Për pakurrizët si Eduardi

Bedri Islami September 26, 2014 04:23

Për pakurrizët si Eduardi

Një analize mbi bjerrjen e karakterit, ose një mesazh për ish-profesorin pardesybardhë që pardje foli si Muli, Ristani e Halimi: Përçartja e zakonshme politike e “treshes” musketiere të PD-së, është ana më komike e saj, por edhe më tragjikja për fizionominë e një partie që dikur, dy dekada më parë, kërkonte të ngjallte shpresën e të humburve. Por, nëse Muli Ristani e Halimi nuk kanë mend për më shumë se kaq, çfarë detyron Selamin, apo një poet të jashtëzakonshëm si Visari, një doktor si Kosova, një djalë artisti si Mima, të shkojnë tek gjuha e zakonshme e halabakëve pëdëistë?

 

 

Nganjëherë ndodh që, megjithëse mund të mos jesh i një mendjeje me një njeri të politikës, e respekton atë për vlerat që shfaq, të veçantën e tij në një rrugëtim politik, ndoshta vetëpërmbajtjen e ndoshta aftësitë e tij si njeri i shkencës apo i kulturës. Kjo nuk duhet të jetë e pazakontë, megjithëse shpesh herë binomi njerëzor është vënë poshtë atij politik. Çuditërisht, ndonëse nuk ishte kështu në ditët e para të shfaqjes pluraliste, ajo erdhi gjithnjë duke u thelluar, deri sa u bë, si pranoi Izet Haxhia, një mënyrë jetese hasmërie me të gjithë ata që mendonin ndryshe. Dhe që duheshin ndjekur, përgjuar, rrahur, cënuar, djegur pronat, gazetat e deri burgosur.

Në mendimin tim, edhe pse asnjëherë nuk kam pasur kontakt me ta, figura të tilla, që rastësisht u bënë edhe politike, si Visar Zhiti, poeti i jashtëzakonshëm, doktor Kosova, një mjek i afërt me të gjithë, zoti Mima, i cili mbart në vete diçka edhe nga babai i tij, artisti i i madh Prokop Mima, kanë patur gjithnjë staturën e personaliteteve, që kudo që të ishin, në secilën “llogore” që do të ishin mbështetur, do i shërbenin vendit denjësisht.

Për shumë kohë, një staturë të tillë të krijonte edhe figura e Eduard Selamit, njëri nga profesorët pardesybardhë, i cili ishte gjithnjë mes dyzimit e mbrojtjes së një vlere apo kalimit në një humbëtirë. Fakti që u detyrua të largohej nga vendi, nuk do të thonte se tashmë ai ishte i përkulur ndaj fatit. Mund të mendohej se ishte një mundësi rikthimi, kurdoherë në një shfaqje të re, tejet më ndryshe nga ajo që kishin bërë parardhësit e tij apo pasuesit e mëvonshëm.

Riardhja e tij, tejet e zbehtë dhe njëkohësisht anemike, më shumë si djali plangprishës që rikthehet në strehën e vjetër, nga e cila e kanë dëbuar përdhunisht, i ngjau si dy pika uji rikthimit të plangprishëve të tjerë, Pollos, Rulit, Pashkos, Zogajt, Imamit (ruajna zot), Cekës, etj., të cilët, pasi hynë e dolën nëpër partiza që i formuan vetë marramendshëm shpejt, ose ua krijuan të tjerët, pasi hodhën një mal me akuza ndaj ish shefit të tyre, pasi hipën edhe mbi tank për të shporrur “qelbësirën”, si bërtiste Imami, pasi denoncuan në të gjithë botën aferat e pisllëqet e Berishës, si Pollo tek ndrikulla e tij Doris Pack; pasi u bënë ministra të Punëve të Brendshme dhe kërkonin arrestimin e Berishës, si Ceka pas vitit 1997; pasi bënë libra ku Berisha ishte përbindëshi i zi, si shkroi Zogaj (dhe kishte të drejtë); pasi u ndoqën për t’u arrestuar, por nuk e hapën gojën, si Ruli; pasi u shpallën hajdutë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, si Artan Hoxha… etj, u rikthyen dhe u bënë “burra të mirë”, pasi kishin pranuar se edhe vrasësi, i poshtri, mafiozi, antikombi, Berisha, ishte bërë “burrë” i mirë. Dhe pas kësaj kthese, ndoshta me përjashtim të Zogajt, që shpesh i pështjellohen vizioni, ideali dhe çasti, u bënë milionerë, ngritën vila në resortet luksoze, shpërndanë dollarë e euro nëpër banka të largëta, ngritën strukturat e tyre mafioze dhe të krimit.

Kisha menduar se Selami do të ishte një përjashtim nga rregulli i rikthimit. Për riardhjen e tij është folur shpesh herë, janë bërë analiza e komente, janë thirrur në ndihmë shkaqet, që nga vetjake e deri tek ato punëmarrëse, janë sjellë në vëmendje ngjarje të së shkuarës dhe novitete të së tashmes… por në fund, ai erdhi si gjithë të tjerët… ndoshta më i heshtur, por jo më fisnik se ata.

Një ditë më parë, zoti Selami, me dashjen e tij apo nën diktatin e ish shefit, në një konferencë shtypi, duke dënuar aktin e rrahjes së deputetit Strazimiri, megjithëse nuk ishte ndonjë rrahje e pazakontë; kërkoi që prokuroria të shkonte edhe më tej, në përcaktimin e fajit të kryeministrit Rama, i cili, sipas Selamit, ishte organizatori i kësaj rrahjeje.

Të kishte folur kështu Muli, Ristani apo Halimi, kjo kuptohej. Njëri nuk ka mend, tjetri nuk ka kurriz e i fundit nuk ka as memorie. Në fund të fundit kjo do të ishte gjuha e zakonshme e halabakëve pëdëistë, të cilët prandaj janë aty: Ata kanë marrë tani rolin e goditësit, sepse nuk kanë mend për diçka tjetër. Përçartja e zakonshme politike e “treshes” musketiere të PD-së, është ana më komike e saj, por edhe më tragjikja për fizionominë e një partie që dikur, dy dekada më parë, kërkonte të ngjallte shpresën e të humburve.Por, kjo është e kuptueshme , ai stan, atë “ristan” ka…

Po Selami çfarë pati?

Në harkun e katër viteve njerëzit kanë në memorjen e tyre dy pamje: nga njëra anë vrasjet e 21 janarit, krejtësisht mizore, ku askush nuk rrezikohej e askush nga strukturat e shtetit nuk po goditej, dhe mesnatën e kësaj date kur gjithçka u fshi nga regjistrimet e bëra. Si në mesjetë, u zhdukën gjurmët e gjakut. Kemi edhe anën tjetër, edhe këtë rrahjen e Strazimirit. Në Shkodër nuk kanë thënë më kot tash një qind vite, se “Ma i keq është gërgasi, se sa dorasi”, por me gërgasin nuk merret kurrë prokuroria dhe nuk ka se si merret, ndërsa me dorasin, edhe për një shpullë në tullën e kokës, ngrihet peshë Llalla. Por është e drejta e tij. Pas rrahjes së Strazimirit, qoftë Meta, qoftë Rama, mund të bënin atë që kishte bërë shefi i Selamit. Do të thotë, të fshinin pamjet. Nuk e bënë. Në të vërtetë, në këtë rast dy deputetët socialistë duhet të jenë të zemëruar me Ramën, e sidomos me Metën, që nuk zhdukën gjurmët e një rrahjeje në miniaturë.

 

Kur ndodhën vrasjet në Bulevard, Selami nuk ishte këtu, por duke u bashkuar me njerëzit që urdhëruan vrasjet, ai bëhet pjesë e nënshtrimit ndaj dhunës. Pjesë e saj u bënë të gjithë të rikthyerit plangprishës, të cilët, njëri pas tjetrit, si manarë, përsëritën fjalët e shefit, shtuan diçka edhe nga vetja, dëshmuan se janë besnikë deri ku nuk thuhet, fshinë provat, kundërshtuan prokurorinë, e bënë horr bulevardi presidentin, e shanë me rrënjë e me degë; pastaj kur u lodhën me të, iu kthyen kryeprokurores, gazetarëve, shefit të opozitës që sot është kryeministër, ngritën komision parlamentar për të dhënë verdiktin e dënimit; të gjitha, e Selami megjithëse ishte larg, nuk besoj se nuk i ka ditur. Por nuk është thjesht Selami, më tepër është ajo që mund ta quaj “selamizimi” i politikës, kur edhe njerëz që dëshmojnë dinjitet në fillin e qenies së tyre politike, dhe kanë staturë intelektuale, bëhen zëdhënës të tjetërsuar e të egërsuar të një pale që politikën e ka ngritur mbi krimin.

Më shumë se kushdo tjetër në atë stan pëdëist, sepse tashmë në stan është rikthyer, ku ka edhe një ujk, megjithëse i vjetër dhe i njohuri i përbindshëm, ish president dhe ish shef qeverie, të dëbuarit e sidomos Selami, por edhe të tjerë, e kanë ndjerë mbi vete dhunën e politikës. Është ndoshta rasti i vetëm në politikën pasdiktatoriale, kur, si mos ma keq, shefin e partisë brutalisht nuk e lënë të futet as në Kongresin e partisë që de jure drejton; i tregojnë grushtin, i përgatitin gjëmën dhe e detyrojnë të marrë arratinë.

Shpesh herë kam menduar: Pse ndodh kështu me këta njerëz, pse ndodh ky tjetërsim i tyre, i cili në vete, është kaq i përbindshëm dhe satanik, saqë nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Opozita e sotme e bëri çështjen Strazimiri, ose, si kam dëshirë ta them, rrahjen strazimirëshe, një kauzë politike, a thua se kishte ndodhur gjëma më e jashtëzakonshme në parlamentin e Shqipërisë. Në atë sallë shefi de fakto i kësaj opozite ka kërcënuar me vrasje, me nëna e me gra, u ka thënë se ua bën fytyrën si sholla e këpucës, i ka linçuar politikisht kundërshtarët e tij, ka parë tek ata vetëm armiqtë dhe ashtu i sheh edhe tani. Në atë sallë janë bërë gjëra makabre në dëmin e Shqipërisë, janë marrë masa zogolliane për shitjen e trungut shqiptar; janë bërë pazare të ndyra me Millosheviçin; nga besnikët e asaj salle është pritur Arkani, aty i janë falur klanit grekomadh për një grusht vota… dhe, nëse nuk do të ishin bërë të gjitha këto, nëse nuk do të ishte gjuha makabre e përdorur, pjesë e së cilës me naivitet u bë edhe Selami, nëse do të ishte vërtetë sovrani i pari… gjërat do të ishin ndyshe. Ne kemi një opozitë që shkon në sallën e parlamentit si të shkojë në luftë, dhe pasi del prej saj, kërkon haraçet e luftës.

 

Vërtet pse ndodh ky proçes kafkian i ndryshimit të memorjes, të kthimit të fisnikërisë në rrugaçëri, kthimi i mendjes në britmë?

Ajo që të habit është arroganca me të cilën u siluruan në politikë, pa asnjë droje se janë lehtësisht e krejtësisht të zbulueshëm; shpejtësia me të cilën u bënë pjesë e politikës së lartë dhe shfaqja e tyre, jo më si njerëz të moderuar, por agresivë deri në dhimbje, të paskrupull deri në harbutëri, e në fund të fundit zhvatës të pasurisë së popullit. Ajo që është vjedhur në Bankën e Shqipërisë është një thërrime ndaj asaj që kanë përvetësuar politikanët tanë kur kanë qenë në fuqi. Shfaqja e tyre ishte e njëllojtë dhe e njëkohshme me një brez politikanësh serbë, të njëjtat tipare, i njëjti organizim, e njëjta harbutëri, ndërtim mafioz i klaneve të politikës, të cilat e gjetën shpejt gjuhën me njëra tjetrën.

Risjellja e këtij brezi “pendestarësh” e njësimi i tyre me humbamenot, në të gjithë politikën shqiptare, krijimi i një specie të veçantë politike, e cila kokën e ka diku tjetër ndërsa paratë i bëjnë në Shqipëri, që shesin lehtësisht çdo nocion kombëtar, ndërsa thirren në emër të kombit, është më i rrezikshëm se sa “divizioni” i parë, i shfaqur në fundin e vitit 1990. Jo vetëm se është i çkulturuar deri në rrënjë, por lidhjet e tyre janë më të thella, më agresive e më të rrënjosura.

Selami doli në jë konferencë shtypi. Më është dukur sikur dëgjova Mulin, sikur pas tij ishte Ristani dhe diku pak më poshtë, fshihej Halimi. Mëkat, sidomos nga një njeri që është aty ku nuk duhej të ishte, dhe që mjerisht, mbron antivlera që nuk duhej të ishin të tijat. Mëkat, Selam!

297

Bedri Islami September 26, 2014 04:23
Komento

53 Komente

  1. Usta Qima September 25, 22:36

    Ja kjo eshte PD kta jane mostrat e saje. Qe ikinn nga partia si BEQIRA dhe kthehen si te DHJERE.Pune funderinash.

    Reply to this comment
    • andromeda September 26, 08:40

      Vërtet do të qe me interes që një gazetar i mirë ti pyeste ca figura të nderuara që adherojnë në PS- çfarë ideali nbrojnë ato në këtë parti, dhe ç’i lidh e bashkon me halabakë të tipit Strazimiri, Noka, Ristani, etj.

      Reply to this comment
    • Bureto September 26, 09:24

      Si shume e ke krefur Selamin zoti Islami. Nuk e merriton ne asnje nga ato qe shkruan. Ai u fut ne levizjen e dhjetorit, ashtu si gjithe te tjeret nga lista e nomenklatures se Ramizit. Se çfare u be mbas saj tashme e dime te gjithe. Kush deshi te mbese i panjollosur ne karakterin e tij, u largua dhe luftoi per demokraci me fjalen, apo penen si brenda ashtu,dhe jashte vendit, por nuk u be pjese e se keqes. Selami as ka qene dhe as mund te jete perfaqesues i asaj qe gabimisht njerezit aspirojne. Ai doli rastesisht ne krye te PD, pikerisht se u pa nga Berisha qe do te ishte manari i tij ne krye te saj kur ai u be president. Vetem ne nje rast naiviteti kur Selami kerkoi njehsimin e postit te kryetarit te PD me ate te kryeministrit, Saliu e flaku dhe Selami nuk reagoi te pakten me nje deklarate publike. Gjate gjithe kohes mbas ‘arratisjes’, nuk ka qene askushi, vetem se dilte ne ndonje interviste ne VOA, ose fliste ndonje fjale kur dukej ne Rogner, thjesht per te thene se jam gjalle dhe vetem ne ato raste kur ndonje aspironte t’ia kundervinte Berishes. Te tere kane gabuar. Selami eshte ai qe eshte dhe ne fundin e tij politik e tregoi me se miri. Me behet qejfi qe i zhgenjeu ata qe besuan qorazi tek ai. Sa i perket statures se tij prej intelektuali, me fal, por ketu gabon rende z.gazetar. Si ka mundesi te jete nje intelektual, disa i atribuojne dhe ate te shkencetarit, vetem se ka nje doktorature per nje “studim’ rreth estetikes ne veprat e Enver Hoxhes. E bukur shkence! Tjeter, ata qe jane te zote Amerika u ofron mundesi te pafundme. Selami me aftesine e tij, vetem shites makinash, apo diçka tjeter te ketij niveli, mundi te bente per gati 20 vjet aty. Nje shembull, per veçse dhjetra te tjereve. Keshtu u largua edhe Shenasi Rama (ishte i nje fushe si Selami) nga Saliu, por ay sot eshte nje njeri aktiv ne jeten shoqerore te vendit tone, duke dhene dhe teza te rendesishme sesi nuk duhet te jete demokracia jone dhe per me teper eshte profesor ne nje nga universitetet e New York-ut dhe drejton nje kateder ku udhehiqen doktoratura. E pra krahasimin bejeni vete. Selami eshte nje njeri qe e shiti veten per nje rroge dhe sa per ta mbyllur karrieren rehat ne Shqiperi, se tjeter kund nuk hante dot buke. Lejeni rehat te haje persheshin e tij. Mos i kerkoni barre qe kurrizi i tij nuk e mban dot..

      Reply to this comment
    • Devolliu September 26, 18:44

      Mos e mërzitni Selhamin, moshatar me plakun tim është por është dhëndër i ri zavalli.

      Unë e shof që Selami është mbushur me rrudha në qafë e në fytyrë dhe ka firaksur nga trutë, por çuditem me Ilva Taren që nuk po e ndihmon për ta nxjerrë nga bataku i Salih Shpellarit ku ka rënë për herë të dytë.

      Reply to this comment
  2. Aleko Gjoka September 25, 22:50

    Thuaj me cilin te te them se kush je..!!?? Ike dhe drejte veprove!!! U riktheve se ngele ngushte dhe per te perfituar,por rruga qe zgjodhe dhe qendrimi qe mbane te kompromentojne,prandaj e meriton “Thuaj me cilin ri te them se kush je” dhe kur rikthehesh dhe bene gabimet qe i kundershtove dhe u largove,te kompromenton akoma me shume dhe kur dole e fole ne televizor nuk po shikoja,po degjoja dhe mu duk sikur ishte Muli,kur pash Ju o z. Selami ,u habita dhe thashe si u katandise edhe ti si Muli,po ske cben ,kur je ne halle detyrohesh ti besh te gjitha rolet…!!!???

    Reply to this comment
  3. shqip hesapi September 25, 22:51

    Pyetja eshte :si do te jetoje Selami kur nuk ka asnje qindarke prej 13 vjetesh?Kjo eshte dhe pergjigja per pyetjen qe beni ne shkrim:pse ndosh keshtu ?

    Reply to this comment
    • Nallban I September 26, 13:44

      Amerika nuk te eci Selam,dakord.U ktheve per nje cope buke.Dakord. U bere
      deputet per nje rroge me te mire, po e kaperdijme edhe kete. Por qe te arrish kaq
      poshte,kaq legen sa te pshuroje Qelbesira iQelbesirave ne ty, kete nuk ta fal askush. Rri aty, merr ate rroge sa je gjalle dhe mos u bej qenef per kryekriminelin

      Reply to this comment
  4. migranti September 25, 23:00

    Burra te paburre
    Shqiperia eshte plot me te tille.
    E mjera nene

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi September 25, 23:01

    @@@ Speciet selamiste o i nderuar Bedri njihen tashmë,- futen në politikë jo për t’i shërbyer politikës por, për t’i shërbyer vetvehtes!? Ky është i pari dhe i fundit ideal i kësaj specieje të pështirë? Populli dhe shërbimi ndaj tij e kombit është mision i panjohur për selamistët? Krejtësisht i panjohur? Këtij birbos kurrizpërkulur ëndrra amerikane si eci por iu rikthye Shqipërisë dhe, asaj i ngeci? Këtij vëndi të mjerë i ngelen të gjithë dështakët? Amerika donte bythë por selami nuk e kishte atë !? Erdhi dhe gjeti një këtu? Dhe asaj i duhet futur një hu!? Nderime për autorin ! Neveri për speciet selamiste “me pak kurriz të dalë” !? Tung!

    Reply to this comment
  6. bukurie September 25, 23:43

    Kto jan ‘burat’,qe lepijn ate qe kan peshty,po ai deshtoi nga te gjitha anet anej ne Amerik,si nga biznesi,ku ka dhe borgje,sipas disa shkrimeve,si dhe deshtoi si bashkeshort,e si baba,e do ndrisi ne politik. Njeri i deshtuar,komplet.

    Reply to this comment
  7. Me vdekt Cani me Fevzine September 25, 23:47

    Selami nje i lodhur erdhi zuri 1 vend aty.Selami eshte nje refugjat i lodhur.kaq e thjeshte eshte.

    Reply to this comment
  8. Roni September 25, 23:53

    Ky eshte nje fenomen jo vetem i PD por edhe i PS packa se shfaqet ne ne menyra diametralisht te kunderta.Kete fenomen e kan denoncuar dhe dekonspiruar Gazmend Oketa dhe Afrim Krasniqi ne PD.Pra ne tashme e dime se si funksionon sistemi brenda dy partive kryesore.Edhe Oketa edhe Krasniqi,ne nje rast, dikur kan lexuar ate qe ja kan dhene te shkruar ne rastin e Oketes dhe firmosur ne artikullin e shkruar nga Berisha ne rastin e Krasniqit.Por nje proverb Turk thote:” Nuk ka rendesi se sa larg ke shkuar ne rrugen e gabuar,e rendesishme eshte KTHEHU..” Dhe qe te dy keta politikan te PD, dikur,e denoncuan fenomenin dhe u kthuen ne integritetin e tyre personal.Fatkeqesisht sot keta te dy jan me pak te votuar nga keta qe vazhdojne te lexojne,por ky eshte difekti i shoqerise.Kjo eshte PD,ska alternativ tjeter nen Berishen,o brenda si kamikaz ose ne te kunderten jashte ne periferi si Selami dje. Ndersa ne PS fenomeni shfaqet ndryshe,aty kemi nje Blushi qe sguxon njeri ti vere letren e shkruar perpara si ne rastin Selami sot,por ama sguxon njeri as ta nxjerre ne periferi per kete,packa se militantet gati jane ta denigrojne.Perfundimi,kemi te bejme me militant budallenj por edhe nje shoqeri te pa emancipuar,nuk e ka kalitur akoma integritetin personal.Shoqeria jone kurr nuk e ka marr veten seriozisht keshtu qe dhe politikanet nuk e marrin ate seriozisht.Kur te filloje shoqeria ta marri veten seriozisht eshte si te fillosh te krijosh muskujt e integritetit se rruga per ne integritet personal eshte ca e gjate por e arritshme.Nje shoqeri me integritet personal keto perfaqsues te mungeses se theksuar te integritetit i nxjerr ne periferi duke i shperfillur ata dhe subjektin qe i suporton.Por gjithmon shpresa eshte tek budallenjte dhe te paaftit qe sduan tja dine per integritet por vetem per “bojm noi lek”.Te gjithe luajn me perkufizimin per budallenjte qe eshte:”E dine te verteten,e shohin ate,dhe perseri u pelqen genjeshtra”.Po nuk u eleminua nga skena politike ai apo ata persona qe i hedhin uje kesaj bime te keqe qe quhet SHOQERI PA INTEGRITET PERSONAL,veshtire se do filloj kthesa.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 26, 19:55

      Shumë bukur “Roni” ? Bukuri qëndron sidomos në atë që “specia selamiste pa integritet” është jo vetëm dukuri e ‘Shpellës’ por dhe e “Rilindarëve”? Tamam kështu është ? Nderime!

      Reply to this comment
  9. Dardan September 26, 00:52

    Partizë = Partiçkë. Z. Islami, nëse librat tuaj mund të shkarkohehn nga interneti, cilet jane titujt e tyre? Faleminderit!

    Reply to this comment
    • adem September 26, 14:47

      Sipas kopertines se fundit te librit “Perjetesia e dyfishte” te autorit B.Islami, po ju nis disa tituj librash, prej te cileve, ne internet mund te jene “Enigma e nje vrasje te trefishte, “I verteti”, “Vrasja e Lulit te vocerr”, “Perjetesia e dyfishte”, “Levizja, lindje e pergjakur”, botime te tjera, “E fshehta e hapur e Kosoves-UCK”, “Shansi i fundit nö fillim tö shekullit”,romani “Portat qö flasin”, vellim me poezi “Syte e Margerites” etj.dhe sipas intervistes se B.Islamit, gazeta “Epoka e re”,ne proces eshte libri”Antinjeriu ose Une tek DITA dhe DITA tek une”,permbledhje analizash dhe intervista, dhe “Pengu i se djeshmes”,poezi.Ndoshta ka edhe libra te tjere, por nuk kam me shume informacion.Libri “E fshehta e hapur e Kosoves” u shit ne 35 mije kopje”, libri “I verteti”.Ali Ahmeti ne veshtrimin tim”, me shume se 20 mije kopje, “Perjetesia e dyfishte”-Fehmiu e Xheva nje jete e jashtezakonshme”, po ashtu.Ky eshte informacion nga gazeta “Epoka e re”.

      Reply to this comment
  10. Neri September 26, 01:29

    Me sa e degjuam, gjuha e Selamit nuk ishte as fyese e as e ashper. Ishte nje mendim i artikuluar me nje gjuhe tejet te bute per nje akt tejet vandal e te eger . Ajo vetem gjuhe “halabakesh pedeiste” ( sic ke qejf ta quash ti Bedri”) nuk ishte. Po ju e keni hallin tek mendimi e jo tek gjuha, pasi sipas jush Selami e te tjere ose duhet te heshtin ose duhet te flasin si ju : ” E mo pune e madhe, vete i hengri goja Strazimirit” Mos u beni “te pa tru” duke i sherbyer mbrapsht asaj qe keni qejf ta quani “rilindje”, por edhe demokracise qe s’e kuptuat dot nje here.

    Reply to this comment
    • psy September 26, 08:14

      O Neri,pash Zotin,me thuaj ç’fare ben ai Selami ne ate parti vrasesish…si e la veten te telendiset per nje rroge!Le te kthehej e te jepte mesim ne universitete e nuk kishte nevoje te ndyheshte.Sado e bute te jete gjuha e tij,edhe ti mendon se deputetet i shtyu Rama dhe per kete duhet te proçedohet?Po per Salen qe vrau,ç’mund te thote Selami!
      Te arrish te meshirohesh nga te tjeret……..kaq mund te bejme per Selamin dhe sigurisht ti leme selamin.

      Reply to this comment
  11. Al Kapone September 26, 02:30

    Ju shqiptart jeni rrac muti , sepse para 90es nuk ua mbajti bytha ta flisni nje fjale , por studentet trima u kapen fyt per fyt me bishen staliniste te Enver Pederit qe ju pat mbylle ne tela me gjemba si ne kopshtin zoologjik, qe bota u trondit me pamjetet e llahtarshme te 90 es , neper anije duke u kacavjerr si majmunat dhe sot lehni kunder atyre qe ju prune demokraci dhe liri te fjales, dhe ,shani qani vajtoni per periullen mbas 90es ,,,, po para ,, cfar thoni mor kopuk, kur shkoshi ne rradh per te bler nje shishe qumesht qe nga ora 3, 4 ose 5 e mengjesit kur u merrshin nga qyteti ne internim kur per mengjes kishi buke kallamoqe ose buk me sheqer dhe vaj ulliri fat ishte ai qe kishte ullinj I harrut keto , pytni ata veteran qe na prune vitete e pushtetit porpollor partizant me yllin ne ball dhe ne byth te stalinizmit u dhjefasha mu ne te dhe gjakun qe derdhen sorrat partizane per ato dite qe ju paten pru’\ me 29 nator dotes se zez per ju o rrac majmuni…..

    Reply to this comment
    • lani September 26, 08:31

      Ne viti1991 ne mos gaboj ky Sallami ne hyrje te punimit te disertacionit te tij kishte vene nje citat Enver Hoxha Mbi Estetiken ,Mesiguri tashti dote vendose citatet e kumbares vet doses qe kullot ne geopat septike.

      Reply to this comment
    • lani September 26, 08:33

      Ne viti1991 ne mos gaboj ky Sallami ne hyrje te punimit te disertacionit te tij kishte vene nje citat Enver Hoxha Mbi Estetiken ,Mesiguri tashti dote vendose citatet e kumbares vet doses qe kullot ne gropat septike.

      Reply to this comment
  12. itezi September 26, 03:13

    Bravo Bedri – ka shume qelbesira – mire keta qe kemi por vjen edhe ky tyci selami per krodhen e bukes nga jashte!!!

    nuk e dime cfare mendon ajo gazetarja qe bashkejeton me kete te ndrydhurin e Salli Shiqere Derrishes!!!

    Ti sherbesh me zell curve ende sot nje komunisti llahtar, terrorristi pa breke, krimineli legen ne vitin 2014 – eshte ceshtje e pasardhesve te Freud-it ne Viene per ta studjuar – te ndonje ekipi te specializuar piskanalistesh per ti dhene pergjigje – nuk ka raste te tilla ne bote.

    Reply to this comment
  13. ZARELI September 26, 06:25

    BRAVO NJE SHKRIM I PERKRYER LEXUSIT KANE NEVOJ PER KETO SHKRIME SHIKON TE SHKUAREN TE TASHMEN DHE TE ARDHEMEN TE LUMTE DORA

    Reply to this comment
  14. labinot September 26, 06:28

    Selamin e perzuri partia,e perzu gruaja,e perzu Amerika..Si qen i rrahur qendron tek dera partise ti hedhin ndonje kocke.Me keq akoma;Streha me e sigurte per nje vdektar te zakonshem,eshte familja/Ky s`ka as familje.Ka kaluar edhe moshen per tu pranuar ne befotrof.

    Reply to this comment
  15. beni September 26, 07:20

    Per kete eduartin nuk js vlen fare te shkruash…debil si muli, ristani e halimi…hahaha kjo eshte pd-ja e vertete qe dirigjohet nga krimineli berisha.

    Reply to this comment
  16. sopiqoti September 26, 07:44

    Burrat pa karakter te tilla qendrime mbajne.Kthehen ne origjine.Behen sahan lepires.Eduard Selami mbasi i humbi te gjitha ne Amerike (familjare e financiare) dhe nga qe nuk ja vari kush mbasi nuk qe i zoti te cante me forcat e veta,erdhi si sahan lepires ne shqiperi per te siguruar nje kafshate buke.Vajti i puthi doren padronit qe mbasi e shtrydhi e hodhi ne koshin e plehrave.

    Reply to this comment
  17. Ben September 26, 08:17

    Shqip hesapi ka dhene pergjigje te thjeshte e reale

    Reply to this comment
  18. diamond September 26, 08:38

    Kush eshte Al kapone?
    Ça jane partizanet ate e njeh historia :lufterare kunder nazifashizmit, i njejti armik qe luftuan dhe Amerikanet, Britaniket, dhe forca partizane kundo ne Europe (Italia psh)…
    Al kapone per c ideale ka luftuar a na e shpejgon dot or hajdut pulash??

    Reply to this comment
  19. Studenti. September 26, 09:15

    Ata qe zgjedhin simbolikat e turpit e te tmerrit si pseudonime te komentuesit dihet qe vuajne nga sindromi i adhuruesit te atyre figurave qe kujtohen “poshte ne fund te pusit”,prandaj ashtu siç perdorin “te keqen” per t’u imponuar,po aq jane te pa mundur per t’u besuar, prandaj eshte mire per t’i anashkaluar.Rasti “Selami” renditet ne mes te “sivllezerve”qe permenden ne shkrim, qe kane humbur integritetin duke u zhgerryer pas nje lideri te sajuar,madheshtia e te cilit u ngrit nga kotesia qe vinte nga sherbesa ndaj tiranit deri ne vetemohim dhe do te çante permes reve te nderrimit te sistemeve si vetetime me slloganet e “kuotes zero e te çekut te bardhe”qe sollen ndryshimin “shkaterrim-rrenim”.Keta “idhujtare interesaxhinj”, para dhe prapa kultiti te tyre “dordolec”qe shkelqente duke u nxire ne zvetnim ishin te gjithe “salarinj”,zeri i imoralitetit te tiranise qe arriti te riveje perseri popullin nen sundim.Te gjithe kane perfunduar si brejtes, si zvarranike si “minj”, si “gjarperinj”.Ndersa prijesi i tyre vinte nga erresira e shpellave me instiktin e bishave mbi kerma, disa prej ketyre fatkeqinjeve vinin nga mjedise te tjera,por siç e treguan vete, ishin gjendur padrejtesisht tek dituria e shkenca, librat, biblioteka e katedra, sepse siç e tregoi koha dhe jeta, politikisht dhe personalisht, keta deshtake, ulerites me dy gishta, pas nje uleritesi, shpifesi,vjedhesi, vrasesi delirant te mbrapshte,te dehur ne vese, te bere tape,i mori tatepjeta, jane bere banale, bajate.

    Reply to this comment
  20. xhateli September 26, 09:18

    Po ti o Selam, harrove te flasesh kur te zbuan nga PD-ja e nuk te lane as të hyjë në mbledhje (dhe tani behesh pampers bythen e plakut Bere. Ti harron gjithashtu qe je nje politikan medioker,qe tani pas kaq vjet largimi ka degjenruar ne nje legen, servil, hipokrit.

    Reply to this comment
  21. Vate Marashi September 26, 10:35

    Bedri e ke shkrue mire, por para se te shkruash per Selamin, duhet te shkruash shkurtimisht se kush je dhe cfare ke ba me kosovaret atje ku ke jetu. Megjithate une si shkodran ta miratoj per figura te tilla qe po e shkatrrojne cdo dite PD. Keto persona nuk duhet te jene pjese te Keshillit Kombetar te PD…Edhe qyteti i imi edhe i joti sepse edhe ti shkodran je, asht i mbushur me te tille Selamista qe nga PD kane kaluar tek LSI-ja duke filluar nga drejtuesit e pushtetit po ashtu dhe te tjere te cilet per disa leke te ndyra kane lan PD… Mjere ky qytet ne duar te kujt jeton. Njehere tjeter do ti permendi edhe me emer te gjithe ato qe jane duke lepire LSI……

    Reply to this comment
  22. Goni September 26, 10:39

    Ah si nuk doli kunder partise tij ky Ed Selami! Se do lumturohej shume Bedri Islami! Sikur Selami PD te sulmonte, Islami me lavde do ta mbulonte.

    Reply to this comment
  23. Pëllumb zaimi September 26, 11:24

    Ha ha ha “labinot”? Tre përzënie ku spikat përzënia nga gruaja? Të lumtë,kini gjetur përzënien më madhështore pêr “burat” (burrat)!? Nderime!

    Reply to this comment
  24. arben September 26, 12:05

    o popull qe jeto tama me mentalitetin e kohes se ppsh se xhaxhit , a ka mo bukur se te shuhet fare koj parti e krimit dhe e korrupsjonit e sali qenit me shoke po pse duhet ti mbajme shpresat tek kjo parit fashiste dhe anti kombetare qe e ka emrin parti demokratike nuk e koptoj kete gje te thone se po shkatrrohet e djathta shqiptare e sali kriminelit qe kurr nuk ka qene dhe as nuk do te jete e till vetem nje parti fashiste ka qene dhe eshte po iku kjo parit dhe horrat e saj kemi me pak krime ne shqiperi , por kjo eshte e bija e partise se punes dhe e motra e partis socjaliste qe mbaje njera tjeter dhe e kan djegur shqiperin bashke

    Reply to this comment
  25. imer demokrati September 26, 12:31

    Halabak si Selami PD ka me shumice nga qendra ne baze. Ne zgjedhjet lokale 2011 Berisha nuk e pranoi kandidaturen e hysen Gashit per kryetar komune,nje akrobaci e Hysenit me Mediun dhe kandidoi me sigle N e PR. Ne 2003 Sadik Llulla Kandidon si i pa varur , berisha nuk i miratoi kandidaturen,Sadiku fitoi dhe u perjshtua nga pd,sot eshte anetar kryesie per degen e PD shijak.Ne zgjedhjet e 2005 Pellumb Berisha nuk ishte ne listen e kandidaturave te PD por arriti te kandidoje per LZHK-ne pasi ja ngohu doren DASH SHEHIT,u perjshtua nga PD-ja, sot n/kryetar per degen e durresit si dhe ta shoqen anetare kryesie.Keta persona kane nje emeruas te perbashket,jane KOSOVARE.

    Reply to this comment
    • Tan Notari September 26, 14:31

      Ore Imer Demokrati ja ke futur kot si kau peles. Hysen Gashi ( Cen Aga) kadidoi per LSI-ne ne vitin 2011 jo per PR-ne, mos e ngaterro me Gon Duken. Sadik Llulla kandidoi si i pavarur, por Ed Kapedani nuk guxoi ta perjashtoje nga PD-ja. Pellumb Berisha kurre nuk ka kandiduar per LZHk-ne e Dash Shehut, ai thjesht nuk u kandidau nga PD-ja per lidhjet me kriminelin Lulzim Berisha si edhe se Sala dyshonte se Fatos Klosi e kishte kompromentuar Pellumbin ne nentor- dhjetor 2001.
      Ji me i sakte ore Imer?!

      Reply to this comment
  26. Studenti. September 26, 12:44

    Faleminderit komentuesit P.zaimi per koerencen e komenteve te tij dhe konsideraten ndaj disa komentuesve e ndaj meje me kortezi!Edhe gjeja me e madhe qe eshte e paster,nga diçka krejt e vogel behet pis,prandaj arrivistet delirante duke jetuar nen hijen e padroneve nuk dalin dot ne drite sepse e verteta iu vret syte dhe konformohen gjersa shkaterrohen brenda idealit te tyre te piste.Keta jane selamllaret dhe salarinjte qe asfiksuan kete vend, e poshtruan, duke kultivuar te gjitha ligesite.

    Reply to this comment
  27. gege September 26, 13:47

    BRAVOOOO BURETO ! I sakte.

    Reply to this comment
  28. Anonimi September 26, 15:07

    Zoti Bedri ju ndjek me vemendje dhe ju uroje qe te mos na mungoni me shkrimet tuaj , ne vazhdim te artukullit tuaj desha te shtoje se Eduart Selami eshte produkte i njeriut te ri qe krijoje epoka e monizmit , ashtu si Sali Berisha dhe ky ishte ne listen e kuadrove me prespektive qe PPSH po pregatiste ti linte stafeten , me Sali Berishe , Eduart Selami ka shume gjera te perbashketa , ndryshimi midis tyre eshte se Saliu eshte goje palare , ndersa Eduart Selami thengjille i mbuluar , Eduarti ka qene si Mulerat , Cekerat , Ristanerat Halimerat e kompani ,…, burra qe nuk kane dine dhe imame ? ! …

    Reply to this comment
  29. moza xhaka September 26, 15:28

    Turp selam se me medyshje ishe dhe ne 1991, me mdeyshje dhe me gruan qe ishte model vajze qe dhe ne amerike te ushqente se ti vetem disa citate te enverit dije,
    turp qe zhgaravitesh per nje vend dhe per nje krodhe buk,
    turp qe dhe ne Librazhd nuk fitove se ti asgje ske bere per ta e cshkruaj kot, Ti je nje funderine kur dhe si baba ti je nje zero/ Po cfare di ti ku dhe makinat e vjetra si shisje dot. Po ke per ty jemi ne

    Reply to this comment
  30. ilir September 26, 15:30

    Mire e ke Bedri …por ti e di edhe pse…ndodhi keshtu…mos e thuaj te gjithe e dine mire ,shume mire psene.

    Reply to this comment
  31. Fari Balliu September 26, 15:37

    …….Po c’te beje Selami i shkrete,pa para ngeli,pa grua ngeli ateheren?? Ndonje qindarke ja dha Argita,nusen po ja gjeti Monika nga Skrapari me koke te kuqe,qe e kishin provuar shume vete per grua,por nuk u beri u vinte o e madhe ose e vogel,keshtu qe Selamit i erdhi tamam dhe tani eshte i detyruar te flase si Muli,Luli,Haleja dhe Ristani. Lereni rehat te varferin se shyqyr qe gjeti vrime!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  32. LILOLABJA September 26, 17:14

    Nje fytyre e nenqeshur ky Selami qe shikimi i tij ndalet se bashku me e menduarin pertej Atlantikut!Tek ata qe e rriten e rikthyen ne Tirane e porositen por qe per fat te keq nuk ia vershellen njeri .Kam bindjen se edhe sikur “miku” Arvizu te behet anetar i keshillit drejtues “de facto”nuk ka per ta ndihmuar te dali dot ne pah kjo figure e shpelare e politikes shqipetare ,qe i ngjason shume figures se K.Spahiut kur e hodhen ne skenen politike duke i dhene edhe titullin “qytetar nderi” te New York”pa e pare kurre kete !

    Reply to this comment
  33. Mali September 26, 17:19

    Z. gazetar ne jug thuhet nje fjale e urte popullore qe thote:”Qeni leh aty ku ha.”
    Ky rregull nuk mund te perjashtoi dhe Selamin,dhe te tjeret pa marre parasysh
    njohjet tona personale per disa nga ajo kupole.

    Reply to this comment
  34. VL September 26, 17:36

    bedri mavria, te sulmoj komandantin?

    Reply to this comment
  35. Edi Rama pastro Drejtesine! September 26, 19:47

    Z. Bedri ke harxhuar penen me kot kete here. Selami eshte nje emigrant qe pasi punoi me mundim (thone se ka punuar ne shitje makinash) atje ku ish, u be dhe shtetas i atij vendi, u kthye ne vendin e tij per pasur nje pleqeri me te mire ne kuptimin e te beri nje pune pa mund, te nje pune qe mund ta perballoj. Dhe kjo pune qe Selami mund ta perballoj se nuk kerkon fizik eshte ajo qe po ben per Berishen&Bashen, te lexoj cfare i japin. Kjo sigurishte qe ka kosto morale. Por ka pasur kush moral dhe shtylle kurrizore ne PD????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Se nuk ka PD. Ajo eshte nje zgjatim i shtepise se Berishajve, bile keshtu eshte me shume se gjysma e institucioneve te vendit.

    Reply to this comment
  36. Pëllumb zaimi September 26, 20:02

    Shumë bukur “Roni” ? Bukuri qëndron sidomos në atë që “specia selamiste pa integritet” është jo vetëm dukuri e ‘Shpellës’ por dhe e “Rilindarëve”? Tamam kështu është ? Nderime!

    Reply to this comment
  37. M A R K O September 26, 21:02

    Mira pakurriz, por thone qe eshte dhe pa gje… nejse ai se shpejti martohet… te rroje komshiu…

    Reply to this comment
  38. Abdylmutalipi September 26, 22:03

    Selam alekum islam bedrium

    Reply to this comment
  39. lufter September 26, 22:09

    Eduardi iku ne Amerike fshehur nepermjete ambasades se ishte ne rrezike te padiskutueshem per zhdukjen e tij nga Sali Berisha.Per kete eshte deshmimtare vete i pakurrizi Selam,kryesia e PD qe diskutonte per perjashtimin e Selamit( por roja te dera nuk e linte kryetarin e PD qe ishte Selami vete dora) si dhe mbare opinioni i asaj kohe.Deri vjet,2013 ne prage te fushates elektorale qe u pranua edhe Selami,ashtu i zvarritur ka folur kunder Berishes,prej vjet qe u pranua te kandidonte per deputete me firmen e Berishes,filloi te fliste se Berisha ka ndryshuar,Berisha eshte i mire etj.Tani eshte Selami i vertete,i pa kallaisur ashtu bithlepires,zvarranike,padinjitete.Mire e ka damkosur Bedri Islami.Prandaj Selami eshte nje kufome qe qelbe dynjane si Kaci i Zi,Tritan Shehu,Neritan Ceka,Imami etj.Keta e te tjere si keta do ta cojne deri ne fund denigrimin e PD-se.

    Reply to this comment
  40. Horri i Bulevardit September 26, 22:17

    Kokadhat e eduartit me germe te vogel, kane mbetur pa kalk gelqere, si pasoje jane te thueshme, se i mungon vitamina e forces.
    Eshte e qarte, se te besh kariere ne PD, duhet te shikosh, mendosh dhe te hash, si Saliu.
    Eshte metoda e vetme qe Saliu ka mesuar, qysh nga koha e partise se punes.
    Eduart, shkove per lesh, akoma pa vene brisk ne faqe.
    Nga “biznesmen” makinash te perdorura, u ktheve ne politiqar i perdorur, shkurt shkove per lesh te Saliut.
    Te rroni vete se mendja te ka shkuar ne Vucidol.

    Reply to this comment
  41. Pëllumb zaimi September 26, 23:10

    Horr Merkel ? Fundi i shtatorit po vjen dhe ishalla gënjen? Letër znj. Merkel kam për t’i bërë? More vesh apo jo? Ekstradimi të pret po e drodhe selamçe!? Ha ha ha! Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*