e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Për të gjithë ata që e kanë të shtrenjtë lirinë

44
Nga Daut Gumeni
Postuar më: 4 Qershor, 2013 tek Analiza

Na ndajnë më pak se 20 ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit.  Shumëkush mendon me të drejtë se në këto zgjedhje ndodhemi prapë në prag të një kthese historike, dhe dihet që të gjitha kthesat kanë dy kahje. Mund të marrim udhën e mbarë e të ndritur të demokracisë së vërtetë, si gjithë bota e qytetëruar , por mund të marrim dhe udhën e mallkuar të rënies përsëri në terrin e diktaturës, atë udhë të mundimshme e të verbër, që aq gjatë e aq keqas e ka provuar ky popull fat-humbur për një gjysmë shekulli të tërë.

Të gjithë ata që e kanë të shtrenjtë lirinë, të gjithë ata që e duan këtë vend e këtë popull siç duan të mirën vetjake, besoj që bien në një mendje se ka vetëm një rrugë për të na shpëtuar më në fund dhe ne shqiptarëve nga llumi i politikës së mbrapshtë të tranzicionit tonë të tejzgjatur, nga lluburdirat e politikës të paprinciptë e antikombëtare, që na i ka ndaluar zgjedhjet e lira e të ndershme, në emër e për hir të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Dhe kjo rrugë e vetme është më e thjeshta, më e gjera e më e drejta, kjo rrugë është një pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 23 qershorit. Një pjesëmarrje aq e madhe, sa lumi i pandalshëm i votave të vërshojë me rrëmbim në kënetën e politikës së mykur të pushtetarëve trashëgimtarë të diktaturës dhe ta marrë atë llum përpara e ta fshijë nga faqja e këtij vendi të bukur! Ta fshijë atë llum kutërbues, që na ka bërë njollën e zezë të rajonit e gazin e botës dhe ta degdisë aty ku e ka vendin. Ta degdisë atë llum të zi në një skutë të historisë së errët të diktaturës kriminale, të diktaturës në formën e terrorit shtetëror, që na la në shpinë vitet rraskapitëse të një tranzicioni të pambaruar. Ta fshijë atë llum të trashëgimisë së diktaturës dhe të hapim dhe ne kapitullin e shumëpritur të demokracisë së gjallë në veprim. Të hapim dhe ne shqiptarët kapitullin e demokracisë së vërtetë e të shpëtojmë nga demokracia OMGJ, të shpëtojmë nga demokracia e deformuar aq keq sa të mbulojë më kot  tiparet e diktaturës, të shpëtojmë dhe ne shqiptarët e varfër nga demokracia e mbyllur në sarkofagun stalinist të mbuluar trashë me parulla demokratikase…

“Ju votoni si të doni, se për të numëruar i numëroj unë!” – na thotë me një gaz të lig përfaqësuesi më tipik i demokracisë së tranzicionit tonë të gjatë. Na thotë me sigurinë që i ka dhënë për më shumë se 20 vjet vjedhja e votave, me sigurinë që i ka dhënë vjedhja e votave natën e ditën për diell, vjedhja e votave me keqpërdorimin e ligjit e të jeniçerëve të tij në radhët e drejtësisë, të kthyer me aq zell në shërbyese të përulur të pushtetit. Dhe na e thotë haptazi e faqe botës , sepse ka gjetur shesh e ka bërë përshesh. Sepse shqiptarët e mezidalë nga ferri i diktaturës e kanë marrë për shenjtor çdo dervish Maleshove, që u është paraqitur si përfaqësues i demokracisë. Na e thotë kaq haptazi e faqe mbarë botës moton staliniste të përbuzjes së votës së lirë përfaqësuesi më tipik i trashëgimtarëve të diktaturës, sepse edhe bota demokratike në lidhje me Shqipërinë tonë të lëkurur nga diktatura e gjatë, ka vlerësuar më tepër stabilitetin se demokracinë. Një stabilitet i sëmurë , që nuk i duhet askujt e për asgjë të mbarë.

Por brigadieri më tipik i pushtetit të tranzicionit tonë na e ka thënë hapur e na e thotë neve dhe mbarë botës me një ligësi që kthehet në marrëzi e me një marrëzi që kthehet në ligësi, sepse as ne vetë nuk kemi bërë si duhet e kur duhet detyrën tonë si qytetarë të shekullit të demokracisë në zgjerim. Brigadieri tipik i pushtetit të trashëgimtarëve të diktaturës na e këndon duke qeshur këngën e shëmtuar të xhelatit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, sepse kemi shkuar në zgjedhje gjithnjë me përtesë dhe sepse kemi marrë pjesë gjysma apo më pakë se gjysma e atyre që kanë të drejtë vote.  Pa ua ka thënë hapur edhe përfaqësuesve të demokracive të zhvilluara dhe aleatëve tanë të mëdhenj, sepse pushteti i trashëguar nga diktatura ka trashëguar edhe mënyrat e diktaturës për të bërë miq pushteti më çdo çmim. Sepse të gjitha llojet e nivelet e çmimeve që u paguhen miqve të pushtetit për të bërë një sy qorr e një vesh shurdh edhe përpara grabitjes së zgjedhjeve në mes të ditës e në sy të mbarë botës, i paguajnë shqiptarët e varfër. Sepse në botën e madhe të demokracive të zhvilluara kanë të drejtë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre , madje edhe në dëm të demokracive të rrezikuara si demokracia jonë, të gjitha firmat lobuese, që i shohin vendet e prapambetura si lopë për t’u mjelë tri herë në ditë. Aq më lehtë e kanë firma të tilla të fabrikojnë pamje “nusërore” për pushtetet e paligjshme anë e kënd botës së pazhvilluar, sa më përtacë qe jemi ne qytetarët e vendeve të prapambetura për të bërë detyrën e parë të qytetarit me të drejtë vote. Sa më të pavetëdijshëm të jemi ne për fuqinë e votës sonë e për mundësinë që na jepet në çdo palë zgjedhje që të tregojmë vlerësimin tonë për votën e lirë po aq sa dhe për mbrojtjen e saj, aq më të vështirë do ta kenë edhe firmat lobuese të vendeve demokratike për të mjelë taksat tona e për të ndihmuar pushtetarët tanë të keqpërdorin ligjin në shërbim të mbulimit me gjethe fiku të manipulimeve industriale të zgjedhjeve. Ca më të vështirë do ta kenë pastaj dhe ndoca nga ata mërgimtarët tanë të mjerë, që të përzënë nga pushteti janë lodhur duke shitur pjesë këmbimi për makina të vjetra në Amerikë dhe na vijnë këtu të kthyer në pjesë këmbi për qerren rrangallë të pushtetit aktual të Tiranës e nuk turpërohen të na thonë me zë të lartë se ky palo pushtet na qenka “pushteti i mrekullive demokratike”(!)…

Nëse pushtetarët tanë kanë paturpësinë të na mbushin mendjen se mund ta mposhtim varfërinë me gjethe ferre , këtë ua kemi bërë ne vetë më të lehtë kur i lejojmë të na mbushin mendjen se mund ta mbulojnë vjedhjen e votave tona me gjethe fiku. Nëse pushtetarët tanë të sëmurë përpiqen si ujku në mjegull për të na mbushur mendjen se jemi “vendi i parë në botë për shpejtësinë e rritjes së mirëqenies”, kemi më shumë faj ne vetë që i lejojmë të na vjedhin votën e me atë vjedhje vote të na vjedhin dhe pronat e pronarëve të ligjshëm e të na vjedhin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë të mbështetur në punën tonë të ndershme e në votën tonë të lirë.

Që të mos ua lejojmë më këtë pushtetarëve tanë të sëmurë edhe këtë 23 qershor, mendoj se duhet të vërshojmë të gjithë në votime. Duhet që më 23 qershor të mos mbetet pa votuar asnjë shqiptar me të drejtë vote. Duhet të mos mbetet pa votuar asnjë mërgimtar shqiptar, që dëshiron ta shohë dhe Atdheun e tij të eci në udhën me dritë të vendeve demokratike , ku ata mërgimtarë punojnë e jetojnë prej dy dekadash të vështira. Duhet të mos dëgjojmë asnjë zë nga ata që bëjnë thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 23 qershorit, sepse  mospjesëmarrja garanton kthesën e mbrapshtë për në terrin e diktaturës. Mospjesëmarrja në zgjedhjet e 23 qershorit garanton sundimin e pushtetarëve tanë të sëmurë. Mospjesëmarrja në zgjedhjet e 23 qershorit garanton qelepiret e të analizuarve të pushtetit, që bëjnë thirrje për të pranuar pushtetin e sëmurë në emër gjoja të një të keqeje më të madhe, që “mprehtësia” e këtyre të analizuarve nga pushteti na e parashikon (doemos me ndihmën e dylbive pushtetare) edhe atje ku nuk e shohim dot ne qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Më 23 qershor duket se kemi rastin të vërshojmë në votime që të gjithë, në mënyrë që të ketë aq shumë votues dhe vota për ndryshimin e gjendjes së rëndë ekzistuese, sa të dalin vota edhe për të vjedhur pushtetarët e sëmurë nga mania për të vjedhur vota e për të sunduar me vota të vjedhura, por të mbeten shumë e më shumë vota edhe për të sjellë ndryshimin e dëshiruar nga të gjithë ata që e duan Shqipërinë një demokraci vepruese dhe jo një diktaturë të mbështjellë me gjethe parullash demokratikase.

Më 23 qershor është e domosdoshme të vërshojnë të gjithë në votime, për të shpëtuar shtetin e kthyer në shërbyes të përulur të pushtetit. Duhet të vërshojmë të gjithë në votime më 23 qershor, në mënyrë që të hapim epokën e epërsisë së interesave kombëtarë në vend të interesave partiakë e të interesave vetjakë të pushtetarëve të babëzitur. Të shkojmë të gjithë në votime më 23 qershor, në mënyrë që të hapim udhën e reformimit themelor të shtetit deri tani të dështuar. Të hapim udhën e zhvillimit të qëndrueshëm me bazë prodhimin dhe jo të tregtimit të mallrave të skaduara të fqinjëve dhe të nxjerrjes në shitje dhe të vetë “Shqipërisë për një euro” . T’i hapim udhën kthimit të bregdetit tonë të bukur në pasuri të pronarëve të bregdetit e dhe në pasuri kombëtare të mbarë shqiptarëve dhe jo në çifligje të rrethuara të pushtetarëve grabitqarë.. T’i hapim udhë më 23 qershor kthesës historike për nga e mbara , për nga drita e demokracisë dhe e zhvillimit të gjithanshëm me bazë arsimin konkurrues dhe shëndetësinë e arritshme nga të gjitha qytetarët e këtij vendi. T’i hapim udhë me votën tonë më 23 qershor garantimit të sundimit të ligjit e të rendit, që siguron jetën e qytetarëve dhe jo kthimit të forcave të rendit e madje dhe të vetë ushtrisë së mbetur në reparte rojesh të verbra të pushtetit. T’i hapim udhë me votën tonë më 23 qershor reformimit të mbarë të drejtësisë që varet vetëm nga ligji e jo drejtësisë së sëmurë të marrë peng nga maliqi i pushtetit. T’i hapim udhë me votën tonë të shumtë më 23 qershor një diplomacie në mbrojtje të interesave kombëtarë dhe jo më një diplomacie të kthyer prej kohësh në strehë pëllumbash për tarafin e invalidëve të pushtetit, të cilët nuk turpërohen as kur bëjnë provokatorin e birucës me kreun e opozitës së këtij vendi në mes të Europës.

Ja pse jam i bindur që më 23 qershor, vetëm lumi i madh i votave tona të lira na shpëton nga manipulimi i zgjedhjeve dhe nga llumi i politikës së mbrapshtë të këtij tarnzicioni të gjatë,që na ka ulur kokën e na ka turpëruar pa të drejtë të gjithëve.

 


44 Komente


  1.  
    shqipfolësi

    Edhe sikur të duam nuk kemi zgjidhje tjetër. Të gjithë në votime, vetëm kështu do ti hedhim tej mbeturinat e së kaluarës. RILINDJE dhe vetëm RILINDJE!




    •  

      Nese ndonje njeri e do lirine e tij per tu shprehur, per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur, qe kjo mundesi tu krijohet te gjitheve njelloj, duhet qe me 23 qershor si fillim te shkoje te votoje dhe te sigurohet qe vota e tij do shkoje per PS, sepse eshte e vetmja force qe ka liderin qe eshte i vendosur per ta transformuar Shqiperine ne vendin e endrrave tona.




      •  

        Liria eshte ajo qe na ka munguar.
        Nuk kemi guxuar te hapim gojen te kerkojme ate qe na takon se saliu do ta dhunoje, do ta vere prangat, do na heqe nga puna.
        Nuk kemi guxuar te shprehim nje pakenaqesi ndaj kesaj qeverie, se perfundonim ne mes te kater rrugeve.
        TE votojme me 23 qershor te gjithe qe te kerkojme lirine tone, ta nxjerrim saliun ne pension!




      •  

        sigurisht qe duam rotacion.kjo eshte demokracia.boll me me te njejtat fytyra.sala e kishte pushtetin populli e zgjodhi e perseri populli do ta heqi sepse ka kohe qe po tregon qe nuk eshte me i afte per ta qeverisur kete vend.23 qershori eshte afer.bindini njerzit qe te hapin syte per te miren e tyre qe te mund te jetojne sic duhet ne atdheun e tyre.




        •  
          agronn gega

          une kete 23 qershor nuk do te votoj per nje njeri qe di te thote vetem fjalen rruge.nuk do te votoj per ju sepse ju keni vetem llafe.nuk do te votoj per ju sepse ju nuk perfaqesoni asnje nga te afermit e mi.nuk do te votoj per ju per te 4 ata te pafajshem qe vrave me duart e tua.nuk do te votoj per ju sepse e mbani pushtetin




      •  

        turpet e berishes nuk kane te sosur.nuk merret pushteti me dhune.ore ti po shkel te drejatat e njeriut.nuk jetojme ne kohen e shpellave qe te besh ti si te duash.tmerr.shkojne katunaret e te semuret mendore e i vene flaken.kjo seshte pare e seshte degjuar ne asnje vend te popullit.vetem ketu ke ne behen keto gjera.na vjen turp ore kur degjojme kshu gjerash.eshte e tmerrshme.duam te jetojme te qete ne paqe ne haromni kshu na kane edukuar prinderit e te paret tane po ku duan tja dijne katunaret e qelbur.ky eshte kulmi.nuk mban me uje pilafi.




    •  
      goni

      I ka ardhur fundi diktatoreve qe duan te ken gjithcka nen kontroll.Berisha po largohet nga politika duke lene pas nje shembull te shemtuar te nje politikani te deshtuar.




      •  

        e gjithe jemi me ty, te gjithe te bashkur,te bashkuar do te arrijme aty ku duhet do te ecim perpara.Rama je 1-shi. i ke te gjitha ato qe na duhen.vetem me ty do te ecim vetem me ty do te kete progres.bashkohemi sot e me 23 e kurdohere vetem me ty.




    •  
      cama hell

      Nuk do kete gabime sepse njerezit jane te lodhur nga qeverisja e berishes.shumica jane per rilindje.boll me,u lodhen duke degjuar budallalliqet dhe premtimet e kota te berishes.skuadra e rilindjes po punon fuqishem e po duket qarte serioziteti per te marre pushtetin kete 23 qershor.
      10. kryeministrin do ta zgjedhi populli.nqs berisha dhe hajvanet e tij nuk e dine akoma kushtetuten populli do tjua tregoje kete 23 qershor.Sot ne duam te rilindim. pse e bejne kaq te veshtire dhe te pakuptueshme xhanem.njerezve u ka ardhur ne maje te hundes te qevrisje.duam ti japim shansin dikujt tjeter qe mbase do te beje dicka me te mire per shqiperine.




  2.  
    John adam smith

    Te gjithe ne zgjedhje diten e votimit sa me shume te marrim pjese ne votime do te mundesojme pamundesine e vjedhjes sse votes,me 23 qershor dhe fitore me nje mal votash per rilindjen/
    Vota jone mund te ndryshoje shqiperine
    Neser do te jete shume vone ,prandaj secili te shtrydhe fort ate.Rilindje per shqiperine 29




    •  
      ana METORI

      ah more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita.cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.




  3.  
    Lindi

    E vetmja mundesi shpetimi ne Shqiperi eshte qe te largohen pushtetaret aktuale te cilet mendojne vetem per veten e tyre… Duhet nje kthese e forte dhe kjo duhet te vije nga krahu tjeter qe do te thote nga Edi Rama grupi i fitores i ngritur prej tij!!




  4.  
    Asdreni

    Liria eshte e shtrenjte,duhet mund per ta fituar por me e mundimshme eshte per ta mbrojtur ,
    Ne keto momente menyra me e mire per ta mbrojtur eshte vota,ndaj me 23 qeshor nr 29 eshte numri te cilit duhet te besojme




  5.  
    denari

    shkrim fantastik ky mbi lirine e popullit shqipatr qe per mendimin tim ky nuk eshte realizuar dhe eshte uzurpuar nga sali berisha ndaj turp i amdh per kete vend sesi eshte katandisur




  6.  
    albana

    sali berisha ka uzurpuar shqiperine tere kohes dhe lirine e popullit dhe lirin e e vendit dhe nuk mund te quhemi aspak si vend antar i antos apo aspirant per en be,turp i amdh i ketij kombi




  7.  
    arber

    23 qerhsor duhet ti jepet pergjigjie saliut per keto gjera dhe eshte gjeja me e frikshme dhe me e turpshme e sdo i ajpin asnje vote shqipatret por do mebshtesin alternativen e rilidnjes si e vetmaj alternativve e lirise se popullit shqiptar




  8.  

    Flasim per standarte apo per integrimin ne BE kur akoma nuk kemi lirine e fjales,lirine e votes,lirine per te jetuar i lire.Eshte per te ardhur keq qe ne 23 vjet demokraci ndihemi akoma te pasigurt se ku shkon vota jone dhe a do te numerohet sic duhet.Le te jene keto 19 dite ditet e fundit te ketij regjimi barbar




    •  
      higuan

      drita0,njerez me halle:infinit,vrasje pa tu dridhur qerpiku:pafund,korrupsion:infinit. ja kjo eshte e gjitha ajo qe i ke lene e i ke bere vendit keto 8 vjet.Ne nuk duam me te jetojme keshtu.Kete ta kesh te qarte.eshte viti 2013 e per mua eshte turp kur diskutohen per materialet jetesore e me vjen turp qe nje popull shqipar e perfaqeson nje njeri si ju.




  9.  

    Nuk ka se si te flasim per mireqenie,punesim apo zhvillim ekonomik kur na mungojne nje sere lirish.Nuk jemi te lire te shprehim bindjet tona politike sepse ne te kundert te nesermen pushohemi nga puna,jemi te detyruar te shkojme neper mitingje e te degjojme mashtrimet e tyre.Ka ardhur koha per ti thene stop kesaj qeverisjeje te korruptuar




  10.  
    danja

    Me 23 Qershor shqiptart do te votojne masivisht per Rilindjen, per ti hapur rrug zhvillimit te vendit, per ti hapur ruge shqiperis europiane..Rilindje




    •  
      ELTON PEPEJANI

      do jemi me ty sot,me 23 qershor e ne ditet ne vazhdim.

      do jemi aty kur te kesh nevoje per ne e ti do jesh me ne kur te kemi nevoje per ty.ti do ta ndricosh kete vend te zymte.\

      ti do ti japesh hijen e nje shteti europian, ti do jesh novatori me i madh i te gjitha koherave,ti do te na besh te jetojme te lumtur,




  11.  
    REI

    Lumi i votave qe shqiptaret do te hedhin per te majten do te jete i pamanipulueshem nga snje dore hajdute dhe manipulatore…23 Qershor do te jete dita e fitores historike. Rilindje




  12.  
    dea

    Cdo shqiptare qe do lirine e tij, do perparimin dhe zhvillimin vendit te tij me 23 Qershore ka vetem nje zgjedhje per te bere, te votoje partin socialiste dhe skuadren e Rilindje




  13.  
    Rilindja

    Paragrafi i dyte eshte hymn per te shkuar ne votime. Te lumte pena dhe mendja z. Gumeni. Haleja qe ka zaptuar pushtetin dhe ka ngritur administraten me te çuditeshme dhe me te poshter ne bote duhet zhdukur nga faqja e dheut. Haleja qe ruhet me 200 gardiste dhe me jelek antiplumb nuk e meriton te jetoje me, jo me te drejtoje akoma. Rilindje. Halese qe shperdoron leket e ketij populli te varfer per te lobuar per vete, i zente buka syte. Rilindje.




  14.  
    borana

    E vetmja menyre qe secili prej nesh te kontriboi per ta Rilindur kete vend eshte vota, ndaj me 23 Qershor jepe dhe ti kontributin tend per ta Rilidnur Shqiperin.




  15.  
    borana

    E vetmja menyre qe shqiptaret te prekin endrren e shqiperis europiane, duhet qe me 23 Qershor te votojne masiviosht skuadren e Rilindejs, vizionin e Edi Rames per nje shqiperi te Rilindur.




  16.  
    Gramoz

    zoteri falemindeit i ke bere nje analize qe na ben ta adhurojme jashte mase faleminderit te presim e te shpresojme qe zoti te na jape mend sepse ky eshte shanc qe nuk do na vije kure..le te jete dita e23 qershorit dita e ktheses se shqiptareve .le ta heqim ate murtaje te zeze qe vetem andralla i ka sjelle vendit tone ai nuk e do vendin tone ta dermojme me vote e ti hapim ruge vendit te shkoje atje ku e meriton bekuar shqipja ime




  17.  
    Bruxhes

    Cdo shqiptare qe do lirin e vendit te tij, do puesimin, do nje te ardhme me te mire, ka vetm nej rruge per ta arritur kete mbeshtejen e Skuadren se Rilindjes duke e votuar me 23 Qershor.




  18.  
    klaus

    Berisha shkaterroi pasurit kombetare, e gjunjezoi ekonomin e vendit, rriti papunesin, ngjali friken dhe pasigurin tek shqiptaret me pushtetin e tij mafjoz, ku ligjin e ben krimi, ndaj me 23 Qersor eshte dita qe ti themi ndal keti pushteti me vote.




  19.  
    Erion

    kemi 23 vjet qe flasim liri po vetem liri nuk kemi ..po luftojm per lirin po po kurr spo fitojm kerkojme lirine po kurr nuk po e gjejme fatkeqsisht kjo eshte e keqa qe po na ndodh neve ne shqiperi … prandaj duhet qe me 23 qershor ti ndryshojm udhen edhe te pranojme rilindjen qe do na sjellli LIRIN




  20.  
    Tilio

    per nje rilindje shqiptare!!




  21.  
    kelmendasi

    Sherbimi i fundit qe Gumeni ju bene padronve te vet qe e futen ne burg dhe i dhane disa garuzhde corbe te prishur te hante.
    Te paste bere mire corba Dauto




    •  

      PER ” KELMENDASIN ” :

      HOSANA BERISHA

      Nga Fatmir Lamaj

      I burgosur politik

      Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,

      Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,

      Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,

      S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.

      Veç servilët e spiunët që duan para

      Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

      E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,

      Masakrohet e tëra, prej një kapobande,

      Në hipnozën vrasëse, të një propagande,

      Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.

      Ti na vret e na pret e na bën pastërma

      Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”

      Ti, që na grabite pronat e lirinë,

      Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,

      Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,

      Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.

      Veç qorrave u duket sikur bën kala

      Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

      Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,

      E sot i lëpihesh si laro prej frikës,

      E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,

      Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.

      Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.

      Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana

      Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,

      Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,

      Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,

      Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.

      Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja

      Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…

      Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,

      Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,

      Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,

      Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.

      Ortakëri krimi i mbyllur në kala,

      S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”

      S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,

      As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,

      Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,

      Tani kush të beson s’është veçse një pervers.

      Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,

      Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana

      Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,

      Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,

      Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,

      A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?

      Humbe nder e vlerë, s’je më padishah

      Askush s’bërtet më Berisha Hosana

      Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,

      Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,

      Anija po të mbytet në të ashprat brigje,

      S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.

      Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda

      Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana

      Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,

      Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,

      Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,

      Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.

      Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,

      Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana

      Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,

      Që ju duket horri, një burrë babaxhan,

      Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,

      Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.

      Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,

      Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana

      Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,

      Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,

      Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,

      Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.

      Banditët e horrat s’do kenë më baba

      Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana

      Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,

      Po mbani në pushtet një kryedallkauk,

      Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,

      Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.

      Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,

      Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana

      Turma që shqyen vetveten e uritur,

      Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,

      Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,

      Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.

      Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,

      Kauisni si hienat… Berisha Hosana

      Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,

      E harruat rrugën, për ku ishim nisur,

      Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,

      Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.

      Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,

      Kauisni si hienat… Berisha Hosana.

      Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,

      A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,

      Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,

      Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.

      Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah

      Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana

      Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,

      Kryekomunist,i veç klith e bërtet,

      Si pjella e djallit, në fron e pushtet,

      Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.

      Ju laro t’paguar, lihni badihava

      Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana

      Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,

      E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,

      Kambana e vdekjes, është kambana e votës,

      Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.

      Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.

      Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana

      Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,

      Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,

      Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,

      Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.

      Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah

      Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana




  22.  
    posta

    diktatori do te marr fund , gjyyshi me perrallat e tij do te shkoj atje ku e meriton, ky popull nukl do te lejoj me manipulime te tilla sepse cdo gje do te marr fund ndaj te gjithe me 23qershor do te rikthehet ne normalitet




  23.  
    ana

    te gjithe e kemi te shtrenjt lirin por saliu nuk po na e le as kete te drejt, ndaj po te jemi te gjithe bashke ai sdo te mund te bej asgje sepse do te perballet me popullin mbare, paria socialiste po tregon respekt per ne nuk po tregon pallavra




  24.  
    kola

    duhet rotacion , shqiperia po merr fund , boll me me vjedhje votash e manipulime , boll me se ne duam qe e drejta qe kemi per votene lire te jete e tille, vullneti yne duhet te lexohet,




  25.  
    polita

    nje thirrje e drejt kjo per te shkuar cdo qytetar ne votime , per te ushtruar nje te drejte te tyre, shqiperia po kalon nje moment te keq dhe duhet se sben ti kthjeme shqipersie krenarin e humbur dhe fytyren e munguar, te gjithe ne votime ne vendosim




  26.  
    O.R

    Do votojm dhe masivisht.ktu dojemi. shifra e % e personave qe do votojne do jet me e madhe se zakonisht. ju ka vajt njerezve aty ku nuk mban me.duhet ndryshim ne rrenj. ndryshe te marrim valixhet e te ikim te kerkojm azil.




  27.  
    deniel

    liria eshte gjeja me e shtrenjte me cmuar per cdo njeri ,dhe per fat te keq kete nuk e kemi, e kemi te pjesshme , na perbuzin kudo qe shkojme ne europe e bote e perbuzin pasaporten tone , na trajtojne si kafshe , mijra njerez kane vdekur per ate liri qe nuk ka ardhur akoma ,po kush do e sjelle lirine kriminelet saliu ,fatos nano , ilir meta kush nga keta , i shikoni i degjoni cfare thone neper fushata asnji nxenes i kalses 8 fillore nuk flet ashtu vetem genjejne .shkurt duan vrare pa perjashtim ,nji edi rama eshte dhe do mbahet mend sa te jet jeta per ate tr qe beri ,nuk e di se cdo bej si kryeminister por dhe edi ka komuniste ne partine e tij
    saliu dihet qe eshte komunist por dhe edii ka komunist pra me pak fjale o gege ne b…..e ke keshtu i thone ketij muhabeti.te pakten te shkurtojme distancen e te keqijave te qerojme serbin dhe basdardin qe nuk ka lene gje pa i bere ketij vendi dhe ketij populli.edi rama fiton ne 23 qershor dhe madje shum thelle por te shikojme se cdo beje me vendin me popullin me lirine e njerzve




  28.  
    beni

    Lirine nga komunistet e fituam ne 1990 fale PD, tani dalim te lire e bejme cfare te duam, vetem te paaftit ankohen. Do votojme posi porjo per djalin e bllokut qe na lane me buke thate dhe na kishin mbyllur ne thes, dhe kanalet e TV na i hiqnin, per makina e tjera mos e pyet fare, edhe gojen ne a kishin mbyllur, po e hape shkon ne burg ti dhe fisi ne internim. Shqiperia duhet te ndjeke kursin perendimor dhe jo te udhehiqet nga bijte e nipcet e bllokut te cilet nuk i tradhetojne idealet e eterve te tyre packa se bejne sikur jane modernizuar, me veprimet e tyre e kane treguar se nuk duan qe te hyjme ne Europen kapitaliste. Rinia shqipetare do perendimin, ate te cilin na e ndaluan per 55 vjet prinderit dhe shume anetare te PS. Per PS do te votojne vetem xhaketat e vjetra dhe familiaret e tyre deri tek nipcet, qe kane humbur privilegjet ne demokracine perendimore.




  29.  
    Vëzhguesi F

    E majta, jo vetem shqiptare, por ne gjithe boten ka qene dhe mbetet opsioni vetem i progresit dhe zhvillimit, i shtetit kunder antishtetit, i kultures kunder rrugaçerise,i perparimit kunder regresit. Do te votojme dhe duhet te votojme per te majten shqiptare kunder pseudo te djathtes qe drejtohet nga nje komunist i ndyre i konvertuar ne demokrat,. Do te votojme per lirine dhe prosperitetin kunder skllaverise dhe injorimit, do te votojme per te mbrojtur dinjitetin njerzor kunder lumpenit kriminel dhe hajdut qe kane uzurpuar pseudoshtetin.Do te votojme qe rrugaçeria me kollare dhe bluxhinse te marre ndeskimi qe i takon ne neje sjhoqeri te hapur dhe demokraike, nga shteti i se drejtes per te gjitha krimet dhe maskaralleqet qe ka bere. Do te votojme per te mbrojtur integritetin teritorial te vendit, nga shitjet dhe tradhetite e kryera prej sharlataneve uzurpatore gjate ketyre tete vjeteve. Per te majten shqiptare dhe jo vetem per PS qe kryeson kete te majte, do rte votojne mbi 70 perqind e shqiptareve dhe donkishotin e Vuçidolit, bashke me ndjekesit e tij, ta vendosim ne muzeun qe do te ndertohet midis shpellave te Shkelzenit.




  30.  
    beni

    Rrofte e DJATHTA qe solli Europa, Poshte e majta bolshevike, partia e morracakeve brekegrisur, e provoi bota kush ishin mesimet e te majtes, nga Lenini e deri tek Enveri, lindja iu gjunjezua perendimit.




    •  
      deshmitari okular

      Poshte langaraqet, frikacaket, dembelat dhe hajdutet, kriminelet dhe bashibuzuke, kopuket dhe maskarenjte, te paburret dhe debilat, legenet dhe kopilat, qe kerkojne te mashtrojne dhe te maskohen me sllogane te djathta. Nese Bertolt Breht ka thene se nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve, per kriminelet e çdo lloji dhe çdo ngjyre, e djathta ka qene dhe mbetet çatia e tyre. Ndersa ti morrash i vogel, me origjine shpellash, sado te maskohesh dukesh qe je nje ordiner rrjepacuk qe kerkon te prtezantohet i djathte. Jane pikerisht mbeturinat e se majtes, ata qe ulurasin si çakejte, per te treguar se jane konvertuar ne te djathte. E djathta e vertet nuk ka dhe nuk prezanton kulturen e lumpenit te vene ne rrjesht nga nje komunist i konvertuar ne antikomunist.




  31.  

    Jane te shumte komentuesit qe jane te entusiazmuar nga keto rreshta te zotit Daut Gumeni, por asnjeri nuk e di se ai eshte kandidat per deputet ne qarkun e Vlores nen siglen e FRD.
    E shkruajta kete per te thene se ky intelektual i larte nuk shkruan nje artikull per te nxitur njerezit te votojne per FRD e as per te bere zhurme kot se koti. Ai me rreshtat e tij tregon nje te vertete te madhe qe duhet te marre fund sa me shpejt.
    Ju uroj fitore ne Vlore, zoti Gumeni. Perveç vlerave tuaja intelektuale, parlamenti i ri do te kete edhe nje vlere qytetarie me shume.
    Vlora nuk eshte e majte, Vlora eshte objektive…





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)