“Për një vit, hetuam 442 dosje, 204 në gjykatë, numri më i madh vrasje dhe drogë”

February 8, 2014 09:51

“Për një vit, hetuam 442 dosje, 204 në  gjykatë, numri më i madh vrasje dhe drogë”

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka shpjeguar në detaje punën e prokurorisë gjatë vitit 2013 dhe statistikat e dosjeve. Ai theksoi se në total janë hetuar 269 dosje për trafikun e drogës, 41 për trafik qeniesh njerëzore, 47 për vrasje, 62 për shtrëngim dhe dhënie pasurie dhe 23 raste për trafik të armëve. Nga këto, 204 çështje janë dërguar për gjykim te Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, 120 dosje janë ende nën hetim nga prokurorët dhe 49 pushuar e 40 të transferuara në gjykatat e tjera për mungesë kompetence. Bie në sy fakti se vetëm 2 kanë qenë grupe kriminale dhe organizata të strukturuara nga ato që janë dërguar në gjyq, kurse 91 raste janë grupe të trafikut të drogave, 10 vrasje, 9 për pengmarrje, 8 për trafik armësh dhe një për trafik qeniesh njerëzore, që janë në proces gjyqësor.

 

 

February 8, 2014 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*