Për një humanizëm të ri

June 22, 2018 12:31

Për një humanizëm të ri

Moikom Zeqo

Paradigma studimore: Kultura filozofike dhe misticizmi, përbën një shtjellim dhe sintezë që lidhet me shqetësimin dhe hulumtimin e procesit në mijëvjeçarë të njohjes njerëzore.

Bëhet fjalë për dy mendime të përgjithësuara, si mendimi mitologjik dhe mendimi shkencor.

Mendimi mitologjik, siç e ka treguar Cloude Levi Strauss, Mircea Eliade dhe James Freyzer ka lindur që në ftillëzimet e Homo Sapiensit dhe të antropogjenezës, pra, që në prehistori dhe në matriarkat kur ky mendim mitologjik shumëfishohet si politeizëm pagan e në patriarkat dhe më pas në formën e feve monoteiste.

Animizimi, shpirtizimi i dukurive natyrore bën që njeriu primitiv të krijojë botën virtuale të misticizmit, një botë simbolike dhe përherë të dyzuar, ku vetë qenia njerëzore bëhet e varur nga përfytyrimi dhe imagjinata e saj.

Por, që në gjenezë mendimi ka edhe zhvillimin e arsyes e të zbulimit dhe kështu zanafillohet mendimi shkencor.

***

Mendimi mitologjik dhe ai shkencor kanë ecur paralelisht duke patur përherë ndryshueshmëri raportesh dhe pozicionesh me njëri-tjetrin.

Mendimi i përballur dhe i vërtetuar nga faktet është quajtur që në fillim si natyroro-filozofik dhe filozofët antikë ishin njëkohësisht edhe dijetarë.

Më pas mendimi filozofik artikulohet si disiplinë e veçantë, si një dije e dallueshme, që në lidhje me shkencat paraqitet si çështje themelore botëkuptimore, që merret me çështjet e raportit të mendimit me qenien, e shpirtit me natyrën dhe shoqërinë.

Por edhe mendimi filozofik nuk paraqitet unik, por me një dikotomi midis dy shkollave: idealizmit dhe materializmit.

***

Filozofi anglez Bertrand Russel është shprehur se filozofia qëndron midis teologjisë dhe shkencës: lufta midis teologjisë dhe shkencës e ka një “tokë asnjanëse”, “një realitet të tretë”, që është pikërisht filozofia.

Por kjo ide është e thjeshtëzuar dhe një klasifikim mekanik.

Sepse filozofia është një dije njerëzore që e ka objektin e saj të studimit: pikërisht të përgjithësimit dhe të saktësisë dhe të dialektikës të vetë të menaxhuarit, për të bërë sinteza botëkuptimore të enigmave dhe të arritjeve shkencore.

**

Njerëzimi ka krijuar një kulturë filozofike të madhe dhe të mahnitshme dhe kjo traditë nuk mund të shuhet dhe nuk mund të shmanget.

Në shekullin XXI, me epokën që ne e quajmë si epoka post-moderne ku revolucioni teknologjik dhe kibernetik ka arritur në nivele të epërme, madje të pabesueshme vihet re edhe ajo që quhet kriza e filozofisë. A është më e nevojshme dhe orientuese në filozofi?

A duhet kultura filozofike?

Kjo është premisë kryesore.

Paradigma e kulturës filozofike dhe misticizmit është analiza e një krize universale dhe të gjithëmbarëshme. Është kriza ballafaquese e vlerave me antivlerat.

Ja, pse duhet kultura filozofike: për të saktësuar dhe për një ekuilibër të qartë të mendimit të shëndoshë e mbijetues.

Një dituri e gjerë dhe me instrumentin e referencave artikulon substancën e arsyetimeve sipas disa sytheve si: Mendimi i ri dhe inercia e së vjetrës; bota nën qerthullin e “përplasjeve” të qytetërimeve (dhe feve të mëdha); tiparet e misticizmit të sotëm; antiutopitë dhe “idetë e çmendura”; bota e hapësirave pa brigje të kibernetikës dhe universi virtual; “profetët”, shkencëtarët dhe astrofizika; fitoret e mëdha shkencore; të dy matricat social-kulturore, dmth feja dhe shkenca; filozofia e kulturës në perspektivën e filozofive komperative etj.

***

Nga njerëz që besojnë tek filozofia e etikës si një kushtetutë e së ardhmes, ku njeriu do të jetë masa e të gjitha gjërave, tek kultura e vërtetë si krijuese e kuptimshmërisë së jetës.

Pikërisht në historinë e feve të mëdha dhe tek figura të tilla si Zarathustra, Buda, Krishti, Muhameti heton dhe strukturon një etikë të vetë njerëzimit si diçka primordiale, shprehimisht të vijueshme për humanitetin e qenies dhe historisë.

Problemet politikologjike të demokracisë e kanë kusht ekuacionin politika nuk duhet shkëputur nga morali. Të shumta janë përsiatjet për gjetjen e së vërtetës në kushtet e sotme kur misticizmi i vjetër është fuqizuar nga misticizmi i ri në kaosin informativ, kur njeriu tjetërsohet dhe shndërrohet në një banor WWW-je dhe gjoja humbasin identitetet përcaktuese por edhe ato që quhen rrëfimet e mëdha të njerëzimit siç thotë filozofi frëng Jean Baudrillard kthehen në një simulacrum, pra në një kopje të kopjeve ose në një eskatologji negative (sipas Francis Fukuyama).

***

Një tjetër filozof si Michel Foucault, që në 1984 ka bërë thirrje për një ridimensionim të Humanizmit të Ri për një rilindje të mendimit.

A ka rëndësi teoria e një demokracie autentike dhe e një politike të emancipuar?

Por thelbi na rikthen atë që thamë më sipër: paradigmën e kulturës filozofike dhe misticizmit dhe me të drejtë lartëson kulturën filozofike si një domosdoshmëri jetike.

***

Nëse ka një “krizë” të filozofisë, kjo nuk do të thotë se nuk janë premisat latente dhe të patjetërsueshme të një Rilindjeje Filozofike.

June 22, 2018 12:31
Komento

12 Komente

  1. Spinoza June 22, 14:53

    ZEQO pozitivizmi pra rryma qe trumbeton fundin e historise dhe filozofise dhe triumfin e teknologjise dhe shkencave ekzakte harrojne qe edhe kjo e fundit eshte shpikje e njerezimit dune filluar nga numrat keshtu haidenger etc duhet te rishikojne teorine

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN June 22, 20:29

    bukur, pak i shperndar mes shume citimesh, theniesh, emra te shumte ,kalibra te rendesishem, (behet pak i veshtire perqendrimi) por sidoqofte bukur

    A duhet kultura filozofike? (dija)
    me ngacmoi kujtesen pyetja juaj , Russell e ka analizuar Aristotelin (nuk eshte sh dashamires me te), por ka nje fragment interesant per spjegimin e kultures-dijes ;

    nje dite Talesin e kritikojne (tallin) per varferine e tij dhe i kujtojne sa i kote ishte studimi.
    Talesi si rralleher thote -po, duhet patjeter tu tregoj vleren e studimit. Ateher vendosi te merrte gjithe mullinjte e vendit, i bllokoi me qera per nje tot kohe. duke qene se nuk ishte koha e berjes se vajit, askush se vrau mendjen per veprimin e tij, por ja dhane me shpejtesi kundrejt nje pagese fare te vogel. kur erdhi koha e berjes se vajit, s’kishte me mullinj, i kishte Talesi,i cili i vendosi shifra marramendese turmes gaztore me dijen e tij ….
    Russell e spjegon kete gjest me thjeshtesine e lehtesine qe kane njerzit e ditur te bejne para, por ata mbesin te varfer, sepse fokusimi eshte dija dhe jo pasuria.

    Jemi dakort qe kjo ngelet filozofi, dhe cilido e spjegon ne manieren e vet 🙂

    mendoj se duhet tu kthehemi Agora-ve te lashta, ku dikur Aristoteli shkelqente …..ku quheshin barbare te huajt, pikerisht sepse s’kishin AGORA….

    kjo me shqeteson, trishton, demoralizon ne debatin per teatrin, me demoralizon tragjikomedia qe luhet pas kuintave, nga njera ane marria e perfitimit, nga ana tjeter zilia e mjerimit, per sa kate do kete kulla e tyre, dhe ku askush nuk flet per nje zbrazeti te shpirtit, do me bente me shume efekt Ndrenika me nje tunike e me nje qiri ne dore ne mes te sheshit Skenderbe, diten me diell duke
    KERKUAR NJERIUN …..

    Reply to this comment
    • Jeta jone vjen nga ajo qeli e erret e mbyllur ne liri.Per disa popuj ajo mbetet gjithmon atje ,brenda ne erresire !!! June 23, 14:30

      i/e nderuar B.Swan.

      un si shqiptare sot ndihem ne kte Bote ku ne jetojme ,
      si nji objekt i panjohur ne hapesire ,
      qe bej nji levizje te crregullt ,orinetuar jo nga vet un,
      sepse mua me mungon cdo lloj aftesie ,te drejtoj fluturimin tim ne kte hapesire marramendese ,por s’e di , eshte dicka e padukeshme por sigurishte e fuqishme .Eshte e veshtire te shoh qarte ne kte erresire e dalloj ae c’eshte ne te vertete ajo Force Galatiike .Sepse nqs do ta dija ,do zhvilloja edhe un vet ,metodat e rreflekset e mia ,qe ti fitoja pamvaresin nga ajo Force dhe zhvilloja instiktet e mia e orinetohesha vet ne kte Galaxi e ulesha me ne fund me kembe ne Toke fitoja ate Gravitet qe me mungon si Materie ne kte Hapesire.

      Mua padyshim si shume te tjer ,si te gjithe ju psh ktu ,qe merrni pjes ne kte teme Filozofike lancuar nga i nderuaro Moikom Zeqo ,
      me terheq jopak Kultura e Filozofise Njerezore
      e cila mendoj un eshte baza e zhvillimit te shoqerise njerezore ne shume apsekte te jetes ,pooor !

      Cfar kuptimi do te perbente per nji shoqeri si jona ,
      ku Tregetia me Injorancen – Maredhenjet me Idiotsine

      ne vendin time lulezojne dhe marrin vemendjen e interesin me te madhe ,se gjithcka tjeter ,
      ku per perfitime personale

      kalohet mbi kufoma ,
      ku injoranca ,dhuna ,pafytyresia njerezore , ka kaluar
      cdo vije te kuqe
      dhe e gjtha kjo marrezi i afrohet shoqerise tone ,
      si Option i se Ardhmes !!!
      Un shof ne syt e mi nji shoqeri ne Apati ,
      pa deshire , qe si elektrone pa atom-in ne qender te tyre ,shetisin kuturu ,pa sistem jashte cdo ligji te natyres .

      E kam sinqerishte te veshtire te gjej qetesine ne kte
      marrezi e gjendje te pashprese te diskutoj mbi Filozofine e Njerezimit . Per nji Lux te tille ,eshte shume i ndjeshem Dinjiteti im …

      Me beso ,se saher marre ndonjiher mundimin ,

      e hyj ne diskutime ,diku ne X Forume ,
      me pas kur i shpetoj tundimit te castit te pjesmarrjes ,
      qe te gjitheve na ngacmon e shof realitetin
      them me vehte ;

      Na ja ,
      nganjiher e kemi te gjithe te nevojeshme ,
      te defrejme ne tema te Tilla , sepse perkedhelim
      diku ne ndonji cep shpirtin tone
      edhe per nji “Doze Masturbimi” ,
      pa u turperuar ndjer te ber pis ,aspak perball Realitetit absurd.

      Nji Fundjave te mbare i nderuar ty personalishte dhe gjithe komentueseve te forumit ktu ,vecanarishte atyre qe kontribuojne ne temat te Tilla kulture intelektuale .

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN June 24, 08:10

        duke ju lexuar ’emrin’ me shkoi mendja te Hannah Arendt
        filozofia e saj fillonte nga Mendimi .
        pergjithsisht kur dua te “sillem” mire, ju citoj njerzve shprehjen e saj – ” C’est dans le vide de la pensée que s’inscrit le mal ” – Eshte ne boshllekun e mendimit qe shkruhet e keqja …
        dmth :ju ndiheni objekt, ju thoni s’kam asnje lloj aftesie, ju nuk gjeni dot drejtimin sepse eshte erresire, (ne fakt e keni brenda vetes mungesen e drites) drejtoni vazhdimisht gishtin drejt shoqerise-te tjereve ….
        ju shihni ne syte tuaj nje shoqeri apatike – ju jeni trasformuar ne nje njeri (shoqeri) apatike (pasoje e marrezise kolektive) Çurçill gjithmone thoshte – nqs ju beni ndonje gje (reagoni) une nuk kam frike, kur nuk beni asgje ateher kemi nje problem ….

        1- masat, ne pergjithsi turmat, mos te harrojme se ne jemi shoqeri e kolektivizuar, e kaluara e afert eshte sh prezente, masat nuk duan kulture, masat jetojne per kenaqesine kalimtare, vila te medha tru te vogel, shqiponja te gdhendura neper dyer qe te kete inat komshiu, por askush se di pse u vendos shqiponja ne flamur, hidhi plehrat te lumi anes shtepise -lumi do dale nga shtrati e do ti sjelli me gjithe balte etj, etj
        nuk mund te gjesh kulturen te masa, as do e zgjidhesh pr duke ju drejtuar gishtin . Te jesh ne kte bote e mos te besh pjese brenda saj -nje pasazh i bibles qe duket utopik, por kjo eshte nje disipline (e vetmja) per te perballur marrezine . mos prisni ta mesoni neper blog,apo te gjeni udherrefyesin tuaj, dhe sidomos mos beni ‘plane’ per nderrimin e botes, gjerat ndryshojne nga ne , ne ate ‘vogelsine’ qe na rrethon.
        dhe mos harroni qe po te njejtat probleme ka çdo shoqeri ku jetojme, ne forma te ndryshme por i kane dhe ne jemi pjese e problemit (shume pak jane ata te zgjidhjes)
        dje isha ne nje ambient e ftuar (e detyruar) dhe ne nje moment nga nje Muhamet degjoj qe i thote dikujt – juve keni nje koke shqiptari ; – dhe sigurisht si nje replikuese ekselente (dhe fenomen i polemikes) i them – Shqiptaret mbreme e tunden stadiumin, ju duk Rusise sikur ishte NATO ne aksion. ndersa per Marokun po degjoj vetem sharia, sharia … me pas i njejti Muhamet, vjen me diçka per te ngrene , e pregatitur nga nena e tij . Insiston qe duhet ta haja (ben pjese ne raportin njerzor, eshte nje forme ndjese) pra (e detyruar) e provova dhe i them – Me juve ka diçka qe s’ka funksionuar kur mamaja ju ka ‘gatuar’ por ky byreku eshte i mire ‘
        i shkruajta gjithe keto sepse e di qe jeni duke buzeqeshur dhe i kenaqur aty pas kompjuterit (doze masturbimi i shendetshem) po mendoni se ai e meritonte …
        (jemi dakort e meritonte), por ai thjesht beri nje shaka, agresivitetiqe kemi si komb, ndjenja e inferioritetit qe ne ndjejme perballe te tjereve krijojne replika dhe situata jo te kendshme.
        (te gjitha keto i kuptoj por nuk arrij ti kontrolloj-autodisiplina)

        per te mbyllur kte ‘bisede’ nje nga Profesoret e mi (sociolog) thote duke qeshur (se nuk qante dot) – nga gjithe kjo sot mesuam qe nuk behet shaka me koken e shqiptareve’

        Gjithe te mirat dhe juve 🙂

        Reply to this comment
        • Bukur... June 24, 11:36

          B.Swan i/e nderuar ,

          also ( me “un” ne pjesen e pare te komentit tim ,ate shetitje ne hapsir e paasnji lloj graviteti etj ne nji art Metafore ) un´´nenkuptoj Shqiperine .shoqerine Shqiptare , shpresoj qe ta keni par komentin tim ,
          nga ky kendveshtrim …)

          Megjithate ju hyni perseri kendshem ne temtiken e asaj qe neve na shqeteson si shoqeri dhe prekni aty ku duhet . Vleresoj qarte ,mendimin tuaj intelektual ,por sinqerishte ,me then te drejten mua me duket sot ,kur hedh nji veshtrim Realitetit Shqiptare ,
          se Shqiperi eshte si ai objekt ne nji X hapesire i padefinjuar se cfar eshte dhe ku ben pjes ne kte Galaxi ,qe i mungon cdo Gravitet pra dicka e pashprese ,qe zhvillimet ne kte hapesire ,neser papritur ta fshijne nga ky Realitet e beje te padukeshme .

          Shqiperia eshte sot si ajo dele Futur ne Shpellen e Qikllopit # nga Ulisee me “popullin e tij “qe rastesishte ra Brenda kurthit te Qikllopit duke kerkuar paditur se ku eshte Futur strehim

          Un personalishte nuk shof me asnji shpetim te Shqiperise ,asnji dalje nga shpella e Qikllopit ,

          sepse i mungon inteligjenca e Ulisses dhe sot ose neser perfundon ne platen e Qikllopit .

          Problemi eshte gjithmon ne ate se, aty ne ate vend ,mungojn syt ,te dallojne ate qe po afron .

          Mjerishte . KLM

          Reply to this comment
        • gjermani i fundit June 24, 23:16

          vallahi, kur te imagjinoj ne podium sepse me shkon mendja tek Topalli Jozi, po shyqyr qe mendja eahte tren pa stacione (e pa pasagjere). Dhe gjej qe fajin e ka podiumi… “…agresivitetiqe kemi si komb, ndjenja e inferioritetit qe ne ndjejme perballe te tjereve krijojne replika dhe situata jo te kendshme…”???!!!!Apappapaaaaaa, sa te medha qenkan çeshtjet e ekzistences? Edhe agresivitet paskemi, po edhe inferioritet, biles edhe mamase se Muhametit me mendjen nga Maroku ia shajme duart por byrekun ia perlajme, hahhahahaaa. He, se shaka po bejme , ne emer te humanizmit te ri qe fillon nga byreku dhe perfundon tek Ahura Mazda.

          Reply to this comment
          • BLACK SWAN June 25, 09:36

            sot nuk kisha ndermend te foli, po dhe nje her qe nuk foli une, s’te le ti , hajt degjo tani
            1- nuk e kam fajin une se ke imagjinaten ne nivel te ulet qe shikon deri te modeli Jozi , megjithate prape te pergezoj, ngelet opcioni qe mund te imagjinoje Lenka Çukon 😛
            (ndonje dite do te tregoj historine e fotografise me shoqen Lenka ; ahahahahahahahaa )
            po pra qun i hitlerit, eshte pikerisht nga ndjenja e inferioritetit qe buron agresiviteti, po per nje komb qe u mesua ‘te çaje bllokaden me forcat e tij’ eshte pak e veshtire te kuptohet ..;ahahahahaa
            e megjithate te siguroj qe Muhameti nuk do flase me per shqiptaret 😛

          • Bukur ... June 25, 09:43

            (……) gjermani -t te fundit ,

            sikur te mundoheshe e flisje pak me qarte ,
            do kuptoje edhe vet ,se ku ben pjes .

            je shume konfuze ne ato qe shkruan .
            nuk je i afte te formulosh nji mendim te qarte
            dhe gjithcka qe ke komentuar i ngjan nji coroditje
            mendimesh ,qe i ngjajn fjalimeve te berishes
            dikur ,qe sdinte ku e fillonte fjalemin dhe cfar deshte te thoshte .si nji shetitje ne nji ambjent tymi .

            ai qe ka dicka per te thene rreth temes qe ka hedhur Moikomi , nuk te varet poshte si ty e kjo tregon
            se ty te pelqen ai pozicion qe mer .t
            Nuk arrij te kuptoj vertete kte Replik -pfff- Fiasko ,

            dhe do te kerkoja ndihme ,t’e qartesoje pak mendimin
            tend ,nqs ti vet ,kupton dicka nga ajo qe ke shkruajtur .

            E vetmja gje qe un kuptoj eshte nji far perpjekje jotja per te treguar se di te mbash gjalle traditen e tymit ne debate ,si eshte zakon ne forumet shqiptare
            dhe kualitetin e brumin tend , me te cilin mundet te gatuash traditen tende

          • Bukur ... June 25, 09:43

            (……) gjermani -t te fundit ,

            sikur te mundoheshe e flisje pak me qarte ,
            do kuptoje edhe vet ,se ku ben pjes .

            je shume konfuze ne ato qe shkruan .
            nuk je i afte te formulosh nji mendim te qarte
            dhe gjithcka qe ke komentuar i ngjan nji coroditje
            mendimesh ,qe i ngjajn fjalimeve te berishes
            dikur ,qe sdinte ku e fillonte fjalemin dhe cfar deshte te thoshte .si nji shetitje ne nji ambjent tymi .

            ai qe ka dicka per te thene rreth temes qe ka hedhur Moikomi , nuk te varet poshte si ty e kjo tregon
            se ty te pelqen ai pozicion qe mer .t
            Nuk arrij te kuptoj vertete kte Replik -pfff- Fiasko ,

            dhe do te kerkoja ndihme ,t’e qartesoje pak mendimin
            tend ,nqs ti vet ,kupton dicka nga ajo qe ke shkruajtur .

            E vetmja gje qe un kuptoj eshte nji far perpjekje jotja per te treguar se di te mbash gjalle traditen e tymit ne debate ,si eshte zakon ne forumet shqiptare
            dhe kualitetin e brumin tend , me te cilin mundet te gatuash traditen tende

  3. gjermani i fundit June 23, 00:04

    kur lexon gjera te tila njeriu ndihet mire. E mbyll fejsbukun dhe tere dyqanin e pafund te elozheve dhe autoelozheve dhe ze te mendon se sa e gjate ka qene udha e Filozofise, e pershkuar nga te gjithe, por e restauruar periodikisht nga miqte e Dijes, se shumica e pershkon udhen per aq sa i sherben, pa u interesuar ta lere te bukur e te shtruar per brezat qe vijne. Titulli i shkrimit eshte vertet i gjetur, madje eshte liber. (“Ne mbrojtje te njeriut. Udha e nje humanizmi te ri kunder fanatizmit” – Erich Fromm). I njejte ne linje me librin me te njohur te Fromm ” Te jesh apo te kesh”, ku njeriu duhet te mbijetoje ndaj agresionit te industrializmit modern, qe vete njeriu e ka krijuar dhe po vete bie shpesh viktime. Kurse, fakt i çuditshem eshte se Bertrand Russell ishte matematikan qe shkroi vepra filozofike dhe u nderua me Nobel per letersi, qe ka shkruar mjaft per moralin e njeriut te lire, por qe u perjashtua te jape mesim ne City College te Nju Jorkut nga juria e prinderve dhe klerikeve si predikues i imoralitetit. Nje nga esete me te bukura per mua eshte ” Fati i Thomas Paine” tek libri “Pse nuk jam kristian”, qe misheron me se miri fatin e guximtareve qe bejne revolucionet e pastaj lihen ne harrese nga arrivistet. Siç thote shume bulur Breht ne tre vargje te thjeshte : ” U perlesha me peshkaqenet/ tigrat i munda/ Me hengren tartabiqet”.

    Reply to this comment
  4. Loni June 25, 03:37

    Ore kush eshte ne foton shoqeruese te ketij artikulli??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*