Për një kulturë të re shkrimësie

December 2, 2019 19:26

Për një kulturë të re shkrimësie

STEFAN MARTIKO

-Përsiatje rreth krijimtarisë së poetit Moikom Zeqo

Për shkak të prurjeve, për shkak të një diskutimi që vazhdon  të ngrejë pyetje që presin të marrin përgjigje, Moikom Zeqo, që tashmë ka kapërcyer një numër të caktuar librash, i cili kërkon t’i verë fre Imagjinatës, -për atë çfarë ka shkruar ai i sillet kohës si një problem që pret për ta zgjidhur.

Moikom Zeqon që prej këtij çasti jam duke e shpallur  ” të pafajshëm”  si një shpirt i  (pa)zbrazur prej tërë të përbrendëshmeve të veta.

Ai që pret” të gjykohet” dhe”” të anatemohet për këtë ‘’krim’’ të përbindshëm që ka kryer.

Ai është Moikom Zeqo,- që është duke u bërë një emër i përveçëm dhe që “Gjykatësin” për “dënimin final” është duke e pritur.

Nëse çdo krijues do të ketë kaq probleme me bashkëkohësinë ai qoftë i mirëseardhur.

Sepse harta si e tillë do të bëhet edhe më e vështirë për ta naviguar.

Moikom Zeqo është një krijues që vuan dhe vendos të nxjerrë dhimbjen e vet jasht për t’ia dhënë atë Kohës.

Por kur një poet arrin ta realizoje  atë artistikisht bota duhet të falet para “krimit” shoqëror të ” moskuptimit.”

 

***

Mos vallë një poet flet ta dëgjojë vetëm e Ardhmja?

Ndryshe ata të gjithë do të kishin qënë në radhë të pritjes për të vdekur.

Cili vesh  i kohës është shurdhuar,- cila pritje në vetmi është djegur?

Ndoshta tërë poetët po qajnë nën Hënë – në një farë mënyre për t’u çliruar prej moskuptimit

Dhe  janë krejt të pafajshëm,  sepse ata fillojnë të matin Kohën mbrapsht ,-ndërsa janë duke zbuluar të Ardhmen.

Sikur të ishte dhënë një pasqyrë e tillë për të parë se ç’ndodhte brenda nesh në të njëjtën kohë kur ne  prej turpit  do t’i kishim fshehur shpatat.

 

***

 

Për nga informacioni  letrar përmes historisë së shkrimit Moikom Zeqo është një Borges shqiptar.

 

Por edhe kaq nuk mjafton sepse çdo shembulli  të nxjerrë prej harresës së madhe ai  përdor mënyrën  gati të pagabueshme të palimpsestit.

Ai zbulon vetëm e vetëm përmes letërsisë duke shmangur sa të jetë e mundur historizimin e faktit.

Ai  që ka shkruar aq shumë duket  se ka për të thënë edhe më tepër akoma.

Një burim i pashtershëm energjie.

Dhe gjithçka variacione  të një mendjeje të vetme.

Për të sfiduar jo vetëm të Sotmen por edhe të Ardhmen.

Një produkt që do të mbetet ndoshta i papërkufizueshëm.

Krijuesi- kjo pemë e lashtë që lëshon rrënjët shumë thellë në kërkim të ujit i siguron Përjetësinë një gjallese të ushqyer me frymë.

Dhe sipër me një kurorë të mahnitshme-një brerore e hapur enkas për të ruajtur ekuilibret e natyrës.

 

Kështu iu shfaq Moikom Zeqo letërsisë shqipe në vitet ’60-70.

Një djalosh që e respektoi  traditën për t’u shkëputur nga ajo- e për t’iu bashkëngjitur më vonë zhvillimeve të saj të vrullshme.

Moikomi nëpërmjet sasisë ka pushtuar (sublimuar) cilësinë-një mënyrë që më së shpeshti u ka sjellë dështimin iniciuesve të saj.

Zotërimi i një lënde gjer në pakufi na ndërmend mendjen zotëruese të saj-një ekstrakt artistik i ngjajshëm vetëm me Kozmogoninë.

Sa e vështirë është t’i afrohesh prej një pike të vetme kësaj krijimtarie që e ve çdo lexues përballë një linçimi.

Moikom Zeqo bëhet kështu gati i papërballueshëm.

 

Veçse pas çdo faqeje kureshtja e lexuesit ndizet edhe më tepër.

Nuk i ikën më dot këtij lumi pasi të ka rrëmbyer me vete.

Je duke notuar si mbi krifat e një përbindshi.

Askund në letërsinë shqipe nuk e kemi ndeshur një popullim të tillë aq sa të bëhet e vështirë për të dalë prej Xhunglave të Historisë dhe Labirintit të Mendjes Njerëzore.

Dhe është vetëm një mendje në roje të saj që përshkon  njëkohësisht Mitin dhe Historinë.

Kjo makinë e përbindshme punon vetëm me gjak dhe  me frymë, duke e mbajtur përherë nën një kërcënim të vazhdueshëm trupin e krijuesit të vet.

Dhe nëse do t’i përmbahemi këtij vështrimi rreth dukurisë që e ka emrin Moikom Zeqo diku këtë fill do ta kem humbur.

Duke ushtruar një presion të madh mbi lexuesin ka rrezik që ta nxjerrë atë “ jashtë loje.”

Sepse lexuesi i Moikom Zeqos nuk merret nga rruga,- por përzgjidhet për shkak të një kulture dhe formimi estetik,- jo të zakonshëm.

Pra ky krijues elitar krijon edhe  lexuesin e tij elitar.

Le ta ndihmojmë sadopak kulturën tonë të varfër për ta bërë atë sa më konkuruese me letërsinë e Perëndimit që është duke na pritur në gjirin e saj.

Moikom Zeqo është një shembull i shquar,unikal i kësaj përpjekjeje.

Çdo krijues ka një raport të caktuar me letërsinë e vendit të vet.

Moikomi  këtë raport e ka më të komplikuar.

Përgjatë gjithë krijimtarisë  së tij këta raporte do të na ndihmonin për të kuptuar vet ecurinë e letërsisë sonë ndërsa poeti e shkrimtari  nuk reshti së kërkuari duke përvijuar një Kulturë të Re Shkrimësie.

Përveçse poet i metaforave brilante e të panjohura më parë në letërsinë shqipe, duke mos iu shmangur vijës letrare e shprehu atë përmes shumë formave të tjera e temave që e mbajtën lidhur fort edhe me traditën më të vyer të shqipes.

Poeti modern i mbajti këto lidhje të forta gjatë gjithë jetës së tij letrare.

Ajo çfarë shihet në Panteon është vazhdimësi e vlerave që ngjiten gjer aty përmes një konkurence të ashpër, të paktat e herëve triumfale dhe të shumtët e herës fatale.

Moikomi i përket kastës që me “ përdhunë artistike”  është ngjitur atje lart.

Siç kemi vënë re shpesh emri i Moikom Zeqos i mungon listave,- që mëtojnë të ndajnë meritat dhe vlerat.

Kjo mënyrë perceptimi e letërsisë  ka lidhje më tepër me frikën e hartuesve të saj,- se mos shpërbën krejt shpikjen e tyre  tinzare.

Por një emër ndjehet më mirë kur bëhet shkak për të zbuluar këtë mashtrim të madh.

Meqënëse sondazhet për letërsinë  do të japin përherë një rezultat të shtrembër nëpër lista do të gjesh emra poetësh e shkrimtarësh,- që deformojnë shijet letrare por na përballin edhe me nevojën për vendosjen e një jerarkie të vërtetë të vlerave që pritet t’i përcillen së Ardhmes.

Ndoshta pas kësaj anomalie Moikom Zeqo është aty ku mungojnë të tjerët dhe me letërsinë e vet rrit bonuset e saj si sfidë ndaj bashkëkohësisë për ta shndërruar atë në test të së Ardhmes.

25.10.2018

 

December 2, 2019 19:26
Komento

9 Komente

  1. mirel December 3, 05:01

    Shkrimesi..!?

    Reply to this comment
  2. Zgalem December 3, 16:32

    Jam nje lexus shqiptar , I te jitha llojeve te shkrimeve , perjashto poezine , ku autori eshte teresisht vetvetja . Eshte e veshtire nderhyrja nga jashte . Shkrimet e Moikonit , I kam kuptuar me veshtiresi dhe pjesen me te madhe nuk I kam kuptuar , perse jane shkruar dhe kuja I sherbejne . jane te thella , per kulturen time letrareske . Kam lexuar dhe vleresimet kritike te shkrimeve te Moikonit . Kam arritur ne perfundimin se eshte veshtire te ndahet mistikja nga letraria , letraria nga realia . Kam menduar se eshte veshtire te nderhysh ne universitetin moikonist , sic eshte kaq e veshtire te nerhysh ne universitetin migjenist. Ky shkrim I Mertikos , ka mundur te hyje ne kete univers kaq komleks dhe gjithperfshires . Kete sprove te Merikos , nuk e ka realizuar kush , deri sot , koha eshte perpara dhe do te gjykojme . Deri tani S. Mertiko mbetet eksploatori I plote I ketij universi magjik . Zgalem

    Reply to this comment
  3. Xhuxhumaku December 3, 20:26

    Nga e polle kete fjale “shkrimesi” mor zoteri. Nuk egziston ne shqip e nuk tingellon as si neologjizem po si nje kacarrum i nxjerre me zorr nga kapslleku.

    Reply to this comment
  4. ´´ December 4, 12:24

    Vleresimi per Moikomin qendron edhe pse deri diku kalohet ne tonacione te parriteshme ,qe do te thote stonohet pa qen aspak e nevojeshme ,sepse Moikomi
    ka tashme ka krijuar fizionomine e e vet qarte dhe cdo stonim do ishte e tepert ne figuren e tij .
    Sidoqofte ,
    autori shkrimit (kritiku ,nqs do ta quanim # keshtu )
    ka ber nji pershkrim te mrekullushem te asaj cfar permbledh Korrnizen e Moikomit qe per ga kontributi
    jovetem e Letersi ,mundet te renditet para Karifejve te Kalifatit Komuniste I.K etj zarbo pappersonalitet .
    ——-
    Tipat qe nuk jane te afte dhe jodashamires se Vlerave Shqiptare ,
    si c’eshte ky plehra shpirtmut -qe shpes e hasim ktu ke Dita nen pseudonimin “mirel “,
    appo plaku Xhuxhumaku ,
    fokusohen ke fjala “Shkrimesia” gje e cila per mua eshte nji term normal dhe nuk i shtremberon askujt tiparet e surratit ,

    sepse i pelqen te shikojne e erresire e jo ne driten qe Autori hedh ne kte vleresim per Moikomin.

    Reply to this comment
    • Xhuxhumaku December 4, 14:36

      Ik or pirdhu!

      Reply to this comment
      • Si ju lutem ? December 4, 15:57

        Xhuxhumaku ,

        Cfar ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        E pabesuhme se me cfar shemtirash ke te besh ktu .

        Cduan kta tipa e kto tema ?

        Marrezi ku shkon ?!

        Reply to this comment
        • Xhuxhumaku December 4, 21:07

          Si, ju lutem???? Ik or pirdhu te them, se zotrote nuk di as shqip. Shkruan pak si i pashkolluar.

          Reply to this comment
          • Si ju lutem ? December 5, 09:51

            Xhuxhplaku ,

            kerkoni qellimishte ktu me pjesmarrje tuaj ,

            te flliqni cdo Teme .

            si Ti Xhuxhmuti edhe ai kerma “mirel” ,

            kei te njejtin Mission ktu ne media .

            Nuk e di se sa kupton zotrote Shqip , por do te keshilloja ,

            duke te then se nji Tru i Pjerdhur si ty etj ,qe qelbin Ambjentin ktu ,

            nuk jan aspak te mirepritur ne asji shoqeri qytetare .
            Nuk arrij te kuptoj se c’ju duket juve se po arrini ,me te tille fjalor ,apo komentet tuaja idiote ,qe s’kan asnjifar sesi per shoqerine sot ?!!!

            Un nuk shkruaj ashtusi te duket ty ,por jam i tille dhe qe saher me dueht te debatoj me njerez si ti ,
            me vjen me vjell ,por ja qe nganjiher te imponohen te till ne kte platforme .

            (jeni nji Cift i qelbur te dy ti dhe ai kerma “mirel” : vendi juaj s’eshte aspak ketu ,
            mes shoqerise njerezore por ne Hale )

          • Xhuxhumaku December 5, 12:31

            Si, ju lutem???? Ik or pirdhu te them, se zotrote nuk di as shqip. Shkruan pak si i pashkolluar..

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*