Për një mësues nga Sinica, Stavri Dimashin

February 8, 2019 10:15

Për një mësues nga Sinica, Stavri Dimashin

Nga Fuat Memelli-Boston

Më 8 shkurt të këtij viti, mësuesi i përkushtuar, ish drejtori i shkollës së Sinicës në rrethin e Devollit, Stavri Dimashi, mbush 70 vjet. Është ky një “stacion” i shënuar i jetës së tij dhe më nxiti të shkruaj disa radhë për këtë njeri që e lidhi jetën me arsimin dhe shërbeu kodo që e thirri zëri i nxënësve, të cilit i ka dashur me gjithë shpirt. Le të jenë këto radhë si një buqetë me lule për Stavrin, me të cilin krenohen jo vetëm sinicarët, por të gjitha ata që e kanë njohur, që e kanë shok e mik.

Përkushtim për profesionin

Ka shumë cilësi që spikasin te Stavri Dimashi, por mendova të le në vend të parë përkushtimin e tij për profesionin e mësuesit, të cilit i kushtoi mbi 40 vjet të jetës së tij. Kudo ku punoi, duke filluar nga rrethi i Gramshit, në fshatrat Sojnik, Kukur, Kishtë, në qytetin e Gramshit, pastaj në fshatrat e rrethit të Korçës si Sinicë, Pirg, Libonik, Polenë e Ravonik ku doli në pension, la gjurmë të pashlyera. Nga 9 shkollat që ka dhënë mësim, vetëm një ka qënë në qytet, ndërsa 8 të tjerat në fshat. Kudo që e caktuan, ai nuk kundërshtoi. Si një ushtar i bindur, punoi aty ku e caktuan. Unë munda të marr një opinion nga kolektivi i mësuesve të shkollës së Ravonikut në rrethin e Korçës, ku edhe doli në pension : “Stavri Dimashi do të mbetet modeli i mësuesve për shkollën tonë. Ai shquhej për profesionalizmin, personalitetin, thjeshtësinë, tolerancën,  bashkëpunimin, korrektesën si dhe për arritjet në edukimin e nxënësve”. Bashkëshortja e tij, Andriana, mësuese e përkushtuar edhe ajo, tregon një episod të veçantë. “Kur punonte në shkollën e Sinicës dhe ishte dimër i ashpër, ai nisej vetë nga Sinica për në Dardhë rreth 4 km, çante dëborën dhe i merrte nxënësit për t’i sjellë në shkollë”. Është një fakt që flet sa për qindra fjalë. Krahas edukatës familjare me të cilën u brumos, ai ndoqi shembullin e mësuesve të tij të përkushtuar që kanë dhënë mësim në shkollën e Sinicës si Dhimitër Farmaqi, Petraq Samsuri, Jani Skënde, Shadije Batelli, etj…  të cilët kanë qenë model i mësuesve në atë zonë e më gjerë.

Modestia dhe korrektësia

Janë tipare të tjera dalluese të Stavri Dimashit. Ai flet për të tjerët, për njerëzit me vlera që ka njohur në rrugën e jetës, flet për bashkëfshatarët por jo për vete. E kanë provuar modestinë e tij shumë vetë. Një ndër ta jam edhe unë. Para një viti desha ta intervistoj për dokumentarin e Sinicës të cilin jam duke e përgatitur, që të fliste për shkollën ku ka dhënë vetë mësim e ka qënë drejtues; të fliste për traditat e saj, mësuesit që kanë lënë gjurmë, por nuk pranonte-Le të flasin mësues të tjerë që kanë punuar këtu, më thoshte. Pas këmbënguljes time, më në fund u “dorëzua”. Edhe për këtë shkrim që po bëhet për të, nuk ka dijeni. Po ta dinte, nuk do të pranonte. I është mbajtur sekret  edhe nga familja. Disa të dhëna e ndonjë foto që më duhej, kam bashkëpunuar me vajzën e tij, Anilën. Kur të takohemi do më thotë :”Ma ke bërë me hile”. Ja që duhen nga njëherë edhe hile të tilla, të cilat nuk prishin punë. Kam edhe një detaj tjetër. Herë pas here, unë i çoj lek që mbledh nga sinicarët e Amerikës dhe miqtë e tyre, të cilat përdoren për rikonstruksionin e shkollës e kthimin e saj në muze. (Stavrin e kemi arkëtar vullnetar për këtë punë.)Krahas kontributeve, një herë i çova pak lek për të pirë ndonjë një kafe. Nuk i pranoi.-Ato lekë do shkojnë për shkollën, më tha. Këmbëngula unë por më kot. Në Shqipërinë tonë, kur zyrtarë të ndryshëm të shikojnë nga duart kur të mbarojnë (ose pa mbaruar )një punë, Stavri Dimashi, njeh vetëm lekët e djersës së tij.

Dashuria për vendlindjen

Dashuria për vendlindjen është një magnet i rrallë që i tërheq njerëzit, por jo të gjithë kanë të njëjtën ndjeshmëri. Disa pasi ikin nga vendlindja, i kthejnë shpinën asaj. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë me Stavrin. Edhe kur ishte me studime në Institutin Pedagogjik, edhe kur qe me punë në rrethin e Gramshit si dhe në fshatrat e rrethit të Korçës, zemra e tij rrihte për Sinicën. Tani që ka dalë në pension, veç Sinicës, ai ka një shtëpi edhe në Korçë, por në qytet është më shumë mysafir. Rri ca kohë gjatë dimrit dhe pastaj “vrapon” për në Sinicë, te shtëpia e tij buzë lumit, zhurma e të cilit si një ninull e ve  në gjumë dhe e zgjon herët në mëngjes. Gruaja e vajzat përpiqen ta ndalojnë duke i thënë që të shkojë për pak kohë aty, pasi ka bërë katër operacione të vështira, por ai u thotë: ”Kur jam në fshat, nuk më dhemb asgjë, më shtohet jeta. Në Sinicë nuk kam as tension, mjafton të pi një ujë në Këruaçkë dhe bëhem qiqër”. ( Çezmë në fshat e cila ka ujin më të mirë aty.) Kënaqet jo vetëm me klimën dhe bukuritë  e fshatit, me bashkëfshatarët, kënaqet kur ndonjë nga sincarët bën investime, pasi ato “e përtërijnë fshatin” thotë Stavri.  Gruas dhe fëmijëve u thotë shpesh :” Sikur të mendonit ju sa një e dhjeta e asaj që mendoj unë për fshatin,  do të ikja i lumtur nga kjo botë”. Dashuria e tij për vendlindjen, spikati edhe para 3-4 vjetësh kur filloi puna për rikonstruksionin e shkollës së fshatit dhe kthimin e saj në muze. Gjatë kësaj kohe ai punoi me  përkushtim të veçantë duke i qëndruar ustallarëve te koka që mos i mungonte asgjë. Tok me sinicarin tjetër, Afrim Memelli, shkoi disa herë në Bilisht e gjetkë për sigurimin e bazës materiale. Gjithashtu ka mbajtur me një korrektesë të veçantë të ardhurat dhe shpenzimet e bëra për rikonstruksionin e shkollës. Bashkëshortja e tij, Andriana, më tha vjet kur isha me pushime në Shqipëri:”Kur do hynte në një operacion të vështirë, më tha : “Nuk e di s shkon operacioni . Sido që të bëhet, dokumentet për kontributet dhe shpenzimet e shkollës, t’ja japësh Fuatit. Nuk më la porosi tjetër” thotë Andriana. Çfarë mund të thuash për  korrektesën e këtij njeriu dhe dashurinë e tij për vendlindjen?!  Kishte hall  se mos  humbin dhe…po qe se ndodhte kështu, mos e merrnin  nëpër gojë. Kush e di ç’mendonte Stavri, që ka dokumentuar edhe qindarkën e të ardhurave e shpenzimeve…

Në optikën e të tjerëve

Vlerësimet  për Stavri Dimashin, nuk janë vetëm nga autori i këtij shkrimi. Vlerësime të shumta kanë ata që kanë punuar e jetuar me të për vite me radhë, jo vetëm nga sinicarët por edhe nga fshatra e qytete të ndryshëm:

Stavri Pano, bashkëfshatar: -Stavri Dimashi është njeri i drejtë më shumë se ç’duhet. Në ditët e sotme, shumë njerëz janë transformuar, ndërsa Stavri ka mbetur ai që ishte. Punon ditë e natë. Me atë pasion që ka ai për punën, po të ishte në Amerikë, do qe bërë milioner.

Shaqair Avdiu, ish mësues nga rrethi i Gramshit: -Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në rrethin tonë, nëpër fshatra  apo edhe në  qytet.  Atë e kujtojnë të gjithë edhe sot me dashuri e respekt të veçantë.

Albert Hysolli, bashkëfshatar, emigrant në Greqi: -Po të mos ishte Stavri, nuk mund të bëhej ajo punë e madhe e që vazhdon të bëhet  për rikonstruksionin e shkollës e kthimin e saj në muze. Unë si hartues e zbatues i atij projekti, pa Stavrin, do ta kisha shumë të vështirë.

Niko Korçari, bashkënxënës nga Dardha:- Cilësitë e tij të veçanta, Stavri Dimashi ia ka rrënjosur edhe tre fëmijëve të tij. Dy vajzat dhe djali, u bënë njëri më i mirë se tjetri. Nga kjo vazhdimësi e cilësive të tij, Stavrit i zgjatet  jeta dhe i thotë “tutje” problemeve shëndetësore .

U bënë pesë vjet që Stavri Dimashi ka dalë në pension. I mungojnë zërat e nxënësve që cicëronin nëpër klasa, i mungon zilja e shkollës, fjala e kolegëve, i mungon… Megjithatë nxënësit e tij nuk e harrojnë. Në çdo 7 Mars, ata shkojnë e urojnë, i çojnë buqeta me lule, kartolina, përqafime. Dhe kështu ai vazhdon të marrë dashuri prej tyre, pasi edhe ai u ka dhënë atyre aq shumë  dashuri.

 

February 8, 2019 10:15
Komento

4 Komente

  1. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) February 8, 13:41

    Ditet NJEMIJE mesuesit Stavri Dimaci…

    Nga Bostoni,Sinicen me mesueesin Stavri Dimaci jetoj een mendon, perna komanduar nga ajo mendie e krijuesi te pa lodhurit, Fuat Memeli .I faleminderit.
    Si 83 vjecar nje jete ne ato pozita si i nderuari Stavri Dimaci,(mbi 13 vjet para tij), ky shkrim pa u gdhire mire dita ketu tej oqeanit,me beri i mirei Fuat memeli,te jetoj me mesues dhe nxenes nje jete,jo vetem ne shkolla punuar e drejtuar vete,po ne shume rrethe shkuar, marre dhe cuar, eksperience pune.
    Korca si Elbasani mos me shume, eshte nje nga qytetet sa rreth me mesues te shkelqyer qe ne rilindien e Shkolles Pare shqipe.Nuk dalin faqet e nje shkrimi ti pershkruash.Nga Tirane shkuar me ekipe kontrol e ndihem, kam kontaktuar me shkolla dhe mesues ,nga Korca qytet, Drenova e deri Dardhen me ato bukurite e saja.Nuk me harroet mesuesi i talentuar i matematikes nga Drenova ,ani se perfundoi keq,pa dale ne pension sa krjuar familie, fatkeq, Ilo Hari Dama(Kita) qe u nda nga jeta..ne nje hotel te Korces,shtepine,lene te vellezerit si beqar mbetur, mare komshiu ne Drenove, per ca borxhe pa shkyer.E tmerreshme kur e kujtoj,ate djale babai i tij Hari, nje nga Minatoret e pare ne Mborie Drenove,deri ne Krabe te Tiranes pas clirimit per eksperience kur ajo u hap,sa persueat aksident qe do jetonte me kafken e kokes te demtuar ne vite. Ne nje varr prehen sot mes Drenoves At e BIR,mbetur shkrete ,larguar ajo familie,”Heronjsh do ta quaja nga Zotekniku i pasionuar Comen,aksidentuar duke shkuar ne pune ne fermene Dvoranit,sa i madhi vella Paskal,qe do behej deri kuader nga minator nisur qe femije,sot nje vit ndare nga jeta..Shkoi i gezuar se la dy djem pasardhes kuadro te larta,Petrika dhe Alfonsi ish kufitar oficer,vite marre rruget e mergimit. I perjetshe qofte kujtimi i tyre ,
    Te me fali i nderuar mesues,(kaluar ne njeresit e mij atje ne Korce,sa dale ne pension qe e gezofte),dy here i miri urime Stavri Dimashi,(qe ka emrin e tim vellai,nip i Hari Dames ndiere,atje ne Drenove),nje jete drejtues ne ndermarien nacionale:Ruga Ura”,ne Tirane’)
    Faleminderit i nderuar Fuat Memeli, per kete shkrim edhe tej oqeanit si une ne Toornto te kanadase,qe nuk mund te jetojme,vec me mendie e zemer ne ATDHE.
    Jete te lumturr trashegimtareve te kesaj famile mesuesish,(dhe une bashkeshorten si Ai, mesues nga Permeti ne Fshtrat dhe qytetin e Tiranes,sot tej oqeanit me femijet e bashkeqytetareve jetojme…(10 shkolla shqipe ka vetem ne Toronto),me to mbajme mendien sa jetojme me atdheun qe nuk leme vit pa shkuar. Ja dhe kete vit ne kuadrin e 7-8 Marsit,une 83 vjecari po nisem te mar eren e atdheut,deri ne vendlindien time Zavalanin e Frasherin “Naimjan”.
    Gezuar festat e&-8 Marsit,me Diten e mesuesit”nisur. .Shendet e sukesese Stavri Dimacit familiarisht sa Ju i nderur Fuat Memeli, per shembelltyren qe jepni nje jete me PENEN tuaj PENE!Mesuesit nderuar.

    ” Pasues veterani”83 vj MESUES

    Toronto07-02-2019 Dhimiter M Xhoga.

    Reply to this comment
  2. Vasili February 8, 14:37

    Nje shkrim qe ndihet si nje oaz i gjetur dhe i kerkuar prej kohesh, ne shkretetiren e pa fund albanistanase.
    Jo pak nga ne, ne vitet 90,mbartnin ne genin e tyre,vese te mbrapeshta te diktuara,nga ato cka perjetuar ky vend gjate historise.
    Dhe mbas ketyre viteve,geni yne pesoi mutacione malinje te metejeshme,,nga pushtimi vandal i injorances dhe egersise orientale-komuniste qe zbriti nga malet,
    Tani ky vend i shembellen nje kopeshti zoologjik,pa gardhe,pa ligje,qe hienat e cfardo lloji shqyejne institucione dhe njerez,ne diten me diell dhe vazhdojne te shperblehen per kete.
    Pra dhe ndjej gezim te vecante,qe ky njeri i madh,Z.Stavri,qe nuk e kane ´´shperblyer´´ me ndonje titull si ´´qytetar nderi`´,qe do tja jepte,ndonje hiene me maske njeriu.
    Nje vazhdimesi te qete dhe te lumtur jete i uroj mesuesit,qe nuk ka qene vetem mesues,per nxenesit,por per te gjithe ne.
    Dhe njerezve te vertete si autori Fuat Memeli, i adresoj,nje falenderim te vecante,sukses dhe lumturi ne jete,megjithe nuk e njoh personalisht as ate as mesues Dimoshin.

    Reply to this comment
  3. Zgalem February 8, 15:03

    Mesus te tille I duhen vendit , per te rrenjosur kulturen e shendoshe , edukaten dhe atdhedashurine . Nga nxenesit e mitur , mesus Stavri , eshte trajtuar si qenie mbitokesore , sepse eshte njeri , qe e llogarit veten te fundit , ne priviligje . Po te kemi parasysh , qe formimin edukativ , ta jep mesusi I apasionuar , lipset te rrisim mirkuptimin social te mesusve . Shoqeria merr fytyren e mesusit , te klasave te ulta , nga nje here dhe te mesusve parashkollore . Kuptohet se sinicaret jane ne krye te kesaj detyre , deri sa e bene shkollen muze . Qofshin te lumtur , kudo , qe jane . Zgalem

    Reply to this comment
  4. Merita Caka February 9, 19:33

    Kam patur fat te punoj me Mesues Stavrin, perkushtimi i te cilit veshtire te gjendet tek ne,koleget qe la pas…
    Shendet e mbaresi Mesuesi dhe Njeriu i mire Stavri Dimashi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*