrin tim thuajse përditë në gazetë botërisht.”
        paguhesh për të dhe thua se e ke profesion!!
        ne jemi falas dhe nuk duam të na gjykojnë për emrin,bile më pak të na çajnë hajdarin,por mos harr një gjë të vogël.ta thuash!!
        dhe ti bën pjesë,ose e ke mundësinë për të shkruar komnete pa emër,me pseudonim!!
        vë dorën në zjarr që e bën!!

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 30, 11:07

        xhote,se më shpëtoi
        “pasi më ngjajnë si ato hafijet që sulmojnë duke u fshehur pas gardhit,”
        mos harro se këta “hafijet” të paguajnë rrogën për çdo artikull,sado të trashë që e ke!!
        pa këta “hafijet”,sdo të kishit asnjë kacidhe si ti dhe dita!!
        prandaj më rrespek or debil!!mos mu bëj di ti si palloshi i tironës!boll e kemi një psiko!!
        o kokërra e gënjeshtarit

        Reply to this comment
      • vasili August 31, 11:34

        Nje gje vazhdon te me habite,si vazhdon te shohe dhe te bashkejetoje perdite ne kete gazete,nje gazetar si Thano,me funderrina malinje dhe idiote,qe paguhen si gazetare,por qe jane ne antipode me kete profesion,si nga geni anadollak ashtu dhe nga grazhdi i kuq qe i rriti,duke vazhduar pa levizur mullaqet nga vendi ti perhapin keto viruse vdekje-prurese per kete komb europian.

        Reply to this comment
      • LL. Gapi September 3, 20:30

        Citat 1:
        E. Ruswelt: Njerëzit e mëdhej flasin e merren me idetë (per idé jemi ZERO), njerzit mediokër me ngjarjet (HISTERIANET, intrigantet, mashtrusit, shpifesit), dhe njerzit e vegjël me personat. (SHARLATANET, ordineret, te rrjedhurit) “

        Citat 2:
        A.Fuga: “Flitet për tema, ti flet për veten tënde, si ke pasur të drejtë.”

        Citat 3:
        A.Fuga: “Këta komentues në mbi 99 për qind të rasteve janë anonimë, nuk më zgjojnë kurrfarë interesi, pasi më ngjajnë si ato hafijet që sulmojnë duke u fshehur pas gardhit. “

        Reply to this comment
      • LL. Gapi September 3, 20:31

        Korrigjim:

        Citat 1:
        E. Ruswelt: Njerëzit e mëdhej flasin e merren me idetë (per idé jemi ZERO), njerzit mediokër me ngjarjet (HISTERIANET, intrigantet, mashtrusit, shpifesit), dhe njerzit e vegjël me personat. (SHARLATANET, ordineret, te rrjedhurit) “

        Citat 2:
        A.Fuga: “Flitet për tema, ti flet për veten tënde, si ke pasur të drejtë.”

        Citat 3:
        Shehu: “Këta komentues në mbi 99 për qind të rasteve janë anonimë, nuk më zgjojnë kurrfarë interesi, pasi më ngjajnë si ato hafijet që sulmojnë duke u fshehur pas gardhit. “

        Reply to this comment
  8. J August 29, 17:29

    Themeloni Akademinë e Hajdutëve dhe do të jeni të parët në botë. Shkencën e bëjnë shkencarët.

    Reply to this comment
    • Ermira Dine August 30, 09:09

      Dhe une po bëj një perjashtim, duke ju kujtuar një thënie të Eleonora Rusweltit.

      Njerëzit e mëdhej flasin e merren me idetë,
      njerzit mediokër me ngjarjet e njerzit e vegjël me personat.

      Meqe dhe gazetarët janë njerëz, gjejeni vete vendin tuaj…

      Reply to this comment
  9. Berati August 29, 18:57

    Akademia duhet ringjallur.
    ka ardhur e ka kaluar koha te nenvleresohet sic eshte bere deri sot me kete limfe jetesore te zhvillimit e te perparimit te Shqiperise sone.
    E prishi Saliu, Fuga, Korkuti me shoke, te ngrihen intelektualet atdhedashes ta ngrene edhe nje here per te miren e Shqiperise sone.

    Reply to this comment
  10. vasili August 29, 20:59

    Fuga tani eshte nje tru i tere i rrjedhur,i cili dhe ne kohet,kur ish normal,e ka penguar formimi i tij anadollako komunist te bente me tej,ne mejdanin europian(babai Myqeremi,turkoshak 24 karat,arriti te martohej me mbesen e Nexhmijes,ku mbas kesaj uli mullaqet dhe ne karrigen e ministrit,te afruar nga diktatura e kuqe e asaj kohe.
    Akademia me kete perberje qe vazhdon,eshte me mire qe te mos jete:
    Mungon truri akademik,por vec ca pseudo,ku ato dhe kryetari korkuti,nje specie qe dikur i bente flete rufe,studiuseve serioze dhe cilesore,zili malinje e nje te paafti.
    Dhe se dyti dhe nqse kjo akademi do te kish nje perberje cilesore,asaj i,mungon nje strukture funksionale,qe autoriteti i saj,te njihet nga institucionet shkencore poshte saj,mbi bazen e nje legjislacioni.
    Turp i madh dhe faqe e zeze eshte dhe ajo,qe vendi nuk ka nje reviste shkencore.
    Me pare,lulet i hanin gomeret,kurse egersirat qe erdhen me pas i shkulen me gjithe rrenje ato.

    Reply to this comment
  11. Nje shqiptar August 29, 23:13

    Ajo qe ka me shume vendi ne keto momente kur perpara tij kane lindur per zgjidhje shume probleme te nderlikuara, eshte pikerisht Akademia e Shkencave. Studimet shkencore duhet te paraprijne çdo vendimmarrje te qeverise se re, te klases politike ne zhvillimin shoqeror e politik, ekonomik e financiar, industrial e bujqesor e ne tere fushat . Akademia duhet te sintetizoje mendimin shkencor qe zhvillohet nga universitetet dhe institutet e kerkimit dhe duhet te jete keshilltari kryesor i pushtetit ekzekutiv e ligjeberes. Eshte detyre e drejtuesve te Akademise qe te analizoje rezultatet e punes se tyre, botimet, bashkepunimin, projektet etj.. qe nje gazete, nje gazetar apo nje komentues sigurisht qe nuk mund ta beje.

    Reply to this comment
  12. Aha.. August 30, 08:54

    O Xhevdet Shehu
    U ndërzua mali e polli një mi,
    Kështu dhe ky shkrimi jot, o mavri….

    Reply to this comment
  13. Lira August 30, 09:24

    O J
    A e di qe e ke mirë, ore mik?
    Po qe diçka që dimë mirë këta shqiptarët e që kane marrë famë jane, hajduteria, kurvëria e mashtrimi!
    Pse të mos krijojmë një Akademi për këto, se do ishim për t’u mbajtur në goje, se për shkenca nuk jane fondet…

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit August 30, 14:12

    shko te pish kafe tek akademiku shkencor i kafenese i nderuar Xhevdet Mustafa. Vend i vogel Shqiperia, 2 milione banore, 3 milione kafene. Kina nxjerr 400 mije inxhinere ne vit nga universitetet, neve 400 mije kafe vetem tek Kafja e Reeves tek Trapi i Treshit. Mire bente Xhaxhi qe mbante mengjezoret, rrufitje nje kakao e nje byrek ne kembe dhe o burra ne pune.

    Reply to this comment
  15. vasili August 30, 19:08

    Ja u kuptoj,shume mire hallin juve qe censuroni shkrimet tone,qe jane dhe shkrime te verteta:
    Luftoni per buken e gojes!

    Reply to this comment
  16. kRIST August 30, 19:37

    Zoti Xhevdet,mision te forte,keni marre persiper,duke dashur te gjykoni ,mbi mendimet nje akademiku (pamvaresisht emrit), dhe nje historiani,(gjithashtu pamvaresisht emrit,qe duhet thene se ky historian,nuk eshte ne nivelin e shume prej kolegeve te tij,por pa frike tejkalon edhe shume nga akademiket tane).E shumta qe mund te beje gazetari,mund te jete thjesht nje analize,niveli te ciles natyrshem varet prej gazetarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?