Për sinjalin e RTSH-së në Greqi

January 26, 2016 11:13

Për sinjalin e RTSH-së në Greqi

E nderuar Dita! Me anë të këtyre rreshtave dua të shpreh shqetësimet e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Greqi. Ata mendjen dhe zemrën e kanë tek shteti i tyre. Midis fjalëve të mira që më thanë, më porositën të trajtoj edhe problemin e Radio Televizionit Shqiptar. Disa nga ata më thanë se edhe pse jetojmë në Greqi, taksën e televizorit prej 120 lekë në muaj bashkë me TVSH-në e paguajmë, por Radio Televizioni, me të pa të drejtë, ditët kur ka ndeshje futbolli, kur luajnë skuadrat shqiptare, na pret sinjalin për dy orë sa të mbarojë ndeshja. Nuk e kuptoj pse e bëjnë një veprim të tillë, pse na diskriminojnë, pse na quajnë shtetas të dorës së dytë?

Në vazhdim më thanë se përshëndesin vendimin e qeverisë Rama për regjistrimin e tyre në vendin ku jetojnë dhe shpresën se do marrin pjesë dhe në votimet që do bëhen në Shqipëri. Prandaj i bëjmë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së që të mos ndërpresin sinjalin ndërkohë që në Shqipëri zhvillohen ndeshjet e Superligës Shqiptare. Unë kam besim se këto rreshta do i lexojë drejtori i komanduar dhe do vendosë menjëherë që edhe ata të jenë të barabartë me ne që jetojmë këtu.

Me respekt.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Thanasi

January 26, 2016 11:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*