Për pyjet dhe nismën “Klosi”

December 10, 2018 02:20

Për pyjet dhe nismën “Klosi”

I nderuar z.Kryeredaktor

Nëse Pyjet mbulojnë më shumë se një të tretën e sipërfaqes së tokës të Evropës (45 % ose 1.02 miliardë hektarë) tek ne sot ato mbulojne rreth 60 % te territorit (1.5 mln ha), paçka se janë sakatuar gjatë tranzicionit dhe rreth 30 % e tyre është kthyer në cungishte dhe shkurre dhe është pakësuar fondi pyjor me rreth 100 mije ha  (50 mije ha nga djegiet nga zjarret dhe 50 mije të tjera nga prerjet pa kthim të tyre dhe volumi i lëndës drusore është reduktuar në minimum.

Shkatërrimi i  pyjeve gjatë tranzicionit është më i madh dhe se ai gjatë 50 viteve të sitemit të centralizuar socialist ku u megjithëse u shfarosen dhe prenë rreth 200 mije ha pyje (për të hapur-krijuar toka buke dhe kullota polifite) por njeherazi u pyllëzuan rreth 400 mije ha, dhe u kompensua sipërfaqeja e prerë e pyjeve.

  • Antarësimi “natyror“i Shqipërisë  në BE ka standart kontrollin e Shtetit ndaj mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit!
  • Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë, sanksionon: “Shteti mban pergjegjësi për “Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin racional të pyjeve, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore, mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm“;

Ndërkohë struktura e Re Qeverisëse “Rama 2“ (2017) reduktoi dhe bashkoi disa ministri, ku u bashkuan në një simbiozë të pazakontë dhe ministria e Turizmit dhe Mjedisit si asnjë vend në botë dhe ku si pasojë u shkri fare dhe Drejtoria e Pyjeve dhe sot ne jemi i vetmi vend në Evropë pa Drejtori Pyjesh, pa Shërbim Pyjor, pa marrë parasysh nga njëra anë problematikën komplekse dhe alarmante të pyjeve, mbulesën 60 % të teritorit dhe nismat globale të ndryshimeve klimatike, pas Marrëveshjes së Parisit (2016) ku tashmë gjithë bota i ka kthyer sytë nga pyjet si shpetimtare të katastrofës ekologjike, dhe duke patur parasush që pyjet tanë gjate tranziciont jane maksakruar barbarisht dhe vazhdojne te masakrohen çdo dite pamvaresisht nga Moratoriumi „“de jure“ te shfrytezimit te Pyjeve  te  2016’es …!

Ramës ja mbushën mendjen profantët, dhe servilët raja‘ me të cilet rrethohet ose e rrethojnë që të mos krojonte Agjensine Kombëtare e Pyjeve, që ishte në programin qeverisës të PS-së, e përgatitur nga një grup ekspertësh profesionistë në konsultim dhe sipas propozimeve të institucioneve prestigjoze si BB-re dhe FAO, por krijoi Agjensinë Kombetare të Zonave të Mbrojtura (e cila s’numëron dot asnjë rezultat që prej krijimit të saj dhe tregues sinjifikativ i punës së sajë është lënia e PK Lurë të shkatërrohet përfundimisht. Vini re. Bëhet fjalë për një nga parqet më me vlera ekologjike dhe biodiversiteti, me specie të rralla në Evropë dhe liqene glaciale etj.

Pyjet “për t’i hequr qafe“ ua kaloi bashkive që s’kanë as pervojë as kapacitete institucionale për administrimin dhe mbarështimin e tyre dmth i la mall pa zot. Kjo duket se megjithese ka një moratorium për shfrytëzimin e pyjeve matrapazët e lënë azat vazhdojnë pa problem se s’ka shërbim pyjor dhe kamionet vazhdojnë të transportojne lëndë dhe dru zjarri përditë drejt qendrave tëe mëdha tregtare dhe qyteteve dhe jashtë vendit.

Asnjë vend në botë nuk ka ndermarre vendime të tilla primordiale që t’jua jap në administrim-pronësi gjithë pyjet shtetërore-publike bashkive, dhe të shkrijë Shërbimin Pyjor.

Ministri i Ri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, për të vazhduar-imituar stilin qeverisës të papërgjegjshëm të Ramës dhe mbuluar kasaphanën e pyjeve ka ndërmarre gjoja një nismë “kumbuese”, por që në shpalljen e saj ajo është e shoqëruar nga një paradigmë që e ka burimin tek stili “Rama”, i bërjes vetëm thjeshtë show TV-iv dhe asgjë tjetër, fol dhe mos bëj asgjë se diçka mbetet, për të mbjelle 20 milionë e 200  mijë pemë deri në vitin 2020, dhe duke e quajtur këtë nismë “clean & green” në kuadrin e nismave globale pas Marrëveshjes së Parisit(2016) për ndryshimeve klimatike dhe asajë evropiane “Horison-2020”.

Po a është vërtetë kjo një nismë serioze apo është thjeshtë një fasadë paradoksale pa angazhime fondesh dhe pa objektiva të qarta ?!.” Nisma e z. Klosi është se brenda 2020-s, do të mbillen 20 milion e 200 mijë pemë në Shqipëri, por jo fidanë pyjore (!) gjoja në kuadrin e një Programi të Qeverisë të quajtur “Clean & Green 20/20”, i cili pat filluar me pastrimin e mbetjeve urbane dhe tani plekset edhe me mbjelljen e pemëve por jo të fidanëve pyjorë apo krijimin e pyjeve të rinjë siç jemi mësuar të dëgjojmë nga e gjithë bota, dhe në një takim-show të ditëve të fundit, ministri  Klosi, e bën vetë edhe prezantimin teknik (dhe jo Drejtori i Pyjeve, se s’ka Drejtori Pyjesh).

Dhe nga kjo Ministri raportohet se vetëm gjatë vitit të kaluar në kuadër të programit ‘Clean & Green’ 2020” u mbollën 4.5 mln pemë, por paradigma e kesaj nisme është se ajo synon të mbillen pemë por se çfarë pemësh nuk dihet, dhe përmenden shifra për mbjelljen e arrave dhe gështenjave dhe asnjë fidan pyjorë, dhe s’jepet asnjë shifër se sa fidane pyjorë janë mbjellë dhe sa do të mbillen dhe sa pyje të rinj do të krijohen deri ne vitin 2020 dhe se nga do të merren fidanat pyjorë (kur sot s’ka asnjë fidanishte pyjore shtetërore, sa fonde janë akorduar për këtë, se për incineratorët e djegies së mbetjeve urbane janë dhene mbi 150 mln euro nga buxheti i shtetit ndërsa për pyjet zero) etj..

Ndërkohë Shërbimi Pyjor Shqiptar është në një gjendje impasi-zgripi, përballë sfidës së dekonsiderimit si në asnjë vend në Evropë dhe po përjeton sfidën e denigrimit dhe mbijetesës nga militantizmi politik dhe injoranca administrative shtetërore e tranzicionit, nga e cila megjithese kan kaluar tashmë 24-vite s’po dilet dot.

Por vandalizmën dhe injorancën në administrimin e burimeve natyrore dhe pyjeve nuk do ta paguajmë aq shumë se sa brezat që do të vijnë dhe nëse ka nje kusht të paplotësuar që ne nuk e meritojme antarësimin në BE është sjellja jonë vandale ndaj natyrës dhe pyjeve.

Realiteti tragjik i pyjeve u shoqërua nga vetë shteti-qeveria me atë tragji-komik të shkrirjes se Shërbimit Pyjor Shqiptar me përvojen e një shekulli dhe që u denigrua në një strukturë të copëzuara pranë bashkive dhe ai është sot inekzistent. Dhe kjo gjendje impasi vjen nga injorimi i strategjisë ekzistuese të sektorit të Pyjeve dhe Platformes Institucionale të miratuar ne v. 2004 me asistencën e BB dhe FAO’s.

Injorohen në mënyrë profane tre dokumentat bazë për pyjet siç janë: (I) Strategjia ekzistuese e sektorit të pyjeve, (II) Ligji i Pyjeve, dhe (III) Platforma e reformës institucionale te pyjeve, dhe ndërkohë hartohen dokumenta të rinj nga joprofesionistë në formën e pamfleteve patetike pa asnjë lidhje me realitetin e pyjeve tanë, pa asnjë program konkret për mbrojtjen e pyjeve dhe ripyllëzimin e sipërfaqeve të prera dhe djegura barbarisht gjatë tranzicionit (që janë rreth 100 mije ha) dhe pa ju referuar nismave globale për pyjet, që nga objektivat e OKB-se dhe deri tek Marreveshja më e fundit e Parisit për Klimën, ku pyjet janë bërë tashme prioritet në të gjitha programet qeverisës, të të gjitha vendeve si i vetmi “shpëtim” nga katastrofa ekologjike.

Ky denigrim vjen nga arroganca e injorancës dhe mosrealizimi i reformës institucionale të sektorit të pyjeve, sipas rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare (BB dhe FAO) megjithë mbështetjen financiare të dy projekteve të njëpasnjëshme të Bankës Botërore dhe FAO’s (40 mln USD, 1995-2014..), dhe miratimit të “Platformës së Reformës Institucionale në Sektorin e Pyjeve’, ku ështe propozuar si e vetmja zgjidhje per ringritjen dhe rivendosjen ne normalitet te sektorit te pyjeve: krijimi i një strukture autonome-vetëfinancuese për menaxhimin e pyjeve, dhe kjo e miratuar me V.K.M. Nr. 247 dt. 23.04.2004, por kjo ende’ nuk bëhet realitet dhe Shërbimi Pyjor Shqiptar mban  struktura inefiçiente të viteve ’70 !!

Ja disa shifra dhe fakte per katastrofen mjedisore lifdhur me pyjet:

  • Jemi i vetmi vend në Evropë që megjithë 40 mln USD të shpenzuara për pyjet nuk dimë ende’ sot se sa pyje kemi (1.5 mln ha apo 1 mln ha) dhe kadastra jonë punon me inventarizimin e vitit 1987 dhe s’kemi ende’ nje database dixhital apo nje kadastër të saktë kombëtare për pyjet dhe kullotat ?!!
  • Gjate tranzicionit janë prerë ilegalisht dhe djegur rreth 100 mijë hektar pyje dhe asnjë analizë dhe asnjë masë rehabilituese-resturuese.. ku dëmi përllogaritet në rreth 50 mln euro.
  • Ka dy dekada që nuk bëjmë as pyllëzime/ripyllëzime as prita malore, gjë që ka shkaktuar këto përmbytje biblike nga erozioni drastik, 35-30 ton/ha/vit, më i larti në Evropë dhe nga më të lartët në botë.
  • U trumbetua dhe teoria primordiale e ish-kryeministrit për mbjelljen e arrorëve dhe kjo si ish-teoria kriminale e krijimit të kullotave polifite dhe prishjes se pyjeve-dushkajave tona shekulluore dhe arrorët prishën disa mijëra ha pyje dhe ato pak rrënjë që u mbollen apo s’u mbollën nuk u kadastruan asnjëherë, dhe asnjë analize apo përgjegjesi, kjo ndodh vetëm në Shqipëri,
  • Kemi 50 vjet që kemi shpallur zona të mbrojtura e parqe kombëtare dhe perveç atij të Butrintit, akoma dhe sot nuk kemi asnjë park kombëtar të vërtetë natyror dhe asnje zonë të rujatur dhe mobiluar dhe me parametra të një zone turistike model, ato mbeten të tilla vetëm në letër, dhe disa prej tyre “kan humbur dhe nga defteri” se s’janë më të tilla nga shkatërrimi barbar, si Lura, Qafë-Shtama, Bredhi i Drenovës, Krastat (Krujë, Elbasan), por dhe Dajti, Tomorri, Divjakë-Karavastaja, Kune-Vaini, Velipoja, Llogaraja etj
  • Ne flasim për zhvillim rural dhe pyjet dhe ujrat i lëmë nën Ministrinë e Mjedisit, e cila operon në konflikt të hapur interesi, se bën politika dhe strategji për burimet natyrore dhe kontrollin e kundravajtjeve dhe shkeljeve ligjore, por njëherazi na leshon dhe liçensa shfrytëzimi të tyre si në asnjë vend në botë, ndërsa Ministria e Bujqësisë flet për zhvillim rural kur Shqipëria ka 75 % të teritorit kodrinor-malorë dhe pa pyjet dhe kooperativat pyjore në zonat veriore dhe malore në tërësi nuk mund të ketë kurrë zhvillim rural.
  • Ka 20-vjet që lulëzojnë guroret kudo dhe mbi kokat tona këtu në Malin e Dajtit-që po shkatërrojnë dhe natyrën e këtyre parqeve për të mos u bërë kurrë të tilla, dhe “nuk bzan njeri” as media as politika se janë të pleksura vetë në këtë katrahurë.
  • Ka 20-vjet që janë zënë teritore në mënyrë të paligjshme, duke filluar nga fshatrat turistike si ai “Lura” në vitet ‘2000 në Gjirin e Lalësit dhe më pas në gjithë bregdetin dhe rivierën bregdetare, mbushur me vila abusive në rreth 100.000 ha dhe pas kaq vitesh asnjë Qeveri nuk ka filluar prishjet e tyre që kan mbirë e mbijnë si kërpudhat pas shiut në çdo periudhë amullie ?!!
  • Ka 23-vjet që priten mbi 2.5 mln metër kub material drusor dhe kontrabandohet jashtë një pjesë e tij në formën e druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit, dhe formalisht/zyrtarisht raportohen vetëm 100-150.000 metër kub në vit, kjo vazhdon dhe tani që ka gjoja një moratorium për pyjet ?!!
  • Jemi i vetmi vend në botë që në pyjet tanë nuk të zë syri një gjallesë të egër, dhe ato që kan mbetur janë strukur në thellësite e pyjeve i kërkojne me qiri gjuetarët vendas dhe sidomos ata të huaj dhe i vrasin, dhe ato janë tmerruar aq shumë sa janë “larguar” nga trualli ynë që ndonëse ka qenë “sui generis” është kthyer në arenë qitjesh. Dhe moratoriumi i ndërmarrë nuk mund dhe nuk duhet të ishte zgjidhja por forcimi i strukturave kontrolluese dhe zbatimi i ligjeve, si për gjuetinë klandestine dhe për prerjet ilegale të pyjeve dhe kontrabandën e lëndës drusore dhe të qymyrit të drurit.
  • Megjithë gjendjen e rëndë të pyjeve dhe tragji-komike të Sherbimit Pyjor, nuk bëhet asnjë analizë, nuk ka asnjë vjetar statistikor për arrtijet dhe mosrealizimet. Në Konferencën e ndryshimeve klimatike (RIO + 20), ndër angazhimet e marra e para eshte mbjellja e 100 milion drurëve pyjore deri në 2017-ën, ku dhe vendi ynë është pjesëmarrës-angazhues, por ne ende’ nuk kemi asnjë nismë a objektiv shtetërorë serioze dhe vetëm bejmë ndonjë mbjellje minore simbolike për show dhe ndërmarrim nisma të tilla si kjo e mbjelljes së 20 mln pemëve.(?!).
  • Në këto kushte dhe në kuadrin dhe të nismave globale të ndryshimeve klimatike ne duhet të kemi imperativë krijimin e një fondi për pyllëzime/ripyllëzime pranë KM që të riinvestoj për rikrijimin e pyjeve të shfarosur dhe rimbjelljen e sipërfaqeve të pyjeve të prera dhe djegura këto 27-vjetë dhe sidomos për veshjen e brigjeve të ujëmbledhësave të Drinit etj, për të shmangur përmbytjet (një pyll i vërtetë mban 20-25 % të reshjeve);
  • Të gjitha këto përmbushin arsyetimin racional që Qeverija duhet të krijojë patjeter Azhensinë Kombëtare të Pyjeve (përfshi zonat e mbrojtura) si një institucion integral autonom për mbarështimin e integruar të burimeve natyrore (pyje, kullota, zona të mbrojtura, bimë mjekësore, florës dhe faunës por dhe të ujëmbledhësave).

 

Mehmet Metaj / Qendra AlbaForest

 

December 10, 2018 02:20
Komento

3 Komente

  1. Vasili December 10, 11:29

    Bataku politik dhe i kopese njerzore, gjithandej shperndare ne keto ane,natyrshem ka bere qe kjo mocalishte te pushtoje dhe ish natyren e bukur shqiptare.
    Te gjitha keto te ndodhura dite mbas dite,i ka bere ata te mos kuptojne,qe ky vend i ngjan nje zooparku te izoluar,europian.

    Reply to this comment
  2. Ujku December 12, 18:40

    Per cfare i duhen qeverise pyjet tani?
    Ju doni te na ktheni ne socializem ku edhe ambasadat mbillnin peme,ndersa ndermarrjet pyjore mbillnin disa milione peme pishe,ahu,bredhi,meshtekne etj/!
    Jo more zotni,shteti sot nuk merret me vogelsira,prandaj te gjitha pasurite dhe sherbimet ia kemi dhene privateve,ndersa ne marrim taksen!
    Ne se edhe ju te pyjeve doni t’i merrni ato me koncesion,ua japim,por hidhni nje here paret 20 % tek llogaria e shefit dhe beni cfare te doni me pyjet!
    Ja shikoni minierat,qe dikur canin bllokaden,sot nuk dihet se kush i vjedh e kush i shkaterron!
    Ne qeveria kemi hallin t’ia hedhim per 4 vjet,ndersa Enver Hoxha mendonte si diktator te rrinte 45 vjet!
    Prandaj atij i dhimbsej pasuria kombetare,ruante e shtonte pyjet,ndersa ne tani cfare na behet se per 4 vjet nuk i beme rrush e kumbulla paret e shtetit?

    Reply to this comment
  3. Hammerhaituri December 13, 11:08

    A ka artikull me Idiot se ky? A ka komente me idiote se kto me siper? Ksaj i thone te vish e ti shpjegosh alfabetin dikujt qe ka mbaruar shkollen e larte!! Duhet te vije qeveria e ti shpjegoje njerzve qe nuk duhet shkaterruar pylli!!! Pas larjes se prapanices ndrrohen edhe breket! Te krijohet edhe drejtoria e prerjes se thonjve! Te krijohet edhe komisjoni i kontrollit te nevojtoreve publike detyre kryesore e te cilit te jete edukimi i popullit shqiptar ne menyre qe te mos perseriten gabimet e periudhes se tranzicionit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim