Për shkretanët e historisë kombëtare

July 31, 2017 16:44

Për shkretanët e historisë kombëtare

Muharrem Xhafa

Po ndjek me vëmendje dhe habi njëherësh debatin që po bëhet në ‘DITA’, por edhe në media të tjera rreth një teze sa të dyshimtë, aq dhe antishqiptare që ka hedhur në tregun mediatik opinionisti Mustafa Nano. Mbase nuk meritonte fare vëmendje kjo profkë e Mustafait, por duke parë në vijimësinë e këtyre 27 viteve përsëritjen e një dukurie në forma dhe fusha të ndryshme, debati mendoj se ka vlerë. I habitshëm është fakti se si një debat i tillë hapet në përmasa të tilla në vitin 2017 dhe për figurën qendrore të historisë shumë shekullore të kombit tonë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, 550 vjet pas vdekjes së tij.

Sepse është kthyer në modë midis nesh sot përpjekja për të zbritur nga piedestalet heronjtë dhe për të ngritur anti heronjtë. Sikurse ndodhi me Ahmet Zogun, kur nja pesë vjet më parë iu ngrit një monument madhështor në mes të Tiranës, pavarësisht se historia ka dëshmuar dhe vërtetuar tradhtinë kombëtare të këtij satrapi. Sikurse ka ndodhur me ballistët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë që janë mbuluar me kurora lavdie dhe heroizmi, duke i dekoruar me qëllimin e vetëm për të errësuar Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

Prandaj dhe them me bindje se e gjitha kjo bie erë kolaboracionizmi, fashizmi dhe tradhtie kombëtare. Po përpiqem ta argumentoj këtë që sapo thashë.

***

Duke mos qenë historian i mirëfilltë, unë nuk futem në detaje të dokumenteve historike, që i përkasin fushës së historisë, as të bej polemikë me historianë e studiues, përfshirë edhe Mustafa Nanon, po do të jap opinionin timin për tezën absurde për origjinën serbe të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut!

Një trajtesë, qoftë  kjo e Mustafa Nanos ose e ndonjë tjetri, shqiptar a i huaj, kur merren nëpër gojë e sulmohen figurat më të mëdha të kombit, çdo shqiptar patriot i vendit të tij, nuk mund të mos ndiejë hidhërim e të pyesë: Ore po, përse ndodh kështu, përse bëhen kaq përpjekje për të hedhur baltë e për të zhvlerësuar Skënderbeun, Enver Hoxhën e figura të tjera të shquara të historisë dhe kulturës së kombit, për LANÇ-in, për arritjet e mëdha të socializmit, përfshirë gjuhën e letërsinë shqipe, muzikën, filmin, folklorin, moralin shqiptar etj?! A ndodh kjo pa dashur, për çka autorët e trajtesave mund të reflektojnë e të bëjnë korrigjimet përkatëse në punimet e veta apo është një strategji e menduar, e përpunuar tinëzisht, diku brenda e jashtë vendit, dhe e hedhur, po tinëzisht, për zbatim, qoftë edhe si një “tatim” pulsi të shqiptarëve?!

Autoret e trajtesave ndaj të cilëve çohet kundër një opinion i tërë, i paraprirë prej figurash të njohura e kompetentë, të fushës së historisë në rastin konkret, kur mbrojnë me kokëfortësi, pa argumente shkencore historike, qëndrimet e tyre, bëjnë që çdo shqiptari me mend në kokë dhe me ndjenjë të vërtetë qytetarie e atdhedashurie t’i shkojë mendja se ky është një sulm i organizuar, është një strategji që synon të lërë shkretë e zbrazur vendin e të rrezojë lavdinë e kombit. Po mund të jetë dhe një strategji, duke u vënë në shërbim të dikujt tjetër, të të huajve pushtues, të paguar ose jo të paguar, kjo nuk ka shumë rëndësi! Pesha e fajit rëndon edhe më, kur autorë të “prodhimeve” historike antishqiptare janë intelektualë jo kompetentë të fushës së historisë, që, duke abuzuar me “liritë e të drejtat” e demokracisë borgjeze, u është mbushur mendja si “kaposhit”, se dinë të këndojnë e të bëjnë kompetentin në çdo fushë të jetës së vendit! Këtyre njerëzve u duhet ndalur hovi!

Siç thashë, pa qenë historian, po aq sa njohuri kam për historinë e Shqipërisë, për historinë e gjuhës e të letërsisë shqipe në veçanti, di se autorë të huaj, po edhe shqiptarë, kanë përdorur për të “zhvlerësuar a çmitizuar” Skënderbeun, midis të tjerave, onomastiken e toponomastikën serbe e sllave, duke i quajtur Skënderbeun, Vojsavën (të ëmën), Gjonin (të jatin), Stanishën (të vëllain) e të tjerë të gjakut të tij, me origjinë serbe, pra jo shqiptarë, pa sjellë asnjë dëshmi e dokument historik të vërtetë të kohës!

***

S’ka sesi të mos themi se këtu kemi të bëjmë me një provokacion, i cili synon të përçmojë popullin shqiptar dhe shpreh simpati për popullin serb e historiografinë serbomadhe, të glorifikojë historinë e tyre dhe denigrojë historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve! Duke vepruar kështu, Mustafa Nano e ndonjë tjetër para tij, kanë rënë, me dëshirën a padëshirën e tyre, në pozita serbofilësh e më gjerë! Shqiptarët e dinë bukur mirë se Skënderbeu është shqiptar e Heroi Kombëtar i tyre dhe as tunden për këtë. Nuk kanë ngelur ata të marrin mend nga Mustafa Nanoja. Por nuk ka sesi që pohimet e Muçit, i cili e paraqet Skënderbeun me origjinë serbe, të mos ngjallin një shije të hidhur e indinjatë, jo thjesht pse shqiptarët janë mësuar t’i quajnë, siç janë në të vërtetë, Skënderbeun, nënën, babën e të tjerë të gjakut të tij, shqiptarë, po edhe se çfarë thotë Mustafa Nano përmban hapur e diku “fshehtë” një ngarkesë etnike proserbe, që shqiptarët e shkenca historike (albanologjike) shqiptare nuk i kanë pranuar asnjëherë! Shkenca shqiptare e historisë dhe gjithë shqiptarët duhet të dëgjojnë zërin e të mbështesin përfundimet shkencore të historianëve të mëdhenj të kombit, si Aleks Budës, Stefanaq Pollos, Kristo Frashërit, Xhemil Frashërit, Kristaq Priftit; të historianëve të shquar të historisë së letërsisë e gjuhësisë shqiptare si Eqrem Çabejt, Dhimitër Shuteriqit, Androkli Kostallarit, Rexhep Qosjes, Shaban Demirajt; po edhe të Pëllumb Xhufit e të tjerëve, që qëndrojnë me argumente shkencore në mbrojtje të vlerave e të interesave kombëtare! Pa asnjë mëdyshje një përgjegjësi të madhe ka “Akademia” e Shkencave e Shqipërisë, e cila, me studimet e konkluzionet shkencore të saj, nuk duhet të lejojë që amatorë të hedhin gurë e balte mbi historinë e lavdinë e kombit shqiptar! Po jo më pak përgjegjësi ka shteti.

Dihet që ka pasur autorë të huaj e, edhe shqiptarë fatkeqësisht, që janë përpjekur të shohin prapa emrave të përveçëm të njerëzve a të vendeve në trajta të gjuhëve të huaja, kombësine e huaj! Në tërësi, ky vlerësim i gabuar  shkencor është kapërcyer! Të pohosh përsëri sot këtë idiotizëm, kjo përbën një shprehje të qartë injorance, po edhe një dëshirë për t’u shërbyer të huajve pushtues.

Njihet fakti që, nacionalistët serbë në veçanti, kanë këmbëngulur për origjinën sllave të Skënderbeut, duke shfrytëzuar trajtën që ndeshet në dokumente e akte sllave emri Jovan për të jatin e Skënderbeut e deri trajtën serbe Gjuragj për vetë Gjergj Kastriotin! Po kurrë nuk mund të thuhet se këta dy emra a të tjerë, shprehin përkatësi etnike!

Nejse, këto janë çështje të historianëve të mirëfilltë e kompetentë, po, me sa informacion kam unë, vetë studiues serbë të ditëve tona e kanë hedhur poshtë tezën e prejardhjes serbe të Skënderbeut, madje (nuk flas për të tjerë) mund të them se unë nuk kam dëgjuar historianë serbë të sotëm të kenë këmbëngulur për ta bërë Skënderbeun të vetin! Madje, ky problem nuk kam dëgjuar të jetë ngritur as tani që Kosova përbën një problem të madh për Serbinë!

Pak, disa kokrra shqiptarësh jo historianë të formuar, janë ata që kërkojnë t’ia japin Skënderbeun serbëve! Një shërbim i padenjë! Jo se nuk dihet, po sepse dëshiroj të theksoj për shqiptarët kudo që ata ndodhen në botë, se përpjekjet për të bërë të tjerë Skënderbeun të vetin, kanë ndodhur jo për modë, po për shkak të madhështisë e famës që Skënderbeu fitoi në historinë europiane e më tej. Po kështu jo se nuk dihet, po desha të theksoj se nuk janë vetëm serbët, po janë edhe grekët, të cilët nuk i kanë reshtur përpjekjet e tyre për ta paraqitur Skënderbeun me origjinë helene, ndonëse jo me aq këmbëngulje sa serbët. Nëse serbët janë të përndezur ta bëjnë Skënderbeun, një hero të Mesjetës, të tyrin, besoj se nuk do të entuziazmohen hiç nëse Mustafa Nanoja bashkëkohës i yni dhe nja 100 të tjerë si ai të vetëdeklarohen botërisht si serbë apo si grekë, meqë u pëlqen historia e fqinjëve tanë.

Pse e them këtë? Sepse prirja e nacionalistëve serbë për ta paraqitur Skënderbeun me origjinë serbe shkon deri në çmenduri. Ka qenë konsekuent synimi i serbëve për të sllavizuar a serbizuar jo vetëm emrat e viseve te sunduara prej tyre, po edhe emrat e qyteteve jo serbe, që mund t’i pushtonin një ditë, për të “argumentuar e justifikuar” aneksimin e tyre! Serbët e malazezët, për shembull, e dinin mirë se qyteti i Shkodrës quhej Shkodër, por ata e thërrasin edhe sot Skadar, jo Shkodër! Dihet nga të gjithë, po është e domosdoshme të dihet nga intelektualët, se emri i veçantë, personal i një personaliteti të madh ose i një njeriu të thjeshtë, i një qyteti a fshati, nuk nënkupton e as nuk mund të nënkuptojë kombësi, etni. Mustafa (ose Muharrem) bie fjala, është emër turk a arab, po Mustafa Nano është shqiptar dhe emri që Muçi mban nuk përcakton e as nënkupton aspak kombësinë e tij! Çorovodë është një emër sllav, po kjo nuk nënkupton aspak përkatësinë etnike sllave, se Çorovoda është tokë ilire, shqiptare. Nuk besoj të jetë harruar se në shkolle kemi mësuar që emri Gjon (Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut) e Gjergj kanë qenë shumë të përhapur në trevat shqiptare, në veri e në jug. Se banorët e viseve të jugut, që mërguan gjatë shekujve 14 e 15 në territore të Greqisë, me vete morën edhe emrin Gjon e Gjergj në trajtë të pastër shqiptare. Po kështu, ndonëse nuk po zgjatem, dhe legjendat e vjetra shqiptare. Kujtojmë se legjenda e zogut të njohur me emrin shqip gjon ose qokth, shërben si një fakt historik e dëshmi që emri Gjon ka hyrë në sferën e legjendave, kaq i lashtë është.

Emrat Gjon, Gjergj etj. të përmendur dendur gjatë Rilindjes Kombëtare nuk janë emra të sajuar nga korifenjtë e Rilindjes të shtyrë nga shpirti nacionalist i tyre, po përkundrazi janë emrat Gjon, Gjergj e të tjerë, që rilindasit i morën nga tradita popullore shqiptare. Pse të mos kujtojmë këtu për të përforcuar tezën e origjinës shqiptare të Gjon e Gjergj Kastriotit, Gjon Buzukun, shkrimtarin e parë të letërsisë shqipe, i cili, në librin e tij “Meshari” (1555), dilte para lexuesve të kohës së tij me këto fjale (pasthënia e librit) : “Unë, dom Gjoni, biri i Bdek Buzukut”! Në përforcim të tezës që Skënderbeu është në mënyrë të padiskutueshme shqiptar e bir shqiptari, vjen edhe vlerësimi që ka bërë për të kolosi i botës, Karl Marksi, i cili, rreth 200 vjet më parë, thoshte se heroi i shqiptarëve, Skënderbeu, mbrojti me luftërat e tij kundër Turqisë jo vetëm vendin e vet, po edhe krishterimin e qytetërimin europian nga invazioni i Turqisë osmane! Është për të ardhur keq që historianët shqiptarë në këta 27 vjet të sundimit të shtetit borgjez e shmangin vlerësimin që Marksi ka bërë për Kalorësin e Madh të Mesjetës, Skënderbeun, Heroin e Kombit shqiptar! Siç, po kështu, shmangin vlerësimin e Enver Hoxhës për Skënderbeun dhe çfarë vepre gjigande ka bërë Enver Hoxha e pushteti popullor për Skënderbeun e epokën e tij!

Skënderbeu është shqiptar, do apo nuk do Muçi; do apo nuk Muharremi; do apo nuk do Fatosi; duan apo nuk duan ata që nuk e duan!

July 31, 2017 16:44
Komento

10 Komente

  1. integrim Shishtufina July 31, 17:34

    Mos u shqetesoni se pas ca kohesh nen kujdesin e presidences Mustafa Nano Skenderbeun do tja nxjere prejardhjen nga Çepani dhe Vojsava -VOJ-seve nga Petrela

    Reply to this comment
  2. MH July 31, 19:18

    Jo te rrim shtrember e te flasim drejt.Po,te rrim drejt e te flasim drejt:
    Skenderbeu dhe Enver Hoxha kane ba per shqiperin cfare askush nuk ka ba.Sot kemi nji specie allashqiptarshe qe e urrejn Skenderbeun dhe Enver Hoxhen.Po ti ndjekesh jo ne rrentgenoskopi.Po keshtu ne drite te diellit apo te hanes keto te pakenaqur e kane tregue veten bashkpuntor me pushtuesit kur duhesh ti vihesh gryka e pushkes.Ketyre edhe plehera ti quash i nderon kaq llumhane jane.Fatekeqesisht ne cdo moment historik kane dal kokrra anti kombit dhe puro tradhetar te kombit.Para clirimit kishim Ahmet Zogollin.I cili edhe pse mbante musteqe nuk kishte aspak burrerin e burrit me bese e gjak shqiptarit.
    Mbas 50 vjet mbas clirimit lindi nji halldup,sharlatan vicidolit hangri,u ushqye,u veshmbath nga e drejta e garantume e diktatorit per shkollim,qe nuk ndryshon ne asnji veprim ideali me Zogun.Shiti grekut detin dhe reabilitoj gjakun e piste Zog me shtatore ne Burrel dhe Tirane zogisti vicidolas.

    Reply to this comment
    • Arben July 31, 19:45

      2 PERIUDHAT KU SHQIPETARET KANE RROJTUR ME KEQ JANE KETO TE DYJA.

      PERIUDHA KUR KANE PARE HAIR ME SY NE TOKAT E TYRE, ESHTE PERIUDHA E PERANDORISE OSMANE.

      HISTORIA ESHTE KJO, FATKEQESIA ME E MADHE, ESHTE SE AKOMA VAZHDOJNE TE FLENE GJUME.

      Reply to this comment
      • KORÇARI August 1, 19:13

        Ik ore qen TURK.
        Periudha e sundimit Osman ishte nga periudhat MË TË ERRËTA TË KOMBIT SHQIPTAR.
        MUÇI është MBETJE SIPËRMARRJE E BASTARDUAR NË NDËRTHURRJE TURKO-SËRBE, bashkë me Arben, Claus, enter” , intelektuali dhe ca të tjerë.

        Reply to this comment
        • Arben August 3, 07:35

          PERIUDHA ME E NDRITUR O KOKL….E.

          1 SHQIPETARET 4 FISHUAN HAPESIRAT ETYRE

          2 GJENDJA EKONOMIKE NE MAKSIMUM.

          3 SHQIPETARET QEVERRISNIN BALLKANIN DHE

          GADISHULLIN E ARABISE, NUK UA KISHTE FALUR

          NJERI KETO PRIVILEGJE, I KISHIN FITUAR

          VETE ME MUND, SHQIPETARET ISHIN ORTAK ME

          PERANDORINE OSMANE.

          KETO JANE FAKTE, PER NDONJE QE DO TE

          MERRET ME PROPOGANDE ANTISHQIPETARE

          SLLAVO-KOMUNISTE, MUND TE MOS MJAFTOJNE

          POR PROBLEMI I TYRE ESHTE, SERBIA ATY

          ESHTE EDHE SOT, MUND TE NISEN.

          KETU I THONE SHQIPERI.

          EDHE NJEHERE PER ISLAMOFOBAT

          ALLAHU EKBER.

          Reply to this comment
      • armand August 2, 02:25

        Varet nga preferencat. Ti dukesh qe je pasiv dhe te pelqen kur te kercen tjetri nga pas. Te pakten perpiqu te jesh realist dhe mos na impono ne te tjereve deshirat individuale.

        Reply to this comment
        • Arben August 3, 07:35

          REALITETI ESHTE KY QE THEM UNE.

          AJO QE KA NE TRU POPULLI SHQIPETAR, TRIM

          DHE HEROIK ESHTE PROPOGANDE

          ANTISHQIPETARE, SLLAVO-KOMUNISTE.

          Reply to this comment
      • floriri i Bençes August 2, 19:55

        Shko ne Turqi mor Arbenahmet, aty eshte vendi yt natyral, se stergjysherit e tu e paskan honger mire e bukur ne kohen e zeze te pushtimit otoman, atehere per ty race suniti do te jete disa here me mire ne arabi.

        Reply to this comment
  3. Arber I August 2, 04:35

    Si Skenderbeu ashtu edhe Enver Hoxha ishin figura historike, prandaj leruani historianeve t’i analizojne. Por shkenca do sponsorizime, nderkohe qe gazetaret shkruajne per 5 leke.

    Reply to this comment
    • Arben August 3, 07:38

      ORE HISTORIKE JANE ATA, SE KANE JETUAR

      DHE KANE PATUR NJEFARE PUSHTETI.

      POR QE NE 45 VITE SISTEM SLLAVO-KOMUNIST,

      KRIMINALE E ANTISHQIPETARE TE ENVER

      KRIMINELIT, SHQIPETARET NUK KANE PARE NJE

      DITE TE VETME HAIR ME SY, KETE MUND TA

      THEMI TE GJITHE, JEMI DESHMITARE,

      PER KETE NUK MUND TE KENE MONOPOLIN

      HISTORIANET (AQ ME TEPER KETA

      PSEUDOHISTORIAN “PRODHUAR NE BEOGRAD”

      QE AKOMA I PAGUAJME ME PARATE TONA)

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*