Për sjelljen e policisë dje në Rinas

August 13, 2016 18:26

Për sjelljen e policisë dje në Rinas

Pershendetje z. Thano,

Duke ju konsideruar nder te paktet gazetare ne sherbim te profesionit dhe jo te parase, doja t’ju kerkoja sinqerisht nje sensibilizim te shtypit per situatat aspak profesionale te krijuara nga policia e shtetit kundrejt qytetareve te ketij vendi, te cilet jane taksapaguesit qe paguajne kete polici.

Jam personalisht e revoltuar me situaten e krijuar dje ne aeroportin e Rinasit, kontrolli i pashaportave.

U ktheva nga nje jave pushime jashte Shqiperise ne oren 14.25 minuta. tek kontrolli i pashaportave gjeta jo me pak se 500 vete, kater avione te mberritur ne harkun e disa minutave. Po kjo nuk eshte problem, ndodh ne gjithe boten.

Ajo qe me revoltoi pa mase ishte situata totalisht e pamenaxhuar e policise se shtetit, vetem pese sportele ne pune nga besoj 13 apo 14 qe jane ne dispozicion.

Situata behej me dramatike nga te qarat e femijeve te vegjel per te cilet sigurisht nuk mendoi njeri qe ti kalonte te paret sikurse ndodh ne vendet ku njerezit respektohen. Edhe nje polic qe vraponte sa andej ketej me iniciative, i skuqur e me barkun qe e merrte perpara, pas disa minutave hoqi dore dhe tha: ouuu, ketu qenkan te gjithe me femije…

Policet ne sportel, sigurisht duke bere punen e tyre, per mbi 20 minuta edhe me qitap e jo me kompjuter (ndoshta nga nje defekt ne sistemin TIMS) nuk benin asgje per te lehtesuar kaosin, perveç se na tregonin shpesh here si rastesisht thonjte fallco e te ngjyer me manikyre.

A eshte normale kjo pamje per forcat e rendit? Apo ndonje shef i tyre ne vazhden e llustrave te jashtme siç jane palmat e autostrades Tirane -Rinas, u jep urdher gocave police te vendosin “kthetra” me manikyr?! A behet shteti me “pordhe”, apo me profesionalizem e seriozitet, ne sherbim te qytetareve?

Kam ndenjur ne rradhe nje ore e dhjete minuta, dhe mbas meje lashe edhe gjysmen e njerezve ne pritje.

Kam disa foto te bera me celular, sigurisht aspak profesionale, te bera mbi te gjitha edhe me nerv, nga lartesia ime modeste prej 1.65 m, qe per te ruajtur privacy-ne e qytetareve nuk po jua nis.

Mund te beja indiferenten dhe ta haja inatin me veten sic bejme rendom ne shqiptaret, por mendova ta hedh nje gure ne lume e t’ju nis kete email.

Mendoj se jemi dhunuar mjaft ne keto vite, me gjoba pa fund, me arrogance te pashoqe nga shtetaret pordhace dhe injorante, na merret neperkembe dinjiteti ne çdo moment, na helmohen mendjet nga lajmet ordinere te politikes, nga show i ambasadoreve, nga “luksi” i te pasurve, deri dje barkthare.

U mor gjate shtypi me reformen ne drejtesi, na lane pagjume deri sa u votua, u lumturuam kur votuan 140 majmunet ne unanimitet. Por cfare jete qeni eshte kjo? Nuk shqetesohemi kaq kur na lene gjate pa drita, megjithese paguajme faturat me te kripura ne raport me të ardhurat Ballkan e ndoshta edhe me gjere. Nuk shqetesohemi kur na pakesohen te ardhurat çdo muaj nga taksat e reja qe shpik cdo dite shteti, nga gjobat qe na vendosin çunat e policisë me bllok ne dore a thua se jane vetëm roje parkingjesh; nuk shqetësohemi kur hame plehra çdo dite nga mungesa e kontrolleve ushqimore; kur na shkurtohet jeta duke u zgjatur ajo e politikaneve injorante e te kamur me parate dhe djersen tone…

Tirane, 13 gusht 2016. Pa drita

August 13, 2016 18:26
Komento

11 Komente

  1. Kokoroci August 13, 20:32

    Ik moj plehre. Atje nuk ka 13 sportele. Atje ka vetem 6 sportele. Je plehre genjeshtare, te pakten.

    Reply to this comment
    • eni August 14, 08:10

      O kukurec i bere me zorret e rilindasve pordhace dhe injorante! Para se te shkruash gomarlleqe meso pak matematike, Atje ka besoj tete sportele, i pari eshte tek, te tjeret jane dyshe. Po ju se keni per turp te genjeni si derrat. Meritoje me te verteta 5 lekeshin qe te paguan Rilindja te baltosesh gjithcka qe nuk i vjen pershtat kesaj qeverie.

      Reply to this comment
  2. alphade August 13, 20:46

    Akoma kudo vazhdon rrumpalla Saliut, ”pa Saliun”
    Shtetin gjoja e kane socialistet, por ama pushtetin e
    kane salistet e Vicidolit …!!!

    Reply to this comment
  3. Toni August 14, 00:47

    Keni shume te drejte.Te njejten situate e perjetova sot duke u gdhire data 13.8.2016.Pas nje pritje tejet te gjate ne aeroportin e Antalias sepse avioni erdhi me 2 ore vones plus qe ne kushim shkuar 2 ore para, u ulem ne token meme.Mberijm te policja e pasaportes shqiptare , por me komunikim fshataresk nuk behej prej nje policeje bjonde ,e cila te pyeste tere inat pa pike edukate, por kur shikoj te njejten situat me nje shqiptar me pasaport amerikane i cili pas nje pakenaqesie ne komunikim edhe ai me policen…tha : O perendi shyqyr qe me ka shpetuar Zoti prej punojsve te tile.Atje e ndiej veten njeri .Kur do iki????

    Reply to this comment
  4. Kris 1 August 14, 01:02

    Problemi eshte se cdo shtetar e quan shtetin pronen e babait dhe te tre partite banda jane shtruar si shushunjat ne shpinen e popullit e po i pine dhe piken e fundit te gjakut.Populli duhet te zgjedhe o Sali kriminelin o ilir hajdutin,o Edvin halldupin.
    Organizatave jo qeveritare u zihet fryma me paret e buxhetit dhe shqiptaret nuk pipetijne.
    Qejf o qejf kush hyn ne listat e tre zuzareve.

    Reply to this comment
  5. faro August 14, 05:52

    Sa shame is ulni vleren gazetes me shkrime kaq medioker!!

    Reply to this comment
  6. faro August 14, 05:53

    Sa shume ia ulni vleren gazetes me shkrime kaq medioker!!

    Reply to this comment
  7. ada August 14, 08:03

    E vertete, edhe une isha pardje ne Rinas. U ktheva nga Roma. Kishte aq shume njerez sa nuk i nxinte salla brenda. Ne te njejten kohe kdhte ardhur edhe a,vioni nga Stambolli, ai nga Vjena dhe ne fund Lubjana. Tmerr i vertete. Sa per komentuesin e pare dua ti them qe pertej fjalorit me ngjyra alla Rilindje dhe alla Rilindesi Rama, atje ka te pakten 7 sportele, por jane dyshe, pervec te parit. Pra minimumi jane 1+2*6= 13.

    Reply to this comment
  8. toni August 14, 08:06

    Nga sa lexova ky tipi qe ka bere kete hartim e ka per here te pare qe del nga shqiperia,per disa dite preku realitet tjeter jete dhe kuptoj se ne cfare vendi jeton.imagjinoni se cfare ndodh me ne qe vime per dy jave ketu,stres cdo dite dhe dhimbje koke,cdo dite degjojme lajme se sa vete u vrane e sa vdiqen ne aksident,kjo eshte jeta ne shqiperi.

    Reply to this comment
    • KALIOPI QE JA NGOPI August 14, 12:58

      IKNI PIRDHUNI NGA KENI ARDHUR ATJE KU LANI SUMEN E PLEQVE DHE PASTRONI PLEHRAT E MUTRAT E BORDELLOVE. JU BENI JETE QENI ANDEJ, E VINI KETU PLOT PORDHE, ME JARGET AKOMA NGA SIKLETI I PALLIMIT TE PERDITESHEM. E KENI PARE NDONJEHERE PARISIN, APO ROMEN, KU JU HEQIN EDHE BREKET DHE RRINI NE RADHE SI MUTA TE LAGUR NE SHI E NUK BEZANI. APO JA FUS KOTE UNE? LEGENA MUTI, PO NE RADHE NE KUFI TE GREKU, ME KILOMETRA, A NUK JENI JU BYTHMUTA QE SHURRONI NE SHISHE NE MAKINE, BURRA E GRA. GRATE MADJE ME QEF TE MADH. NE RINAS E KUDO NUK ESHTE SI JASHTE SHTETIT, SI KUDO, PO JU MOS SHISNI PORDHE SE HYZMEQARE JENI. DHE HYZMEQARIT I TAKON TE PRESE. JEPNI PARATE PLEQVE TUAJ KETU DHE NGA SYTE KEMBET, PIRDHUNI.

      Reply to this comment
  9. Rrema August 14, 10:35

    Shkrimi eshte i drejte kemi shpenzuar miliona per sinjalistiken rrugor thone kam udhetuar disa here keto dite Rinas Rrogozhine 80km tre tabela sinjalistike sheh e plot gjera te tjera qe nuk kam durim ti shkruaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*