Për punët dhe dështimet e qeverisë

Arben Duka September 2, 2015 15:29

Për punët dhe dështimet e qeverisë

(Pjesa e Dytë)

 

Besoj se mbi qeverinë,
nuk po hedh asnjë grimcë bloze,
kur them se çështja e pronës,
është dhe më skandaloze!

Qe një kohë e artë,
kur fshatarë tanë,
merrnin kompensime,
brenda në Tiranë!

Në bjeshkët e larta,
ata tokat lanë,
po ua ktheu Sala,
brenda në Tiranë!

Morën kompensime,
horrat e pushtetit,
në mes të Tiranës,
dhe në breg të detit!

Mbase sot ju duken,
gjëra qesharake,
a s’ju dha Hajdarëve,
dega ushtarake?!

Shumë prona këtu,
kanë shkuar më keq,
me legalizimet,
u bë dhe më keq!

Shumë legalizime,
u bënë menjëherë,
por pa ish-pronarët,
ato nuk kanë vlerë!

Ka dhe shumë të tjerë,
që janë kompensuar,
me prona që shteti,
dikur ka ndërtuar!

Vit më vit është rritur,
mali i abuzimit,
në zyrat e kthimit,
dhe të kompensimit!

Por prona në fakt,
nuk kthehet më fare,
se nuk zhbëhet dot,
Reforma Agrare!

Kaluan dy vjet,
nga kohë e doktorit,
dhe më keq është bërë,
e drejtë e autorit!

Gropa më e zezë,
e gjithë historisë,
po për këtë fare,
s’ia ndjen qeverisë!

Ministres që ka,
në dorë liçensimin,
përpara dy vjetëve,
as emrin s’i dinim!

Nga kjo qeveri,
s’erdhën kurrë të korrat,
ndaj me veprat tona,
pasurohen horrat!

Si mund të kërkojë,
Rama-Europë,
“E drejta e autorit”,
në më të zezën gropë?!

E lëmë qeverinë,
shkojmë tek Erioni,
që ka nisur punët,
si gjithë e shikoni!

Duket që bashkia,
tani po lëviz,
se Basha na la,
mbrapa një gjiriz!

Bashkia tani,
po punon vërtet,
po gjobë e urinës,
është banalitet!

Kur s’ke asnjë banjo,
në administrim,
kjo gjobë banale,
s’ka asnjë kuptim!

Nëse në “flagrancë”,
do kapësh një çerr,
nuk i vë dot gjobë,
se nuk i ke ç’i merr!

Sado që ta zgjasim,
do ta zgjasim kot,
se gjithë problemet,
nuk i themi dot!

Nga mesi i Shtatorit,
do dalë e vërteta,
në bëftë qeveria,
bilancet e veta!

Bilancet e saja,
do shohim vërtetë,
po s’besoj që vetes,
t’i vërë notën dhjetë!

Meqë ka punuar,
në kohë të vështirë,
një pesë gjer në gjashtë,
për të do qe mirë!

Arben Duka September 2, 2015 15:29
Komento

5 Komente

  1. LOVE September 2, 19:26

    po po ,aty bieri fyellit ti , se ashtu eshte
    nuk kthehet prona fare se eshte reforma agrare
    po cfare dreqin ngaterrohesh me pronat ,kur ti per bunkerin punove gjithe jeten
    pronat i moren ne o shoku pppppoet , dhe nga Strasburgu po falimenton shteti yt
    se sot nuk ka keshill popullor ,sot ka imperialiste
    do leke thote imperialisti ?? -po thote komunisti – epo paguaj te persekutuarit
    paguaj ish pronaret , bej reformen ne drejtesi , mos ha ngjala lufto korrupsionin
    ore po si nuk u gdhende pak ti ? kam 2 vjet qe po ju them te njejtat gjera
    ty kam nja 5 vjet gjanem 😛 ,po aha jeni te vonuar
    po mire asaj ministres nuk ja dije emrin ,po kesaj te rese ja ke mesuar ???
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahahahh, po ti do rrrrrrrrrilindje

    tani qetesohu , me qetesi dhe dashuri te lutem 😛

    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ,do presi dhe mezin e shtatorit ????
    mblidh mendjen e kokes ,mblidhni partine , merr shokun Ruqi ,merre dhe gjyshe Negjin
    ca Serveter e ca surreter qe kane 70 vjet aty i keni , beni kongresin ose me nr te ri
    ose me nr e babes ,beni si te doni , po mblidhni partine dhe cakto kryetarin po ju them
    riformoni njeriun e ri …ops qeverine e re ,se do ngeleni jetim
    merr vesh cfare te them ??
    lere kohen e veshtire se …nuk keni pare gje akoma

    dhe notat ju i keni pasur gjithmone 5 deri ne kater 😛
    biografine e keni pasur 10 ……ate nuk jua shajme dot 😛

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani September 2, 21:32

    Kenaqèsi te lexosh vargjet e tua Arben ,nè fakt disa qe ju lexojne s’kane ç’farè te bejne dhe i bien fyellit duke reaguar ndryshe.Si lexoni mor ditezinj kur nuk u pelqen?Pa tjeter qe doni te tregoni dashurine e sotme ndaj kundshtarit te djeshem.Kjo do te thote te mbytesh me çorben qe e gatuan vete.

    Reply to this comment
    • LOVE September 2, 23:00

      xha Sulo ,lexove ndonje gje dje ti ?? lexo nga pak dhe mos me shkruaj
      indirekt , ma thuaj troc “dashurine” qe ke per mua 😛
      mos i fol Arbenit qe te degjoj une ,se une flas dhe kur nuk me flet
      lexo me shume ate qe nuk te pelqen , si thoshte partia ?
      do ti heqim lakrat nga koka …se ke ca lakra …bolshevike [ borgjeze]
      nuk je kundershtari im ,mos i jep kaq shume rendesi vetes
      as dje as sot nuk je kundershtari im ,nuk je ne lartesine e duhur

      mblidhni partine xha Sulo ,mblidhni partine , se po ju merr lumi
      mos shiko gjithmone kundershtarin ,ate qe na ndan …shiko shqiptarin

      Reply to this comment
      • Laberia123 September 3, 12:19

        @LOVE.Ke te drejte qe ankohesh.Partia e Xhaxhit Enver te ka sh….me fis dhe fare.Nuk eshte cudi qe une dhe ti te jemi vellezer me te njejten nene.Di gje une c’fare ka bere Babai im ne zonat e tua kur ishte ushtarak i Enver Hoxhes??

        Reply to this comment
        • LOVE September 3, 12:56

          ahahahhaahhahahhaahhaaahaha
          sa qejf ju kam kur nxeheni ,sidomos kur nxehet Lapi 😛
          nuk e di cfare ka ber dje ,po duke pare qe ti flet si
          ko.munist besj se ko.munist ka qene dhe ai
          tani te bej dhe une nje pyetje ,kot per muhabet …
          sot cfare ben babi ?? po qan per pensionin ??
          ju qe na mbrojtet atdheun nga imperializmi dhe sidomos nga armiku shqiptar , se armik tjeter nuk pame ndonjeher
          cfare po beni sot ???
          babi qan per pensionin , jua hengri Saliu dhe ate shtepine ku hanit supe ne kurriz te miletit jua fshiu [ SHQUP]
          dhe ti besoj se bredh azilit , se nuk paguan dot dritat 😛
          po e shikon mire sot cfare ka ber babi dje …..dhe dale se nuk ke pare gje akoma …do e shofin dhe ata qe do riprodhosh ti …me qetesi dhe dashuri Labi 😛

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*