Për një ditë më të bukur zgjidh librin e duhur

September 12, 2018 15:23

Për një ditë më të bukur zgjidh librin e duhur

 

Kjo është periudha ku njerëzit blejnë më shumë dhe lexojnë më shumë libra. Çdo ditë edhe me shumë, tendencat e lexuesve anojnë drejt romaneve rozë. Ja disa sygjerime:

-Si të jesh parisiane kudo që jeton nga Anne Berest, Audrey Diwan, Caroline de Maigret,
Sophie Mas

Ato do t’ju çojnë në një takim të parë, në një festë, të provoni dhimbjen e kokës pas së pirës, në disa nga vendet më të pëlqyera të Parisit, ku hahet mirë. Në fshat, por dhe në një nga darkat e tyre që kanë sekrete gatimi, por që do t’i mashtrojnë të ftuarit duke i bërë të mendojnë se është diçka e kollajtë. Ndërsa të dalësh me to, është të provosh paksa dinakërinë dhe surprizat. Ato do t’ju tregojnë si të jeni misterioze dhe sensuale, si të dukeni të natyrshme, si ta bëni të dashurin xheloz dhe si ndihen lidhur me fëmijët, martesat dhe frekuentimin e palestrës.

Gjithashtu ato do të ndajnë me ju librin e tyre të adresave, se ku mund të shkohet në Paris: për ta gdhirë jashtë, për një festë ditëlindjeje, për një takim të atypëratyshëm, për artikuj të cilësisë së mirë e shumë më tepër se kaq. “Si të jesh parisiane kudo që jeton” do t’ju bëjë të qeshni, ndërsa futeni në lëkurën e tyre, si dhe të guximshme dhe të lira të shfrytëzoni qetësinë tuaj të brendshme.

-Puthjet e verës (tregime) nga Anna Premoli

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur… Si për Titin e cila, e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme.

Kurse për atë që ka zgjedhur kampin dhe është në kërkim të aventurës, si Sveva, Slivia dhe Kiara, ditët në çadër mund të rezervojnë surpriza të këndshme… Por ka edhe nga ato që qëndrojnë në qytet dhe, për faj të kondicionerit të prishur, e lëshojnë veten në një pasion që të përvëlon, të tundon e të zbavit.

Si Stela që, e detyruar ta kalojë gushtin në Romë, jep mësime vallëzimi latino-amerikan në për një grup në Ostia. Por nipi misterioz i njërës prej nxënëseve të saj arrin t’ia turbullojë ditët e qeta e plot vapë. Ndërkaq Roberta, një gazetare e lirë, e kapur në kurth nga një martesë e mërzitshme, përfshihet në një dashuri të përzier me çokollatë të shkrirë dhe torta…

-Rikthimi i djallit nga Lauren Weisberger

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur “Djalli vishet me ‘Prada’”. Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën “një milion vajza do të vrisnin për ta pasur” punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth.

Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë. Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë. Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohur në botën e medies: me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm.

Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e mediave sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer. Endi është në qiell të shtatë, por karma është një gjë e poshtër. Mëngjesin e dasmës, Endit i rikthehet e shkuara, ndërsa zbulon një letër sekrete me të dhëna kompromentuese… dhe gjithçka kthehet në makth. Ajo kupton se asgjë – as burri i saj apo karriera e shtrenjtë – nuk është ashtu siç duket. Nuk do t’i kishte shkuar kurrë nëpër mend se rruga e saj do të kryqëzohej sërish me atë të “Djallit”, dora vetë.

Libri mbetet padyshim një nga miqtë e pakët besnikë që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës.  M.H/Dita 

September 12, 2018 15:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*